ATV

Category: SHOWBIZ

  • Bebe Rexha sjell “Hysteria” – këngën e katërt nga albumi i saj i ri në ardhje “Dirty Blonde”

    Bebe Rexha sjell “Hysteria” – këngën e katërt nga albumi i saj i ri në ardhje “Dirty Blonde”

    Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re, të shoqëruar edhe me videoklip, me titull “Hysteria”.

    “Hysteria” është kënga e radhës nga albumi i saj i ri në ardhje, “Dirty Blonde”, i cili pritet të publikohet i plotë më 12 qershor. Kjo këngë vjen si projekti i katërt i zbuluar nga albumi, pas “Çike çike”, “I Like You Better Than Me” dhe “New Religion”.

    Në aspektin muzikor, “Hysteria” vjen si një këngë e shpejtë me elemente dubstep, duke e sjellë Rexhën në një version më energjik dhe ndryshe nga çfarë publiku është mësuar ta dëgjojë në disa prej publikimeve të saj të fundit.

    Edhe videoklipi ruan të njëjtin ritëm: Bebe shfaqet në një ambient diskoje, në skena të guximshme dhe provokuese, mes njerëzve që i bashkohen atmosferës së këngës, teksa e interpretojnë së bashku në një energji “party” që dominon gjithë klipin.

    Me këto publikime, Bebe Rexha duket se po e vulos një rikthim të fuqishëm në vitin 2026, duke e konfirmuar edhe një herë prezencën e saj në skenën ndërkombëtare të muzikës, ndërsa fansat tashmë presin lansimin e plotë të albumit “Dirty Blonde” më 12 qershor.

  • Ibrahim Tatlises dërgohet me urgjencë në spital

    Ibrahim Tatlises dërgohet me urgjencë në spital

    Këngëtari i njohur Ibrahim Tatlises, 74 vjeç, është transportuar me urgjencë në spital në Stamboll pas një shqetësimi shëndetësor në shtëpi, menjëherë pas koncerteve jashtë vendit.

    Ai u paraqit me tension të ulët të gjakut, dhe pas kontrollit fillestar mjekët identifikuan një infeksion bakterial, duke vendosur për siguri vendosjen e tij në njësinë e kujdesit intensiv.

    Drejtori i spitalit, Dr. Engin Çakmakçi, bëri të ditur se Tatlises ka vetëdije të plotë, funksionet e zemrës dhe mushkërive janë normale, dhe gjendja e tij e përgjithshme është e qëndrueshme.

    Trajtimi për infeksionin vazhdon sipas protokolleve mjekësore.

    Familjarët e tij, përfshirë fëmijët Ahmet dhe Dilan Çitak, shkuan menjëherë në spital për ta vizituar.

    Vajza e tij, Melek Zubeyde, konfirmoi se infeksioni mendohet të ketë origjinën nga tëmthi dhe se ekziston mundësia e një operacioni, në varësi të zhvillimeve të mëtejshme.

    Fansat dhe mediat janë alarmuar nga lajmi, por mjekët theksojnë se Tatlises është nën kujdes të plotë dhe gjendja e tij është stabile.

  • Drejtësia flet për Hande Erçel, dalin rezultatet e analizave për substanca të ndaluara

    Drejtësia flet për Hande Erçel, dalin rezultatet e analizave për substanca të ndaluara

    Pas një periudhe spekulimesh në kuadër të një hetimi të gjerë për narkotikët në Stamboll, e vërteta mbi përfshirjen e aktores së mirënjohur Hande Erçel është zbardhur. Raporti zyrtar i mjekësisë ligjore ka konfirmuar se në trupin e aktores nuk është gjetur asnjë gjurmë e substancave të ndaluara.

    Hetimi, i udhëhequr nga Kryeprokuroria Publike e Stambollit, kishte në shënjestër disa figura publike të botës së artit dhe medias. Si pjesë e procedurave ligjore, të gjithë personave të përfshirë u janë marrë mostra të gjakut dhe flokëve për ekzaminime të detajuara laboratorike në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    Sapo mori njoftimin se emri i saj ishte përmendur në dosje, Erçel u rikthye menjëherë në Turqi për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë. Gjatë dëshmisë së dhënë në prokurori, aktorja mohoi në mënyrë kategorike akuzat, duke deklaruar se nuk ka përdorur kurrë në jetën e saj asnjë lloj droge apo stimuluesi.

    Rezultatet e analizave kanë vërtetuar fjalët e aktores, duke dalë plotësisht negative. Ky raport zyrtar rrëzon çdo pretendim të mëparshëm dhe pastron figurën e saj publike. Erçel u shpreh e lënduar nga mënyra se si këto pretendime qarkulluan në media, duke prekur integritetin e saj përpara se të dilnin provat shkencore.

    Ndërkohë që për Hande Erçel çështja konsiderohet e mbyllur sa i përket konsumit të lëndëve narkotike, autoritetet bëjnë me dije se hetimet për personat e tjerë të dyshuar në këtë operacion janë ende në vijim e sipër.

  • Aktori turk në telashe, Ibrahim Çelikkol përfundon në polici

    Aktori turk në telashe, Ibrahim Çelikkol përfundon në polici

    Një lajm i bujshëm ka pushtuar ditën e sotme të gjitha mediat turke, duke tronditur botën e televizionit dhe muzikës. Në orët e para të mëngjesit, autoritetet kanë ndërmarrë një operacion të gjerë policor, duke ndaluar disa nga emrat më të famshëm të ekranit dhe estradës atje.

    Ky aksion i papritur ka tërhequr menjëherë vëmendjen e opinionit publik, duke u kthyer në kryefjalën e ditës.

    Sipas informacioneve të bëra publike, ky operacion ka ardhur në kuadër të një hetimi të thelluar nga autoritetet. Bëhet e ditur se personazhet e njohur janë ndaluar për shkak të dyshimeve dhe akuzave të ngritura ndaj tyre lidhur me përdorimin e lëndëve të ndaluara.

    Policia ka vepruar në orët e para të ditës për të shoqëruar të dyshuarit, duke nisur kështu procedurat zyrtare.

    Në listën e personave të ndaluar janë plot nëntë emra shumë të njohur të showbiz-it turk. Mes tyre bie në sy aktori İbrahim Çelikkol, i cili është jashtëzakonisht i dashur edhe për publikun shqiptar përmes roleve të tij kryesore në disa nga serialet më të ndjekura.

  • Jackie Chan feston ditëlindjen, s’do e besoni moshën e vërtetë

    Jackie Chan feston ditëlindjen, s’do e besoni moshën e vërtetë

    Jackie Chan festoi ditëlindjen e tij të 72- të dhe po vërteton se mosha është thjesht një numër.

    Ylli legjendar i filmave aksion tregon që mosha është thjeshtë numër, pasi pritet të dalin në kinema disa filma të suksesshëm këtë pranverë, transmeton Indeksonline.

    Nga dramat prekëse te aventurat plot aksion, Chan vazhdon të ripërcaktojë atë që është e mundur në moshën 72 vjeç .

    Pavarësisht se ka hyrë në dekadën e tetë, Jackie Chan e ka bërë të qartë qëndrimin e tij si kristali: dalja në pension nuk do të ndodhë kurrë.

    Sipas deklaratave nga intervistat në maj 2025, kur u pyet për tërheqjen nga aktrimi, Chan deklaroi: “Do t’i bëj vetë akrobacitë e mia deri në ditën që do të dal në pension, gjë që nuk ndodh kurrë”.

  • Eurovision 2026 publikon renditjen zyrtare të gjysmëfinaleve, Shqipëria performon e 13-ta në natën e dytë

    Eurovision 2026 publikon renditjen zyrtare të gjysmëfinaleve, Shqipëria performon e 13-ta në natën e dytë

    Organizatorët e Eurovision 2026 kanë publikuar renditjen zyrtare të paraqitjes (running order) për dy gjysmëfinalet që do të zhvillohen në Vjenë, Austri. Sipas njoftimit, Gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 12 maj, Gjysmëfinalja e dytë më 14 maj, ndërsa Finalja e Madhe është planifikuar më 16 maj 2026.

    Një nga risitë e këtij edicioni është rikthimi i jurive profesionale edhe në gjysmëfinale, krahas televotimit të publikut – praktikë që nuk aplikohej në këtë fazë që nga viti 2022.

    Në dy netët gjysmëfinale do të performojnë edhe vendet e “Big 5” – Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar – si dhe Austria si vend pritës. Këto shtete kualifikohen automatikisht në finale, por do të ngjiten në skenë gjatë gjysmëfinaleve.

    Shqipëria është vendosur të performojë në Gjysmëfinalen e dytë, në pozicionin e 13-të, me këngëtaren Alis dhe këngën “Nân”.

    Renditja e Gjysmëfinales 1 – 12 maj

    Moldova: Satoshi – Viva, Moldova!
    Suedia: FELICIA – My System
    Kroacia: LELEK – Andromeda
    Greqia: Akylas – Ferto
    Portugalia: Bandidos do Cante – Rosa
    Gjeorgjia: Bzikebi – On Replay
    — Italia: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì (Big 5)
    Finlanda: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
    Mali i Zi: Tamara Živković – Nova Zora
    Estonia: Vanilla Ninja – Too Epic To Be True
    Izraeli: Noam Bettan – Michelle
    — Gjermania: Sarah Engels – Fire (Big 5)
    Belgjika: ESSYLA – Dancing on the Ice
    Lituania: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más
    San Marino: SENHIT – Superstar
    Polonia: ALICJA – Pray
    Serbia: LAVINA – Kraj Mene

    Renditja e Gjysmëfinales 2 – 14 maj

    Bullgaria: DARA – Bangaranga
    Azerbajxhani: JIVA – Just Go
    Rumania: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
    Luksemburgu: Eva Marija – Mother Nature
    Çekia: Daniel Zizka – CROSSROADS
    — Franca: Monroe – Regarde ! (Big 5)
    Armenia: SIMÓN – Paloma Rumba
    Zvicra: Veronica Fusaro – Alice
    Qiproja: Antigoni – JALLA
    — Austria: COSMÓ – Tanzschein (vendi pritës)
    Letonia: Atvara – Ēnā
    Danimarka: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
    Australia: Delta Goodrem – Eclipse
    Ukraina: LELÉKA – Ridnym
    — Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei (Big 5)
    Shqipëria: Alis – Nân
    Malta: AIDAN – Bella
    Norvegjia: JONAS LOVV – YA YA YA

  • Pasuria e vëllezërve Tate në 2026: Sa vlejnë realisht Andrew dhe Tristan?

    Pasuria e vëllezërve Tate në 2026: Sa vlejnë realisht Andrew dhe Tristan?

    Andrew Tate dhe Tristan Tate kanë krijuar prej vitesh imazhin e një pasurie shumë të madhe, me makina luksoze, avionë privatë dhe deklarata të forta për sukses financiar.

    Megjithatë, në vitin 2026, pasuria e tyre reale mbetet e paqartë dhe shumë më komplekse se sa pretendimet publike.

    Vëllezërit Tate u bënë të njohur fillimisht përmes sporteve luftarake dhe më pas ndërtuan një profil të fuqishëm online.

    Andrew Tate zhvilloi biznese në internet si platforma edukimi, komunitete me abonim dhe aktivitete të mëparshme në industrinë e ‘webcam’-it, duke i konsideruar këto si burimet kryesore të të ardhurave.

    Ndërkohë, ndikimi i tij në rrjete sociale i ka mundësuar të fitojë nga reklamat, partneritetet dhe përmbajtjet me pagesë, si dhe ka deklaruar investime në kriptomonedha dhe pasuri të paluajtshme.

    Megjithatë, vlerësimet për pasurinë e tij ndryshojnë shumë – nga dhjetëra miliona deri në qindra miliona dollarë – për shkak të mungesës së verifikimit të pavarur dhe dallimit mes pretendimeve dhe realitetit.

    Situata bëhet edhe më e ndërlikuar nga problemet ligjore në Rumani, ku autoritetet kanë sekuestruar pasuri si makina, prona dhe para.

    Kjo ka ndikuar në aksesin e tij në kapital dhe në funksionimin e bizneseve, duke e bërë gjendjen financiare të paqëndrueshme dhe të varur nga rezultati i proceseve gjyqësore.

    Nga ana tjetër, Tristan ka ndërtuar një pasuri më të qëndrueshme, e vlerësuar rreth 20 milionë dollarë, përmes aktiviteteve në media, bizneseve online dhe investimeve në sektorë si mikpritja dhe lojërat.

    Edhe pasuria e tij ndikohet nga të njëjtat çështje ligjore.

    Pasuria e vëllezërve Tate mbetet subjekt debatesh.

    Ajo është ndërtuar kryesisht mbi ndikimin në internet dhe aftësinë për të monetizuar vëmendjen publike.

    Por, për shkak të hetimeve dhe pasigurive ligjore, nuk është e qartë sa nga kjo pasuri është reale, e qëndrueshme dhe e disponueshme në të ardhmen.

  • Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij

    Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij

    Reperi i njohur, Don Xhoni ka bërë të ditur se po vjen me një projekt të ri muzikor.

    Ai këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, duke thënë se kjo është një dhuratë për fansat e tij.

    Reperi ka njoftuar se kënga do të publikohet të mërkurën në ora 18:00.

    “Veç drynin me ia shti”, ka shkruar Don Xhoni.

  • Dua Lipa dhe Callum Turner vendosin të martohen këtë verë, kush janë disa nga të ftuarit e famshëm?

    Dua Lipa dhe Callum Turner vendosin të martohen këtë verë, kush janë disa nga të ftuarit e famshëm?

    Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa po përgatitet për një dasmë përrallore me aktorin Callum Turner këtë verë, por ceremonia do të jetë shumë private, duke bërë që shumë nga miqtë e saj të famshëm të mos jenë të pranishëm.

    Burime të afërta me çiftin tregojnë për “The Sun” se ata kanë vendosur datën, por duan që dita e tyre e madhe të jetë vetëm për më të afërmit.

    Elton John, Olivia Dean, Mark Ronson, Rose dhe Donatella Versace janë disa nga miqtë e saj, si edhe Charli XCX, në dasmën e së cilës Dua mori pjesë në Siçili vitin e kaluar.

    Megjithatë, Dua mund të kthehet përsëri në Itali, me burime që zbulojnë se çifti ka vizituar prona atje dhe në Mbretërinë e Bashkuar verën e kaluar, si destinacione të mundshme për ditën e tyre të madhe.

    “Planet për dasmën e Dua dhe Callum janë në zhvillim të plotë, por gjithçka po mbahet sekret”, thonë burimet për “The Sun”.

    Kjo do të ndodhë këtë verë ajo do të jetë grua e martuar para se të mbushë 31 vjeç në gusht. Ata duan ta mbajnë të rrethuar vetëm me më të afërmit, kështu që nuk do të jetë një ngjarje e madhe dhe spektakolare.

    Dua e bëri publike lidhjen me aktorin Callum Turner në fillim të vitit 2024, vetëm pak javë pas ndarjes nga regjisori francez Romain Gavras, i cili tashmë ka nisur një roamncë me Emily Ratajkowski. Në dhjetor të atij viti, “The Sun” zbuloj ekskluzivisht se si Callum kishte bërë propozimin në gjunjë.

    Duke konfirmuar lajmin për British Vogue verën e kaluar, Dua tha: “Po, jemi të fejuar.

    “Është shumë emocionuese. Ky vendim për të mos u ndarë dhe për të ndarë një jetë së bashku, dhe thjesht, nuk e di, për të qenë shokë më të mirë përgjithmonë – është një ndjenjë shumë e veçantë”, tha ajo asokohe.

    Në një intervistë tjetër verën e kaluar, këngëtarja tha: “Jam më e lumtur se kurrë. Unë e dua dashurinë. Është një gjë e bukur. Një gjë shumë frymëzuese. Gjithmonë e gjen veten duke u dashuruar kaq fuqishëm në mënyrën më të bukur të mundshme. Ai lloj ndjeshmërie është i frikshëm, por ndihem kaq me fat që mund ta përjetoj.”

    Edhe Callum tregoi vitin e kaluar se si ata u takuan në një festë ditëlindjeje të një shoku të përbashkët dhe lidhën miqësi duke zbuluar se po lexonin të njëjtin libër dhe më pas bisedat zgjatën më tej.

  • Hapet GoFundMe për Stenaldon për t’u bërë me shtëpi

    Hapet GoFundMe për Stenaldon për t’u bërë me shtëpi

    Është hapur një fushatë në platformën GoFundMe për të mbështetur Stenaldo Mëhillin, ish-banorin e Big Brother VIP Albania, i cili po përballet me vështirësi ekonomike.

    Pas përfundimit të eksperiencës së tij në spektakël, Mehilli bëri një apel publik gjatë një emisioni live, ku tregoi situatën e tij dhe kërkoi ndihmë për të siguruar një shtëpi.

    Ai theksoi se jeton vetëm me nënën e tij në Tiranë dhe se dëshiron t’i ofrojë asaj kushte më të mira jetese, qoftë përmes blerjes apo ndërtimit të një banese.

    Kjo ka ka prekur shumë ndjekës dhe publikun, duke nxitur reagime dhe mbështetje të menjëhershme.

    Si rezultat, është iniciuar fushata në GoFundMe, me qëllim mbledhjen e fondeve nga qytetarë dhe dashamirës që duan ta ndihmojnë në realizimin e këtij qëllimi.

    Kjo nismë vjen si një përpjekje për të përmirësuar jetesën e tij, ndërsa mbetet për t’u parë se sa mbështetje do të arrijë të grumbullojë fushata në vijim.

    Stenaldo është banori i parë i verbër që është bërë pjesë e një spektakli si Big Brother, duke e kryer këtë sfidë me sukses.