ATV

Category: Showbiz

  • Adrola rrëfen momentin kur zbuloi se ishte shtatzënë: “Mendoja ta hiqja djalin”

    Adrola rrëfen momentin kur zbuloi se ishte shtatzënë: “Mendoja ta hiqja djalin”

    Adrola Dushi ka ndarë me publikun përvojën e saj të dhimbshme gjatë një shtatzënie që, siç thotë ajo, i “shkaktoi makthin më të madh” të jetës.

    Teksa ishte e ftuar ne podcastin e Orinda Hutes, modelja tregon se përjetoi vuajtje të përditshme dhe ndjesi të menjëhershme mosgatishmërie për t’u marrë me fëmijën: “Në momentin që kam mbetur shtatzënë ka qenë makthi më i madh i jetës time. Makth. E kam vuajtur pafund, çdo ditë të jetës time. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetë.”

    Ajo rrëfen gjithashtu se nuk dinte as të ndryshonte pelenat dhe se gjatë asaj periudhe “nuk i interesonte” të ishte shtatzënë.

    Pjese nga deklarata e Adroles:

    “Në momentin që kam mbetur shtatzënë ka qenë makthi më i madh i jetës sime. Makth. E kam vuajtur pafund, çdo ditë të jetës sime. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetë. As pampersa nuk dija t’i ndërrroja, të gjitha i ka bërë ajo. Nuk më interesonte të isha shtatzënë. Vendosa ta hiqja djalin, nuk e dija se çfarë ishte në ato momente.”

    ‘Ne 1 vit transmetim @mam_orindahuta cdo jave, me personazhe te njohur e jo vetem, një prej gjerave qe kam kuptuar eshte se ju i doni shume personazhet (nenat) qe jane te vertet, te hapur ne brishtesine e tyre, pikat e dobeta e te forta. Keto nena jane shpesh edhe me te komentuarat e te kundershtuara ne komente por ne figuren e plote, me te pelqyerat. Jam shume e lumtur qe kam pasur shume nena te verteta dhe kam mesuar shume prej tyre. Sot ne mam kam nje supermami e cila ka qene shume e vertet ne kete rrefim te memesise. Shume gjera qe i fshehim qofte edhe mendimet me te erreta ajo i rrefen ne kete podcast. @adroladushi vjen si stuhi ne kete episod dhe me shume mesazhe per tu degjuar. Faleminderit super mami qe je ti dhe jam e bindur qe do te duan shume sepse e meriton.– shkruan Orinda Huta perkah videos.

  • Kush është Përparim Thaçi? – Historia e futbollistit që la topin për pushkën dhe u bë hero i Kosovës

    Kush është Përparim Thaçi? – Historia e futbollistit që la topin për pushkën dhe u bë hero i Kosovës

    Kosova, në vitet e zymta të okupimit, kërkonte bij që nuk frikësohen nga errësira. Kërkonte zemra që guxojnë të ndriçojnë, edhe kur flaka e tyre digjet për t’u bërë dritë për të tjerët. Në mesin e këtyre zemrave ishte një djalë nga Landovica e Prizrenit – Përparim Thaçi.

    Ai lindi më 30 gusht 1976, në një shtëpi ku dashuria për atdheun nuk ishte vetëm ndjenjë, por detyrë. Rritej me fjalët e të atit Ali dhe përqafimin e nënës Setkije, duke mësuar se flamuri kuqezi nuk është thjesht një simbol, por gjaku i derdhur për liri.

    Fëmijëria e tij ishte e mbushur me libra dhe topa futbolli. Si nxënës, shkëlqente në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda” në Prizren, ku studionte gjuhën angleze. Por kur vishte fanellën e skuadrës “Liria”, zemra i rrihte më fort sepse nuk ishte vetëm sport, ishte emri i një ideali.
    Në vitet ’90, Kosova nuk kishte më vend për ëndrra të zakonshme. Regjimi serb shtrëngonte gjithçka, shkollat, gjuhën, lirinë dhe vetë jetën. Dhe kur të rinjtë shqiptarë arrestoheshin për mbështetje ndaj UÇK, u bë e qartë se liria nuk do të vinte me pritje.

    Më 28 prill 1998, Përparimi hoqi fanellën e “Lirisë” dhe veshi uniformën e UÇK-së, Në fshatin Drenovc, ai nuk shkoi për t’u bërë hero. Ai shkoi sepse e dinte se pa sakrificë, nuk do të kishte të ardhme. Me shpirtin plot zjarr rinor dhe me dashurinë për tokën e tij, ai iu bashkua luftës së shenjtë për çlirim.

    Më 27 maj 1998, vetëm një muaj pas bashkimit me UÇK-në, në përleshje të ashpra në mes të Fortesës dhe Xërxës në Komunën e Rahovecit, Përparimi ra dëshmor së bashku me shokët e tij – Feim Gashi dhe Sakip Bellaqa.

    Ai nuk e kishte mbushur ende moshën 22 vjeç. Por jeta e tij e shkurtër kishte vlerë sa shekuj, sepse ai jetoi me nder dhe vdiq me lavdi. Sot, trupi i tij prehet në Landovicë, pranë tokës që e rriti dhe flamurit që e frymëzoi.

    Stadiumi i qytetit të Prizrenit, ku dikur ai shënonte gola me “Lirinë”, sot mban emrin e tij. “Përparim Thaçi”, një emër që nuk është thjesht kujtim, por frymëzim.
    Nëse ndonjëherë shkoni në atë stadium dhe shikoni djem të rinj duke luajtur futboll, mos harroni, ata luajnë sepse dikush si Përparim Thaçi vendosi të mos jetojë për vete, por për të gjithë ne.

    Ai e dha jetën që ne të mos harrojmë kurrë se liria ka një çmim. Një çmim që ai e pagoi me buzëqeshje dhe guxim, në emër të një Kosove të lirë, të drejtë dhe krenare.
    Ky është Përparim Thaçi – Futbollisti që la topin për pushkën dhe u bë hero i Kosovës.

  • Zyrtarizohet lidhja e Amir Rrahmanit me Drita Stubllën – fotografohen rrugëve të Napolit

    Zyrtarizohet lidhja e Amir Rrahmanit me Drita Stubllën – fotografohen rrugëve të Napolit

    Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka bërë publike lidhjen e tij me blogeren e njohur, Drita Stublla.

    Çifti është fotografuar rrugëve të Napolit duke ecur dorë për dore, duke mos lënë më vend për dyshime rreth romancës së tyre.

    Prej muajsh kanë qarkulluar zëra për një lidhje mes tyre, por deri tani asnjëri nuk e kishte konfirmuar publikisht.

    Foto: IndeksOnline

    Pamjet e fundit kanë zyrtarizuar marrëdhënien, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale.

    Rrahmani, i cili është një nga figurat kryesore të futbollit kosovar dhe një lojtar kyç te Napoli në Serie A, duket se po gjen ekuilibrin perfekt mes karrierës së tij profesionale dhe jetës private.

    Nga ana tjetër, Stublla njihet për aktivitetin e saj në botën e modës e rrjeteve sociale, ku ka një numër të madh ndjekësish dhe shpesh komentohet për stilin dhe postimet e saj.

    Fotografitë e publikuara i kanë bërë menjëherë kryefjalë të mediave rozë, ndërsa fansat e futbollistit dhe blogeres kanë reaguar me shumë kuriozitet ndaj këtij çifti të ri të njohur. /Telegrafi/

  • Fifi me deklaratë të fortë: Njerëzit janë lodhur me muzikë bastarde

    Fifi me deklaratë të fortë: Njerëzit janë lodhur me muzikë bastarde

    Filloreta Raçi – Fifi ka qenë e ftuar së fundmi në “Pardon My French”, ku ka zbuluar më shumë gjëra rreth jetës e karrierës profesionaele.

    Artistja gjithashtu ka treguar disa sekrete në lidhje me albumin e ri që do të sjellë dhe jo vetëm.

    Gjatës bisedës, ajo u pyet nëse tani këngën e bën për qejf, në një periudhë kur çdo gjë varet nga klikimet.

    “E kam pas ndjerë këtë presionin derisa erdhi një moment dhe thashë që ‘duhet vetëm të krijoj muzikë’. Që prej këngës “Zemrën” kam thënë që do të nis tani që të publikoj dhe të bëj vetëm muzikë që mua më pëlqen dhe të mos them vetëm ‘të bëj një hit’”, u shpreh ajo.

    “Më fal por çfarë dreqin, ku e dinë ata se kush është hit dhe kush jo. Kur unë i kam bërë këngët më të bukura të jetës sime kam thënë që dua të bëj një këngë të mirë që njerëzit të më dëgjojnë mua dhe këtë gjë e kam përdorur deri tek kënga “HANA”. Pastaj nisa të influencohesha prej tregut dhe aromës bastarde që lëshon muzika këto vitet e fundit”.

    Këngëtarja nga Ferizaj shtoi se ka vendosur sërish të rikthehet në pikën që dëshiron të bëjë muzikën siç ajo e ndjen dhe jo të influencohet nga artistë të tjera apo rrymat muzikore.

    “Këngët e mia unë nuk i hap t’i dëgjoj të them të drejtën, këngët që unë i dëgjoj janë vetëm këngët e reja që nuk kanë dalë ende dhe më duhet që t’i hap që të shikoj nëse duhet të ndryshoj ndoshta diçka. I dëgjoj në momente të ndryshme që të shikoj nëse ma japin sërish emocionin e njëjtë. A ja vlejnë ose jo”, thotë mes shumë gjërave. /Telegrafi/

  • Arbana zbulon të ftuarit e parë në sezonin e ri – reagime të shumta nga fansat

    Arbana zbulon të ftuarit e parë në sezonin e ri – reagime të shumta nga fansat

    Arbana Osmani na paralajmëroi në story-n e saj në Instagram se çifti i parë që ka ftuar në “Mirëmbrëma Yje” ishte ndër më të komentuarit të këtij viti dhe këto komente jo gjithmonë kanë qenë pozitive.

    Ajo që Arbana “harroi” të thoshte, ishte se çifti në fjalë ishte princ Leka me partneren e tij, Blerta Celibashi, të cilët me sa mbajmë mend, kanë patur tërësisht komente negative pas bujës së ndarjes së princit dhe Elia Zaharias dhe zyrtarizimit të lidhjes së tyre.

    Në promo-n e episodit të parë të këtij sezoni, vërshuan komentet negative të njerëzve, që kritikonin sa çiftin, thjesht prej antipatisë që ndiejnë, sa Arbanën që i ftoi në emision:

  • Yll Limani i befasuar për ditëlindje

    Yll Limani i befasuar për ditëlindje

    Artistit të njohur, Yll Limani, miqtë i rezervuan një befasi të papritur për ditëlindjen e tij.

    Festimi u mbush me emocione, dhurata të veçanta dhe momente të paharrueshme, ndërsa atmosfera ishte plot gaz dhe hare.

    Fansat e tij menjëherë shpërndanë fotot dhe videot nga surpriza.

    Urime ditëlindjen Ylli!

  • Simon Cowell bëhet viral pas intervistës së tij në The Jennifer Hudson Show

    Simon Cowell bëhet viral pas intervistës së tij në The Jennifer Hudson Show

    Simon Cowell, i njohur për stilin e tij kritik dhe të ashpër në American Idol, ka bërë bujë në rrjetet sociale pas një momenti të papritur në The Jennifer Hudson Show.

    65-vjeçari kaloi nëpër “Spirit Tunnel” – një korridor ku ekipi i emisionit këndonte sipas melodisë së The Greatest Showman. Gjatë kalimit, Cowell duartrokiti dhe buzëqeshi në mënyrë të pazakontë, gjë që menjëherë ndezi reagime online.

    Disa fansa e ironizuan, duke pyetur nëse ishte hera e parë që ai duartroket dhe pse nuk arrinte të mbante ritmin, ndërsa të tjerë e mbrojtën, duke kujtuar aksidentin e tij me e-bike në vitin 2020, që kërkoi një operacion gjashtë-orësh në shpinë.

    Edhe pse momenti i tij dukej i ngathët, ai tregoi një anë më të relaksuar dhe njerëzore të Cowell, duke ndarë publikun mes humorit dhe mirëkuptimit.

  • Rihanna sjell në jetë fëmijën e tretë

    Rihanna sjell në jetë fëmijën e tretë

    Ylli i muzikës amerikane, Rihanna, dhe partneri i saj ASAP Rocky, kanë ndarë lajmin e gëzueshëm: ata janë bërë prindër për herë të tretë, këtë herë me një vajzë.

    Këngëtarja publikoi në rrjetet sociale një foto të saj duke mbajtur në krahë të porsalindurën, e cila mban emrin Rocki Irish Mayers dhe ka lindur më 13 shtator 2025.

    Rihanna kishte shprehur më herët dëshirën për të pasur një vajzë, pas lindjes së dy djemve RZA, tre vjeç, dhe Riot Rose, dy vjeç. Ajo tregoi se reagimi i tyre për motrën e vogël ishte plot gëzim dhe entuziazëm.

    Emri i vajzës fillon me shkronjën R, duke vazhduar traditën familjare që tashmë ka fituar zemrat e fansave në mbarë botën.

  • Shqipëria propozon filmin “Luna Park” për në ‘Oscars 2026’ me Adriana Matoshin në rol kryesor

    Shqipëria propozon filmin “Luna Park” për në ‘Oscars 2026’ me Adriana Matoshin në rol kryesor

    Shqipëria ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për në “Oscars 2026”, duke dërguar si propozim filmin artistik me metrazh të gjatë “Luna Park” të regjisorit Florenc Papas.

    Më 23 shtator 2025, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK), u mblodh Komisioni Përzgjedhës për të vendosur se cili film do të përfaqësojë vendin në kategorinë “International Feature Film” në edicionin e 98-të të çmimeve Oscars.

    Në garë ishin dy produksione: “Luna Park” i shtëpisë kinematografike On Film Production me regji nga Florenc Papas dhe “Emili” i shtëpisë kinematografike A.R. Production me regji nga Ajola Daja.

    Pas shqyrtimit, komisioni votoi unanimisht në favor të “Luna Park”, duke e shpallur atë përfaqësuesin zyrtar të Shqipërisë.

    Roli kryesor në film interpretohet nga aktorja e njohur kosovare Adriana Matoshi, ndërsa Buka Production është bashkëprodhuese e këtij projekti kinematografik.

    Në një njoftim zyrtar, Qendra Kombëtare Kinematografike i ka uruar suksese regjisorin Florenc Papas dhe producentin Dritan Huqi, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për kinematografinë shqiptare në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

  • Me pamje të re dhe koreografi sensuale, Rita Ora publikon klipin e ri “All Natural”

    Me pamje të re dhe koreografi sensuale, Rita Ora publikon klipin e ri “All Natural”

    Rita Ora duket mahnitëse në videoklipin e saj më të fundit, i cili u drejtua nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi.

    Këngëtarja, 34 vjeçe, shfaqi linjat e saj mbresëlënëse në videon e këngës “All Natural”, ku kishte veshur një jelek të bardhë dhe të brendshme të njëjta, shkruan DailyMail.

    Videoja fillon me Ritan të ulur e duke lëvizur mbi një karrige në një ambient të errët, përpara se të ngrihet dhe të realizojë një koreografi vallëzimi.

    Krijuesja e hiteve shfaqet me flokë bionde dhe me taka të kuqe. Duke mbajtur gjithashtu një palë syze dielli, ajo e kompletoi pamjen e saj sensuale.

    “All Natural” është kënga e dytë e Ritës e publikuar këtë vit, pas këngës “Heat” në muajin qershor.

    Së fundmi, Rita u gjend në qendër të vëmendjes së mediave pasi deklaroi se Sabrina Carpenter po e injoron dhe “nuk po i kthen mesazhe” në një intervistë të re.

    Krijuesja e hitit I Will Never Let You Downtha se Sabrina, 26 vjeçe, tani duket e pakontaktueshme, ndonëse më parë ato kishin kaluar kohë bashkë.

    Rita tregoi në podcastin In Your Dreams With Owen Thiele se madje e kishte ftuar Sabrinën në një festë të Vitit të Ri.

    Kjo ishte përpara se Sabrina të shpërthente në famë botërore me këngën “Espresso”, e publikuar vitin e kaluar.

    Rita shpjegoi: “Ajo erdhi dhe ishte fantastike. Mendoj se ishte kulmi përpara ‘Espresso’-s [kënga hit e Sabrinës], dhe tani nuk mund ta kapësh më Sabrinën”.

    Me një ironi të lehtë, Rita shtoi: “Në atë kohë më kthente mesazhet”.

    Megjithatë, Rita menjëherë e tërhoqi komentin dhe këmbënguli se “po bënte shaka” dhe se “kishte ekzagjeruar”.

    Ajo i tha moderatorit: “Jo, e kuptoj. Edhe unë jam e zënë. Po bëj shaka… Po ekzagjeroj. Ajo më kthen mesazhe. Është shumë e ëmbël”.

    Këto komente vijnë vetëm një vit pasi ajo ndezi thashetheme për një bashkëpunim me Sabrinën, pasi publikoi fotografi të vjetra të tyre së bashku.

    Ajo e udhëhoqi galerinë me një imazh të saj dhe këngëtares duke festuar me këngëtaren dhe kantautoren nga Afrika e Jugut, Tyla, në festën Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve, të cilën Rita e kishte bashkë-prezantuar.