ATV

Category: Lajme

  • Kontrolli në ambientet e shkollës, dy nxënësve në Skenderaj u konfiskohen armë, fishekë e një thikë

    Kontrolli në ambientet e shkollës, dy nxënësve në Skenderaj u konfiskohen armë, fishekë e një thikë

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në ambientin e një shkolle, dy nxënësve u janë gjetur dhe konfiskuar arma pistoletë, një karikator, 19 copë fishekë, një gëzhojë, një predhë e armës dhe një thikë.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “Osman Geci” në Skenderaj, të mërkurën në ora 11:30.

    “Gjatë kontrollit në ambientin e shkollës, te dy nxënës të dyshuar m/k u janë gjetur dhe konfiskuar: arma pistoletë, një karikator, 19 copë fishekë, një gëzhojë, një predhë e armës dhe një thikë”, thuhet në raport.

    Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e prindërve dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

  • Molliqaj fton VV’në në debat: Le të bëhen gati me u dridh hala ma shumë prej aksioneve e protestave

    Molliqaj fton VV’në në debat: Le të bëhen gati me u dridh hala ma shumë prej aksioneve e protestave

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është deklaruar pas aktiviteti të organizuar para zyrës së Vetëvendosjes.

    Molliqaj ka ftuar në debat cilindo kandidat të VV’së në cilindo emision, duke paralajmëruar protesta e aksione të tjera, përcjell Gazeta Express.

    ‘’E ftoj VV, cilindo kandidat tyne, me cilindo prej neve sa here dojnë, ku të donë, në cilindo debat në cilindo emision. Nëse na frikësohen, e marrin policinë, e s’kanë gatishmëri për debat, le të bëhen gati me u dridh hala ma shumë prej debateve, aksioneve protestave, sepse Kosova duhet me mbet vend demokratik. Beteja jonë me ta është betejë e aktivizimit edhe e ideve, as policia as një gjë tjetër nuk e ndalë aktivizimin tonë. Ideja, kur i vjen koha nuk nalet me dhunë as me shtypje. Nuk ka me pas ma qeverisje të qetë, sepse nuk ka më opozitë të pazareve e formale, opozita e vërtetë është PSD’ja”, ka thënë ai mes tjerash.

  • Të premten nderohen viktimat e masakrës së Burgut të Dubravës

    Të premten nderohen viktimat e masakrës së Burgut të Dubravës

    Të premten, më 22 maj, duke filluar nga ora 11 do të mbahen homazhe përkujtimore në Burgun e Dubravës, në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës që ndodhi këtu, 27 vjet më parë, gjatë periudhës 19-24 maj 1999.

    Me këtë rast Keshilli Organizativ i ish te Burgosurve të Dubravës fton të gjithë ish-të burgosurit, familjarët e viktimave, të mbijetuarit e masakrës, si dhe qytetarët e interesuar që të marrin pjesë në këtë aktivitet përkujtimor.

    Hyrja në hapësirat e Burgut të Dubravës, sic njofton Këshilli, do të fillojë nga ora 11.

  • PSD aktivitet para zyrës së VV’së, Molliqaj konstaton: VV’ja i tutet veç Partisë Socialdemokrate

    PSD aktivitet para zyrës së VV’së, Molliqaj konstaton: VV’ja i tutet veç Partisë Socialdemokrate

    Partia Socialdemokrate është duke zhvilluar aktivitet para zyrës së Vetëvendosjes.

    Aty shihet se është prezent edhe kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj.

    Prezentë janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    ”VV’ja i tutet veç PSD’së”, ka thënë Molliqaj.

  • Muharremi: Ata që besojnë se VV-ja do t’i fitojë 51%, duhet me besu që edhe rruga Prizren-Tetovë ka përfunduar

    Muharremi: Ata që besojnë se VV-ja do t’i fitojë 51%, duhet me besu që edhe rruga Prizren-Tetovë ka përfunduar

    Analisti Shenoll Muharremi është tallur keq me zyrtarët e VV-së që po pretendojnë se në zgjedhjet e 7 qershorit sërish do të fitojnë me mbi 51 për qind.

    Ai ka bërë me dije se ata që e besojnë një gjë të tillë duhet me besu gjithashtu që rruga Prizren-Tetovë ka përfunduar.

    Në profilin e tij në Facebook, Muharemi ka shkruar se këto gjera janë joreale.

    “Ata që besojnë që LVV i fiton 51% përsëri, apo larg qoftë 60%, duhet me besu gjithashtu që rruga Prizren-Tetovë ka përfundu, e që Parku Solar 100MË në Rahovec po gjeneron energji. Po realiteti është tjetër se asnjë metër asfalt nuk është shtru në atë rrugë. Në park solar asnjë panel nuk është vendosë, edhe pse qe 4-5 vite këto projekte promovohen me të madhe. Pra LVV është si një balon i mbushur me ajër dhe i zbrazët. Vetëm flet, po nuk zbaton. Momenti që shpërthen kjo fluskë, nuk mbetet kurgjo prej saj. Vetëm fjalë dhe propagandë. Nga aspekti i kapaciteteve dhe “rezultateve”, LVV i meriton vetëm njo 10%, asgjë më shumë. As një kapacitet të ri të energjisë nuk e kanë shtu, derisa rreth 1 miliardë importë rrymë kemi importu. E 6 miliardë euro në vit e 500m në muaj e kemi deficitin dhe humbjet tregtare në mallra!”, ka shkruar ai.

  • Brukseli konfirmon, Shqipëria merr dritën jeshile nga BE

    Brukseli konfirmon, Shqipëria merr dritën jeshile nga BE

    Pas lajmit se Shqipëria ka marrë sinjal pozitiv në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, burime nga Brukseli konfirmuan për A2 CNN, se drafti i qëndrimit të përbashkët të BE-së (EUCP), bazuar në raportin IBAR, është miratuar në COELA pa asnjë kundërshtim nga shtetet anëtare.

    “Drafti i qëndrimit të përbashkët të përkohshëm të BE-së (EUCP, bazuar në IBAR) sapo është miratuar në COELA pa asnjë kundërshtim të mëtejshëm nga shtetet anëtare.

    Hapi i radhës është kalimi i tij nesër pasdite për miratim tek ambasadorët e BE-së në COREPER, përpara se Konferenca Ndërqeveritare (IGC) të konfirmohet zyrtarisht”, thuhet në përgjigjen e Këshillit të Bashkimit Evropian për A2 CNN.

    Pas këtij miratimi do të konfirmohet zyrtarisht mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian më 26 maj.

    Ne takimin e sotëm, të gjitha vendet kanë dhënë dritën jeshile për të vijuar me miratimin e IBAR-it dhe kalimin e dosjes në Coreper II, i cili sanksionon formalisht mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare më 26 maj.

  • BE: Sundimi i ligjit, kyç për integrimin e Kosovës

    BE: Sundimi i ligjit, kyç për integrimin e Kosovës

    Në prezantimin e pyetësorit rajonal për drejtësi, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të realizuar nga Banka Botërore në bashkëpunim me Ipsos Kosova dhe partnerë të tjerë, u theksua rëndësia e sistemeve funksionale të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe roli i të dhënave në matjen e progresit në sektorin e drejtësisë.

    Sipas prezantimit, pyetësori ka analizuar të dhëna të bazuara në përvojat dhe perceptimet e tri grupeve kryesore: qytetarëve dhe bizneseve si shfrytëzues të shërbimeve të drejtësisë, gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të gjyqësorit si ofrues të tyre, si dhe avokatëve si ndërmjetësues.

    “Jemi duke analizuar me kujdes të madh informatat e mbledhura prej këtij pyetësori sepse kjo flet për nivelin e kënaqshmërisë, efikasitetin, barazinë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Dhe kjo na ndihmon që ta kuptojmë më mirë se si sistemi i drejtësisë funksionon praktikisht”, u tha gjatë prezantimit.

    Po ashtu u theksua rëndësia e vlerës krahasuese rajonale për të parë pozitën e Kosovës në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si dhe krahasimi me të dhënat e vitit 2020 për të matur zhvillimet dhe përmirësimet në sistemin e drejtësisë.

    “Komisioni Evropian i shfrytëzon këto informata për të matur progresin e reformës dhe për të informuar angazhimin tonë të mëtutjeshëm”, u tha më tej.

    Sipas prezantimit, përveç këtij pyetësori, në vlerësimin e reformave përdoren edhe instrumente të tjera, përfshirë misionet e shqyrtimit të rasteve, monitorimin e gjykimeve, veçanërisht në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, si dhe raportet rajonale të progresit.

    U theksua gjithashtu se përparimi në sundimin e ligjit dhe funksionimi i gjyqësorit mbeten elemente themelore në procesin integrues evropian të Kosovës.

    “Objektivat afatmesme të Kosovës që të fillojnë negociatat për anëtarësim lidhen drejtpërdrejt me gjyqësorin dhe sundimin e ligjit”, u tha gjatë prezantimit.

    Në fund u shpreh pritja për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve dhe vazhdimin e reformave në kuadër të procesit të integrimit evropian.

    “Shpresojmë që ky proces të udhëhiqet nga fryma e kompromisit në mënyrë që shumë shpejt Kosova të ketë institucione të cilat mund të përparojnë reformat e domosdoshme në kontekst të procesit të integrimit në BE”, u tha në përfundim.

  • “As në tokë as në qiell, vend për shqiptarët nuk ka” – shfaqen shkrime anti-shqiptare në Shkup

    “As në tokë as në qiell, vend për shqiptarët nuk ka” – shfaqen shkrime anti-shqiptare në Shkup

    Shkrime anti-shqiptare dhe gjuhë e urrejtjes janë shfaqur sërish në Maqedoninë e Veriut.

    Në një fotografi që qarkullon në rrjetet sociale, shihet se në qendrën sportive “Forca” në Shkup është shkruar thirrja anti-shqiptare “As në tokë, as në qiell, vend për shqiptarë nuk ka”.

    Fotografia me këtë mbishkrim është shpërndarë edhe nga disa eksponentë politikë, ndërsa kërkohet llogari nga institucionet kompetente.

    Deri në këtë moment nuk ka asnjë reagim nga organet e RMV-së.

    Kohës së fundit janë shtuar thirrjet anti-shqiptare, ndërsa më herët në një sallë sportive nga tifozeritë maqedonase u dëgjuan thirrje në korr kundër shqiptarëve./Telegrafi

  • Ra nga kulmi derisa po punonte, QKUK jep detaje për gjendjen e 27 vjeçarit: Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze

    Ra nga kulmi derisa po punonte, QKUK jep detaje për gjendjen e 27 vjeçarit: Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze

    Punëtori që ra nga kulmi derisa po punonte dje në vendpunishte në Ferizaj, është në gjendje të rëndë.

    Për gjendjen e tij detaje për KosovaPress ka dhënë drejtori i Intezivës në QKUK, Shaqir Uka.

    Siç tha ai, pacienti ka arritur në Qendrën Emergjente, ku i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve mjekësore të nevojshme.

    Më pas, ai është transferuar në departamentin e Mjekimit Intensiv ku është duke qëndruar i shtrirë në shtrat me aparatura.

    “Pacienti është rrëzuar nga lartësia, sipas Spitalit të Ferizajt është një lartësi prej 5-6 metrash. Fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente, ku ka bërë ekzaminimet mjekësore e më pas është transferuar tek Mjekimi Intensiv. Lëndimet janë serioze, është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

    Sipas tij, lëndimet më të mëdha pacienti i ka marrë në pjesën e gjoksit.

  • AKK: Ministria e Financave po fundos buxhetet e komunave dhe po ndëshkon qytetarët edhe përmes tatimit në pronë

    AKK: Ministria e Financave po fundos buxhetet e komunave dhe po ndëshkon qytetarët edhe përmes tatimit në pronë

    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka akuzuar Ministrinë e Financave për neglizhencë dhe dështim institucional lidhur me mosfunksionimin e sistemit të ri të tatimit në pronë, i cili sipas tij po dëmton rëndë komunat dhe qytetarët.

    Sipas reagimit të AKK-së, komunat po humbin miliona euro të hyra vetanake, ndërsa qytetarët po penalizohen padrejtësisht me interesa dhe gjoba për shkak të problemeve teknike në sistem.

    Ibrahimi kërkoi funksionalizimin urgjent të sistemit, transparencë nga institucionet përgjegjëse dhe kompensim për dëmet financiare që po u shkaktohen komunave.

    E plotë:

    Asociacioni i Komunave të Kosovës reagon ndaj neglizhencës së Ministrisë së Financave dhe Departamentit të Tatimit në Pronë lidhur me mosfunksionimin e plotë të sistemit të ri të tatimit në pronë, i lansuar që nga Gushti i vitit 2025.

    Është e papranueshme që edhe pas 9 muajsh, komunat vazhdojnë të përballen me një sistem jofunksional, pa afate konkrete dhe pa asnjë përgjegjësi institucionale nga ana e nivelit qendror.

    Si pasojë direkte e kësaj neglizhence:
    • komunat po humbin miliona euro të hyra vetanake;
    • qytetarët po penalizohen padrejtësisht me interesa dhe gjoba;
    • janë bllokuar procedurat e rillogaritjes dhe regjistrimit të pagesave;
    • parapagimet nuk shfaqen saktë në sistem;
    • është cenuar seriozisht besueshmëria institucionale ndaj komunave.
    Përkundër kërkesave të vazhdueshme të komunave për sqarime dhe ndërhyrje urgjente, Ministria ka zgjedhur heshtjen dhe neglizhencën, duke lënë komunat dhe qytetarët të përballen vetë me pasojat e këtij dështimi.

    AKK konsideron se kjo situatë nuk është më vetëm problem teknik, por dështim serioz institucional që po dëmton rëndë financat komunale dhe funksionimin normal të administratës lokale.

    Kërkojmë urgjentisht:

    • funksionalizimin e plotë të sistemit;
    • raport transparent publik mbi problemet dhe përgjegjësit;
    • eliminimin e penaliteteve të padrejta ndaj qytetarëve;
    • kompensimin e dëmeve financiare që komunat po pësojnë si pasojë e kësaj neglizhence.
    Komunat nuk mund të mbajnë barrën e paaftësisë dhe mosveprimit të institucioneve qendrore.