ATV

Category: Lajme

  • Konjufca takohet me Ramën

    Konjufca takohet me Ramën

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

    Takimi është zhvilluar pa praninë e medieve. Rama fillimisht është pritur në takim nga e para e shtetit Vjosa Osmani.

    Takimin me Ramën e ka refuzuar kreu i Qeverisë, Albin Kurti. Ai ka thënë se me Ramën do të takohet vetëm në mbledhjen e dy qeverive.

  • Takimi me Ramën – deklarohet Osmani tregon se çka u diskutua

    Takimi me Ramën – deklarohet Osmani tregon se çka u diskutua

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanii është deklaruar pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të enjten në Prishtinë.

    Osmani ka deklaruar se me Ramën kanë diskutuar për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit

    ”Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit“, ka shkruar Osmani.

    Gjithashtu njoftoi se është folur edhe për raportet në mes dy shteteve.

    “Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike“, ka thënë ajo.

    Nuk dihet nëse do të ketë takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe Edi Ramës.

  • Takim i paparashikuar – Rama me ambasadorin Hovenier në Kuvendin e Kosovës

    Takim i paparashikuar – Rama me ambasadorin Hovenier në Kuvendin e Kosovës

    Ambasadori amerikan Jeff Hovenier i cili ndodhet tashmë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës do të ketë një takim të veçantë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

    Takimi mes tyre ka nisur, pasi takimi i Ramës me presidenten Osmani ka përfunduar tashmë.

    Takimi i Ramës me ambasadorin Hovenier nuk i ishte i parashikuar në agjendën e kryeministrit, ndaj kjo ka bërë që për pak minuta takimi me kryetarin e kuvendit Glauk Konjufcën të shtyhet pas përfundimit të takimit Rama – Hovenier.

  • Dy porositë e një qytetari në Prishtinë për Edi Ramën

    Dy porositë e një qytetari në Prishtinë për Edi Ramën

    Kryeministri Edi Rama, ka nisur vizitën në Kosovë.

    Me arritjen e tij në Prishtinë, kryeministri Edi Rama është pritur nga presidentja Osmani.

    Teksa po zhvillohet takimi mes Ramës dhe presidentes Osmani, një qytetar ka dalë para presidencës me dy pankarta për t’i dërguar një porosi kryeministrit shqiptar, raporton atvlive.tv.

    “Si Edi, je në shtëpinë tënde. Si kryeministër, rri në shtëpinë tënde”, shkruhet në pankartën e parë të qytetarit.

    “Me turin tënd ballkanik, në turrë t’sëmës”, shkruhet në pankartën e dytë. /atvlive.tv

  • Një qytetar në Viti e dorëzon në polici portofolin që e gjeti me mbi 1 mijë e 400 euro

    Një qytetar në Viti e dorëzon në polici portofolin që e gjeti me mbi 1 mijë e 400 euro

    Qytetari me inicialet D.S. sot e ka dorëzuar në stacionin policor të Vitisë një portofol që e kishte gjetur dhe në të ishin 1,940 euro e 65 cent, si dhe 100 franga zvicerane.

    Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se në portofol nuk ishte asnjë dokument identifikues.

    “Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur ta identifikojë personin (një mërgimtar) që i kishte humb portofoli, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer, ku me rastin e kthimit i pranishëm ishte edhe qytetarit që e ka gjetur portofolin”.

    “Pronari i portofolit e falënderoi Policinë e Kosovës edhe palën qe i ka kthyer portofolin. Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

  • Merret vendim – fushata e korrje shirjeve nuk fillon para pjekjes se plotë të grurit

    Merret vendim – fushata e korrje shirjeve nuk fillon para pjekjes se plotë të grurit

    Përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në një takim të përbashkët me përfaqësuesit e drejtorive Komunale për Bujqësi dhe atyre të Shoqatës së Mullistëve kanë mbajtur takimin e në të cilin u diskutua për parapërgatitjet për fillimin e procesit të korrje-shirjeve të drithërave të bardha, si dhe mbarëvajtjen e këtij procesi sa i përket vitit 2023.

    Gjatë këtij takimi, palët e përfshira në këtë proces u pajtuan që të mos fillohet me korrje shirjet para pjekjes se plotë të grurit, e krahas kësaj edhe drejtoritë Komunale për Bujqësi të raportojnë në MBPZHR, gjegjësisht tek Komisioni qendror për monitorimin e korrje-shirjeve për vitin 2023, të paktën një herë brenda javës lidhur me ecurinë e korrje-shirjeve në komunat e tyre.

    Me këtë rast, bazuar në çmimin aktual të derivateve të naftës, pjesëve rezervë të autokombajnave, si dhe gjendjes së zhvillimit të grunajave, MBPZHR-ja, përfaqësuesit e DKB-ve dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve, sugjerojnë/propozojnë se çmimi real i korrje-shirjeve për vitin 2023 do të ishte 130 euro/ha (nënkuptohet se çmimi i korrje-shirjeve caktohet me marrëveshjen në mes të fermerëve dhe autokombajnerëve).

    Ndryshe, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në kuadër të mbjelljeve vjeshtore të vitit 2022 me kulturën e grurit është mbjellë një sipërfaqe prej 71,008.20 hektarë.

  • Treni godet një veturë, vdes shoferi

    Treni godet një veturë, vdes shoferi

    Policia e Kosovës njofton se të enjten në fshatin Videjё të Klinёs ka humbur jetën një person si pasojё e aksidentit me fatalitet ndërmjet trenit tё udhëtarëve dhe njё veture.

    Sipas policisë, si pasojë e aksidentit njё person (vozitёsi i veturёs) ёshtё lënduar rёndё, i njëjti ёshtё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, por aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës

    “Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit njё person (vozitёsi i veturёs) ёshtё lënduar rёndё, i njëjti ёshtё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Ndërsa, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

  • Haxhiu nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë

    Haxhiu nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë

    Ministria e Drejtësisë, ka bërë të ditur se ministrja Albulena Haxhiu, ka nënshkruar marrëveshjen me ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë.

    Këto marrëveshje tashmë ishin nënshkruar nga Qeveria e Shqipërisë dhe sot janë dërguar në Kosovë për t’u nënshkruar nga pala kosovare.

    Këto marrëveshje ishin planifikuar të nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, që ishte paraparë të mbahet më 14 qershor, mirëpo ishte anuluar.

    Ndërkohë, kryeministri, Albin Kurti të mërkurën ka thënë se meqë Rama vjen në Kosovë atëherë i ka propozuar atij që të mbahet mbledhja e përbashkët e dyqeverive.

    Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten ka njoftuar se pala shqiptare ka nënshkruar marrëveshjet dhe ka dërguar ato për nënshkrim nga ana e Kosovës.

    “Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite.” – ka shkruar Rama në Facebook.

    Rama do të qëndrojë sot në Kosovë, por nuk dihet nëse do të takohet me Kurti, por tashmë dihet se Rama do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

  • Berisha: Rama është armik i hapur i Kosovës, i turpshëm turi i tij ballkanik

    Berisha: Rama është armik i hapur i Kosovës, i turpshëm turi i tij ballkanik

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur sot të turpshëm turin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka deklaruar se Rama është armik i hapur i Kosovës dhe se agjenda e tij ndaj Kosovës ka nisur në javën e parë kur ai ka marrë pozitën.

    Kryetari i PD-së ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është armik i deklaruar i Kosovës, sipas tij, me një agjendë të pastër, të qartë serbe ndaj Kosovës.

    “Turi i Ramës është një tur i turpshëm, turi i një njeriu, i cili është i aftë të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Edi Rama është një armik i hapur, i deklaruar i Kosovës me një agjendë të pastër, të qartë serbe ndaj Kosovës. Agjenda e Edi Ramës kundër Kosovës nisi javën e parë të ardhjes në pushtet, kur akoma pa bërë betimin si kryeministër i vendit, vrapo në Kosovë dhe zbrazi parlamentin për shkak të qëndrimit fyes ndaj arkitektit të Kosovës së pavarur, Ibrahim Rugovës, detyroi deputetet e LDK të braktisnin parlamentin. Më vonë, Edi Rama riktheu fuqishëm projektin serb të shpërbërjes së Kosovës, ndryshimit të kufijve, de-facto ndarjes së Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë. Pasi dështoi me këtë projekt, Edi Rama u bë protagonist i projektit tjetër të Aleksandër Vuçiç, me të cilin ai shpalli nga Tirana, luftën e ftohtë ndaj Prishtinës. Kalonte nga samiti në samit duke anatemuar Procesin e Berlinit dhe reklamuar procesin e Vuçiçit. Shkon tani në një tur për Procesin e Berlinit, por shkon në një tur më qesharak se kurrë.”, ka thënë ai.

    Kreu i PD-së ka thënë se Rama ka vendosur i pari sanksione ndaj Kosovës.

    Ai e ka akuzuar kryeministrin Rama se është ndërmjetës i Vuçiqit.

    “Ka hequr qyrkun e Ballkanit të Hapur dhe thotë se po reklamon Procesin e Berlinit, në një kohë kur ka dëshmuar si njësoj Vuçiçi se është i aftë të shkelmojë pavarësinë e Kosovës. Edi Rama vendosi i pari sanksione ndaj Kosovës, kërcënoi në mënyrë primitive se Kosova do kthehet në epokën e bronzit, foli për Donbase dhe Donjetcke dhe për skenarë që ia servirte Vuçiçi. Kosova ia preu biletën si ndërmjetës, nuk të pranojmë si ndërmjetës dhe kjo është në meritën e tyre. Edi Rama është ndërmjetës i Vuçiqit, nuk ka asnjë tagër tjetër. Pardje në Kosovë ishin kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut. Po çfarë ka Edi Rama për të thënë për BE-në përveç marrëzive të tij dhe hallit të McGonigalit? Këto i ka se e pret në bankën e akuzës McGonigali, jo vetëm për akuzën për korrupsion, por edhe për akuza më të tmerrshme të lidhura me Kremlinin dhe Rusinë.”, ka shtuar ai.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar sot Maqedoninë e Veriut. Rama do të vizitojë sot edhe Kosovën, me rastin e nisjes së turit të tij ballkanik në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit. Në Prishtinë, ai pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, derisa ende nuk është konfirmuar se a do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.Pas Kosovës, kryeministri shqiptar, Edi Rama do të udhëtojë drejt Bosnje e Hercegovinës, pastaj në Mal të Zi, ndërsa do ta mbyllë turin e tij në Serbi.

  • Zelensky viziton sot Bullgarinë

    Zelensky viziton sot Bullgarinë

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Sofje, të enjten, në një vizitë të paparalajmëruar, raporton agjencia “AP”.

    Gjatë vizitës së tij të shkurtër, Zelenskyy do të diskutojë me zyrtarët bullgarë mbi dërgesat e armëve në Ukrainë dhe bashkëpunimin energjetik, duke përfshirë këtu edhe furnizimet e termocentraleve bërthamore.

    Poashtu të enjten, Parlamenti i Bullgarisë pritet të miratojë një deklaratë mbështetjeje për Ukrainën mbi anëtarësimin e saj në aleancën ushtarake të NATO-s, pas përfundimit të luftës.