ATV

Category: Lajme

  • Rriten aksidentet me motor në Kosovë, katër të rinj në gjendje të rëndë – po trajtohen në QKUK

    Rriten aksidentet me motor në Kosovë, katër të rinj në gjendje të rëndë – po trajtohen në QKUK

    Aksidentet me motor po shpeshtohen kohëve të fundit në Kosovë, duke sjell pasoja të rënda për drejtuesit e tyre.

    Së fundmi, janë regjistruar disa aksidente në rajonin e Ferizajt dhe të Llapit, ku disa persona kanë pësuar lëndime serioze.

    Sipas informacioneve katër të rinj janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Mjekimin Intensiv Qendror, në gjendje të rëndë.

    Autoritetet vazhdimisht kanë bërë thirrje për kujdes maksimal dhe respektim të rregullave të trafikut, ndërsa aksidentet me motor vazhdojnë të jenë shqetësim për komunitetin.

  • Nga ndezja e zjarrit shpërthyen dy bombola të gazit në Skenderaj – lëndohet një i mitur

    Nga ndezja e zjarrit shpërthyen dy bombola të gazit në Skenderaj – lëndohet një i mitur

    Një rast i rëndë është raportuar në Skenderaj, ku një zjarr i ndezur nga një person ka shkaktuar shpërthimin e dy bombolave gazi.

    Si pasojë e shpërthimit, një i mitur mashkull ka pësuar lëndime trupore.

    Policia njofton se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar, ndërsa rasti për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” vazhdon në procedurë të rregullt.

    Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke u zhvilluar.

  • 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit pasi morën leje nga Irani

    15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit pasi morën leje nga Irani

    Mediat iraniane raportuan të dielën se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit pasi morën leje nga Irani.

    Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars tha se anijet u lejuan të kalonin nëpër rrugën ujore strategjike pasi morën autorizim nga autoritetet iraniane.

    Agjencia e lajmeve tha se trafiku i anijeve nëpër ngushticë mbetet 90 për qind më i ulët, para se SHBA-ja dhe Izraeli të nisnin sulmet ndaj Iranit në fund të shkurtit.

    Rajoni ka qenë në gatishmëri që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë më shumë se 1.340 njerëz deri më sot, përfshirë ish-udhëheqësin suprem Ajatollah Ali Khamenei.

    Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.

    Ai gjithashtu ka kufizuar lëvizjen e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit.

    Dhe lajmi vjen në kohën kur duket se Irani ka hedhur poshtë kategorikisht kërkesat e Donald Trump për të hapur Ngushticën e Hormuzit, pasi presidenti amerikan lëshoi një kërcënim të mbushur me fjalë të ashpra për përshkallëzimin e sulmeve.

    Një llogari që i atribuohet marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), tha në një postim në X: “Ngushtica e Hormuzit nuk do të kthehet kurrë në gjendjen e saj të mëparshme, veçanërisht për Amerikën dhe Izraelin”.

    “Marina e IRGC është në proces të përfundimit të përgatitjeve operacionale për Planin e Shpallur të zyrtarëve të Iranit për rendin e ri në Gjirin Persik”.

    Deklarata duket se i referohet një plani të miratuar nga parlamenti i Iranit për të ngarkuar disa anije – së bashku me ndalimin e anijeve amerikane dhe izraelite – nga kalimi nëpër ngushticë, sipas raporteve të mediave lokale.

    Lloyd’s List Intelligence tha se Irani tashmë po operonte atë që e quajti një regjim ‘kabinash pagese’, duke shtuar se disa firma transporti kishin bërë tashmë pagesa në monedhën kineze.

    Analistët kanë sugjeruar gjithashtu se Irani nuk ka gjasa ta hapë ngushticën së shpejti, sepse është e vetmja levë e vërtetë që ka mbi SHBA-në.

  • Burrë e grua rrihen në Prishtinë pas aksidentit në garazhin e banesës

    Burrë e grua rrihen në Prishtinë pas aksidentit në garazhin e banesës

    Burrë e grua janë rrahur mes vete në garazhin e një banesë në Prishtinë.

    Sipas raportit policor, sulmi fizik ka ndodhur pas një aksidenti në garazhin e çiftit bashkëshortor, dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

    Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

  • Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arrestohet i dyshuari

    Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arrestohet i dyshuari

    Një incident i rëndë ka ndodhur tw dielën rreth orës 13:30 në Obiliq, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht gjyqtarin kryesor të një ndeshjeje futbolli.

    Sipas raportit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, ka reaguar në shenjë pakënaqësie gjatë zhvillimit të ndeshjes, duke e sulmuar gjyqtarin. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

    Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

  • Persona të panjohur i marrin një qytetari mijëra euro në Prishtinë

    Persona të panjohur i marrin një qytetari mijëra euro në Prishtinë

    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit në kryeqytet.

    Sipas informacioneve fillestare, rreth orës 05:13 të së dielës, persona të panjohur dyshohet se i kanë vjedhur një qytetari kosovar një shumë të konsiderueshme parash të gatshme.

    Viktima kishte deklaruar se paratë i mbante në çantën e tij në momentin e incidentit.

    Autoritetet kanë bërë të ditur se lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitarë, katër femra dhe dy meshkuj, të gjithë shtetas të huaj, të cilët ndodheshin në shoqërinë e ankuesit në kohën kur dyshohet se ka ndodhur vjedhja.

    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë. Rasti është ende në procedurë hetimore.

  • Tragjedi në Gjermani: Rrëzohet pema gjatë aktivitetit të Pashkëve, tre të vdekur

    Tragjedi në Gjermani: Rrëzohet pema gjatë aktivitetit të Pashkëve, tre të vdekur

    Një vajzë 10-muajshe ka vdekur bashkë me dy persona të tjerë pasi një pemë u rrëzua gjatë një aktiviteti për kërkimin e vezëve të Pashkëve në veri të Gjermanisë.

    Sipas Sky News, pema rreth 30 metra e lartë ra mbi katër persona që po merrnin pjesë në aktivitet të dielën në mëngjes, në një pyll pranë qytetit Satrupholm.

    Vajza e vogël vdiq në spital, ndërsa nëna e saj 21-vjeçare humbi jetën në vendngjarje gjatë trajtimit nga ekipet emergjente, ashtu si edhe një vajzë tjetër 16-vjeçare.

    Një 18-vjeçare pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me helikopter në spital.

    Ngjarja ndodhi ndërsa rreth 50 persona nga një qendër banimi për nëna të reja, gra shtatzëna dhe fëmijë po merrnin pjesë në aktivitet, në një zonë që ishte nën paralajmërim për erëra të forta nga shërbimi meteorologjik gjerman.

    Këshilltarë për përballimin e traumave u dërguan në vendngjarje, ndërsa fotografitë e publikuara nga media gjermane tregojnë vezë të Pashkëve të shpërndara në tokë.

    Qendra që organizoi aktivitetin është pjesë e sistemit shtetëror të mirëqenies për fëmijët dhe ofron mbështetje për gratë shtatzëna dhe nënat e reja që kanë nevojë për ndihmë.

  • Zgjedhja e Presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

    Zgjedhja e Presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga sot do t’i nisë takimet me liderët e opozitës lidhur me çështjen e Presidentit.

    Me fillim nga ora 11:00 do të zhvillojë një takim me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun.

    Takimi do të ndodhë në hapësirat e Kuvendit.

  • Çmimi i naftës rritet sërish pas kërcënimeve të fundit të Trumpit

    Çmimi i naftës rritet sërish pas kërcënimeve të fundit të Trumpit

    Çmimet e naftës arritën në 110 dollarë (83.38 paund) për fuçi pas kërcënimit të Presidentit amerikan Donald Trump kundër Iranit në mediat sociale.

    Çmimi i naftës Brent u rrit fillimisht me 1.6% në 110.85 dollarë, përpara se të tërhiqej pak gjatë tregtisë së mëngjesit në Azi.

    Nafta e papërpunuar e tregtuar në ShBA u rrit pak me 0.3% në 111.80 dollarë, shkruan BBC.

    Ky kërcim fillestar erdhi pasi Trump ushtroi më shumë presion mbi Teheranin duke kërcënuar se do të godiste urat dhe termocentralet e Iranit nëse Irani nuk tërhiqej nga kërcënimi i tij kundër anijeve që përpiqen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit, rrugën ujore tregtare kritike.

    Tregjet kryesore të aksioneve aziatike gjithashtu shënuan rritje. Bursa Nikkei 225 e Japonisë u rrit me 1.6%, ndërsa indeksi Kospi i Koresë së Jugut fitoi me 0.9%.

  • Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

    Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

    Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot në Shkup për të drejtën e provimit në gjuhën shqipe.

    Mevlan Ademi, organizator i protestës së studentëve shqiptarë në Shkup mbrëmë në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova tha se ata kërkojnë zbatimin e Gjuhës Shqipe.

    Ai u bëri thirrje partive politike duke u thënë se nëse mbështesin kauzën, të bashkohen me studentët.

    “Kemi organizuar një protestë paqësore. U bëj thirrje partive politike në çfarëdo lloj mënyre të mos tentojnë të etiketojnë, nëse janë me ne, le të vijnë atë ditë aty dhe le të ngrejnë zërin bashkë me ne, me studentët. Ne nuk jemi me ata, ne jemi për zbatimin e Gjuhës Shqipe”, tha ai.