ATV

Category: Lajme

  • Miratohet buxheti i vitit 2026 për Zubin Potokun

    Miratohet buxheti i vitit 2026 për Zubin Potokun

    Me shtatë vota për, zero kundër dhe asnjë abstenim, u miratua buxheti i komunës së Zubin Potokut për vitin 2026 nga Komisioni për Buxhet, raporton Ekonomia Online.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, derisa prezantoi buxhetin për këtë komunë, theksoi se buxheti për këtë vit do jetë rreth 3.6 milionë euro.

    “Kemi përpara nesh buxhetin e komunës së Zubin Potokut, i cili, për fat të keq, nuk ka arritur të miratohet në kohë dhe sipas procedurës, si në rastet e tjera, para se buxheti, pra ligji për ndarje buxhetore, të miratohet në lexim të dytë dhe të hyjë në fuqi. Megjithatë, Ligji për Menaxhimin e Financave Publike e ka paraparë këtë skenar. Pra, nëse buxheti i një komune nuk arrin të miratohet me kohë dhe të përfshihet në ligjin për ndarje buxhetore, atëherë, në momentin e parë që miratohet, dorëzohet në Ministrinë e Financave. Ministria e Financave e përcjell më tutje përmes mbledhjes së Qeverisë, përmes vendimit të Qeverisë, për miratim në Kuvend, ku pastaj Kuvendi ka të drejtën ta miratojë apo jo.

    Meqenëse kemi të bëjmë me buxhetin e një komune e cila, megjithatë, e ka miratuar buxhetin brenda kufijve që janë përcaktuar dhe ka respektuar dispozitat e tjera të Ligjit për Buxhet, përveç shkeljes së afatit që ka ndodhur në këtë rast, atëherë edhe rekomandimi i Ministrisë së Financave është që të miratohet nga Kuvendi buxheti i komunës së Zubin Potokut. Kjo bëhet në mënyrë që të mos paraqiten probleme gjatë këtij viti sa i përket planifikimit dhe mirëmenaxhimit të buxhetit.

    Në tërësi, buxheti është diku rreth 3.6 milionë euro. Sa i përket përmbajtjes, Ministria e Financave nuk ka të drejtë të ndryshojë diçka, madje as komisioni këtu; thjesht, çdo gjë që është brenda kufijve procedohet për miratim ose jo nga Kuvendi. Marrë parasysh këtë, ju ftoj për miratim nga komisioni dhe pastaj edhe në seancë”, tha Murati.

  • Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave gjatë javës trajtoi 66 raste

    Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave gjatë javës trajtoi 66 raste

    Gjatë periudhës 23–27 mars 2026, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar 66 raste të reja në të gjithë Kosovën.

    Nga këto, 60 raste kanë qenë për dhunë në familje, ndërsa janë regjistruar edhe raste për dhunim, grabitje, vrasje në tentativë, bashkëjetesë nën moshën 16-vjeçare dhe shkelje të UM-së.

    Në këtë periudhë, zyra ka përgatitur 6 kërkesa për urdhërmbrojtjeje në gjykatë dhe 19 kërkesa për urdhërmbrojtje emergjente, si dhe 3 kërkesa për ndërprerje të UM-së. Janë dhënë gjithsej 18 aktvendime të aprovuara, 2 refuzuara dhe 1 i tërhequr, ndërsa janë kryer 96 seanca gjyqësore dhe 19 seanca në prokurori.

    Po ashtu, janë ofruar 57 këshilla juridike, janë dhënë 14 aktgjykime dënuese, 1 lirues dhe 4 refuzuese. Përfaqësimi i rasteve ka përfshirë 1 rast në polici dhe 3 raste në strehimore, ndërsa 7 raste janë referuar te Qendra për Punë Sociale dhe 1 rast te Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.

  • Dy anije me ndihma që po lundronin drejt Kubës zhduken pas nisjes nga Meksika

    Dy anije me ndihma që po lundronin drejt Kubës zhduken pas nisjes nga Meksika

    Një operacion kërkimi është duke u zhvilluar në Karaibe për dy anije me vela, “Friendship” dhe “Tigger Moth”, të cilat u nisën më 20 mars nga Isla Mujeres, Meksikë, drejt Kubës me nëntë anëtarë ekuipazhi nga Polonia, Franca, Kuba dhe SHBA-ja. Nuk ka pasur komunikim prej tyre dhe nuk dihet mbërritja e tyre, raporton BBC

    Marina meksikane po përdor të gjitha burimet për t’i gjetur, ndërsa presidenti kuban Miguel Díaz-Canel shprehu shqetësim dhe njoftoi përpjekjet për shpëtim.

    Kuba ka marrë ndihma humanitare nga Meksika javët e fundit për shkak të bllokadës amerikane dhe ndërprerjeve të energjisë. Javën e kaluar, një tjetër anije, “Granma 2.0”, solli 14 tonë ndihma për ishullin.

  • Austria planifikon të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 14 vjeç

    Austria planifikon të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 14 vjeç

    Koalicioni qeverisës i Austrisë njoftoi të premten planet për të ndaluar përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, duke u bashkuar me një numër vendesh të tjera në hartimin e kufizimeve për të rinjtë.

    Alexander Proll, zyrtari në zyrën e Kancelarit Christian Stocker përgjegjës për dixhitalizimin, tha se projektligji do të hartohet deri në fund të qershorit. Ai tha se do të përdoren “metoda teknikisht moderne” të verifikimit të moshës që u lejojnë përdoruesve të verifikojnë moshën e tyre duke respektuar privatësinë e tyre, raporton Associated Press.

    Nuk ishte menjëherë e qartë se kur mund të hyjë në fuqi plani për të futur një moshë minimale, e cila do të ketë nevojë për miratim parlamentar.

    Australia në vitin 2024 mori drejtimin, duke u bërë vendi i parë që përjashtoi fëmijët nën 16 vjeç nga mediat sociale me qëllim mbrojtjen e tyre nga përmbajtja e dëmshme dhe koha e tepërt para ekranit. Një ndalim i ngjashëm në Indonezi do të fillojë të hyjë në fuqi të shtunën.

    Në Evropë, ligjvënësit në Francë miratuan në janar një projektligj që ndalon mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç, duke hapur rrugën që masa të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm shkollor në shtator. Spanja muajin e kaluar njoftoi plane për një ndalim të mediave sociale për personat nën 16 vjeç. Danimarka vjeshtën e kaluar njoftoi një marrëveshje për ndalimin e aksesit për personat nën 15 vjeç. Qeveria britanike tha në janar se do të shqyrtonte ndalimin e adoleshentëve të rinj nga mediat sociale.

  • Nëntë anëtarë të ri të KQZ-së betohen para presidentes Vjosa Osmani

    Nëntë anëtarë të ri të KQZ-së betohen para presidentes Vjosa Osmani

    Nëntë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhanë betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

    Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot e kanë dhënë betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

    Presidentja Osmani u uroi suksese anëtarëve të rinj, duke vlerësuar faktin se sistemi jonë zgjedhor gjithmonë i ka kontribuar demokracisë në vend.

    Në anën tjetër, anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u betuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.

  • 27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi: 27 vjet nuk ka lulëzu pranverë për mu

    27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi: 27 vjet nuk ka lulëzu pranverë për mu

    Ferdonije Qerkezi ka humbur familjen e saj gjatë Luftës së Kosovës, bashkëshortin dhe katër djemtë e saj

    Për 27 vjet, dhimbja dhe mungesa e tyre kanë mbetur pjesë e çdo dite të saj.

    Sot, ajo ndau një mesazh prekës në rrjetet sociale, me rastin e 27-vjetorit të vdekjes së tyre.

    “27 vite nuk ka lulëzu pranverë për mu! 27- marsi shpirtin ma ka përvëlu! Nuk e paskam dijtë sa forcë e durim kam! Halim, Armend dhe Ardian mos i mbyllsha sytë derisa t’ju shoh përkrah të mirëve Edmond e Artan! #27vitepaju”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

  • Kusari-Lila takohet me ambasadorin italian, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

    Kusari-Lila takohet me ambasadorin italian, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antoninin, për të diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.

    Gjatë takimit u theksua se thellimi i bashkëpunimit ekonomik Kosovë–Itali mbetet prioritet për zhvillimin ekonomik të vendit.

    “Ministrja prezantoi punën e Ministrisë, duke përfshirë planprogramin katërvjeçar për zhvillimin e parqeve industriale, integrimin e politikave të gjelbra, avancimin e ekonomisë qarkore dhe rritjen e mundësive për investime të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

    Diskutimet përfshinë edhe lehtësimin e procedurave për regjistrimin e bizneseve të huaja në Kosovë përmes platformës së Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, me qëllim krijimin e kushteve më të favorshme për investitorët.

    Ministrja Kusari-Lila dhe ambasadori Antonini ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke synuar rritjen e investimeve, fuqizimin e lidhjeve ekonomike dhe krijimin e mundësive të reja për bizneset.

    Në fokus ishin edhe aktivitetet e ardhshme përmes forumeve ekonomike, përfshirë forumet që do të mbahen në maj në Kosovë dhe më pas në Trieste të Italisë.

  • KPK dhe UNDP riafirmojnë bashkëpunimin për forcimin e sundimit të ligjit

    KPK dhe UNDP riafirmojnë bashkëpunimin për forcimin e sundimit të ligjit

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka zhvilluar sot një takim zyrtar me përfaqësuesit e UNDP, në kuadër të thellimit të bashkëpunimit institucional.

    Gjatë takimit, u vlerësua lart partneriteti i deritanishëm dhe u riafirmua përkushtimi për vazhdimin e mbështetjes në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

    Sipas njoftimit, palët ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha prioritare, duke përfshirë trajnimet e specializuara, zhvillimin e infrastrukturës digjitale dhe avancimin e qasjes së publikut në sistemin e drejtësisë.

  • Blerim Latifi: Kosova ka potencial të madh njerëzor, politika mbetet pengesa kryesore e ngecjes së këtij potenciali

    Blerim Latifi: Kosova ka potencial të madh njerëzor, politika mbetet pengesa kryesore e ngecjes së këtij potenciali

    Pavarësisht sukseseve të shumta ndërkombëtare të qytetarëve të saj, Kosova vazhdon të përballet me sfida serioze në zhvillimin e brendshëm, vlerëson profesori universitar Blerim Latifi

    Sipas tij, figura të njohura si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Dua Lipa, Rita Ora, Luana Bajrami dhe Petrit Halilaj, së bashku me shumë futbollistë kosovarë, dëshmojnë se vendi ka potencial të madh njerëzor.

    “Ata tregojnë qartë se ky vend ka potencial të madh për zhvillim dhe europianizim,” ka shkruar Latifi.

    Megjithatë, ai thekson se problemi kryesor i ngecjes së këtij potenciali është politika.

    “Ka vetëm një emër për këtë problem: politika. Politika është ajo që ia mundëson një vendi të realizojë potencialin e tij krijues ose, në të kundërtën, t’ia vrasë atë,” shprehet ai.

    Në argumentimin e tij, Latifi i referohet edhe librit Why Nations Fail të autorëve Daron Acemoglu dhe James A. Robinson, duke theksuar rëndësinë e institucioneve.

    “Një vend nuk dështon për shkak të mungesës së burimeve natyrore, por për shkak të institucioneve ekstraktive dhe politikës së keqe të lidhur me to,” ka shkruar Latifi në Facebook

  • Moti i stuhishëm goditi edhe Slloveninë, shkaktoi dëm të madh

    Moti i stuhishëm goditi edhe Slloveninë, shkaktoi dëm të madh

    Erërat e forta të stuhisë që frynë me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë në Slloveninë veriore gjatë natës shkaktuan dëme të mëdha materiale, por gradualisht do të dobësohen gjatë ditës.

    Për shkak të motit qetësues, agjencia sllovene e mjedisit Arso njoftoi se paralajmërimi i kuq për veriun e vendit do të ulet në portokalli sonte dhe në të verdhë nesër.

    Pamjet nga dëmet që shkaktuan erërat e forta: