Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka thënë ai, “keqpërdorim të familjeve për qëllime politike”.
Përmes një reagimi në Facebook, Behrami ka renditur disa familje për të cilat pretendon se janë shfrytëzuar politikisht nga Kurti ndër vite.
“Fillimisht e keqpërdori familjen Balaj dhe Xheladini. Më pas e keqpërdori familjen Dehari. E keqpërdori edhe familjen Zymberaj. Më pas e keqpërdori edhe familjen Bunjaku. E keqpërdori edhe familjen Konjufca. Më pas e keqpërdori familjen Haxhiu. Së fundmi e keqpërdori familjen e shenjtë Jashari! Cila familje e ka radhën?”, ka shkruar Behrami.
Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte vazhdimi i regjimit, kështu ka thënë për CNN një eksperte për zhvillimet në Lindjes së Mesme.
Duke folur CNN-së në lidhje me rëndësinë e emërimit të mundshëm të Mojtaba Khamenei-t në pozicionin e lartë, Maha Yahya, drejtoreshë e Qendrës Carnegie për Lindjen e Mesme me seli në Bejrut, ka thënë se “Sinjali që do të dërgonte është një vazhdim i regjimit.”
“Regjimi ende po mbahet i bashkuar dhe ne e shohim këtë,” shtoi ajo.
“Ne shohim se shumë qartë nuk ka pasur çarje, asnjë rrjedhje, asgjë. Po mbahet i bashkuar dhe po mbahet mjaft mirë.”, ka potencuar Yahya.
Yahya shpjegoi se si pasardhës, Mojtaba Khamenei ka të ngjarë të intensifikojë regjimin, pasi ai konsiderohet më shumë si një “i vijës së ashpër” sesa babai i tij, i cili u vra në sulmet amerikane-izraelite të shtunën.
Nëse ai emërohet, shtoi ajo, ky veprim do të konsiderohej një sinjal nga regjimi se presioni ushtarak SHBA-Izrael “nuk do të na bëjë të ndryshojmë qëndrim”.
Yahya vuri në dukje se strategjia e Iranit ka qenë të godasë ekonomikisht kërcënimet e mundshme për regjimin e tij, diçka që ajo tha se e ka ruajtur që nga fillimi i konfliktit të shtunën.
“Strategjia e Iranit, që nga dita e parë, ka qenë të rrisë vërtet koston për të gjithë,” shpjegoi Yahya,
“Po synon infrastrukturën energjetike, e cila po ndikon në Evropë dhe pjesë të tjera të botës. Po synon infrastrukturën civile.”
Aleksandar Vuçiq ka bërë një krahasim absurd mes bombardimeve të NATO ndaj Serbi në vitin 1999 dhe sulmit të fundit të Izrael dhe Shtetet e Bashkuara ndaj Iran, duke pretenduar se për Serbinë ishin bërë përgatitje më të mëdha sesa për operacionin kundër Teheranit.
Në një deklaratë për media, pas vizitës në Qendrën Kombëtare të Dispeçerisë së Elektromrezhës serbe, Vuçiq tentoi të ironizojë qasjen amerikane në konflikt, duke lënë të kuptohet se Uashingtoni ka vepruar pa plan të qartë dhe me pasoja potencialisht katastrofale për rendin global.
Ai një krahasim të drejtpërdrejtë me bombardimet e Serbi nga NATO në vitin 1999, të cilat ndalën luftën serbe në Kosovë. Sipas tij, në atë kohë ishin bërë përgatitje shumë më të mëdha sesa në rastin e sulmit ndaj Iranit.
“Për Serbinë bënë përgatitje më të mëdha sesa për Iranin. Gjithçka është bërë sipërfaqësisht. Pasojat janë katastrofale”, deklaroi ai, duke shtuar se nuk e kupton “kush e planifikoi këtë” dhe çfarë është menduar me idenë se “me vrasjen e Hameneit gjithçka përfundon”.
Vuçiq tha se prej një muaji kishte paralajmëruar për një sulm amerikan ndaj Iranit dhe se, sipas tij, shumë aktorë ndërkombëtarë kanë hyrë të papërgatitur në krizë – “përveç Iranit”.
Ai paralajmëroi se Serbia do të ndërmarrë masa në lidhje me zhvillimet e fundit dhe se publiku do të informohet më hollësisht gjatë fundjavës. /Klix
Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë Lindjen e Mesme.
Sipas tij, situata mbetet për momentin e qetë në Katar, por siç e theksoi edhe ai, qytetarët jetojnë me frikën se mos sulmet mund të shënjestrojnë ndërtesat e tyre. Sakaq, ai theksoi se shqiptarët që ndodhen në Katar kanë një komunikim të vazhdueshëm dhe se janë në pritje të zhvillimeve që mund sjell kjo luftë.
“Vendet e Gjirit Persik kanë qenë oaze për luftëra të tjera që kanë ndodhur këtu në rajon. Oaze që ju kanë dhënë siguri investitorëve, por në një farë mënyre u është prishur ai imazh pasi tani nuk është më ai vend i sigurt me zhvillimin e luftës.
Çdo ditë është dhe duke shkuar më lart tensioni, nuk ka nivele më të larta. Nuk është ndjenjë e mirë kur çdo ditë dëgjon se po gjuajnë me bomba, ku çdo herë mendojmë se mund të jetë shtëpia apo godina jonë në shënjestër.
Megjithatë është një tension i menaxhueshëm, kur shikoj një pamje më të gjerë se çfarë po ndodh në të gjithë rajonin krahasuar me këtu, mendoj se është ok.
Kemi qenë një komunitet më i madh para pandemisë, ndërkohë gjatë pandemisë shumica nuk u kthyen më. Jemi një komunitet me qindra, le të themi, jemi një komunitet i vogël, por jemi në kontakt me njëri-tjetrin, është komunitet i vogël, por kemi lidhje të ngushta.
Tani hapësira ajrore është e mbyllur, po presim për njoftime edhe nga shtetet e tjera se çfarë ka për të ndodhur. Jemi në kontakt me ambasadën e Kosovës, të Shqipërisë, të Anglisë, por pak a shumë të gjithë jemi në të njëjtën situatë.
Po presim mos po bëhet ndonjë korridor që shtetet t’i tërheqin shtetasit e tyre prej Katarit dhe prej vendeve të tjera të Lindjes.
Nga informatat që kam marrë, në Katar janë 8000 mijë udhëtarë që kanë mbetur, sepse aeroporti i Katarit është një nga aeroportet më të ngarkuara.
Vendet e ndryshme duan të evakuojnë qytetarët e tyre dhe kjo është problem i Presidentit Trump dhe Netanyahut, të cilët nuk kanë një plan se çfarë do të ndodhë më pas”, u shpreh ai.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka reaguar ndaj raportimeve se Andin Hoti mund të jetë kandidat i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e presidentit.
Në një prononcim për Insajderin, Hasani tha se do ta votonte Hotin nëse grupi i PDK’së do të qëndronte në sallë.
“Po e votoj Andin Hotin, nëse grupi parlamentar i PDK’së rrinë në sallë, përndryshe jo”, u shpreh Hasani për Insajderin.
Funerali shtetëror për Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shtyrë, sipas raportimeve në mediat shtetërore iraniane.
Ceremonia triditore ishte planifikuar të fillonte më vonë sot, ndërsa imazhe në rrjetet sociale tregonin përgatitjet për organizimin e saj, siç transmeton BBC.
Megjithatë, raportet sugjerojnë se organizatorët kanë deklaruar se ceremonia do të shtyhet derisa të sigurohet infrastruktura e nevojshme.
Nuk është njoftuar ende një datë e re për zhvillimin e ceremonisë.
Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Komunës së Kumanovës, Bajram Sulejmani, i cili ishte në krye të komunës nga viti 1989 deri në vitin 1991.
Kreu aktual i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i shprehu ngushëllime familjes Sulejmani.
“Me respektin më të madh, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së ish-kryetarit të komunës së Kumanovës, z. Bajram Sulejmani. Z. Sulejmani ishte një edukator, profesor, gazetar dhe publicist i shquar. Gjatë karrierës së tij të pasur, ai punoi si mësues në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë, pastaj si gazetar në radiostacionin lokal, dhe në periudhën nga viti 1989 deri në vitin 1991 shërbeu si kryetar i Kuvendit të Komunës së Kumanovës”.
“Nga viti 2005 deri në vitin 2018, ai ishte themelues dhe drejtor i Dhomës Rajonale të Zejtarëve. Qyteti ynë do t’i kujtojë përpjekjet e tij dhe rezultatet e arritura në zhvillimin e vetëqeverisjes lokale dhe bashkësisë shoqërore. Në emër të qytetarëve të Komunës së Kumanovës dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllime të sinqerta dhe të thella familjes Sulejmani, me mirënjohje për veprën e tij të rëndësishme shoqërore”, shkroi Maksim Dimitrievski.
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar pasi nuk është miratuar një propozim i tij në Komisionin për Buxhet.
Ai propozoi që të gjitha Ministritë të raportojnë raportet vjetore financiare në këtë Komision, dhe të diskutohet se si po shpenzohet paraja publike.
Mustafa ka bërë një pyetje pushtetit pasi nuk e miratuan këtë propozim.
“Fatkeqësisht, shumica e pushtetit nuk e miratoi propozimin tim. Nuk duan raportim të saktë e të hapur se si po i shpenzojnë ministrat paratë e shtetit. Çka po fshehin?”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza dhe se asnjëherë nuk ka dhënë dëshmi për mikropikat.
Këtë deklarim ai e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Isni Kilajt përmes avokatit, Joe Holmes i cili u fokusua tek ekspertiza e dëshmitarit në analizimin e mikropikave, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Holmes nisi pyetjet për dëshmitarin pas mbrojtjes së Bashkim Smakajt.
Përpara kësaj, Koen Herlaar, tha se ka përpiluar ekspertiza për gjykatës holandez, e që rrjedhimisht raportet e tij janë bërë pjesë e dokumentacionit gjyqësor. Por, ai tha se nuk i është kërkuar asnjëherë që të jep dëshmi me gojë për këto raporte.
“Nuk më është kërkuar asnjëherë që të jap dëshmi me gojë. Nuk është normale që të jap unë dëshmi për akt-ekspertizat e mia. Pra, nuk është diçka standarde në sistemin penal të Holandës”, tha ai.
Herlaar megjithatë shtoi se ka dhënë dëshmi për punën e tij në përgjithësi në një seancë për themelin e çështjes, si dhe në një seancë paraprake por jo në sallën e gjyqit. Ai shpjegoi se hera e fundit ka ndodhur kur një gjyqtar hetues ka dashur që të informohet për punën e tij. Por, sipas tij, asnjëra prej këtyre rasteve nuk kishte të bënte për mikropikat.
Pas kësaj, seanca kaloi në sesion privat për publikun për të diskutuar informacione të cilat janë konfidenciale.