ATV

Category: Lajme

  • Zgjerohet AAK-ja në Gjermani, dhjetëra anëtarësime dhe degë të reja

    Zgjerohet AAK-ja në Gjermani, dhjetëra anëtarësime dhe degë të reja

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për Gjermani, Ukë Blakaj, ka thënë se Aleanca po rritet dhe zgjerohet si asnjëherë më parë.

    Blakaj ka bërë të ditur se AAK-së i janë bashkuar dje një numër i madh i bashkatdhetarëve, si dhe janë formuar këshillat inicuese edhe për dy degë të reja.

    “Dhjetëra bashkatdhetarë u anëtarësuan në AAK gjatë takimit madhështor në Baden Württemberg, si dhe u formuan këshillet iniciuese për formimin edhe të dy degëve të reja”.

    “Në këtë takim morën pjesë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, kryetari i AAK-së për Baden Württemberg, Hamëz Agaj, kryetari i AAK-së për Bavari, Selim Hoti, si dhe anëtarë dhe simpatizantë të shumtë të AAK-së.

    Gjatë fjalimit theksova se AAK-ja falë angazhimit të shumë aktivistëve është rritur dhe fuqizuar edhe në Gjermani, si asnjëherë tjetër”, ka thënë Blakaj.

    Blakaj ka shtuar se Aleancës po i bashkohen njerëz të dëshmuar në Gjermani në të gjitha fushat.

    “Po ashtu, theksova se është shumë e rëndësishme se AAK-së po iu bashkohen njerëz punëtorë, familjarë të mirë, të dëshmuar për atdhetarizëm dhe të sukseshëm në jetë dhe në punë, të ri të arsimuar, si dhe biznesmenë të sukseshëm”

    “Ndër të tjera, nga bashkatdhetarët kërkova që të bashkohemi, të afrohemi sa më shumë me njeri- tjetrin, ta ndajmë të mirën e të keqen së bashku, që të jetojmë si në një familje në familjen e madhe të AAK-së”, është shprehur Blakaj.

  • Kearns i bën thirrje BE-së që t’i largon masat ndaj Kosovës

    Kearns i bën thirrje BE-së që t’i largon masat ndaj Kosovës

    Deputetja britanike, Alicia Kears, i ka bërë thirrje edhe njëherë tjetër Bashkimit Evropian që t’i largon masat ndaj Kosovës.

    Kearns ka reaguar ndaj deklaratave që ka dhënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për “TV Prva” të dielën.

    “Edhe një herë Kosova punon me komunitetin ndërkombëtar, përkundër një sulmi terrorist të orkestruar nga Beogradi. Edhe një herë Vuçiq refuzon. Hiqni sanksionet ndaj Kosovës, tani Josep Borrell dhe Von der Leyen”, shkroi Kearns në platformën X.

  • Çeku: Ende asnjë përgjigje për vlerësimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës

    Çeku: Ende asnjë përgjigje për vlerësimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës

    Një muaj pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ende nuk ka përfunduar vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në Manastirin e Banjskës. Kështu thotë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, derisa potencon se ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare nga dioqeza Rashkë-Prizren. Ai shton se do të vazhdojnë të jenë insistues dhe t’i kryejnë detyrat ligjore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

    Manastiri i Banjskës ishte pika kryesore që u shfrytëzua nga grupi terrorist për t’u strehuar, pasi sulmuan Policinë e Kosovës, mëngjesin e 24 shtatorit, me ç’rast është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, si dhe u plagosën dy policë.

    Më 27 shtator, tre ditë pas sulmit, ministri Çeku bëri të ditur se i kanë mjetet e nevojshme për të kryer sanimet, teksa shtoi se dëmet nuk janë të vogla në strukturën fizike të Manastirit.

    Ministri Çeku në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se janë të gatshëm për bashkëpunim, meqë sipas tij, është në pyetje trashëgimia kulturore dhe fetare e Kosovës. Ai shtoi se me vlerësimin e dëmeve, do të ndërmerren veprimet e duhura riparuese.

    Përveç kësaj, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku potencoi se është bërë një vlerësim preliminar i dëmit që i është shkaktuar trashëgimisë kulturore gjatë viteve 98-99’ nga forcat serbe. Ai thotë se i MKRS-ja, i ka shifrat e para që tregojnë se sa monumente e vepra arti janë dëmtuar.

    Çeku shtoi se raporti do të mbetet konfidencial deri në një afat të pacaktuar, meqë sipas tij, është një dokument shumë i rëndësishëm me të cilin do të ballafaqohet Serbia. Ai thotë se përmes këtij raporti, do të kërkohet dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga forcat serbe në mënyrë të qëllimshme gjatë luftës së fundit.

    Ndryshe, kanë kaluar dy dekada prej përfundimit të luftës në Kosovë, por Serbia vazhdon t’i mbajë mbi një mijë artefakte arkeologjike të cilat vendin e kanë në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

    Deri më tani, nga thesari i artefakteve Kosovës i është kthyer vetëm “Hyjnesha në Fron”, një eksponat që daton nga mijëvjeçari i katërt para Krishtit dhe e cila u gjet në vitin 1956 në lokalitetin “Tjerrtorja”, të Prishtinës.

    Për kthimin e këtij eksponati, në maj të vitit 2002, ishte angazhuar asokohe ish-shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara të Kosovës, Michael Steiner. /kp

  • Aleati i Putinit: Moska do të konfiskojë asetet e BE-së nëse Brukseli i vjedh fondet ruse

    Aleati i Putinit: Moska do të konfiskojë asetet e BE-së nëse Brukseli i vjedh fondet ruse

    Rusia do të konfiskojë asetet që i përkasin shteteve të Bashkimit Evropian të cilësuara si jomiqësore, nëse blloku “vjedh” fondet e ngrira ruse me synim që të financojë Ukrainën, tha një aleat kyç i presidentit rus, Vladimir Putin.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të premten se institucioni që ajo drejton po punon mbi një propozim që të merren disa nga përfitimet që rrjedhin nga asetet e ngrira shtetërore ruse për të ndihmuar Ukrainën në rindërtimin kur të përfundojë lufta.

    Vyacheslav Volodin, kryetar i Dumës shtetërore, Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, tha se Moska do të kundërpërgjigjej në një mënyrë që do të ishte më e kushtueshme për bllokun nëse BE-ja ndërmerr veprime ndaj aseteve ruse, shumica prej të cilave mbahen në Belgjikë.

    “Një numër i politikanëve evropianë, të udhëhequr nga presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, edhe një herë kanë nisur që të flasin për vjedhjen e fondeve e ngrira shtetërore ruse në mënyrë që të vazhdojnë militarizimin e Kievit”, tha Volodin, aleati i ngushtë i Putinit.

    “Një vendim i tillë do të kërkonte një përgjigje simetrike nga Federata Ruse. Në atë rast, shumë më shumë asete që u përkasin shteve jomiqësore do të konfiskoheshin”, tha ai përmes një postimi në Telegram.

    Von der Leyen tha të premten se vlera e aseteve ruse ishte 211 miliardë euro dhe rikujtoi se blloku ka vendosur që Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës.

    Volodin tha se politikanët evropianë po e shqyrtojnë këtë lëvizje “në përpjekje për të mbajtur vendet e tyre të punës dhe për shkak të situatës së dobët financiare që kanë çuar shtetet e tyre”.

    Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe shumë shtete të tjera kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. /rel/

  • Von der Leyen nesër vjen në Prishtinë, takohet me Osmanin e Kurtin

    Von der Leyen nesër vjen në Prishtinë, takohet me Osmanin e Kurtin

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të nisë një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

    Në këto takime pritet të diskutohet për bashkëpunimin dypalësh dhe do t’i prezantohet më në detaje udhëheqësve rajonalë Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

    Von der Leyen nesër do të mbërrijë në Prishtinë, ku do të zhvilloj takime me kryeministrin dhe presidenten.

    “Të hënën ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa, pasdite Von der Leyen do të udhëtojë për në Beograd. Atje ajo do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministren, Ana Brnabiq.

    Presidentja e KE-së thuhet se do të mbajë konferenca për shtyp gjatë të gjitha vizitave të saj dhe ato do të transmetohen në EbS .

  • QMF-të thyejnë rekord të shërbimeve shtëpiake, në pak muaj kryen mbi 3 milionë vizita

    QMF-të thyejnë rekord të shërbimeve shtëpiake, në pak muaj kryen mbi 3 milionë vizita

    Më shumë se tre milionë vizita dhe shërbime shtëpiake janë dhënë nga Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) në Prishtinë. Këtë për Ekonomia Online e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

    Vetëm dy muajt e fundit, ekipet mjekësore kanë arritur t’i kryejnë 260 vizita në ditë. Sadiku ka thënë se synim kanë rritjen e cilësisë së shërbimeve, teksa falënderon ekipet mjekësore.

    Ai ka deklaruar se ky shërbim vazhdon të jepet 12 orë në ditë, në shtatë ditë të javës, pasi ishte vetëm tetë orë në ditë.

    Sfidues e sheh numrin e vogël të stafit shëndetësor, krahasuar me numrin e madh të banorëve në Kryeqytet.

    “Deri në fund të gushtit kemi pasur 2 milionë e 200 mijë vizita tash është 3.5 (milionë) vizita më shumë që do të thotë se po rrisim numrin e vizitave dhe shërbimeve. Ajo që është forcuar shumë në Prishtinë është shërbimi shëndetësore shtëpiak, ky shërbim kur kemi ardhë ne me kryetarin Rama, ka punuar 5 ditë te javës me nga 8 orë. Nga 1 marsi i vitit të kaluar kemi bere këtë shërbim 12 orë në 7 ditë të javës, kur kemi ardhë ne, ky shërbim ka dhëne 65-70 vizita në ditë. Në gusht dhe shtator i ka dhënë 260 vizita në ditë, 300 për qind kemi rritje të shërbimit”, u shpreh Sadiku.

    “Ne po punojmë që me rritë stafin për arsye që stafi në Prishtinë është shumë i vogël në raport më numrin e banoreve, prandaj numri i mjekeve është i vogël por ne po arrijmë që bashkërisht me punën që janë duke bërë mjekët më i rritë shërbimet dhe njëkohësisht me bo cilësor shërbimin”, u shpreh tutje Sadiku për EO.

    Drejtori i Shëndetësisë në Kryeqytet, ka deklaruar se aktualisht në Prishtinë kanë realizuar numër rekord të mamografive. Në muajin shtator janë bërë 300 mamografi, ndërsa deri në mes të muajit tetor janë bërë 575 sosh.

    “Ne këtë vit kemi nisur kampanjën shumë më herët, për herë të parë këtë idenë për kampanjën më të hershme se tetori e kemi bërë me 18 shkurt, jemi takuar me ‘Renesancën’, ne kemi nisur një aktivitet për vrapim aktiviteti ka qenë në qershor e kemi bere një grup punues dhe kemi ataku të gjitha fushat, mbas plotë një muri aktivitetesh ne e kemi përfundim këtë aktivitet më 1 tetor ku ka qenë vrapimi dhe kanë qenë mbi 1 mijë njerëz, dhe plotë përfaqësues të ambasadave dhe ka qenë vrapimi më i madh… rezultatet kanë qene që tashmë i kemi 3 mamograf dhe në gusht kanë qene 8 memografi, në shtator i kemi 300 dhe për 15 ditë e para tetorit e kemi 575 memografi që është numër rekord i mamografive të realizuara në një komunë mbas lufte në Kosovë”, deklaroi Sadiku.

    Sadiku ka thënë se kanë shtuar numrin e aktiviteteve, duke ndarë 10 mijë euro subvencione për gratë me kancer. Subvencionimi kap shifrën e 250 euro për një grua.

    “E kemi rritur gamen e aktiviteteve pastaj kemi ndarë me kompanitë që kemi investuar diku mbi 10 mijë euro fonde për ‘Renesancen’ që është organizatë që i ndihmojnë gratë më kancer. Prishtina për 9 muaj të këtij viti ka dhënë 350 subvencione te gratë me kancer, që është 250 euro subvencioni. Këtë vit njerëzit kanë shprehë interesim që prej fillimi më përkrahë fushatën me qëllim që ne e kemi për obligim, sepse qenia grua është e veçante, prandaj më këtë fushate po mendojë që po arrimë më përkrahë gruan dhe duke përkrah gruan e përkrahim vetveten”, u shpreh Sadiku.

  • Malishevë: Vdes roja në vendin e punës

    Malishevë: Vdes roja në vendin e punës

    Një rojë në Malishevë është gjetur i alivanosur, ku më pas ekipi i Emergjencës nga QKMF-ja dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.

    Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institucionin e Mjekësisë Ligjore, përcjell Klankosova.tv.

    “Është raportuar se një punëtor-roje është gjetur i alivanosur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i Emergjencës nga QKMF Malishevë dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

  • Osmani uron Erdoganin për 100 vjetorin e shtetit turk: Kosova dhe Turqia kanë një miqësi të rrënjosur thellë

    Osmani uron Erdoganin për 100 vjetorin e shtetit turk: Kosova dhe Turqia kanë një miqësi të rrënjosur thellë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe popullin turk, për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

    Osmani në “X” ka shkruar se Kosova dhe Turqia kanë një miqësi të rrënjosur thellë.

    “Me rastin e 100 vjetorit të Republikës së Turqisë, e uroj sinqerisht Presidentin Recep Tayyip Edrogan dhe popullin turk. Miqësia e rrënjosur thellë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Turqisë tregojnë për një të ardhme të ndritur. Edhe për shumë shekuj dhe miqësia jonë e fortë”, ka shkruar Osmani.

  • “Trafiku Urban” pranon 20 ankesa për ndryshimin e linjave – Isufi: Vendimi është analizuar, kemi marrë edhe lëvdata

    “Trafiku Urban” pranon 20 ankesa për ndryshimin e linjave – Isufi: Vendimi është analizuar, kemi marrë edhe lëvdata

    Ndërmarrja publike komunale “Trafiku Urban” ka arsyetuar ndryshimin e linjave të autobusëve në kryeqytet, duke shpjeguar se vendimi është marrë për shkak të mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush” dhe shtrirjes në pjesë të tjera të qytetit, ku nuk kanë operuar.

    Drejtori i Operativës dhe menaxheri i Transportit në “Trafikun Urban”, Mentori Isufi, ka thënë për Ekonomia Online se nga dita kur e kanë marrë vendimin kanë pranuar 20 ankesa nga qytetarët që e përdorin linjën 1. Por, ai sqaron se për këto ndryshime ndërmarrja ka marrë edhe shumë lëvdata nga qytetarët.

    Isufi ka thënë se me mbylljen e rrugës “Xhorxh Bush”, janë ballafaquar me shumë probleme.

    “Saktësisht nga e hëna kemi filluar që me i zbatuar vendimin e kryetarit Rama, për ndryshimin e disa linjave, nuk janë një numër i madh i ndryshimeve. Arsyeja e ndryshimit të këtyre linjave pikërisht është një prej arsyeve kryesore të cilët krejt qyteti i Prishtinës ka qenë një farë jo të kënaqur me mbylljen e rrugës ‘Xhorxh Bush’. Kur është mbyllur rruga ‘Xhorxh Bush’, në të parët kemi qenë të prekur sepse ne e kemi një transport publik dhe ne jemi ballafaquar me shumë telashe dhe problem të cilat i kemi rregulluar”, tha ai.

    “Ne në çdo ndryshim pak si vështirë i pranojmë ato ndryshime në qytet. Por ne i kemi pranuar nga e hënë 20 ankesa, ankesat kanë qenë sidomos për linjën 1. Mirëpo ata e kanë një zgjidhje ne e kanë biletën ditore e cila është 80 cent dhe ajo shfrytëzohet për të gjithë linjat e trafikut urban. Tekë ndërtesa e KEDS, aty është nënë kalimi është edhe stacioni ku mund të ndalen 1, ky nënkalim në pjesën tjetër ka 3 dhe 4, pra dy linjat e tjera me të cilat është e pamundur me prit se 3-4 minuta dhe e shfrytëzon autobusin për me vazhduar në pjesën tjetër. Ne e kemi menduar edhe një zgjidhje për ta, por nëse ju bien që me lëviz nga autobusi në autobus ata e kanë pranuar pak jo mirë këtë ndryshim pro besoj që do të mësohen edhe mandej do ta kuptojnë se më të vërtetë është e qëlluar”, tha ai.

    Drejtori Isufi tha se sa i përket ndryshimit të linjës 1, pas mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush” rruga “Robert Doll” ka qenë e bllokuar, prandaj edhe janë bërë këto ndryshime, madje kjo linjë vazhdon deri te “Rruga B”.

    “Rruga ‘Robert Doll’ ka qenë shumë e ngarkuar me mbylljen e kësaj rrugë edhe aty ne e quajmë fyti ku takohen edhe veturat edhe autobusët edhe të gjithë. Për me liruar atë pjesë të rrugës dhe për me dhënë një shërbim edhe me zgjatur linjën edhe një pjesë e qyteti që është Rruga B që nuk ka qenë e përfshirë që sa vite. Komuna kanë marr vendim që të shtohet linja nga Fakulteti Teknik dhe të vazhdoj deri tekë qendra tregtare ‘Royal Mall’, ku përballë zyrë është pika B. Arsyeja është që me e shkarkuar atë rrugë, për me e dhënë një shërbim qytetarëve të pjesës tjetër që kanë qenë jashtë. Edhe për me e ngrit cilësi edhe më tepër për shërbim ndaj qytetarëve. Jemi duke folur për linjën numër 1, numri 1nuk kalon më nëpër ‘Robert Doll’, mandej është Pallati i rinisë dhe qendër dha kah rruga ‘Agim Ramadani’, por tash vazhdon drejtë tekë semaforët kryesorë të qytet, mandej të mensa e studentëve vazhdon deri tekë Fakulteti Teknik, tash është shtyre deri në atë pjesën ku kemi shumë lëvdata edhe janë të kënaqur edhe ajo pjesa e qytetit që ka qenë jashtë transporti publikë”, tha ai.

    Ai tha se me këtë rast qe një muaj është rikthyer edhe linja 19 e cila përfshinë Graçanicën, raporton EO.

    “Tjetra linjë që është shtuar është linja 3C, me të cilën ne e kemi shty vetëm një pjesë diku afër një kilometër shkuarje edhe vajte, tash dy anët ju ofrojmë shërbime qytetarëve me këtë linjë. Edhe aty janë shumë të kënaqur. Tjetra linjë e cila ka filluar që një muaj e gjysmë, që është rikthyer linja 19 e cila përfshinë Graçanicën edhe kthim, ajo ka ekzistuar përpara dhe kjo vetëm është rikthyer”, tha ai.

    “Trafiku Urban” ka filluar zbatimin e vendimit të Komunës së Prishtinës për ndryshime në shtrirjen e rrjedhës së autobusëve në linjat 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C.

  • Ushtria izraelite: Nuk mund ta garantojmë sigurinë e gazetarëve në Gaza

    Ushtria izraelite: Nuk mund ta garantojmë sigurinë e gazetarëve në Gaza

    Në një letër drejtuar Reuters dhe AFP, ushtria izraelite tha se nuk mund të garantojë sigurinë e gazetarëve të pranishëm në Rripin e Gazës pasi agjencitë mediatike kërkuan garanci.

    “IDF po synon të gjithë aktivitetin ushtarak të Hamasit në të gjithë Gazën”, thuhet në letrën e Forcave Mbrojtëse të Izraelit, duke shtuar se Hamasi qëllimisht vendosi operacione ushtarake “në afërsi të gazetarëve dhe civilëve”.

    IDF-ja gjithashtu vuri në dukje se sulmet e saj me intensitet të lartë ndaj objektivave të Hamasit mund të shkaktojnë dëme në ndërtesat përreth dhe se raketat e Hamasit gjithashtu mund të shpërthejnë dhe të vrasin njerëz brenda Gazës.

    “Në këto rrethana, ne nuk mund të garantojmë sigurinë e punonjësve tuaj dhe ju nxisim fuqimisht që të merrni të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e tyre”, përfundon letra e IDF, transmeton Klankosova.tv.

    Reuters dhe AFP thanë se ishin shumë të shqetësuar për sigurinë e gazetarëve në Gaza.

    “Situata në terren është e tmerrshme dhe mosgatishmëria e IDF-së për të dhënë garanci për sigurinë e stafit tonë kërcënon aftësinë e tyre për të dhënë lajmet në lidhje me këtë konflikt pa frikën se do të plagosen apo vriten”, tha Reuters në një deklaratë në përgjigje të marrjes së letrës ushtarake të Izraelit.