ATV

Category: Lajme

  • Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët “nuk shkel ligjin e BE-së”

    Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët “nuk shkel ligjin e BE-së”

    Marrëveshja që i mundëson Italisë të ndërtojë qendra të pranimit në Shqipëri për mijëra emigrantë të shpëtuar në Mesdhe nuk shkel ligjin e Bashkimit Evropian, i cili nuk zbatohet për këtë çështje, tha zyrtarja kryesore e bllokut për migrimin.

    Marrëveshja, e arritur javën e kaluar, u kritikua nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe u krahasua me planin e Qeverisë britanike për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë, plan që u vlerësua i jashtëligjshëm nga Gjykata Supreme britanike.

    “Vlerësimi fillestar i shërbimit tonë ligjor është se [marrëveshja Shqipëri-Itali] nuk shkel ligjin e BE-së, është jashtë ligjit të BE-së”, tha komisionarja për migrim e BE-së, Ylva Johansson, kur u pyet në një konferencë për media në Bruksel lidhur me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë.

    Deklaratat e saj sugjerojnë se kjo marrëveshje nuk do të dërgohet për shqyrtim para Gjykatës së Drejtësisë të BE-së.

    Amnesty International e quan të paligjshme marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët

    Shqipëria do të presë emigrantë, Italia do të financojë strehimin e tyre

    Më 6 nëntor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshje, sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri emigrantët që shpëton në Detin Mesdhe, ndërsa Italia do të financojë ngritjen e qendrave për pritjen e tyre.

    Marrëveshja do të nisë së zbatuari pranverën e vitit të ardhshëm.

    Sipas protokollit të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e emigrantëve.

    Komisionarja e lartë për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviq, ka deklaruar se marrëveshja e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët rrit shqetësimet për të drejtat e njeriut dhe shton shqetësimet për trendin evropian që përgjegjësitë për azilkërkuesit të dalin jashtë kornizës evropiane.

    Po ashtu, marrëveshja është kritikuar nga organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, që e ka quajtur atë si “të jashtëligjshme dhe të pazbatueshme”. /REL/

  • A dijnë kosovarët të hyjnë në rreth, eksperti i komunikacionit jep përgjigje epike

    A dijnë kosovarët të hyjnë në rreth, eksperti i komunikacionit jep përgjigje epike

    Njohësi i komunikacionit Beki Ahmeti, i ftuar në emisionin “A LIVE” në ATV, ka folur rreth rrezikut që shkaktohet në komunikacion gjatë dimrit si dhe kujdesin që duhet patur por jo vetëm.

    Ai gjatë bisedës në studio tregoi se shumë nga pjesëmarrësit në trafik nuk i kuptojnë disa nga rregullat e komunikacionit, duke përmendur këtu edhe vozitjen në një rrethrrotullim.

    “Rrethrrotullimi kur nuk ka shenjë si ajo e trekëndëshi me maje poshtë, vlen rregulla e dorës së djathtë, ndërsa kur është ajo personat që janë në rrethrrotullim kanë përparësi kalimi, në raport me mua që hy në rreth, derisa kur dojnë të dy me dalë, vlen rregulla e anës së djathtë ani pse ish dashtë mu më liru dhe jo unë atë”, tha ai.

    Për të kuptuar më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Aktivistja Greta Thunberg largohet nga gjykata e Londrës

    Aktivistja Greta Thunberg largohet nga gjykata e Londrës

    Aktivistja mjedisore suedeze Greta Thunberg u largua nga gjykata e Westminster Magistrates në Londër të mërkurën, e akuzuar për një shkelje të rendit publik për një protestë mjedisore në qendër të Londrës muajin e kaluar.

    Aktivistja 20-vjeçare u kap nga policia më 17 tetor kur ajo, së bashku me dhjetëra demonstrues bllokuan hyrjet e një hoteli ku organizohej një konferencë për naftë dhe gaz.

    Protesta synonte të tërhiqte vëmendjen ndaj shqetësimeve mjedisore dhe ndikimit të konferencave të tilla në ndryshimet klimatike. /AA

  • LDK-ja akuzon Qeverinë për mungesë të zhvillimit ekonomik – Buxheti i 2024-ës nuk është zhvillimor

    LDK-ja akuzon Qeverinë për mungesë të zhvillimit ekonomik – Buxheti i 2024-ës nuk është zhvillimor

    Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka mbajtur tryezë me temën “Projekt-buxheti i Republikës sё Kosovës pёr vitin 2024”. Aty u tha se buxheti për vitin 2024 nuk përbën zhvillim ekonomik, ndërsa ngritjen e koeficientit të pagave nuk e konsideron rritje për shkak të inflacionit.

    Shefi i deputetëve të kësaj partie, Arben Gashi, tha se ndonëse jemi në vitin e fundit të kësaj Qeverie, nuk ka pasur asnjë projekt madhor zhvillimor.

    “Nëse u kthemi Ligjit të buxhetit të vitit të kaluar, mund të them se ka sjellë shumë probleme sidomos për qeverisjen lokale ku shumë komuna kanë pasur probleme t’i shpenzojnë të hyrat vetanake deri në fund. Ka pas një qasje tendencioze ndaj komunave dhe është e papranuar. Ne si GP kemi kundërshtuar këtë dhe na u ka dashtë që të përballemi me një ‘luftë parlamentare’, që këto të hyra vetanake t’u kthehen komunave”.

    “Mungojnë projektet zhvillimore dhe ideja se si të qeveriset vendi. Jemi në vitin e fundit të kësaj Qeverie dhe nuk kemi asnjë projekt madhor zhvillimor, kryesisht është marrë me çështje social”, u shpreh Gashi.

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se kur kanë qeverisur ata 36% e buxhetit është shpenzuar për investime kapitale. Duke komentuar rritjen e koeficientit për 5 euro, s’është reale veç mashtrim.

    “Këtë buxhet duhet ta analizojmë. Masivisht ka shkuar në subvencione. Një vit normal siç kemi qenë ne, 36 për qind është shpenzuar në investime kapitale ndërsa tani kemi rritje të subvencioneve. Rritja e koeficientit prej 5 euro nga 105 në 110 euro, nuk përbën rritje reale. Vlerësimet tona janë se kjo rritje është më e vogël se sa rritja e inflacionit”, deklaroi tutje Hoti.

    E deputetja Hykmete Bajrami, kritikoi Qeverinë për ndarjen e mjeteve për komunat. Tha se Komuna e Shtimes ka më shumë mbështetje se sa Komuna e Prishtinës, raporton EO.

    Kritika për mospërkrahje nga niveli qendror pati edhe kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama.

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ndonëse tha se ka rritje të buxhetit ka rritje edhe të varfërisë.

    “Kjo tregon injorancën e dialogut me sektorin privat. AKB mendon që dy gjëra nuk janë në përputhje. Nëse e shikojmë buxhetin, atëherë e shohim se gjithçka është rritur si zhvillimi ekonomik e investimet kapitale, por nëse e shohim në stofra atëherë e shohim se është rritur varfëria”.

    “Si është e mundur që kur të rritet buxheti, rritet edhe varfëria. Kosova mbetet me pagën minimale më të ulët në rajon. Sipas parashikimeve tona, mund të ikin më shumë se 105 mijë qytetarë dhe gatishmëria për ta lëshuar vendin është më shumë se sa për të qëndruar”, u shpreh Shahini.

  • Kryeministri Kurti u takua me ambasadorin e ri të Shqipërisë, Petrit Malaj

    Kryeministri Kurti u takua me ambasadorin e ri të Shqipërisë, Petrit Malaj

    Ditën e sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

    Kryeministri Kurti e përgëzoi ambasadorin për detyrën e re. Ai vlerësoi marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve tona, duke theksuar rëndësinë e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit tonë. Biseduan për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku bashkëpunimi midis shteteve duhet të jetë i bazuar në demokraci e siguri, në orientimin dhe vlerat e NATO-s dhe BE-së.

    Kryeministri Kurti veçoi marrëveshjet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, zbatimi i të cilave forcon marrëdhëniet tona dhe i sjellë qytetarët më pranë njëri-tjetrit. Ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë e pozitiv në jetën e tyre, të bizneseve e më gjerë.

    Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, kanë sjellë nënshkrimin e gjithsejtë 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve.

    Ndërkaq, ambasadori Malaj shprehu përkushtimin e tij për të çuar më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera. Ai theksoi që ndihet i nderuar dhe i lumtur që do të shërbejë në Kosovë.

    Duke i uruar suksese në këtë angazhim të ri, Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Malaj për takimin e bisedën e frytshme.

  • Nga sot fillon sezona dimërore, Polica bën thirrje që veturat të pajisen me goma të dimrit

    Nga sot fillon sezona dimërore, Polica bën thirrje që veturat të pajisen me goma të dimrit

    Sot është afati i fundit për ndërrimin e gomave nga ato të verës në të dimrit. Edhe Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim ku fton të gjithë qytetarët të kenë kujdes të shtuar në vozitje gjatë periudhës së dimrit, gjithashtu kanë apeluar që gomat të ndërrohen.

    Pajisjet dimërore të cilat duhet t’i posedojnë pjesëmarrësit në trafik janë gomat e dimrit dhe zinxhirët.

    Shoferi që drejton automjetin pa pajisje dimërore, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 eurosh.

    Ndërkaq, sipas Ligjit, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri në 300 euro, edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi.

    Me këtë rast, Policia u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.

    “Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar për fillimin e sezonit dimëror ku ndryshimet atmosferike janë të pranishme. Sigurohuni që gomat e mjetit tuaj janë ndërruar para fillimit të sezonit dimëror, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, në temperaturat e ulëta!”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Osmani takon presidentin portugez, në 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike

    Osmani takon presidentin portugez, në 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa.

    Në 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Osmani tha se Portugalia është shtet jashëzakonisht miqësor, për të cilin tha se “na ofron angazhimi i përbashkët për paqe, stabilitet dhe progres të vazhdueshëm”.

    “Në 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ishte kënaqësi të takoj sërish Presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa.Një shtet jashtëzakonisht miqësor me të cilin na afron angazhimi i përbashkët për paqe, stabilitet dhe progres të vazhdueshëm.”, tha Osmani.

  • ​Shërbimi i komunikimit në Gaza do të ndalet në orët e ardhshme

    ​Shërbimi i komunikimit në Gaza do të ndalet në orët e ardhshme

    Shërbimet e komunikimit në Gaza do të ndalen totalisht në orët e ardhshme mes një mungese të rëndë karburanti, paralajmëroi të mërkurën autoriteti rregullator palestinez i telekomunikacionit.

    “Numërimi mbrapsht ka filluar për ndalimin e të gjitha shërbimeve të komunikimit dhe internetit në Rripin e Gazës”, tha në një deklaratë Laith Daraghmeh, kryeshefi Ekzekutiv i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit.

    Ai shtoi se janë duke u zhvilluar kontakte me institucionet ndërkombëtare “për të siguruar hyrjen e sasive të karburantit të nevojshëm për funksionimin e shërbimit të komunikimit”.

    Të dielën, ministri palestinez i Komunikimeve, Yitzhak Sidr paralajmëroi se të gjitha shërbimet e komunikimit dhe të internetit do të ndalojnë në Rripin e Gazës deri të enjten për shkak të mungesës së karburantit.

    Izraeli ka ndaluar dërgesat e karburantit në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor. Ndërsa sulmi izraelit në Rripin e Gazës hyri në ditën e tij të 40-të, të paktën 11.320 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë mbi 7.800 gra dhe fëmijë, dhe më shumë se 29.200 të tjerë janë plagosur, sipas shifrave të fundit nga autoritetet palestineze.

    Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar që nga muaji i kaluar. Ndërkohë, numri i të vdekurve izraelitë është rreth 1.200, sipas shifrave zyrtare. /AA

  • Maqedonci pret në takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë: Bashkë jemi më të fortë

    Maqedonci pret në takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë: Bashkë jemi më të fortë

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral major Arben Kingji, duke thënë se bashkë janë më të fortë.

    Në këtë takim është diskutuar rreth situatës aktuale të sigurisë, si dhe mundësisë së thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet forcave të të dyja vendeve në disa fusha ushtarake.

    “Me këtë rast, shpreha mirënjohje time të thellë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për kontributin e veçantë të tyre në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së, veçanërisht në fushën e arsimimit dhe stërvitjes”, ka shkruar Maqedonci.

    Maqedonci ka ritheksuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka mbështetja direkte nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe FARSH, si shtet anëtar i NATO-s, duke pasur parasysh përvojën e madhe në procesin e integrimeve euroatlantike, si dhe në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak në përgjithësi.

    Ministri i Mbrojtjes është shprehur se në takim janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë për të garantuar mbrojtjen e interesave kombëtare.

  • Sarandë/ 37-vjeçarja nxit vajzën e mitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa persona kundrejt fitimit

    Sarandë/ 37-vjeçarja nxit vajzën e mitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa persona kundrejt fitimit

    Një 37-vjeçare në Sarandë dyshohet se ka nxitur vajzën e saj të mitur për të kryer marrëdhënie seksuale me disa persona, për të përfituar para.

    Ndaj E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë ka nisur hetimi në Prokurori.

    Ajo është kallëzuar nga vajza e saj 15-vjeçare, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me rastin./Top Channel