ATV

Category: Sport

  • Raphinha shqetëson Barcelonën me një tjetër dëmtim të mundshëm

    Raphinha shqetëson Barcelonën me një tjetër dëmtim të mundshëm

    Barcelona shpresonte që pauza ndërkombëtare në fund të sezonit 2025–26 të kalonte pa probleme, por situata nuk po shkon sipas planit. Trajneri Hansi Flick tashmë është përballur me disa dëmtime të rëndësishme gjatë sezonit, dhe tani një tjetër shqetësim është shfaqur në horizont.

    Raphinha, i cili ka munguar për gjashtë javë këtë sezon për shkak të dy dëmtimeve në muskujt e kofshës, rrezikon të jetë sërish jashtë fushave. Konfederata Braziliane e Futbollit ka konfirmuar se ai u detyrua të largohej nga ndeshja miqësore kundër Francës pas një problemi muskulor.

    Anësori 28-vjeçar ndjeu shqetësim në kofshën e djathtë gjatë pjesës së parë të takimit në “Gillette Stadium” dhe pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore nga stafi i kombëtares braziliane. Gjendja e tij do të bëhet e qartë në orët në vijim, por është pothuajse e sigurt se ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Kroacisë të martën.

    Barcelona shpreson që zëvendësimi i tij të ketë qenë thjesht masë parandaluese dhe jo një dëmtim serioz. Megjithatë, me një kalendar shumë të ngjeshur pas pauzës ndërkombëtare përfshirë tre ndeshje brenda 11 ditëve kundër Atletico Madridit  mungesa e Raphinhas do të ishte një goditje e rëndë për skuadrën katalanase.

  • Bayern Munich vendos vijë të kuqe për Michael Olise: “Nuk shitet për asnjë çmim”

    Bayern Munich vendos vijë të kuqe për Michael Olise: “Nuk shitet për asnjë çmim”

    Bayern Munich ka bërë të qartë qëndrimin e tij për të ardhmen e Michael Olise, duke refuzuar çdo mundësi largimi, madje edhe për një ofertë marramendëse prej 200 milionë eurosh.

     

    Presidenti i nderit i klubit bavarez, Uli Hoeneß, konfirmoi se lojtari nuk është në shitje dhe konsiderohet një pjesë kyçe e projektit të skuadrës. Ai theksoi se klubi nuk është i gatshëm të sakrifikojë cilësinë në fushë për përfitime financiare.

     

    “Olise nuk do të shitet, as për 200 milionë euro. Ne luajmë për tifozët dhe jo për të mbushur arkën e klubit, duke rrezikuar performancën në fushë”, u shpreh Hoeneß.

     

    Ai komentoi gjithashtu interesimin nga Liverpool FC, duke shtuar se bavarezët nuk kanë ndërmend të ndihmojnë rivalët të përforcohen për sezonin e ardhshëm.

  • Sylvinho i zhgënjyer pas eliminimit të Shqipërisë nga Polonia

    Sylvinho i zhgënjyer pas eliminimit të Shqipërisë nga Polonia

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 2-1 ndaj Polonisë, por në të njëjtën kohë vlerësoi paraqitjen dhe angazhimin e lojtarëve të tij. Ai theksoi se skuadra zhvilloi një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e parë, ku arriti edhe të shënojë, ndërsa në pjesën e dytë pati ulje, por sërish krijoi raste për gol.

    Sipas tij, përballë një kundërshtari të fortë si Polonia, me lojtarë të nivelit të lartë ndërkombëtar, paraqitja e barabartë është një sinjal pozitiv për ecurinë e ekipit. Sylvinho nënvizoi se puna me skuadrën është ende në proces dhe se koha në dispozicion ka qenë e kufizuar, çka e bën më të vështirë përgatitjen optimale.

    Ai u ndal edhe te zgjedhjet taktike dhe zëvendësimet gjatë ndeshjes, duke pranuar se disa vendime mund të diskutohen, por theksoi se çdo lëvizje është bërë në funksion të ekipit dhe situatës në fushë. Trajneri shtoi se ky është një rrugëtim që kërkon durim dhe përkushtim, duke kujtuar progresin e bërë nga Kombëtarja në vitet e fundit.

    Në lidhje me të ardhmen e tij, Sylvinho preferoi të mos komentojë, duke u fokusuar te ndeshja e radhës kundër Ukrainës. Ai përfundoi duke theksuar se në fushë zbresin gjithmonë lojtarët që konsiderohen më të mirët në dispozicion, pavarësisht rrethanave që lidhen me aktivizimin e tyre në klubet respektive.

  • Tërbohen serbët pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë

    Tërbohen serbët pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë

    Kosova ka arritur një fitore të madhe si mysafire ndaj Sllovakisë me rezultat 3–4, në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

    Ky sukses i rëndësishëm e ka afruar kombëtaren vetëm një ndeshje larg kualifikimit historik në Botëror, duke rritur entuziazmin te tifozët dhe opinionin sportiv në vend.

    Fitorja e Kosovës ka nxitur reagime të forta në mediat serbe, të cilat e kanë komentuar me tone këtë arritje,dhe si gjithmon vënë në dyshim pjesëmarrjen e Kosovës në gara ndërkombëtare, ndërsa të tjera i janë referuar kombëtares me terma kontestues.

    “Sensacioni i ashtuquajtur Kosovë – në Prishtinë luajnë për kualifikim në Botëror”raporton B92.

    Edhe mediumi i pavarur Novar.rs shkruan për suksesin e vendit tonë: “Ashtuquajtura Kosovë është një hap larg Kampionatit Botëror, një ndeshje i ndan nga Botërori”.

    Pavarësisht këtyre reagimeve, Kosova mbetet e fokusuar te sfida e radhës. Të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ajo do të përballet me Turqinë në ndeshjen vendimtare për një vend në Kupën e Botës 2026.

    Një fitore në këtë përballje do të shënonte një moment historik për futbollin kosovar, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në një Kampionat Botëror.

  • Dëmtimi i Hakan Calhanoglu, shqetësim për Turqinë para finales së ‘play-off’-it kundër Kosovës

    Dëmtimi i Hakan Calhanoglu, shqetësim për Turqinë para finales së ‘play-off’-it kundër Kosovës

    Kombëtarja e Turqisë ka siguruar kualifikimin në finalen e ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026, pasi mposhti Rumaninë me rezultat minimal 1-0. Megjithatë, fitorja u zbeh nga një lajm jo i mire për turqit, pasi mesfushori kryesor, Hakan Çalhanoğlu, pësoi një dëmtim në fund të ndeshjes.

     

    Ylli i Interit u detyrua të largohej nga fusha në minutat e fundit, pasi ndjeu shqetësime gjatë një goditjeje nga distanca rreth minutës së 85-të. Ai u zëvendësua pak minuta më vonë, ndërsa dyshohet për një problem në pulpën e majtë – e njëjta zonë ku ishte lënduar edhe më parë gjatë këtij sezoni.

     

    Gjendja e tij mbetet ende e paqartë dhe pritet të vlerësohet në ditët në vijim. Nëse dëmtimi rezulton serioz, Çalhanoğlu mund të mungojë në finalen vendimtare të ‘play-off’-it, ku Turqia do të përballet me Kosovën në Prishtinë.

     

    Kujtojmë se 32-vjeçari ka pasur vështirësi me formën fizike gjatë vitit 2026, duke u aktivizuar në vetëm disa ndeshje të Serie A me Interin.

  • Lumbardh Dellova mungon ndaj Turqisë shkaku i suspendimit

    Lumbardh Dellova mungon ndaj Turqisë shkaku i suspendimit

    Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova do të jetë mungesa e radhës për Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen finale të “play-off”-it ndaj Turqisë.

    Kombëtarja e Kosovës mposhti Sllovakinë në udhëtim me rezultat 4-3, duke siguruar kualifikimin në finalen e madhe për një vend në Kupën e Botës 2026.

    Në këtë finale të “play-off”-it, “Dardanët” do të përballen me Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, të martën, më 31 mars, nga ora 20:45. Megjithatë, kjo ndeshje pritet të jetë mjaft e vështirë për ekipin tonë kombëtar, pasi listës së mungesave i është shtuar edhe një tjetër lojtar.

    Bëhet fjalë për mbrojtësin Lumbardh Dellova, i cili, pas ndëshkimit me karton të verdhë në ndeshjen ndaj Sllovakisë, ka plotësuar numrin e kartonëve dhe do të mungojë në përballjen vendimtare.

    Vetë Dellova e ka konfirmuar këtë për Telegrafin pas ndeshjes në Bratislavë.

    Kështu, pas Amir Rrahmanit dhe Leon Avdullaut, të cilët janë të lënduar, Dellova bëhet lojtari i tretë i formacionit që do të mungojë ndaj Turqisë.

    Vendin e tij në listën prej 23 futbollistëve pritet ta zërë Leard Sadriu ose Ron Raçi.

  • Kosova me shanse të mëdha për kualifikim në Botëror

    Kosova me shanse të mëdha për kualifikim në Botëror

    Kombëtarja e Kosovës ka arritur të siguroj fianlen e play-off-it të kampionatit botëror,ku mposhti në udhëtim Sllovakinë 4:3 dhe në finale do të takohet kundër Turqisë të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë.

    Dardanët me fitoren ndaj sllovakëve kanë shtuar gjasat për një kualifikim në botëror,ku sipas faqes së njohur Football MeetsData Kosova vlerësohet me rreth 45 % të shanseve teksa Turqia vlerësohet me vetëm 55 %.

    Përndryshe me përqindje të njëjtë sikurse Kombëtarja e Kosovës është Çekia,teksa Polonia dhe Bosnja Hercegovina vlerësohen me 44%respektivisht 30%,kurse kombëtarja e cila ka vlerësimin më të lartë për kulaifikimn është Italia me 70%.

    Por sipas projeksioneve Kosova ka mundësi reale për të shkruar histori të martën mbrëma.

    Kujtojmë që ndeshja Kosovë-Turqi pritet të zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë.

  • Ndalet ëndrra e Botërorit për Shqipërinë, Kuqezinjtë “përmbysen” në Poloni

    Ndalet ëndrra e Botërorit për Shqipërinë, Kuqezinjtë “përmbysen” në Poloni

    Ka marrë fund ëndrra e kombëtares së Shqipërisë për kualifikim në Botërorin e vitit 2026.

    Kombëtarja shqiptare u përmbysë nga Polonia, pasi ishte në avantazh gjatë pjesës së parë.

    Ndeshja u mbyll 2-1 në të mirë të polakëve, me Poloninë që avancon në finalen e “play-offit” të rrugëtimit B.

    Shqipëria shënoi e para, në minutën e 43-të, me anë të Arbër Hoxhës.

    Kështu u mbyll pjesa e parë, teksa në të dytën, Polonia e mori epërsinë me anë të dy golave brenda dhjetë minutave.

    Fillimisht, Robert Lewandowski shënoi për 1-1, me një gol nga një krosim prej goditjes së këndit.

    Ai shënoi në minutën e 63-të.

    Në minutën e 73-të, Piotr Zielinski shënoi për 2-1.

    Polonia do të luajë në finalen e “play-offit” ndaj Suedisë, e cila e mposhti Ukrainën 3-1.

  • Kosova nënshtron Sllovakinë dhe kalon në finale të playoff-it

    Kosova nënshtron Sllovakinë dhe kalon në finale të playoff-it

    Kombëtarja e Kosovës ka fituar me rezultat 4-3 në udhëtim ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

    Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit që shënuan në minutën e pestë për rezultatin 1-0 falë një goditjeje të saktë me kokë nga qendërmbrojtësi Martin Valjent.

    Pas golit të pësuar Kosova filloi disi të këndellej dhe shtoi intensitetin e lojës, me ç’rast kjo iu shpërblye edhe me golin e barazimit.

    Ishte Veldin Hoxha i cili në minutën e 20-të të takimit realizoi një super gol nga jashtë zonës për rezultatin 1-1.

    Vendasit patën një mundësi të mirë shënimi në minutën e 36-të, por fatmirësisht për Kosovën goditja e Lukas Haraslin u ndal nga shtylla.

    Sidoqoftë, i njëjti lojtar u tregua i saktë në minutën e 44-të kur nga gjuajtja e lirë realizoi për rezultatin 2-1.

    Me të filluar pjesa e dytë Kosova barazoi gjithçka në 2-2 falë një shkëputjeje fantastike në ajër nga Fisnik Asllani.

    Nuk vonoi shumë dhe ‘Dardanët’ realizuan golin e përmbysjes me anë të Florent Muslijës i cili në minutën e 59-të realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit për 3-2.

    Golin që e vulosi fitoren e madhe Kosova e gjeti në minutën e 71-të kur pas një tollovie në zonë Kreshnik Hajrizi e shfrytëzoi një top të kthyer për ta dërguar në rrjetë për 4-2.

    Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit Sllovakia ia doli të shënojë edhe një gol tjetër përmes David Strelec për 4-3, por nuk ishte e mjaftueshme për ta evituar eliminimin.

    Tani më 31 mars, Kosova do të jetë nikoqire e Turqisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, aty ku do të vendoset se cila skuadër do të sigurojë biletën për Kupën e Botës 2026.

  • Polonia kalon në epërsi ndaj Shqipërisë

    Polonia kalon në epërsi ndaj Shqipërisë

    Polonia ka marrë epërsinë në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

    Kombëtarja polake tashmë është në epërsi prej 2-1 ndaj shqiptarëve.

    Piotr Zielinski i Interit është lojtari që ka shënuar golin e epërsisë.

    Ai shënoi në minutën e 73-të, dhjetë minuta pas golit të Robert Leëandoëskit.