ATV

Category: Lajme

  • Kërcënohet një grua me armë zjarri

    Kërcënohet një grua me armë zjarri

    Një grua në Obiliq ka raportuar se është kërcënuar me armë zjarri nga burri.

    Sipas raportit policor, i dyshuari e ka kërcënuar viktimën pas një mosmarrëveshje që ata kishin mes vete.

    Gjatë kontrollit të policisë, të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit dhe 10 fishekë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Fsh. Lajthishtë, Obiliq / 14.12.2023 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 10 fishekë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Gjendet e vdekur një grua në Podujevë

    Gjendet e vdekur një grua në Podujevë

    Një grua është gjetur pa shenja jete në Podujevë, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Sipas policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    Bëhet e ditur se rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

  • ​Si u përmbys regjimi komunist në Rumani?

    ​Si u përmbys regjimi komunist në Rumani?

    Një kryengritje popullore në Rumani, më 15 dhjetor 1989, rezulton në përmbysjen e regjimit komunist 42-vjeçar.

    Revolucioni filloi në qytetin Timisoara dhe u përhap shpejt në të gjithë vendin.

    Ky ishte rrëzimi i fundit i regjimit komunist në një vend të Paktit të Varshavës gjatë ngjarjeve 1989, dhe e vetmja kryengritje që përmbysi me forcë një qeveri komuniste dhe rezultoi në ekzekutimin me vdekje të udhëheqësit të saj, Nikolae Çaushesku.

  • ​13 vjet nga hyrja në fuqi e vendimit për heqjen e vizave për Shqipërinë

    ​13 vjet nga hyrja në fuqi e vendimit për heqjen e vizave për Shqipërinë

    Më 15 dhjetor 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

    Më 8 nëntor 2010, Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Ky vendim i hap rrugë lëvizjes së lirë të shqiptarëve në 27 vendet e zonës Shengen.

    Kjo ishte një ngjarje historike për shqiptarët, edhe pse ekzistojnë një sërë kushtesh që duhen respektuar. Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë kalendarike.

    Shqipёria dhe Bosnjë e Hercegovina iu bashkuan kështu Maqedonisё Veriore, Malit tё Zi dhe Serbisё, tё cilat pёrfituan nga vendimi pёr njё regjim pa viza mё 19 dhjetor 2009.

    Qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane nga janari 2024.

  • Një vit nga aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në BE

    Një vit nga aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në BE

    Sot mbushen një vit që kur Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Dorëzimin e aplikimit në Pragë të Çekisë, e cila udhëhiqte Presidencën e radhës së BE-së, e bëri kryeministri Albin Kurti më 15 dhjetor 2022, ndërsa ai ishte nënshkruar një ditë më parë nga presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Kurti.

    Me rastin e dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në BE, kryeministri Kurti tha se letra që ai mban me vete “përmban shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë, të cilët kanë punuar kaq shumë për të arritur këtë ditë”.

    “Ajo flet për aspiratat tona për t’iu bashkuar BE-së me të cilën ndajmë vlera dhe ideale të përbashkëta si një proces historik nga një projekt politik paqeje dhe prosperiteti”, tha ndër të tjerash Kurti.

    Neni 49 i Traktatit të BE-së thotë se çdo vend evropian, i cili respekton vlerat evropiane dhe angazhohet për promovimin e tyre, mund të aplikojë për anëtarësim në BE.

    Aplikimin e Kosovës për anëtarësim e pret një rrugë e gjatë deri në finalizim, për të cilin nuk ka afat të caktuar kohor.

    Pas sigurimit të statusit të vendit kandidat, procedura parasheh hapjen e negociatave që pasohet nga nënshkrimi i traktatit për pranim midis BE-së dhe vendit kandidat. Më pas nevojitet të bëhet ratifikimi i tij nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

    Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, pesë prej tyre ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

    Nga Ballkani Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi janë dy shtetet që kanë bërë më shumë progres drejt BE-së, pasi deri më tani kanë hapur disa kapituj në bisedimet për anëtarësim.

    Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria gjatë vitit 2022 nisën procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE, ndërsa Bosnjë e Hercegovina e mori statusin e vendit kandidat.

  • Ku do të shpenzohen 3.3 miliardë eurot e buxhetit të Kosovës për vitin 2024?

    Ku do të shpenzohen 3.3 miliardë eurot e buxhetit të Kosovës për vitin 2024?

    Ligjvënësit e Kosovës dje i dhanë në lexim të dytë miratimin ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2024.

    Për vitin 2024, Qeveria e Kosovës ka planifikuar ndarjen buxhetore si në vijim:

    860 milionë euro do të shkojnë për infrastrukturë dhe kapacitete të reja energjetike;

    742 milionë euro do të shkojnë për komunat, prej të cilave 635 milionë, grante nga Qeveria;

    370 milionë euro do të shkojnë për mbrojtje dhe siguri;

    370 milionë euro do të shkojnë për arsim, përfshirë grantin për komuna;

    340 milionë euro do të shkojnë për shëndetësi, përfshirë grantin për komuna;

    95 milionë euro do të shkojnë për shtesat për lehonat dhe fëmijët;

    58 milionë euro do të shkojnë për infrastrukturë sportive për Lojërat Mesdhetare 2030;

    29 milionë euro do të shkojnë për masa të punësimit;

    3 milionë euro do të shkojnë për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

  • Opozita për akuzat e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi: Qeveria Kurti është në një linjë me Serbinë

    Opozita për akuzat e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi: Qeveria Kurti është në një linjë me Serbinë

    Partitë opozitare i janë përgjigjur akuzave të zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi se opozita ka qenë pengesë e qeverisë në procesin e dialogut dhe se në shumë raste partitë opozitare kanë qenë në një linjë me Serbinë. Sipas opozitës, vetë qeveria e drejtuar nga kryeministri Kurti është ajo që gjatë gati tri viteve qeverisjeje ka qenë në një linjë me Serbisë dhe dorë e zgjatur e saj.

    “Një pengesë e jona e madhe në dialog në Bruksel ka qenë zëri opozitar e kemi lehtë ndoshta me u ballafaquar me Vuçiqin kur kanë thënë se edhe opozita juaj mendon kështu e ju mendoni ndryshe.. ka shumë raste ku qëndrimi opozitar është përputhur me qëndrimin e Serbisë”, tha Bislimi.

    Kjo deklaratë e zëvëndëskryeministrit Bislimi dhënë Televizionit Publik, ngjalli reagimin e partive opozitare.

    Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ish – ministër i Jashtëm, vlerëson se pushteti po e sulmon opozitën për ta larguar vëmendjen nga pranimi i draft-statutit të Asociacionit të komumanev me shumicë serbe, i cili, siç tha, është i dëmshëm për Kosovën.

    “Bislmi është dikush që më së paku merr vesh në negociata e dialog dhe kjo është situata kur për herë të parë Kosova ka pranuar një draft të asociaiconit që është autonomi e plotë edhe politike edhe territoriale edhe fetare duke përmbysë pakon e Ahatisarit duke përmbysë rendin kushetues dhe duke heq dorë që këta ta propozojnë një draft-statut dhe ti’a lënë Lajçakut..dhe për këtë Bislimi duhet ta japë llogari dhe mënyra më e mirë për ta ndërruar temën është ta sulmojë opozitën lështu që se marr seriozisht deklaratën e tij”, tha Hoxhaj.

    Edhe deputeti i LDK-së Armend Zemaj, shprehet kritik ndaj akuzave të zëvendëskryeministrit Bislimi. Sipas tij, ata që thonë se opozita është në një linjë me Serbinë janë vetë dorë e zgjatur e Serbisë.

    “Ky është arsyetimi më banal i një kryeministri ose zëvëndëskryeministri të papërgjegjshëm. Njerëz të cilët deklaruan se ne pranuam marrëveshjen por nuk u nënshkrua nga Vuçiq kjo është dyftyrësi papërgjegjësi dhe tregon fytyrën e vërtetë mbi të gjitha paaftësinë, demagogjinë , mashtrimin që ia kanë bërë qytetarëve dhe mos të flasim për dëmin që Republikën e Kosovës që do të jetë tepër e vështirë për t’u riparuar. Ata që thonë që opozita ose deputetët të opozitës mund të jenë në linjë me Serbinë ose janë vetë dorë e zgjatur e Serbisë ose kanë probleme me vetëveten dhe me mashtrimet që ia kanë servuar qyetarëve dhe dëmin Kosovës”, tha Zemaj.

    Për deputetin e AAK-së, Shemsedin Dreshaj deklaratat e pushtetit se zëri opozitar ka qenë pengesë për qeverinë në dialogun me Serbinë dhe se qëndrimi opozitar ka qenë në përputhje me Serbinë, janë të gabuara.

    “Këto akuza nuk qëndrojnë fare sepse vija jonë politike është vijë e bazuar në kushtetutë ne mbeshtesim sovranitetin territorial dhe integritetin legjislativ të vendit. A janë këto në vijë të interpetuara nga ana zv.kryeministrit ai konstatim është i gabuar nuk është mendim i drejtë është vlerësim i një anshëm dhe i gabuar”, tha Dreshaj.

    Pushteti dhe opozita shpeshherë janë përplasur në lidhje me procesin e dialogut Kosovë-Serbi duke bërë akuza e kundërakuza për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë si dhe draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

  • Presidentja Osmani sot i adresohet Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani sot i adresohet Kuvendit të Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do t’i adresohet Kuvendit të Kosovës.

    Ajo do ta mbajë fjalimin vjetor në Kuvendin e Kosovës, duke filluar nga ora 11:00. Kështu ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

    “Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

    Osmani do t’i drejtohet Kuvendit sipas obligimit kushtetues, që e detyron presidentin të dalë para deputetëve së paku një herë në vit.

  • Lirohet për qarkullim rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë

    Lirohet për qarkullim rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë

    Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është liruar për qarkullim rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë.

    Kjo rrugë ishte bllokuar si pasojë e e të reshurave të shumta të shiut dhe grumbullimit të ujit.

    “Ju njoftojmë se si pasojë e të reshurave të shumta të shiut dhe grumbullimit të ujit, rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë, nga fshati Muhovc, e deri në afërsi të fshatit Babush të Ferizajt, drejtimi i Prishtinës është vështirësuar për qarkullim të automjeteve, ndërsa në disa vende është bërë e pakalueshme”.

    “Lusim qytetarët, shoferët e automjeteve që të kenë në komunikacionim rrugor në këtë relacion, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit në raport me kushtet e rrugës”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

  • Komuna e Pejës, ende nuk i ka nisur punimet në rrugën “Asllan Çeshmja”

    Komuna e Pejës, ende nuk i ka nisur punimet në rrugën “Asllan Çeshmja”

    Përgatiti: Kastriot Tahiri

    Gjurmë nga përmbytjet e qershorit, ka ende nëpër lagjen “2 korriku” në komunën e Pejës.

    Ura të shembura, e copa asfalti ka pothuajse në secilën pjesë në rrugën “Asllan Çeshmja”.

    Punimet për të cilat u tha se do të përfundojnë shpejt, nuk nisën, gjë për të cilën komuna e ka një arsyetim.

    “Aty ka pas probleme shumë të mëdha, u dashtë mi vendos pikat gjeodezike, për me ditë trasenë e rrugës, se ka pas uzurpime, e keni pa edhe ju që është lagje e dendur”, tha drejtori i Shërbimeve Publike Pejë, Agron Nikçi.

    Pikërisht në dimër, 6 muaj pas përmbytjeve komuna ka në plan asfaltimin e kësaj rruge.

    “Para një jave e kemi nënshkruar një kontratë për asfaltimin e rrugës, e besoj që kryhet shpejt”, tha Nikçi.

    Derisa punimet në rrugën Asllan Çeshmja s’kanë nisur ende, në rrugën “Azem Bejta”, që po ashtu u dëmtua nga vërshimet e muajit korrik, gjendja është më e mirë.
    Në qershor të këtij viti, në këtë lagje si pasojë e përmbytjeve humbi jetën një nënë 26 vjeçe bashkë me djalin e saj 5 vjeç.

    Gjithashtu u shkaktuan edhe dëme të mëdha materiale, që kalojnë vlerën mbi një milion euro.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë: