ATV

Category: Lajme

  • Bajqinovci akuza partive opozitare: Kërkuan president konsensual, tani po duan kandidatë nga partitë e tyre

    Bajqinovci akuza partive opozitare: Kërkuan president konsensual, tani po duan kandidatë nga partitë e tyre

    Deputeti Mefail Bajqinovci nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë në një emision të Euronews Albania.

    Ai aty tha se Lëvizja Vetëvendosje dhe kreu i saj, Albin Kurti, ka shprehur “gatishmëri për dialog” deri në momentet e fundit.

    Bajqinovci përmendi ofertat e Kurtit për partitë opozitare në këmbim të votave për të propozuarin e tyre për president, Glauk Konjufca, duke shtuar se ato s’janë pranuar.

    “Ditën e hënë, ora 23:59 ë shpërndahet Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Andaj është një apel që opozita të reflektojë dhe të ulemi. Unë mendoj që kjo opozitë nuk duhet të mendojë që si zoti Kurti vetëm të mos jetë në pushtet, por të mendojë që t’i japë zgjidhje çështjes së presidentit. Ne jemi të interesuar që sa më shpejt të arrihet një zgjidhje brenda këtyre ditëve të mbetura, sepse në të kundërtën Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi treguar gatishmëri për kompromis dhe kemi ofruar zëvendëskryeministrin dhe katër ministri për Lidhjen Demokratike të Kosovës, apo edhe pozita të rëndësishme në institucionet e shtetit, si një formë e bashkëqeverisjes dhe stabilitetit institucional, por kjo ofertë fatkeqësisht nuk është pranuar dhe nuk është parë me seriozitetin e duhur nga opozita, edhe pse do të kishte shmangur një krizë të re politike”.

    Bajqinovci më pas hodhi akuza në drejtim të partive opozitare, duke thënë se në fillim deshën kandidat konsensual për president, por se më pas, sipas tij, ndryshuan qëndrim.

    Opozita fillimisht ka deklaruar publikisht se kërkon një president konsensual dhe mbi partiak, që të jetë i pranueshëm për të gjitha palët politike në vend, por gjatë rrugës ka ndryshuar qëndrim dhe tani po kërkon kandidatë që vijnë drejtpërdrejt nga partitë e tyre politike, dhe kjo e vështirëson arritjen e një marrëveshjeje sepse nuk kemi më një qëndrim të unifikuar nga ana e tyre”, tha ai.

    Bajqinovci shtoi se Vetëvendosje mbetet e hapur për dialog deri në momentet e fundit të afatit kushtetues, duke theksuar se zgjidhja politike është e domosdoshme për të shmangur zgjedhjet e parakohshme dhe një krizë të re institucionale në vend.

  • Ambasadori Malaj për Qosjen: Gëzon reputacion të jashtëzakonshëm në Shqipëri

    Ambasadori Malaj për Qosjen: Gëzon reputacion të jashtëzakonshëm në Shqipëri

    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka bërë homazhe në Kuvendin e Kosovës në nderim të akademikut të njohur Rexhep Qosja.

    Malaj e vlerësoi lart kontributin e Qosjes në letërsi dhe në mendimin intelektual shqiptar, duke e cilësuar veprën e tij si një “pasuri të jashtëzakonshme”.

    “Gjithçka që ka lënë akademiku Rexhep Qosja është një pasuri e jashtëzakonshme. Për këtë arritje që jetojmë sot mendoj që më mirë akoma do të jetë për brezin e ri që do të mund të prek tezat e tij dhe gjithçka që ka ai ka bërë për letërsi”, u shpreh Malaj.

    Ai shtoi se Qosja gëzon një reputacion të madh në Shqipëri.

    “Në Shqipëri, Rexhep Qosja gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm, kjo nuk do të thotë që ai nuk e gëzon në Kosovë, por unë kam bindjen se ne do të dimë t’ia kthejmë atë kontribut të tij në vlerë për shoqërinë shqiptare”, shtoi Malaj.

  • DASH e falënderon Kosovën që e shpalli si organizatë terroriste IRGC-në iraniane

    DASH e falënderon Kosovën që e shpalli si organizatë terroriste IRGC-në iraniane

    Departamenti Amerikan i Shtetit, përkatësisht Zyra kundër Terrorizmit, e ka falendëruar Kosovën për vendimin e shpalljes së organizatës iraniane IRGC si organizatë terroriste.

    “Ne e falënderojmë Kosovën për qëndrimin kundër terrorizmit dhe për përcaktimin e IRGC-së si një organizatë terroriste”, shkruan DASH në reagim.

    Qeveria e Kosovës e ka shpallur si organizatë terroriste Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), gjatë një mbledhjeje me 20 prill në Prishtinë.

    Kryeministri Albin Kurti tha se “përmes këtij vendimi, Kosova e forcon qëndrimin e saj në mbrojtjen e sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”.

    “Ky është rreshtim i qartë i Kosovës përkrah aleatëve të vet strategjikë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, kishte deklaruar Kurti.

  • Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovës për të pasur shtet

    Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovës për të pasur shtet

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar ish-kongresmenin amerikan Eliot Engel, duke thënë se ai e njihte të drejtën historike të Kosovës për të pasur një shtet.

    “Besoj që zgjidhja e vetme për Kosovën është pavarësia. Më lejoni të them Kosovë, sepse 90 për qind e njerëzve që jetojnë aty i thonë Kosovë. Shqiptarët e Kosovës kurrë nuk do të trajtohen mirë nën Serbi”, citoi Engelin në deklaratën që e kishte dhënë gjatë një paraqitjeje në Komitetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në vitin 1999.

    Kurti theksoi se Engel kishte mbetur i qëndrueshëm në këtë qëndrim ndër vite.

    “Miku dhe mbështetësi i shqiptarëve nuk hezitoi të ngrinte zërin për të drejtat e njeriut dhe të pozicionohej në anën e duhur të historisë. Interesi i sinqertë për të ardhmen e Kosovës ka qenë në qendër të takimeve tona, duke fillu

    “Kështu e kishte nisur fjalën tij Eliot Engel në komitetin për marrëdhënie ndërkombëtare në vitin 1999. Miku dhe mbështetësi i shqiptarëve nuk hezitoi të ngriste zërin për të drejtat e njeriut dhe të pozicionohej në anën e duhur të historisë.

    “Interesi i sinqertë për të ardhmen e Kosovës ishte në qendër të takimeve tona që kemi pasur duke filluar nga takimi i parë me të nga takimi i parë në 1997 në New York”, tha Kurti.

  • Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë, jemi krenarë për ty

    Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë, jemi krenarë për ty

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e tij të 58-të. Edhe kjo datëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

    Djali ish-kryeministrit të Kosovës, Endrit Thaçi përmes një postimi në Instastory ka uruar babain e tij duke potencuar faktin e mungesës dhe ndjenjës së krenarisë për të.

    “Bab, gëzuar ditëlindjen. Na mungon çdo ditë, por sot edhe më shumë. Jemi krenarë për ty dhe forcën tënde”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

  • Osmani bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për akademikun Rexhep Qosja

    Osmani bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për akademikun Rexhep Qosja

    Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar homazhe përkujtimore dhe ka shkruar në Librin e Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.

    Homazhet do të mbahen deri në orën 16:00, ndërsa dita e sotme (24 prill) në Kosovë është shpallur ditë zie në nderim të tij.

    Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

    Nipi i tij, Valjet Rexhepi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se Qosja është varrosur të enjten në një ceremoni private familjare.“Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, ka shkruar Rexhepi.

  • Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë, Kosova të pret

    Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë, Kosova të pret

    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza e ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për ditëlindjen e tij.

    “Edhe një ditëlindje larg Kosovës. E gjashta me radhë, President. Jo si zgjedhje, por si një padrejtësi që ka zgjatur shumë. Megjithatë, ka diçka që nuk është zbehur e as lëkundur asnjë ditë: qëndrueshmëria jote dhe besimi e krenaria jonë. Na ke munguar shumë. Tani është koha të ritakohemi dhe të festojmë në atdhe. Kosova të pret. Ne të presim. Urime ditëlindjen, President!”, ka shkruar Hamza.

  • Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot Engel, mban një minutë heshtje

    Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot Engel, mban një minutë heshtje

    Ka nisur seanca përkujtimore e Kuvendit të Kosovës në nder të kongresmenit amerikan, Eliot Engel.

    Seanca nisi me një minutë heshtje në nder të Engelit, i cili vdiq më 10 prill.

    Ai ka dhënë një kontribut të madh për Kosovën.

  • Musliu – Haxhiut: Zor është me na shti në kurth mu ose Haradinajn, krahasimi me të është nder

    Musliu – Haxhiut: Zor është me na shti në kurth mu ose Haradinajn, krahasimi me të është nder

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka komentuar deklaratën e kryeparlamnetares Abulena Haxhiu, për ‘reflektimin’ ndaj vërejtjeve të saj, për përdorimin e gjuhës në Kuvend.

    Haxhiu dje tha se Musliu dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj “duket se kanë fillu me reflektu”, duke iu referuar fjalimit të deputetes së PDK-së, që e përmendi emrin e Dejona Mihalit në fund të deklarimit.

    Deputetja Musliu ishte e qartë në diçka që thotë se e ka arritur ndaj kryetares së Kuvendit – dekodimi.

    Sipas saj, Haxhiu është lehtë e lexueshme, prandaj kësisoj ajo thotë s’mund t’i fus në kurth as atë e as Haradinajn.

    Madje, krahasimin me këtë të fundit e quajti nder.

    “Unë dhe zoti Haradinaj, ia thash edhe zonjës Haxhiu sot në sallë të Kuvendit, pa mikrofon normal, e dëgjoi ajo shumë mirë. E kemi dekoduar, sepse lexohet lehtë zonja Haradinaj. Është goxha zor me na shti në kurth qoftë mu ose zotin Hardinaj. Për mu, krahasimi me zotin Haradinaj është nder”., tha ajo për Klankosova.

  • Macron njofton tërheqjen e plotë nga politika

    Macron njofton tërheqjen e plotë nga politika

    Emmanuel Macron ka njoftuar se nuk do të përfshihet më në politikë pas vitit 2027, kur të përfundojë mandatin e tij të dytë në Pallatin Elysee. Kjo konfirmon se ai planifikon të tërhiqet plotësisht nga jeta politike, pasi ky është mandati maksimal ligjor.

    Gjatë një bisede me studentët në administratën greko-qipriote, Macron theksoi se nuk ishte përfshirë në politikë përpara se të bëhej president dhe se nuk do të vazhdojë në të njëjtën rrugë pasi të mbarojë mandati i tij.

    Duke reflektuar mbi punën e tij, presidenti francez theksoi se pjesa më e vështirë e mandatit të tij të fundit ishte balancimi i asaj që është arritur tashmë dhe reformave që kanë mbetur të papërfunduara.

    Ai shtoi se sfida ishte të ruheshin rezultatet e arritura, duke vazhduar me politika të reja dhe duke korrigjuar atë që, sipas mendimit të tij, nuk ishte bërë mjaftueshëm mirë.

    Me rastin e takimit informal të Këshillit Evropian, Macron ishte në Nikosia, ku u prit nga Nikos Christodoulides, administrata e të cilit aktualisht mban presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.