Nëna menaxhere e familjes më të famshme të reality-show-t, Kris Jenner, ka festuar 70-vjetorin e saj me një mbrëmje luksoze që do ta kishte admiruar edhe vetë agjenti sekret James Bond.
Festa madhështore u zhvillua në Los Angeles dhe kishte si temë klasiken “007”, ku të ftuarit u paraqitën me veshje elegante dhe stile që përkujtonin filmat legjendarë të Bond-it. Kris shkëlqeu me një fustan të zi glamuroz, ndërsa vajzat e saj Kim, Khloé, Kourtney, Kendall dhe Kylie u siguruan që çdo detaj të ishte perfekt për nder të ditëlindjes së nënës së tyre.
Në rrjetet sociale, momentet nga festa u shpërndanë me shpejtësi, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente që e përgëzonin Kris për energjinë dhe stilin e saj të përjetshëm.
Disa foto të reja të Megi Pojanit kanë ndezur rrjetet sociale, pasi moderatorja u shfaq me një pamje krejtësisht të re dhe më ndryshe se kurrë më parë. Ajo ka prerë flokët shkurt dhe i ka stiluar në mënyrë moderne, duke marrë me dhjetëra komente që e krahasuan me ikonën e modës Kim Kardashian.
Por përveç krahasimeve me Kim-in, shumë ndjekës vunë re diçka tjetër: ngjashmërinë e madhe me look-un që Luana Vjollca kishte prezantuar vetëm pak javë më parë. E veshur me të zeza dhe me të njëjtin stil flokësh, Megi solli një imazh që shumë e panë si të frymëzuar nga moderatorja tjetër.
Ky detaj duket se nuk i ka shpëtuar as vetë Luanës, e cila reagoi me një postim në Instastory. Ajo publikoi një foto të vetes me të njëjtin stil, duke shkruar: “Meqenëse na i kujtuat…”, një fjali që shumë ndjekës e interpretuan si një “kunjë” të hollë ndaj Pojanit.
Menjëherë pas reagimit, Luana postoi disa foto dhe video nga seti i saj fotografik të realizuar një muaj më parë sikur të donte të theksonte se ideja i përkiste asaj.
Ndërkohë, fansat kanë vënë re edhe një tjetër detaj interesant: dy moderatoret nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram. A është kjo rastësi apo shenjë e një “ftohjeje” mes tyre? Rrjeti, sigurisht, ka filluar të bëjë pyetjet.
Prej muajsh, rrjetet sociale janë mbushur me aludime për një romancë mes blogeres së njohur Sara Hoxha dhe Erik Fullanit, djalit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Edhe pse të dy kanë zgjedhur të ruajnë privatësinë, duket se një detaj i vogël nga një postim i fundit i Sarës i ka bërë ndjekësit të besojnë se lidhja është tashmë e konfirmuar.
Në një video të publikuar në “Instagram”, Sara shfaqet në shtëpi me vajzën e saj, Poin, teksa hapin qeset e ushqimeve. Por ajo që mori vëmendjen e ndjekësve nuk ishte aktiviteti familjar, por një palë duar mashkulli që ndihmonin në sfond.
Detaji që “tradhtoi” gjithçka ishte ora luksoze në dorën e tij e njëjta që Erik Fullani mban shpesh në postimet e tij në rrjetet sociale. Për më tepër, vetëm pak orë më herët, ai kishte publikuar një video ku ora shfaqej qartë në fokus.
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të mbushin rrjetin me komente dhe krahasime, duke e konsideruar këtë si “konfirmimin e heshtur” të romancës së shumëpërfolur.
As Sara dhe as Eriku nuk kanë reaguar ende publikisht, por fansat janë të bindur se dashuria mes tyre nuk është më thjesht një thashethem i verës.
Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi, ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë.
Babai i bashkëshortit të saj, Milazim Vataj, është ndarë nga jeta.
Me një njoftim prekës, Albina ka kujtuar me fjalë të ngrohta vjehrrin e saj, duke e përshkruar si një njeri të rrallë, ushtar të përkushtuar dhe burrë të ndershëm.
“Prehu në paqe babë, kujtimi yt do të jetojë përjetë në zemrat tona”, ka shkruar ajo.
Në njoftimin e plotë, këngëtarja ka shprehur dhimbjen e saj të thellë për humbjen:
“Sot u nda nga jeta vjehrri im, Milazim Vataj, një njeri i rrallë që i dha shumë vendit dhe familjes së tij.
Ushtar i përkushtuar që jetoi me nder, me zemër të madhe dhe me shpirt sakrifice.
Do të kujtojmë gjithmonë buzëqeshjen e tij, fjalët e urta dhe krenarinë me të cilën përballonte çdo sfidë.
Prehu në paqe babë, kujtimi yt do të jetojë përjetë në zemrat tona.”
Angelina Jolie ka zbuluar se beteja e gjatë ligjore me ish-bashkëshortin Brad Pitt për kantinën e verës Château Miraval po e rrënon emocionalisht dhe fizikisht. Këtë e tregojnë emaile të saj të brendshme, të publikuara së fundmi si pjesë e dosjeve gjyqësore.
Sipas dokumenteve të siguruara nga USA Today, në një email të majit 2021, ylli i filmit Maleficent i shkruante menaxherit të saj financiar:
“Duhet t’i largoj të gjitha streset. Sinqerisht ndjej sikur po sëmurem nga meraku. Do të doja të flisnim për një mbështetje më të mirë. Dhe të mos vazhdojmë marrëdhënie që ti i sheh se më shkaktojnë stres.”
Në të njëjtin email, ajo përmend edhe vëllain e saj, James Haven:
“Situata financiare si ajo me Jamie, ku unë vetëm jap e jap dhe nuk marr as edhe një ‘faleminderit’… është thjesht e gabuar.”
Në dokumente përfshihet edhe një email i nëntorit 2023, i dërguar nga avokatët e Jolie-t, të cilin ekipi ligjor i Pitt-it e ka paraqitur në gjykatë më 29 tetor, sipas People. Në të, ata i referohen një padie të supozuar prej 35 milionë dollarësh kundër aktores 50-vjeçare:
“Natyrisht, barra e çdo procesi është rezultat i veprimeve të z. Pitt – ai po e padit znj. Jolie për 35 milionë dollarë dëmshpërblim. Si pasojë, ai duhet të përballojë kostot për të prodhuar dokumentet që do të tregojnë (ose jo) këto dëme.”
Një tjetër email, i tetorit 2023, sipas tyre, konfirmon se Pitt po kërkon “dëmshpërblime të vazhdueshme për dëme të pretenduara ndaj operimit të Miraval-it.”
Po në këtë korrespondencë, ekipi i Jolie-t i referohet edhe asaj që e përshkruan si:
“Refuzimin e vazhdueshëm të Pitt-it për të dorëzuar dokumente mbi arsyet pse i duhej një NDA (marrëveshje mos-zbulimi) katërvjeçare që mbulon sjelljen e tij personale.”
Sipas tyre, këto dokumente janë “në zemër të çështjes” dhe “duhet të dorëzohen.”
Sipas USA Today, depozitimi i fundit prej 286 faqesh në gjykatën e Los Anxhelosit është pjesë e përpjekjes së avokatëve të Pitt-it për të marrë kopjet e email-eve të Jolie-t të lidhura me shitjen e aksioneve të saj në Miraval në vitin 2021.
Ekipi i Angelina Jolie-t ka kërkuar sekret profesional avokat-klient dhe ka refuzuar t’i dorëzojë.
Brad Pitt, 61 vjeç, e ka paditur ish-bashkëshorten në vitin 2022, duke pretenduar se ajo ka shitur pjesën e saj të kantinës në kundërshtim me një marrëveshje të supozuar mes tyre, që ndalonte shitjen pa miratimin e tjetrit.
Jolie, nga ana tjetër, mohon ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë dhe e ka kundërpaditur Pitt-in, duke e akuzuar për një “luftë hakmarrëse” ndaj saj.
Aktorja pretendon se Pitt refuzoi të blinte pjesën e saj në Miraval pasi ajo nuk pranoi të nënshkruante një NDA, që do t’ia ndalonte të fliste për një incident të rëndë të ndodhur në një fluturim privat në vitin 2016.
Është publikuar traileri i parë i filmit biografik për Michael Jacksonin, i titulluar “Michael”, projekt që ka ngjallur shumë debat që nga fillimi i tij.
Filmi, i cili tregon jetën e mbretit të popit, do ta ketë në rolin kryesor nipin e tij të vërtetë, këngëtarin Jaafar Jackson, ndërsa aktori Colman Domingo, i nominuar për çmimin “Oscar”, luan rolin e babait të tij, Joe Jackson. Në kast përfshihen edhe aktorë të tjerë si Miles Teller, Nia Long dhe Laura Harrier.
“Michael” vjen nga regjisori i njohur Antoine Fuqua, i cili zakonisht njihet për filma aksion dhe triller si “Training Day”, “The Equalizer” dhe “Olympus Has Fallen”. Skenari është shkruar nga John Logan, i nominuar për çmim “Oscar” për filmat “Gladiator”, “The Aviator” dhe “Hugo”, transmeton Koha.net.
Xhirimet përfunduan në muajin maj të vitit 2024 dhe filmi ishte planifikuar të shfaqej në muajin prill të vitit 2025, por u shty fillimisht për në muajin tetor dhe më pas për në prill 2026, pasi u deshën disa rixhirime. Kishte madje raportime se projekti do të ndahej në dy pjesë, por traileri i ri tregon se filmi do të dalë si një tërësi.
The Guardian ka shkruar se producenti britanik ,Graham King, ka thënë se qëllimi i filmit është të tregojë jetën e Jacksonit pa paragjykime, por edhe pa e fshehur kompleksitetin e tij.
“Jeta e Michaelit ishte e ndërlikuar. Si filmbërës, unë dua ta humanizoj, por jo ta pastroj. Dua të tregoj historinë më bindëse dhe të paanshme që mund të kap në një film të vetëm, dhe ta lë publikun të vendosë vetë si të ndihet pas shikimit. Michael mbetet një artist me ndikim dhe me një trashëgimi që ia vlen të eksplorohet”, ka thënë King.
Por jo të gjithë janë dakord me këtë qasje.
Akuzat për sulme seksuale ndaj Jackson u rikthyen në qendër të vëmendjes me dokumentarin e vitit 2019, nga regjisori Dan Reed, “Leaving Neverland”, i cili përfshinte intervista me dy persona që pretendonin se këngëtari i kishte abuzuar në fëmijëri. Thuhet se Reed ka lexuar një version të skenarit të filmit “Michael” dhe e ka quajtur atë “të pasinqertë”, pasi, sipas tij, skenari diskrediton të dy akuzuesit.
“Aty, Jackson paraqitet vetëm duke u kujdesur për fëmijët me kancer, duke vallëzuar me një vajzë të vogël në karrocë, ose duke i vënë në gjumë disa djem të vegjël, kryesisht nipërit e tij, gjatë netëve që kalonin bashkë”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Domingo, në një ngjarje në Venecia, ka thënë se familja e Jacksonit e ka përqafuar projektin.
“Ata e mbështesin shumë filmin tonë. Jam i lumtur që jam këtu në amfAR me Parisin (vajzën e Michaelit). Është një mënyrë e bukur për të qenë bashkë”, pati thënë ai.
Por Paris e ka mohuar menjëherë këtë në Instagram.
“Mos u thoni njerëzve që kam qenë ‘ndihmuese’ në xhirimet e një filmi me të cilin nuk kam pasur asnjë përfshirje. Kam lexuar një nga versionet e para të skenarit dhe kam dhënë vërejtjet e mia për ato që më dukeshin jo të sinqerta, dhe kur nuk u morën parasysh, vazhdova me jetën time. Jo majmunët e mi, jo cirku im. Zoti ju bekoftë dhe rrugë të mbarë”, pati shkruar ajo.
Ajo gjithashtu ka shtuar se një arsye e madhe pse nuk ka folur më herët është sepse e dinte që shumë njerëz do të ishin të lumtur me këtë film.
“Ai i drejtohet një pjese të caktuar të fansave të babait tim që ende jetojnë në fantazi, dhe ata do të jenë të kënaqur me të”, ka thënë ajo.
Filmi “Michael”, me një buxhet prej 155 milionë dollarësh, pritet të dalë në kinema në muajin prill të vitit 2026, pas dështimit nëpër arkat filmike të filmit biografik të Bruce Springsteen, e cili ka fituar vetëm 31 milionë dollarë muajin e kaluar.
Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka surprizuar fansat e saj duke bërë një hap të ri në karrierën e saj, hyrjen në industrinë e kujdesit për lëkurën.
Në fotografitë e fundit të publikuara në rrjetet sociale, ajo shihet tejet elegante dhe natyrale, duke prezantuar një linjë të re produktesh që synon mirëqenien dhe pamjen e shëndetshme të lëkurës.
Dua shfaqet e kujdesshme ndaj detajeve, duke reflektuar stilin dhe personalitetin e saj unik.
Ky hap i saj tregon përkushtimin jo vetëm ndaj karrierës muzikore, por edhe ndaj vetëpranimit dhe kujdesit personal, mesazhe që shumë fansa e kanë përshëndetur me entuziazëm.
Hyrja në industrinë e kujdesit për lëkurën vjen në një moment kur kërkesa për produkte të cilësisë së lartë dhe të besueshme po rritet gjithnjë e më shumë.
Linja e saj premton të ofrojë jo vetëm produkte inovative, por edhe një inspirim për kujdesin personal.
Ky zhvillim tregon evoluimin e figurës publike të Dua Lipës, nga skena muzikore drejt botës së imazhit dhe mirëqenies personale. /Telegrafi/
Hollywood-i ka gjithmonë surpriza, dhe këtë herë është Jennifer Lawrence që ka zbuluar një sekret të sajin digjital. Aktorja e famshme ka pranuar se ka një llogari sekrete në TikTok, ku nuk e kursen kohën për të komentuar dhe… sfiduar fansat e saj.
Në një intervistë të fundit, Jennifer rrëfeu:
“Kam një jetë sekrete në TikTok. Grindem në seksionin e komenteve dhe ndonjëherë hyj në diskutime me fansa.”
Por kjo nuk do të thotë se ajo poston video. Përkundrazi, aktorja thjesht përdor llogarinë e saj për të ndjekur përmbajtje, për të komentuar dhe për të ndërvepruar në mënyrë anonime. Nga reality-show-t tek temat më serioze, Jennifer duket se përfiton nga anonimiteti për të thënë atë që mendon, larg syve të publikut.
Fansat e saj tani e dinë: nuk është vetëm në ekran që Jennifer Lawrence është e zjarrtë edhe në TikTok ajo nuk kursen asnjë koment.
Çifti i fuqishëm i muzikës dhe modës bëri paraqitjen e tij të fundit publike dje dhe ishte e pamundur të mos tërhiqte vëmendjen. Rihanna dhe A$AP Rocky u rikthyen në qendër të vëmendjes me stil të plotë, duke shënuar atë që brenda industrisë e quajnë një moment vendimtar për imazhin e tyre publik.
Kjo paraqitje vjen pas lindjes së vajzës së tyre të tretë, Rocki Irish Mayers, më herët këtë vit. Sipas raporteve, kjo ishte paraqitja e tyre e parë madhore në tapetin e kuq që nga ardhja e foshnjës së re. Ardhja e tyre tërhoqi menjëherë vëmendjen, Rihanna në një xhaketë të madhe prej lëkure të zezë, pantallona të hollë dhe syze dielli kurse Rocky në një pallto kafe të koordinuar me pantallonat. Çifti u pa duke biseduar jashtë para se të niseshin me një Rolls‑Royce të zi konvertibël.
Ky moment ka rëndësi në disa nivele sepse sinjalizon gatishmërinë e Rihannës për t’u rikthyer në jetën publike dhe paraqitjet e mëdha pas lindjes, duke treguar se ajo po balancon nënësinë me imazhin e saj publik. Kurse për Rocky-n, forcon statusin e tij jo vetëm si muzikant, por edhe si ikonë e stilit dhe partner në një marrëdhënie të profilit të lartë.
Çifti së bashku është një rikujtim se ata funksionojnë si një front i unifikuar stilistësh, influencerësh e këngëtarësh dhe qartë të rehatshëm në qendër të vëmendjes.
Fansat reaguan shpejt, duke postuar në rrjetet sociale se çifti “duket më i lumtur se kurrë” dhe se kimia e tyre duket natyrale dhe e ngrohtë.
Mediet vunë re natyrën strategjike të kësaj paraqitjeje, jo vetëm një natë feste, por edhe një rikthim i planifikuar në vëmendjen publike që i rikujton botës se kush janë si çift dhe si forcë individuale në stil.
Me projektet kreative të Rihannës (nga muzika e deri te biznesi) dhe projektet e Rocky-t në modë dhe muzikë, kjo paraqitje mund të ketë qenë më shumë se një natë jashtë, mund të jetë hapi i parë drejt një faze të re për çiftin. Teksa rikthehen në publik, fansat dhe bota e modës do të jenë duke i vëzhguar nga afër.
Fama, pasuria dhe tragjedia nganjëherë përplasen në mënyrat më bizare të mundshme. Përgjatë viteve, një numër i lartë i të famshëmve janë implikuar në incidente fatale, me apo pa dëshirë, duke i lënë fansat të shokuar dhe duke e parë vetën në kryetituj për arsyje që kurrë s’do donin…
Këta janë 10 persona të famshëm që vranë dikë me apo pa paramendim:
Phil Spector – Prodhuesi legjendar i muzikës, Phil Spector, u dënua në vitin 2009 për vrasje të shkallës së dytë në rastin e vrasjes së aktores Lana Clarkson në shtëpinë e tij.
Oscar Pistorius – Atletiku olimpik nga Afrika e Jugut, u gjet fajtor në vitin 2013 për vrasjen e të fejuarës së tij, Reeva Steenkamp, pasi qëlloi përmes një dere të mbyllur të banjos.
Bruno Fernandes de Souza – Futbollisti brazilian u dënua në vitin 2010 për organizimin e rrëmbimit dhe vrasjes së modeles Eliza Samudio, e cila refuzoi të abortonte fëmijën e tyre.
Eric Naposki – Ish-lojtar i NFL u dënua për vrasje të shkallës së parë për vdekjen e milionerit William “Bill” McLaughlin në Kaliforni në vitin 1994.
Don King – Promotori famëkeq i boksit u implikua në dy vrasje të ndara (1954 dhe 1966) dhe shërbeu kohë në burg për to.
Robert Blake – Aktori u akuzua në vitin 2001 për vrasjen e gruas së tij, Bonny Lee Bakley, ai u shpall i pafajshëm në gjykatë penale, por u shpall fajtor në një gjykatë civile.
Michael Jace – Aktori u dënua në vitin 2014 për vrasjen e gruas së tij.
Lillo Brancato Jr. – Aktori (i njohur për rolin e tij në “The Sopranos”) u arrestua në vitin 2005 për vrasjen e një polici jashtë shërbimit, ai më pas u dënua për tentim grabitjeje dhe posedim armësh pa leje.
Matthew Broderick – Në një aksident automobilistik në Irlandën e Veriut në vitin 1987, Broderick aksidentalisht kaloi në korsinë e kundërt, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Rebecca Gayheart – Aktorja pranoi fajin në vitin 2001 për vrasje të shkaktuar nga një aksident automobilistik në Los Angeles, ku humbi jetën një djalë 9-vjeçar.