ATV

Category: Showbiz

  • Vin Diesel lirohet nga akuzat për sulm seksual, gjykata mbyll çështjen

    Vin Diesel lirohet nga akuzat për sulm seksual, gjykata mbyll çështjen

    Aktori i njohur i Hollivudit, Vin Diesel, është liruar nga akuzat për sulm seksual që ishin ngritur ndaj tij nga ish-asistentja e tij, Asta Jonasson.

    Padia ishte e lidhur me një incident që dyshohet të ketë ndodhur në vitin 2010 në Atlanta, gjatë xhirimeve të filmit “Fast 5”. Jonasson akuzoi Diesel për aktet e papërshtatshme që ajo thotë se ndodhën në hotelin “St. Regis” gjatë një vizite në dhomën e aktorit.

    Megjithatë, gjykata në Los Angeles vendosi të hedhë poshtë padinë. Ajo argumentoi se çështja nuk mund të gjykohej sipas ligjit të Kalifornisë, pasi incidenti i supozuar ndodhi në një shtet tjetër.

    Vendimi i gjykatës mbylli përfundimisht çështjen, duke bërë të qartë se Vin Diesel nuk do të përballet me asnjë pasojë penale ose civile lidhur me këtë incident.

  • Aktori Kevin Spacey dikur i akuzuar për sulm seksual, ka mbetur i pa shtëpi

    Aktori Kevin Spacey dikur i akuzuar për sulm seksual, ka mbetur i pa shtëpi

    Aktori i njohur, tashmë famëkeq Kevin Spacey, ka bërë një rrëfim tronditës në intervistën e fundit, sipas tij ai është pa strehë dhe po bën një jetë “nomade” midis hoteleve dhe AirbnB-ve.

    Ai tregon se humbja e shtëpisë së tij në Baltimore erdhi për shkak të shpenzimeve gjyqësore që janë bërë “astronomike” gjatë viteve të fundit. Spacey pohon se megjithëse është liruar nga akuzat për sulm seksual, rrënojat financiare kanë vënë një pengesë serioze në karrierën e tij.

    Aktori shprehet se ka ende shpresë për t’u rikthyer në industrinë filmike, sipas tij mjafton që një regjisori i madh si Martin Scorsese ose Quentin Tarantino ta telefonojë menaxherin e tij, dhe karriera mund t’i rilindë.

  • Bora Zemani flet për një bebe të dytë: “Kur të vijë, është i mirëpritur”

    Bora Zemani flet për një bebe të dytë: “Kur të vijë, është i mirëpritur”

    Moderatorja Bora Zemani ka komentuar së fundi mundësinë e zgjerimit të familjes me partnerin e saj, aktorin Donald Veshaj. Ajo u shpreh se një fëmijë i ri do të ishte i mirëpritur në çdo moment, pa ndonjë planifikim të posaçëm apo dëshirë specifike për gjininë.

    Bora, e cila është nënë e Arborit nga lidhja e mëparshme me Dj Vin Veli, tregoi se djali i saj do të donte të kishte një motër ose vëlla pranë vetes, ndonëse tashmë është bërë me vëlla nga ana e babait.

    “Kur të vijë, nuk është se e kemi planifikuar. Vajzë apo djalë, çfarëdo që të jetë, ne jemi shumë në rregull. Arbori e dëshiron shumë, edhe pse ka një vëlla nga babai i tij. Por duke jetuar me ne, normalisht do ta gëzonte një fëmijë këtej, sepse do të rriteshin bashkë,” u shpreh moderatorja.

    Deklarata e saj ka rikthyer vëmendjen e publikut te mundësia që çifti të bëhet së shpejti me fëmijë.

  • Cozman publikon foto me gruan dhe djalin

    Cozman publikon foto me gruan dhe djalin

    Reperi i njohur Cozman ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar gjatë pushimeve të tij.

    Në foton e publikuar, ai shfaqet së bashku me gruan dhe djalin e tyre, duke shijuar motin me diell.

    Për fansat dhe ndjekësit e tij, kjo është një mundësi që Cozi dëshmoj që është bashkëshort dhe baba I përkushtuar ndaj familjes.

    Ndryshe, sa i përket profesionit, ai po qëndron më pak aktiv.

  • Met Gala 2026 me mbështetje rekord: Jeff Bezos dhe Lauren në krye të donatorëve

    Met Gala 2026 me mbështetje rekord: Jeff Bezos dhe Lauren në krye të donatorëve

    Met Gala 2026 po përgatitet të nisë me bujë, dhe këtë herë vëmendja nuk është vetëm te tapeti i kuq. Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez do të jenë mbështetësit kryesorë të eventit ikonë të modës, duke marrë rol të rëndësishëm prapa skenave të organizimit. Tema e edicionit të ardhshëm është shpallur “Arti në kostume”, një koncept që pritet të sjellë kreativitet dhe spektakël të jashtëzakonshëm.

    Çifti i njohur do të financojë hapjen e ekspozitës së re në Muzeun Metropolitan të Artit në New York, duke u rreshtuar mes donatorëve më të mëdhenj të Met Gala. Krahas tyre, edhe shtëpia e modës Saint Laurent si dhe Conde Nast janë konfirmuar si mbështetës zyrtarë. Ky edicion do të shënojë edhe një kapitull të ri për eventin, pasi do të jetë i pari nën drejtimin e kryeredaktores së re të Vogue, Chloe Malle, pas largimit nga posti të Anna Wintour, e cila u pensionua pas 37 vitesh udhëheqjeje.

    Bezos dhe Sanchez, të cilët e bënë publike lidhjen e tyre në janar 2019, pak pasi themeluesi i “Blue Origin” njoftoi divorcin nga MacKenzie Scott, tani po shfaqen si figura të rëndësishme në botën e artit dhe filantropisë. Angazhimi i tyre në Met Gala 2026 pritet të ndikojë fuqishëm në shkëlqimin dhe drejtimin e këtij eventi legjendar.

  • Kryediplomati gjerman: Jam fans i Dua Lipës, e pata një biletë me vajzën time për koncertin e saj, por pastaj u bëra ministër

    Kryediplomati gjerman: Jam fans i Dua Lipës, e pata një biletë me vajzën time për koncertin e saj, por pastaj u bëra ministër

    Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, ka surprizuar ndjekësit me një rrëfim të papritur se është fans i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

    Në një video të xhiruar brenda avionit qeveritar, pas kthimit nga vizita e tij në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Wadephul shfaq telefonin e tij dhe tregon se në playlistën personale dëgjon albumin Radical Optimism të këngëtares.

    Ministri shtoi edhe një detaj personal: “Kam pasur një biletë për të shkuar me vajzën time më të vogël në koncertin e Dua Lipës, por pastaj u bëra ministër i jashtëm”, – u shpreh ai me humor.

  • Incident në Miss Universe: Një konkurrente bie nga skena, pamjet bëhen virale

    Incident në Miss Universe: Një konkurrente bie nga skena, pamjet bëhen virale

    Miss Universe Jamaica, Gabrielle Henry, pësoi një incident të rëndë gjatë natës paraprake të konkursit në Tajlandë, pasi u pengua dhe ra nga skena ndërsa ecte me taka. Momenti dramatik u filmua dhe pamjet u përhapën menjëherë në rrjetet sociale. Pas rrëzimit, ajo u dërgua me barelë drejt spitalit për trajtim urgjent.

    Pronari i konkursit “Miss Universe”, Raul Rocha, reagoi menjëherë pas ngjarjes, duke njoftuar se kishte vizituar modelen në spital dhe se fatmirësisht ajo nuk kishte pësuar fraktura. Edhe Organizata e “Miss Universe Jamaica” konfirmoi se Gabrielle u transportua në Spitalin Paolo Rangsit dhe se gjendja e saj është stabile, megjithëse mjekët po kryejnë analiza të tjera për siguri. Ata i bënë thirrje publikut të mbetet optimist dhe të dërgojë mendime pozitive për shërimin e saj.

    Konkurrente të tjera të “Miss Universe” i uruan modele së re nga Xhamajka shërim të shpejtë, ndërsa organizatorët po vijojnë përgatitjet për finalen e madhe që do të mbahet më 21 nëntor. Ky është edicioni i 74-të i konkursit të bukurisë, ku fituesja aktuale, Victoria Kjær Theilvig nga Danimarka, do t’i dorëzojë kurorën mbretëreshës së re të bukurisë.

  • Lista e plotë e fituesëve në garën e muzikës “country” CMA Awards 2025

    Lista e plotë e fituesëve në garën e muzikës “country” CMA Awards 2025

    Në mbrëmjen e 19 nëntorit në Bridgestone Arena të Nashville, u mbajt edicion i 59-të i “CMA Awards” ku u shpallën fituesit e mëdhenj të muzikës country, me disa surpriza dhe momente historike. 
    • Entertainer i Vitit: Lainey Wilson, e cila jo vetëm që udhëhoqi ceremoninë, por fitoi çmimin kryesor si ylli më i shquar i natës.

    • Albumi i Vitit: “Whirlwind” nga Lainey Wilson mori këtë çmim dhe jo vetëm..

    • Vokaliste Femër e Vitit: Edhe këtë kategori e fitoi Lainey Wilson dhe kjo është hera e katërt që ajo fiton këtë kategori.

    • Vokalisti Mashkull i Vitit: Cody Johnson, i cili i solli vetes këtë trofe për herë të parë.

    • Grupi Vokal i Vitit: “The Red Clay Strays”, duke ndërprerë dominimin e “Old Dominion”-it në këtë kategori.

    • Duo Vokale e Vitit: “Brooks & Dunn” rikthehen në skenë me fitore të 16-të në këtë kategori.

    • Single i Vitit: “You Look Like You Love Me” nga Ella Langley & Riley Green mori çmimin për performancën më të mirë single.

    • Kënga e Vitit: Po e njëjta këngë  “You Look Like You Love Me”, fitoi edhe për tekstin dhe kompozimin e saj.

    • Artist i Ri i Vitit: Zach Top, i cili emocionoi me fjalimin e pranimit.

    • Ngjarja Muzikore e Vitit: “Pour Me a Drink” i Post Malone me Blake Shelton, u shpall si bashkëpunimi më i suksesshëm i vitit.

    • Muzikanti i Vitit: Paul Franklin fitoi trofeun për muzikantin më të dalluar (Steel Guitar).

    • Videoja Muzikore e Vitit: “You Look Like You Love Me” e Ella Langley & Riley Green morën këtë çmim, duke vlerësuar regjinë e videoklipit.

    • Çmimi i Jetës (Willie Nelson Lifetime Achievement): Mjeshtri Vince Gill u nderua për kontribut të jashtëzakonshëm në muzikën country.

    Nata u shënua nga performanca energjike e Wilson, bashkë me interpretimet e Luke Combs, Chris Stapleton dhe artistëve të rinj si Zach Top.

    Në përgjithësi, CMA Awards 2025 reflektuan një balancë mes yjeve klasike dhe rinisë në rritje, duke treguar se muzika country ka ende shumë histori për të treguar.

  • Kanye West do të arrestohet nëse flet ose këndon për nazizmin në një koncert të ardhshëm

    Kanye West do të arrestohet nëse flet ose këndon për nazizmin në një koncert të ardhshëm

    Reperi kontrovers Kanye West është paralajmëruar se policia do ta arrestojë nëse përmend nazistët gjatë koncertit të tij të ardhshëm në Sao Paulo.

    Edhe pse reperi kohët e fundit shprehu keqardhje të thellë për komentet e tij antisemite, autoritetet e Sao Paulos nuk do të rrezikojnë kur Kanye West të performojë në pistën e hipodromit Interlagos më 29 nëntor.

    Duke folur për koncertin e ardhshëm, kryebashkiaku i Sao Paulos, Ricardo Nunes, tha se kushdo që flet për nazizmin ose ndonjë regjim fashist do të arrestohet në koncert.

    “Askush që promovon nazizmin nuk do të luajë ose këndojë asnjë tekst kënge në pajisjet publike që i përkasin qeverisë së qytetit. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që askush që promovon nazizmin të mos ketë aktivitete këtu në Sao Paulo”, tha ai.

    Organizatorët Guilherme Cavalcante dhe Jean Fabrício Ramos gjithashtu do të përballen me arrestim nëse klienti i tyre i paparashikueshëm thyen rregullin.

    Këshilltari Cris Monteiro paraqiti gjithashtu një ankesë në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit të Sao Paulos në lidhje me këngën “Heil Hitler”.

    Kjo e shtyu prokuroren Ana Beatriz Pereira de Souza Frontini të lëshonte një urdhër që ndalonte shfaqjen e çdo malli nazist ose të lidhur me svastikën në koncertin e West.

  • Karim Adeyemi thyen heshtjen pas gjobës 450 mijë euro: Kam dështuar si shembull

    Karim Adeyemi thyen heshtjen pas gjobës 450 mijë euro: Kam dështuar si shembull

    Futbollisti i Borussia Dortmund dhe partneri i reperes Loredana, Karim Adeyemi, ka reaguar për herë të parë pas bujës së madhe që solli lajmi se ai ishte gjobitur me rreth 450 mijë euro nga autoritetet gjermane.

    Sipas mediave, Adeyemi u vu nën hetim pasi në një pako të porositur online u gjetën objekte të ndaluara nga ligji, një histori që futbollisti e cilëson si një gabim të pafalshëm nga pakujdesia.

    Nëpërmjet një ‘Instastory’, Adeyemi ka shpjeguar se gjithçka nisi në fillim të vitit 2024, kur ai kishte porositur nga interneti një të ashtuquajtur “Mystery Box” nga “Darknet”, pa e menduar pasojën. Brenda saj ndodheshin objekte që, sipas ligjit gjerman, klasifikohen si armë të ndaluara.

    Pakoja kishte mbërritur me muaj vonesë dhe, siç tregon ai, krejt rastësisht kishte përfunduar e paçelur në duart e policisë.

    Futbollisti ka shprehur publikisht pendimin, duke pranuar se është ndier i turpëruar jo vetëm financiarisht, por mbi të gjitha moralisht.

    “Ishte një gabim i madh. Më vjen shumë keq dhe e ndiej thellë pendesën. Jam një figurë publike dhe duhet të jem shembull, këtë herë nuk e kam përmbushur.” – shkroi ai.

    Adeyemi shton se gabimi e ka mësuar të jetë më i kujdesshëm, sidomos me ndikimin që ka tek të rinjtë.

    Në fund, partneri i Loredanës falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij procesi, duke siguruar se një situatë e tillë nuk do të ndodhë më.