ATV

Category: Lajme

  • Të enjten jep dorëheqje qeveria e Maqedonisë së Veriut, kur pritet të marrë detyrën kryeministri shqiptar

    Të enjten jep dorëheqje qeveria e Maqedonisë së Veriut, kur pritet të marrë detyrën kryeministri shqiptar

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski njoftoi se të enjten kabineti i tij jep dorëheqjen për t’i hapur rrugën formimit të Qeverisë teknike.

    Kryeministër i kësaj të fundit pritet të emërohet Talat Xhaferi, i cili do të dorëhiqet ndërkohë nga pozicioni i kryetarit të Kuvendit. Qeveria teknike do të funksionojë 100 ditë, apo deri në zgjedhjet parlamentare, të përcktuara të mbahen në 8 maj.

    “E gjithë Qeveria do të jetë në dorëheqje, të enjten në orën 10:00. Do të kemi kohë të mjaftueshme që t’i kryejmë të gjitha formalitetet dhe të dielën 28 janar të votohet Qeveria teknike”, deklaroi Kovaçevski.

    Përpara votimit të saj ndërkohë, parlamenti do të votojë kryetarin e ri, Jovan Mitreski, i cili kryeson aktualisht grupin parlamentar të Lidhjes Social-Demokrate (LSDM). Qeveria teknike, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet, formohet 100 ditë para çdo cikli zgjedhor, dhe ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

    Pjesë e kësaj Qeverie, përveç partive që aktualisht përbëjnë ezekutivin, LSDM-ja, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët, duhet të jetë edhe opozita, konkretisht VMRO DPMNE-ja, të cilës i takojnë Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, si dhe tre zëvendësministra me kompetenca të veçanta, që do të thotë se ministrat nuk do të mund të marrin asnjë vendim pa nënshkrimin edhe të zëvendësministrave.

    Ndërkohë kreu i partisë më të madhe opozitare, VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, deklaroi se ligjvënësit e saj nuk do të votojnë për Qeverinë teknike, sepse nuk pranojnë që ajo të drejtohet nga Xhaferi i BDI-së, të cilin e akuzojnë për shkelje të shumta ligjore gjatë periudhës që shërbeu si kryetar i Kuvendit.

  • Shantazhoi një grua me publikim të fotografive intime, arrestohet i dyshuari

    Shantazhoi një grua me publikim të fotografive intime, arrestohet i dyshuari

    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka shantazhuar një grua me publikim të fotografive intime.

    “Rr. B, Prishtinë 23.01.2024 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shantazhuar me publikim të fotografive intime viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Osmani pret në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák

    Osmani pret në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur  të mërkurën në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák.

    Takimi është duke u zhvilluar në objektin e presidencës dhe mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm ne fillim të takimit.

    Dvořák, sot gjatë ditës do të takohet edhe me Kryeministrin, Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

    Pas përfundimit të takimeve bilaterale, zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, do të mbajnë konferencë për media.

  • Kurti mbledh ministrat

    Kurti mbledh ministrat

    Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë mbledhjen e saj të radhës, të mërkurën.

    Mbledhja do të nisë nga ora 12:00.

    Ndërkaq, pikat e rendit të ditës nuk dihen akoma.

  • Vidhet vetura e një mërgimtari në Lubozhdë të Istogut

    Vidhet vetura e një mërgimtari në Lubozhdë të Istogut

    Policia e Kosovës ka njoftuar për vjedhjen e një veture në garazhdën e një personi që jeton jashtë vendit në Lubizhdë të Istogut.

    Për rastin në polici, ka njoftuar nipi i të dëmtuarit. Rasti është duke u hetuar.

    “Fsh. Lubozhdë, Istog 23.01.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur me forcë kanë hapur dyert e garazhdës së axhës së tij viktimës mashkull kosovar (i cili jeton jashtë shtetit) dhe kanë vjedhur një veturë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

  • Grabitje në një market në Prishtinë

    Grabitje në një market në Prishtinë

    Një punëtore ka raportuar se derisa ishte në vendin e saj të punës, një person i maskuar nën kërcënimin e thikës ka kryer një grabitje.

    Sipas policisë, i njëjti ka marrë 1000 euro në arkë dhe cigare në vlerë rreth 500 euro.

    “Rr. Ndue Përlleshi, Prishtinë 23.01.2024 – 21:53. Ankuesja femër kosovare ka informuar se për derisa ishte në vendin e punës, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur rreth 1000€ para të arkës dhe cigare me vlerë rreth 500 €”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Rasti është duke u hetuar.

  • Trump fiton zgjedhjet paraprake republikane në New Hampshire

    Trump fiton zgjedhjet paraprake republikane në New Hampshire

    Ish-Presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet paraprake republikane në shtetin New Hampshire të martën, duke përforcuar edhe më tej mundësinë për të marrë emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

    Rezultati shënon një hap prapa për ish-ambasadoren amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e cila investoi kohë dhe burime të konsiderueshme financiare për ta mundur Trump.

    Haley ishte sfiduesja e fundit në garën republikane pasi guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i dha fund fushatës së tij presidenciale gjatë fundjavës, çka i mundësoi asaj të bënte fushatë si alternativa e vetme përballë Trump.

    Kandidatja Haley i intensifikoi kritikat ndaj ish-presidentit, duke vënë në pikëpyetje mprehtësinë e tij mendore dhe paraqitur veten si një kandidate unifikuese që do të sillte ndryshime për brezat e ardhshëm. Por fushata e saj nuk tërhoqi votues të mjaftueshëm.

    Trump mund të mburret si kandidati i parë presidencial republikan që fiton garat e hapura në Iowa dhe New Hampshire që kur dy shtetet filluan të udhëheqin kalendarin zgjedhor në vitin 1976. Nëse Trump merr emërimin e Partisë Republikane kjo do të ishte hera e tretë që ai kandidon për Shtëpinë e Bardhë.

    Fitoret e lehta në të dy shtetet tregojnë aftësitë e Trump për të bashkuar rreth vetes rrymat e ndryshme republikane. Ai fitoi mbështetjen e konservatorëve evangjelistë që kanë ndikim tek votuesit më të moderuar në shtetet Iowa dhe New Hampshire, çka ai shpreson ta përsërisë ndërsa zgjedhjet paraprake zgjerohen edhe në shtetet e tjera amerikane.

    Haley nuk ishte në gjendje të përfitonte nga tradita më e moderuar politike që ka shteti New Hampshire. Përpjekja e saj për t’u bërë bartësja e standardit republikan po zbehet me shpejtësi. Ajo do të marrë pjesë në zgjedhjet paraprake republikane në Karolinën e Jugut më 24 shkurt.

    Ish-guvernatorja e këtij shteti shpreson se një fitore e dukshme në Karolinën e Jugut do t’i jepte vrull fushatës së saj drejt garës paraprake të Super të Martës më 5 mars.

    Por në një shtet thellësisht konservator, ku Trump gëzon popullaritet të madh, mund të jetë i vështirë realizimi i ambicieve të zonjës Haley dhe humbja në shtetin e saj mund të ketë pasoja politike për të./VOA

  • Rrëzohet helikopteri kanadez i skijimit, humbin jetën tre persona

    Rrëzohet helikopteri kanadez i skijimit, humbin jetën tre persona

    Tre persona kanë humbur jetën në një aksident me helikopter skijimi në një zonë të largët të Kanadasë.

    Policia kanadeze në perëndim të Kolumbisë Britanike tha se shtatë persona ishin në bordin e helikopterit, me katër të tjerë të lënduar rëndë.

    Helikopteri mbante një grup skiatorësh të hënën dhe u rrëzua pranë Terrace, një qytet me rreth 12,000 banorë në rajonin Skeena të Kolumbisë Britanike, rreth 112 kilometra në lindje të kufirit me Alaskën.

    Kryeministri i Kolumbisë Britanike, David Eby, tha në një postim në mediat sociale se lajmet për përplasjen janë “zemërthyese” dhe njerëzit në provincë po mendojnë për familjet e atyre që vdiqën, teksa falënderoi shërbimet e urgjencës.

    Autoritetet kanadeze, duke përfshirë shërbimin e mjekëve të British Columbia, Bordin e Sigurisë së Transportit dhe WorkSafeBC, janë gjithashtu të përfshirë në hetimin e përplasjes.

    Hetuesit do të dërgohen në këtë vend të largët për të hetuar sot vendin e ngjarjes.

    Emrat e viktimave nuk janë bërë ende të ditur, pasi autoritetet njoftojnë të afërmit e tyre.

  • Rrustemi: Ende nuk duket në horizont shkuarja e Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese

    Rrustemi: Ende nuk duket në horizont shkuarja e Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se çështja e Asociacionit së pari duhet të trajtohet në proces të dialogut dhe se ende nuk duket në horizont shkuarja në Gjykatë Kushtetuese.

    “Çështja e Asociacionit së pari duhet të trajtohet në proces të dialogut, në kuptimin, duhet të shihet dhe të diskutohet si proces. Jemi larg një veprimi jo të përfilljes ose jo të vlerësimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, por nuk duket në horizont shkuarja në Gjykatë Kushtetuese”, tha Rrustemi.

    Ai tha se draft statuti nuk është pranuar nga Kosova, sipas tij në aspektin e marrjes për sipër për zbatimin e tij.

    “Do ta shohim procesin në tërësi. Është e vërtetë që zoti Kurti në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel me kancelarin Gjerman, presidentin francez dhe kryeministren italiane dhe përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, edhe për shkak të si rrjedhojë e vlerësimit të vetë treshes së të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian për shkak të urgjencës, ka shprehur gatishmërinë për t’i nënshkruar ato tri dokumentet, Marrëveshjen bazë të Brukselit, Aneksin e Ohrit edhe Draftin e statutit për pikën 7 të Marrëveshjes së propozuar nga fasilituesit, por Serbia ka refuzuar nënshkrimin, respektivisht pranimin dhe zbatimin. Draft statuti nuk është pranuar. Po të pranohej nuk ka nevojë me shku në Kuvend, por nuk është pranu”, tha Rrustemi. /atvlive.tv

    Intervistën e tij të plotë në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Kërkohet të mos afatizohet procesi për njohje të statusit të viktimës së dhunës seksuale

    Kërkohet të mos afatizohet procesi për njohje të statusit të viktimës së dhunës seksuale

    Përgatiti: Krenare Mulliqi

    Nga rreth 20 mijë të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë vetëm 2009 prej tyre kanë aplikuar për njohje të statusit të viktimës së dhunës seksuale.

    Prej tyre që nga viti 2018 kur zyrtarisht u hap aplikimi të drejtën e këtij pensioni e kanë fituar 1617 gra.

    Afati për aplikim, në vitin e kaluar u shty deri më 15 maj të viti 2025, por nga Qendra Kosovare për Rehabilitimn e të mbijetuarve të torturës, për shkak të numrit të ulët të aplikimit kërkojnë të mos ketë afate ligjore fare.

    Në mes tjerash proceduarat për të fituar të drejtën e pensionit nuk janë të lehta pasi hapen plagë të mëdha.

    Të hënën, thirrje grave viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës për aplikimin për njohje të statusit të viktimës u ka bërë edhe presidentja, Vjosa Osmani.

    Ajo tha se zëri i grave të dhunuara ka rëndësi dhe e vërteta duhet të dëgjohet.

    Afati paraprak për aplikimin për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës kishte skaduar më 5 shkurt 2023, por më pas në gusht të viti të kaluar është shtyrë për maj 2025.

    Aprovimi i statusit të viktimës së dhunës seksuale u jep të drejtë viktimave të marrin pagesë mujore prej 230 euro në muaj.