ATV

Category: Lajme

  • Selmanaj: Me dakordimin për personat e zhdukur, Kosova ia mundëson Serbisë të heq përgjegjësinë penale e juridike-shtetërore

    Selmanaj: Me dakordimin për personat e zhdukur, Kosova ia mundëson Serbisë të heq përgjegjësinë penale e juridike-shtetërore

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka kritikuar kryeministrin e Kosovës për deklaratën rreth personave të zhdukur për të cilën Kurti u dakordua me Vuçiqin në Bruksel.

    Sipas Selmanajt, përmes pajtimit për një deklaratë të tillë, Kosova ia mundëson Serbisë që të heq përgjegjësinë penale juridiko-shtetërore për zhdukjet e dhunshme.

     “Me dakordimin e deklaratës për të zhdukurit, Kosova i mundëson Serbisë që të heq përgjegjësinë penale juridiko-shtetërore për zhdukjet e dhunshme sipas Nenit 2 të Konventës së OKB-së”, ka thënë Selmanaj.

    Deputeti i LDK-së thotë se heqja e fjalisë “të zhdukur me dhunë” tregon se Kurti ka për qëllim tejkalimin dhe jo adresimin e krimeve.

    “Po ua citoj nenin 2. Zhdukje me dhunë konsiderohet çdo arrestim ndalim nga agjentë të shtetit apo grupe personash nën autorizimin e shtetit. Heqja e fjalisë të zhdukur me dhunë rrezikon brutalisht që përmes devijimit të terminologjisë ta konfirmoj që se ka për qëllim adresimin por tejkalimin”, ka shtuar tutej Selmanaj.

  • 26 aktakuza kundër 31 personave, për vepra të ndryshme penale

    26 aktakuza kundër 31 personave, për vepra të ndryshme penale

    Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur njëzet e
    gjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetë e një (31) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tre (3) personave, si dhe është parashtruar një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, dy (2) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për vepra të ndryshme penale.
    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore e Pejës gjatë 24 orëve të fundi, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave. Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen veprës penale.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

  • ​Certifikohet rezultati për Kuvendin Komunal në Leposaviq, 3 ulëse mbesin të zbrazëta

    ​Certifikohet rezultati për Kuvendin Komunal në Leposaviq, 3 ulëse mbesin të zbrazëta

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) certifikoi rezultatet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal në Leposaviq. Megjithatë, Kuvendi nuk është i plotë, pasi është miratuar rezultati vetëm për 16 asamblistë ndërsa ka gjithsej 19 ulëse. Kjo në mungesë të votave për kandidatët që kanë garuar për Asamble nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Sipas rezultatit, Lëvizjes Vetëvendosje i takojnë 15 ulëse por vetëm 12 kandidatë të saj kanë marrë vota e rrjedhimisht KQZ ka vendosur që LVV te ketë vetëm 12 këshilltarë komunalë.

    Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia “Kosovskih Srba” kanë marrë nga dy ulëse të tjera secila.

    Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se ka ardhur rekomandimi nga ekretariati që rezultati të certifikohet pasi vetëm kështu i hapet rrugë krijimit të institucioneve lokale në Leposaviq.

    “Lëvizja Vetëvendosje 76.1%, 15 ulëse të fituara. Partia Demokratike e Kosovës me 19.2%, 2 ulëse të fituara si dhe Partia Kosokvih Srba me 4.6% me 2 ulëse të fituara. Ndërsa në listën e kandidatëve Lëvizja Vetëvendosje i ka 12 kandidatë të cilët kanë marrë vota. Partia Demokratike i ka dy kandidatë që kanë marrë vota dhe Partia ‘Kosovskih Srba’ me dy kandidatë që kanë marrë vota”, deklaroi Radoniqi.

    Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje nga KQZ, Sami Kurteshi, deklaroi se interpretimi i sekretariatit është i kundërligjshëm.

    “Diskutimin e kemi shterur si mendojmë ne, secili kemi mbetur vetëm me marr një vendim, vendimi është i domosdoshëm për hapje të rrugës, mendoj se interpretimi që ka dhënë sekretariati është jo i drejtë, i kundërligjshëm, prandaj do të votoj kundër, edhe kolegu im nga Vetëvendosje do të votojë kundër sepse mendojmë se nuk është interpretim i drejtë”, tha Kurteshi.

    Pas hedhjes në votim, 8 anëtarë të KQZ-së votuan pro, dy anëtarët që përfaqësojnë LVV-në votuan kundër, ndërsa përfaqësuesja e Listës Serbe abstenoi me votën e saj. Me këtë rast, është certifikuar edhe rezultati për këto zgjedhje.

  • Haradinaj kërkon nga qeveria që ta bëjë rishikimin e buxhetit: Të rriten pagat

    Haradinaj kërkon nga qeveria që ta bëjë rishikimin e buxhetit: Të rriten pagat

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është koha që tani të bëhet rishikimi i buxhetit për vitin 2023.

    “Kemi kohë për zgjidhje të duhura dhe tema që janë në interes të të gjithëve. Vitin e kaluar është implementuar 17 për qind e buxhetit. Edhe këtë ka dinamikë të njëjtë”, është shprehur Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë në seancë se në këtë periudhë është rritur “vetëm luksi qeveritar”.

    “Qeveria duhet t’i përmbushë detyrat e veta ndaj të punësuarve në sektorin publik. Policia ka kohë që u është hequr rrezikshmëria, por kur duhet të shkojnë në veri ata shkojnë. Logjika që policët të mos përfshihen është e pakuptimtë. Prandaj qeveria duhet të bëjë plan që buxhetin për paga ta rrisë. E ka mundësinë që këtë ta bëjë përmes rishikimit”, shtoi ai.

  • Hoxha: Kurti duhet t’u kërkojë falje familjarëve të të pagjeturve

    Hoxha: Kurti duhet t’u kërkojë falje familjarëve të të pagjeturve

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti duhet t’u kërkojë falje familjarëve të të pagjeturve. Ajo është shprehur se në takimin e 2 majit në Bruksel, rrëfimi dhe dhimbja e tyre është përmbysur.

    Në seancë plenare, Hoxha në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së ka deklaruar se Serbia nuk ka asnjë obligim juridik për reparacione ndaj të pagjeturve.

    “Me 2 maj në Bruksel, rrëfimi i tyre është rrokullisur, dhimbja e tyre është përmbysur, është baraz-vlerësuar. Kryeministri i Kosovës ka shpikuar një term të ri, i cili nuk ekziston në konventat ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Konventën për Mbrojtjen e Personave të Zhdukur me dhunë, e që nuk njihet as si kategori juridike. Që i bie, për ta thjeshtësuar, asnjë obligim juridik Serbia nuk e ka në kuptimin e reparacionit dhe çështjeve të tjera që lidhen me kategorinë e të pagjeturve në Kosovë”, ka thënë ajo, transmeton kp.

    Hoxha është zotuar se do të vazhdojë të jetë zëri i familjarëve të të pagjeturve, e cila edhe ka transmetuar audion e këngës së saj për të pagjeturit.

    “Por, edhe sot duke e lënë në ndërgjegjen e kryeministrit, i cili ka ushtruar dhunë, ka instrumentalizuar çështjen e të pagjeturve kur ka qenë në opozitë dhe ka premtuar se do të ketë kërkim-falje herën e parë kur ulet në takim me Vuçiqin dhe ka marrë pushtet me këtë premtim, sot besoj që ai do të duhej të ishte këtu dhe të kërkojë falje, ai personalisht ndaj nënave dhe familjarëve të të pagjeturve”, ka shtuar ajo.

  • Hapen konkurse në gjashtë ndërmarrje publike, Rizvanolli u bënë thirrje qytetarëve që të aplikojnë

    Hapen konkurse në gjashtë ndërmarrje publike, Rizvanolli u bënë thirrje qytetarëve që të aplikojnë

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se janë hapur konkurset për punësim në gjashtë ndërmarrje publike.

    ”Ndërmarrjet tona publike kanë nevojë për profesionistë të aftë për t’i zhvilluar ato edhe më tej“, ka shkruar ajo në Twitter.

    Bëhët fjalë për ndërmarrjet si KRU Gjakova, KRU Mitrovica, KRU Drini i Bardhë, KEK, Trainkos, Trepça.

    ”Ju ftojmë të aplikoni”, ka bërë thirrje Rizvanolli.

  • Zjarrfikësit kërkojnë kushte më të mira të punës

    Zjarrfikësit kërkojnë kushte më të mira të punës

    Kryetari i Shoqatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka ka uruar zjarrfikësit në Ditën Botërore të tyre, me ç’rast edhe ka apeluar institucionet vendore që të mbështesin më shumë këtë kategori, duke u krijuar kushte më të mira të punës.

    Ai ka thënë se 4 Maji, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve edhe ketë vit zjarrfikësit në Kosovë i gjen në gjendje jo të mirë, me shumë paqartësi sa i përket Kompetencave Menaxhuese, statusi të pazgjidhur.

    Në një komunikatë për media ai ka thënë se zjarrfikësit në Kosovë nuk i gëzojnë as të drejtat e tyre dhe se u mungojnë kushtet e punës.

    “Sfidë kryesore për zjarrfikësit e Kosovës mbetet moszbatimi i ligjeve, mosdefinimi i kompetencave mes nivelit qendror dhe lokal, mungesa e planifikimit buxhetor, mungesa e investimeve, ndarja e përgjegjësive, se kush duhet të përkujdeset për zjarrfikësit, kjo shkakton probleme dhe zjarrfikësit pësojnë pikërisht nga ky dualizëm i krijuar, kjo gjendje ka paraqitur problem edhe ne përfitimin dhe realizimin e te drejtave që ju takojnë me ligj, ne kompensimin e ndërrimeve te natës, orët jashtë orarit, festave dhe benifiteve tjera, keto benifite nuk janë realizua pikërisht për shkak te mosdefinimit të kompetencave dhe dualizmit të krijuar në mes të nivelit qendror dhe lokal”, ka thënë Beka.

    Sipas tij, zjarrfikësit e Kosovës janë pa përkujdesje institucionale.

    “Askush nuk merr përgjegjësinë qe ju takon si punëdhenës që te përkujdeset për të permbushur obligimet qe dalin nga aktet ligjore dhe nga kontrata e themelimit te marrëdhënies së punës dhe kjo gjendje e krijuar i ka irrituar Zjarrfikësit, ka krijuar gjendje të pakuptimtë, të papranuar dhe të papërballueshme, konsiderojmë se këto shkelje ligjore, diskriminime po rëndojnë mbi supet e zjarrfikësve.Sfidë tjetër mbetet numri i vogël i zjarrfikësve, pajisjet dhe mjetet e punës në mungesë, pajisje të patestuara sipas deklaratës se prodhuesit, mos aplikimi i masave për mbrojtje dhe siguri në punë, mungesa e sigurimeve shëndetësore, dhe diskriminimet dhe shkeljet e te drejtave të kësaj kategorie të të punësuarve në nivel vendi”, ka shkruar ai mes tjerash.

    Megjithatë, Beka ka thënë se mbesin me shpresë dhe besim që ky vit do të jetë vit i kthesës, vit i realizimit te drejtave dhe përmirësimit të gjendjes së zjarrfikësve të Kosovës.

    “Prandaj edhe njëherë apelojmë te institucionet shtetërore, Qeveria e Kosovës, ministritë përkatëse, kryetarët e komunave, që t’i harmonizojnë qëndrimet dhe urgjentisht të angazhohen që kjo gjendje e krijuar të tejkalohet dhe zjarrfikësve t’iu kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur me vite, të krijohen kushte normale për punë, të ngriten kapacitetet operative, që shërbimi i zjarrfikësve të trajtohet ashtu siç e meritojnë shpëtimtarët kudo në mbarë botën, gjithashtu i ftoj institucionet nga niveli qendror, zyrën e kryeministrit, Ministrinë e Punëve te Brendshme, AME dhe të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës, që me rastin e ditës së zjarrfikësve t’i vizitojnë shërbimet e zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Kosovë, që nga afër t’i shohin se me çfarë problemesh ballafaqohet ky shërbim dhe t’i ndajnë pak minuta me zjarrfikësit e Kosovës, në shenjë respekti dhe solidariteti me profesionin më human dhe shumë të rëndësishëm në aspektin e sigurisë”, ka përfunduar ai. /kp

  • Qëndrimi i Odës Amerikane lidhur me Projektligjin për Çmimet e Produkteve Medicinale në Kosovë

    Qëndrimi i Odës Amerikane lidhur me Projektligjin për Çmimet e Produkteve Medicinale në Kosovë

    Rregullimi i çmimit të barnave në Kosovë është një hap përpara drejt shërbimeve cilësore shëndetësore me theks në barazi. Si avokues kryesor për promovimin e sektorit privat dhe rritjes ekonomike në Kosovë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kupton rëndësinë kritike të një sistemi funksional shëndetësor në vend.

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë gjithashtu vlerëson përpjekjet e Qeverisë në përcaktimin e parimeve të Çmimeve Referenciale Ndërkombëtare (IRP) dhe e mbështet këtë rregullore si një ndër mënyrat për të siguruar qëndrueshmëri dhe qasje të vazhdueshme në barna për pacientët kosovarë. IRP duhet të zbatohet në përpikmëri, por nuk duhet të mbetet i vetmi mekanizëm për përmirësimin e qasjes në barnave për pacientët. Duhet të merren në konsideratë edhe mekanizma të tjerë si negociatat e drejtpërdrejta me prodhuesit inovatorë dhe marrëveshjet e hyrjes së menaxhuar (MEA) si pjesë e procesit të rimbursimit.

    Qasja në shërbime të përballueshme të kujdesit shëndetësor dhe me cilësi të lartë është thelbësore për zhvillimin ekonomik të Kosovës, pasi rrit produktivitetin, aftësitë e fuqisë punëtore dhe mirëqenien e përgjithshme të popullatës, prandaj rregullimi i çmimeve të barnave është një komponent kritik i sigurimit të qasjes së përballueshme dhe të barabartë në kujdesin shëndetësor në Kosovë. Vendosja e kontrolleve të çmimeve ndihmon në adresimin e çështjes së kostos së lartë të barnave, duke promovuar çmime fer dhe të përballueshme për barnat esenciale, për të siguruar që të gjithë individët të kenë qasje në barnat që u shpëtojnë jetën, pavarësisht nga niveli i të ardhurave të tyre.

    Në këtë drejtim, Oda Amerikane mirëpret dhe ofron të gjithë mbështetjen tonë në miratimin dhe zbatimin e shpejtë të Ligjit për Çmimin e Barnave në Kuvendin e Kosovës. Oda Amerikane beson që rregullimi i çmimit të barnave luan një rol vendimtar në promovimin e qasjes në barna, stimulimin e inovacionit dhe promovimin e konkurrencës në tregun farmaceutik dhe rritjen e efikasitetit të përgjithshëm të sistemit të kujdesit shëndetësor. Kjo bazë rregullative do të mundësojë që çmimet e barnave të jenë të arsyeshme, fer dhe transparente duke mbrojtur edhe interesat e kompanive farmaceutike, që përbëjnë një industri kyçe për ekonominë e Kosovës.

    Në fund, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë konsideron rregullimin e çmimit të barnave si një ndërhyrje me ndikim për të promovuar qasjen në barna esenciale, për të përmirësuar rezultatet e kujdesit shëndetësor si dhe për të avancuar zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës.

  • U operua në Spitalin e Prizrenit në muajin shkurt – qytetari fajëson mjekët se ia humbën shikimin në njërin sy

    U operua në Spitalin e Prizrenit në muajin shkurt – qytetari fajëson mjekët se ia humbën shikimin në njërin sy

    Një person nga Prizreni ka fajësuar mjekët e Spitalit Rajonal në këtë komunë se ia kanë humbur shikimin në njërin sy, pas një operacioni që kishte kryer në këtë spital.

    Sipas raportit të policisë thuhet se viktima dje kishte raportuar rastin në polici, duke thënë se me datën 13 shkurt 2023 ishte operuar në Spitalin Rajonal Prizren dhe sipas tij nga ajo ditë e ka humbur shikimin në njërin sy edhe pse i ka kryer disa intervenime në spitalin e Turqisë, por pa suksese.

    Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një mashkull kosovar -kirurg, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

  • Të shtunën dy herë nga 30 sekonda, testohet alarmi publik në Prishtinë

    Të shtunën dy herë nga 30 sekonda, testohet alarmi publik në Prishtinë

    Komuna e Prishtinës ka dalur me një njoftim ku tregon se këtë të shtunë do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmit Publik.

    Siç thuhet në njoftimin e kësaj komune, testimi është mënduar që të bëhet në orën 12:05 dhe të bëhet dy herë nga 30 sekonda.

    “Ju njoftojmë se ditën e shtunë, më 06 maj 2023, duke filluar nga ora 12:05, do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmit Publik më zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftim.