ATV

Category: Lajme

  • Macron njofton tërheqjen e plotë nga politika

    Macron njofton tërheqjen e plotë nga politika

    Emmanuel Macron ka njoftuar se nuk do të përfshihet më në politikë pas vitit 2027, kur të përfundojë mandatin e tij të dytë në Pallatin Elysee. Kjo konfirmon se ai planifikon të tërhiqet plotësisht nga jeta politike, pasi ky është mandati maksimal ligjor.

    Gjatë një bisede me studentët në administratën greko-qipriote, Macron theksoi se nuk ishte përfshirë në politikë përpara se të bëhej president dhe se nuk do të vazhdojë në të njëjtën rrugë pasi të mbarojë mandati i tij.

    Duke reflektuar mbi punën e tij, presidenti francez theksoi se pjesa më e vështirë e mandatit të tij të fundit ishte balancimi i asaj që është arritur tashmë dhe reformave që kanë mbetur të papërfunduara.

    Ai shtoi se sfida ishte të ruheshin rezultatet e arritura, duke vazhduar me politika të reja dhe duke korrigjuar atë që, sipas mendimit të tij, nuk ishte bërë mjaftueshëm mirë.

    Me rastin e takimit informal të Këshillit Evropian, Macron ishte në Nikosia, ku u prit nga Nikos Christodoulides, administrata e të cilit aktualisht mban presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

  • Dronët ukrainas goditën selinë e FSB-së, 12 të vrarë

    Dronët ukrainas goditën selinë e FSB-së, 12 të vrarë

    Dronët ukrainas goditën një post komandues të Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) në Donetskun e pushtuar të mërkurën, duke vrarë 12 oficerë dhe duke plagosur 15 anëtarë të tjerë të shërbimit sekret rus, raportoi komandanti i Forcave të Sistemeve Pa Pilot, Robert Brovdi.

    Një seri shpërthimesh tronditën Donetskun rreth orës 8 të mëngjesit sipas orës lokale të mërkurën, me pamjet e publikuara në rrjetet sociale që tregojnë atë që duket jetë sulm me dron ukrainas.

    Forcat ukrainase përdorën dronë FP-2 të prodhuar nga kompania ukrainase e mbrojtjes Fire Point dhe të projektuar për sulme me rreze të mesme veprimi, me një ngarkesë prej 60 deri në 100 kilogramë, tha Brovdi.

    Operacioni, gjatë të cilit pilotët e dronëve kryen “tetë sulme precize në objektiv”, u krye nga Forcat e Sistemeve Pa Pilot së bashku me luftëtarë nga Korpusi i 1-rë i Brigadës Azov të Gardës Kombëtare të Ukrainës, thuhet në deklaratë.

    Objekti komandues që u sulmua dyshohet se ishte përgjegjëse për operacionet e sabotimit, ndërtimin e rrjeteve të inteligjencës, rekrutimin, kryerjen e sulmeve terroriste si dhe koordinimin e forcave ndërmjetëse ruse, raportoi Brovdi, i cili u vlerësua me çmimin më të lartë ukrainas “Hero i Ukrainës” nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në maj të vitit 2025.

  • Haradinaj shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Qosjen

    Haradinaj shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Qosjen

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka zhvilluar homazhe përkujtimore dhe ka shkruar në librin e zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.

    Homazhet do të mbahen deri në orën 16:00, ndërsa dita e sotme (24 prill) në Kosovë është shpallur ditë zie në nderim të tij.

    Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

    Nipi i tij, Valjet Rexhepi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se Qosja është varrosur të enjten në një ceremoni private familjare.

    “Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi”, ka shkruar Rexhepi.

  • Jahjaga shkruan në Librin e Zisë në nderim të akademik Rexhep Qosja

    Jahjaga shkruan në Librin e Zisë në nderim të akademik Rexhep Qosja

    Kuvendi i Kosovës po mban homazhe përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja.

    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ishte e pranishme në homazhet në nderim të jetës dhe veprës së akademik, Rexhep Qosja.

    Jahjaga me këtë rast ka shkruar ngushëllimet e saj në Librin e Zisë.

  • Deputetët e PDK-së bëjnë homazhe në nderim të akademik Rexhep Qosja

    Deputetët e PDK-së bëjnë homazhe në nderim të akademik Rexhep Qosja

    Kuvendi i Kosovës po mban homazhe përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja.

    Deputetë të grupit parlamentar të PDK-së kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së akademik, Rexhep Qosja

  • 50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 2101 tiketa të shqiptuara

    50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 2101 tiketa të shqiptuara

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend.

    Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, 16 aksidente trafiku kanë qenë me persona të lënduar, si dhe 36 aksidente me dëme materiale.

    Në kuadër të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, Policia ka shqiptuar gjithsej 2101 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave.

    Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 24 persona, ndërsa 11 persona janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor.

  • Tahiri i AAK-së arrin në Kuvend me portretin e kongresmenit Eliot Engel

    Tahiri i AAK-së arrin në Kuvend me portretin e kongresmenit Eliot Engel

    Shefi i grupit parlamenetar të AAK-së Besnik Tahiri, ka ardhur në Kuvendin e Kosovës me një portet të kongresmenit amerikan, Eliot Engel, i cili tha se portreti ka qenë kërkesë e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj

    Ai tha se këtë portret e ka bërë piktori Faton Kryeziu.

    Sot Kuvendi i Kosovës do të mabjë seancë solemne në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel.

  • Shahini: Kosova po hyn në një fazë të thellimit të varësisë nga importi

    Shahini: Kosova po hyn në një fazë të thellimit të varësisë nga importi

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se viti 2026 do të jetë ndër vitet më të vështira për ekonominë, biznesin dhe qytetarët e Kosovës.

    Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Shahini ka shkruar se Kosova po hyn në një fazë të thellimit të varësisë nga importi, ku prodhimi vendor po përballet me mungesë të mbështetjes dhe presion të madh nga konkurrenca e jashtme.

    Ai thotë se AKB-ja vlerëson se rritja e vazhdueshme e importeve, deficit tregtar në nivele rekorde historike po e dobëson prodhimin vendor në tregun e brendshëm.

    Postimi i tij i plotë:

    IMPORTET PRITET TË ARRIJNË RRETH 8 MILIARDË € NË 2026 – EKONOMIA E KOSOVËS NË RREZIK SERIOZ!

    Aleanca Kosovare e Bizneseve – Paralajmërim i hershëm!

    AKB-ja, duke analizuar trendet e tregtisë së jashtme për 3 muajt e parë të vitit 2026 dhe duke i krahasuar me vitin 2025, paralajmëron se viti 2026 do të jetë ndër vitet më të vështira për ekonominë biznesin dhe qytetarët e Kosovës.

    Kosova po hyn në një fazë të thellimit të varësisë nga importi, ku prodhimi vendor po përballet me mungesë të mbështetjes dhe presion të madh nga konkurrenca e jashtme.

    AKB-ja vlerson se rritje e vazhdueshme e importeve, deficit tregtar në nivele rekord historik po e dobëson prodhimin vendor në tregun e brendshëm.

    PROJEKSIONI I AKB-së PËR 2026

    Importet pritet të arrijnë rreth 8 MILIARDË €.

    Kjo do të thotë, varësi ekstreme nga mallrat e importuara,dalje masive e parasë nga ekonomia e Kosovës dhe ekonomi e bazuar në konsum, jo në prodhim.

    Nëse vazhdon ky trend, deficiti tregtar do të thellohet edhe më shumë, prodhuesit vendorë do të humbasin konkurrencën dhe do të rritet papunësia dhe varfëria në Kosovë.

    PARALAJMËRIMI I AKB-së

    Mungesa e politikave të qarta për mbështetjen e prodhimit vendor po e shtyn ekonominë e Kosovës drejt një krize strukturore.

    Viti 2026 rrezikon të jetë viti me deficitin më të madh tregtar në historinë e pasluftës.

    Qeveria e vendit duhet t’i ndërmarrë disa hapa konkretë:

    1. Mbështetje reale për prodhuesit vendorë

    2.Strategji për zëvendësimin e importeve

    3. Ulje e kostos së energjisë për bizneset

    4.Rritje e eksporteve dhe prodhimit vendor dhe të subvencionojë.

    Kosova nuk mund të zhvillohet duke importuar gjithçka dhe duke prodhuar pak.

    Është koha për veprim – jo për heshtje tha ne fund Agim Shahini kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

  • Shtetet më të pasura në botë për vitin 2026, ja cili vend kryeson listën

    Shtetet më të pasura në botë për vitin 2026, ja cili vend kryeson listën

    Evropa vazhdon të jetë një nga rajonet më të pasura në botë, por sot pasuria e një vendi nuk matet vetëm me sa prodhon ekonomia e tij.

    Sipas analizës së platformës financiare HelloSafe, një vend konsiderohet “i pasur” jo vetëm nga të ardhurat e larta, por edhe nga mënyra si jetojnë qytetarët. Në këtë renditje për vitin 2026, Norvegjia renditet e para në botë.

    Raporti thekson se treguesi GDP për banor nuk mjafton për të kuptuar realitetin, sepse nuk tregon nëse pasuria ndahet në mënyrë të drejtë mes njerëzve. Një vend mund të ketë shifra shumë të larta ekonomike, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që qytetarët jetojnë mirë.

    Një shembull i qartë është Irlanda. Ajo ka një GDP shumë të lartë për banor, por kjo ndikohet shumë nga prania e kompanive të mëdha ndërkombëtare.

    HelloSafe ka krijuar një “Indeks të Prosperitetit”, i cili kombinon disa faktorë: të ardhurat mesatare, nivelin e pabarazisë dhe treguesit socialë si shëndetësia dhe cilësia e jetesës. Qëllimi është të matet jo vetëm pasuria, por edhe mirëqenia reale e njerëzve.

    Në këtë indeks, vendet europiane dominojnë renditjen. Norvegjia zë vendin e parë falë të ardhurave të larta dhe një sistemi shumë të balancuar social. Pas saj renditen Irlanda dhe Luksemburgu, të cilat gjithashtu kanë ekonomi të forta dhe standard të lartë jetese.

    Në top-listë përfshihen edhe vende si Islanda, e cila vlerësohet për zhvillim njerëzor dhe nivel të ulët varfërie, si dhe Singapori, i cili ka të ardhura shumë të larta por ndikohet nga pabarazia më e madhe sociale.

    Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara renditen më poshtë në krahasim me Evropën, kryesisht për shkak të pabarazisë më të lartë

    Raporti tregon gjithashtu se vende si Franca, Italia dhe Spanja kanë pozita më të mesme, për shkak të të ardhurave më të ulëta ose sfidave sociale, ndërsa disa vende të Evropës Lindore kanë rezultate më të dobëta në krahasim me Perëndimin.

    Në përfundim, analiza thekson se sot koncepti i “vendit të pasur” ka ndryshuar. Nuk mjafton vetëm prodhimi ekonomik, por është po aq e rëndësishme se si shpërndahet pasuria dhe sa mirë jetojnë qytetarët në realitetin e përditshëm.

  • Haxhiu shkruan në Librin e Zisë në nderim të akademik Rexhep Qosja

    Haxhiu shkruan në Librin e Zisë në nderim të akademik Rexhep Qosja

    Nën përkujdesjen e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, janë organizuar homazhe përkujtimore dhe është hapur Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.

    E, para që u shkrua në Librin e Zisë është ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherit kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

    Homazhet do të mbahen deri në orën 16:00, ndërsa dita e sotme (24 prill) në Kosovë është shpallur ditë zie në nderim të tij.

    Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

    Nipi i tij, Valjet Rexhepi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se Qosja është varrosur të enjten në një ceremoni private familjare.

    “Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, ka shkruar Rexhepi./EO/