ATV

Category: Lajme

  • “Lista Serbe fajtor për dinarin”, Kërstiq: Serbët në depresion, viktimë e politikës nga Beogradi

    “Lista Serbe fajtor për dinarin”, Kërstiq: Serbët në depresion, viktimë e politikës nga Beogradi

    Gazetari serb Bratislav Kërstiq për çështjen e dinarit ka lënë fajtor Listën Serbe për këtë situatë dhe për takimin i cili u mbajt dje.

    Tutje Kërstiq është shprehur se Serbia është në depresion dhe ai është bërë viktimë e politikës së Beogradit.

    “Si pasoj e anulimit të dinarit unë në atë drejtim fajtor shoh Listën Serbe.

    E kam mendur që anulimi i dinarit vjen si pasoj easociacionit dhe Serbët janë tepër të shqetësuar për këtë situatë dhe ata janë më doket në një depresion kolektive kur ministrat e vendit jane duke shkuar të vendosin flamujt e Kosovës për të hequr atë të Serbëve”, ka thënë ai.

  • Rrustemi: Përdorimi i deritashëm i dinarit ka qenë veprim ilegal, BQK-ja po e zbaton Kushtetutën

    Rrustemi: Përdorimi i deritashëm i dinarit ka qenë veprim ilegal, BQK-ja po e zbaton Kushtetutën

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë për Ekonomia Online se Banka Qendrore e Kosovës është duke e zbatuar Kushtetutën për sa i përket Rregullore së re mbi dinarin serb.

    E sa i përket kundërshtive të faktorit ndërkombëtar, Rrustemi e ndërlidh edhe me tabletat serbe, me ç’rast thotë se tashmë shumica e qytetarëve serb i kanë konvertuar ato.

    Qarkullimin e dinarit deri tani, Rrustemi e konsideron se ka qenë veprim ilegal.

    “Kushtetuta e Republikës së Kosovës në nenin 11 e përcakton që në territorin e Kosovës mund të përdoret dhe duhet të përdoret vetëm një valutë zyrtare. BQK po përmbush dhe po zbaton këto dispozita, në anën tjetër ky vendim është një interes të sundimit të ligjit të gjithë qytetarëve pa dallim, kuptohet nëse eventualisht ka nevojë për informim me të gjatë dhe sqarime shtesë për ndonjë kategori të caktuar duhet ta bëjmë me profesionalizëm e përgjithësi dhe për një gjë jam i bindur që në fund të fundit pavarësisht le të themi dallimeve që mund të ekzistojnë për kohën e zbatimit të këtij vendimi, nuk ka alternativ zbatimi i BQK dhe vendimi për përdorimin vetëm të euros si valutë zyrtare në Kosovë”, thotë Rrustemi, duke ndërlidh këtë rregullore me vendimin e Qeverisë për t’i mos lejuar qarkullimin e targave ilegale në Kosovë.

    Ai thotë se përdorimi i deritashëm i dinarit ka qenë veprim ilegal.

    “… edhe vendimi për targat e makinave kishin ngjallur debate e kishte kërkesa të tilla për të shtyrë zbatimin por që në fund të fundit erdhëm në pikën kur të gjitha makinat sidomos të komunitetit serb në veri të Kosovës i konvertuan tabelat në RKS pa asnjë vështirësi, pa asnjë problem. Mandej me lehtësi të ofruara nga shteti dhe sot nuk i kemi asnjë telashe në qarkullimin e tyre, domethënë nuk kemi pse të ngjallemi dilema për diçka që nuk ka alternativ tjetër. Përdorimi i euros është bërë veprim kushtetues dhe ligjor dhe përdorimi i deritashëm i dinarit ka qenë veprim ilegal”, u shpreh Rrustemi për EO.

  • Moskalimi i Rezolutës për anulimin e vendimit për shtrenjtim të rrymës – Qytetarët e frustruar: “Ata që e kanë votuar le ta vuajnë sot”

    Moskalimi i Rezolutës për anulimin e vendimit për shtrenjtim të rrymës – Qytetarët e frustruar: “Ata që e kanë votuar le ta vuajnë sot”

    Qytetarët janë shprehur të frustruar me moskalimin e Rezolutës për anulimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Disa të intervistuar nga Ekonomia Online, kanë deklaruar se shtrenjtimi i energjisë nuk është dashur të ndodhë asnjëherë.

    Ata thanë se çmimet e rrymës aktualisht janë të papërballueshme, teksa kërkojnë veprime nga Qeveria.

    Agim Berisha thotë se çështja e rrymës do duhej diskutuar dhe votuar në kuvend, teksa e quan këtë Qeveri si diktaturë. Thotë se ata që e “kanë votuar le t’i vuajnë pasojat”.

    “Faturat e rrymës në radhë të parë nuk ish dashur me u ngrit fare rryma, sepse nuk janë ngritur as një pension, pagë apo edhe ndihma sociale… kjo është tmerr. Nuk është dashtë të ngritët rryma fare, se në kuvend ish dashtë të votohet gjithsesi, i dinë hallet, është dashur mirëpo kjo në mënyrë është një lloj diktature që nuk i pyet qytetarët, megjithatë mirë ua bën sepse i ka marrë mbi 50 për qind, ata që e kanë votuar le ta vuajnë sot”, thotë ai.

    Të njëjtin mendim ka edhe Osman Gashi i cili thotë se faturat e rrymës më të larta nga rajoni janë në Kosovë dhe se gjendje e rëndë mbetet për pensionistët.

    “Qeveria kish mujt me bë diçka dallime në faturat e rrymës, sepse më së larti është në Kosovë, nuk po dihet një herë, por që tri herë po ngritët rryma, shumë e lartë është sepse populli me të vërtetë janë në skamje dikush është më i fortë dikush më i dobët , sidomos për pensionistët është e tepërt, veç ndoshta bëhet diçka, patjetër që është dashtë me u ndërmarr diçka në kuvend se kështu është shumë e lartë fatura e rrymës”, u shpreh ai.

    Mendim ndryshe mban qytetari Zymer maxharra, i cili tha se rryma ka qenë problem gjithmonë , duke thënë se nga kuvendi janë miratuar benefite nga viti i kaluar.

    “Rryma ka qenë problem gjithmonë, edhe para lufte kur Serbia na ka ngarkuar me refugjatë dhe e kemi përballuar, por edhe tash unë deri në vitin 2017 kur e diktuam që ishin duke ua paguar edhe veriorëve verës ka ardhur 257 -260 tash rryma zakonisht më vjen 25- 30, 28 -30, nuk luan as dimër as verë, sepse tash kemi ngrohëset qendrore dhe jemi stabil, disa njerëz po mundohen edhe oborrin me nxeh me rrymë mandej është një shqetësim më tepër sa më fol se sa me qëllua”.

    “Është zyra e rregullatorit, ata i rregullojnë këto gjëra, kuvendi duhet me miratu ose mos me miratu, këta edhe e kanë beneficue vitin e kaluar, disave ju kanë dhënë edhe më tepër, unë nuk mundem me hy tek çështjet e profesionalistëve, ata e dinë, rryma është në nivel të Ballkanit perëndimor, nuk e kemi aspak më shtrenjtë se që e ka Maqedonia ose Mali i Zi apo Serbia”.

  • ​I mituri ther me thikë dy të mitur të tjerë në Lipjan

    ​I mituri ther me thikë dy të mitur të tjerë në Lipjan

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të therjes me thikë.

    Në raportin 24-orësh thuhet se një i mitur në Lipjan, pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë dy viktima kosovarë poashtu të mitur.

    Viktimat dhe i dyshuari janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

    “Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 08.02.2024, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një armë te ftohtë (thikë) dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur. Viktimat dhe i dyshuari janë dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

  • ​Zelensky emëron komandantin e ri të ushtrisë ukrainase

    ​Zelensky emëron komandantin e ri të ushtrisë ukrainase

    Presidenti Volodymyr Zelensky tha se ka emëruar Oleksandr Syrskiy në postin e komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës. Këtë njoftim Zelensky e bëri disa minuta pasi njoftoi se ishte koha për një “udhëheqje të ripërtërirë” të Forcave të Armatosura të shtetit.

    Zelensky u takua me ish-komandantin e përgjithshëm, gjeneralin Valeriy Zaluzhniy, më herët gjatë 8 shkurtit dhe tha se i ka kërkuar që të qëndrojë “në ekipin e tij”, edhe pse nuk specifikoi se në çfarë kapaciteti.

    Për javë të tëra ka pasur spekulime se Zelensky po e shqyrtonte mundësinë e largimit të Zaluzniyit, për shkak të dallimeve që kishin në strategji në kohën kur Ukraina po vazhdon luftën kundër forcave pushtuese ruse.

    Tensionet mes presidentit Zelensky dhe gjeneralit Zalunzhniy u vunë re në nëntorin e vitit të kaluar, pasi gjenerali kishte publikuar një ediorial në The Economist, ku deklaroi se lufta kishte hyrë në një ngërç dhe se vetëm përparimi teknologjik do t’i mundësonte Ukrainës që të përmbushë qëllimin e saj për të çliruar territoret e pushtuara.

    Pas publikimit të editorialit, Zyra e Zelenskyt menjëherë kishte hedhur poshtë vlerësimet e gjeneralit lidhur me situatën në fushëbetejë.

    Ndërrimi i udhëheqësit të ushtrisë ukrainase u bë teksa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës është afër dyvjetorit të nisjes së tij.

  • ​Biden e Scholz takohen sot, në qendër të diskutimit ndihma për Ukrainën

    ​Biden e Scholz takohen sot, në qendër të diskutimit ndihma për Ukrainën

    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka nisur dje vizitën në Shtetet e Bashkuara, me takime me ligjvënës amerikanë ndërsa sot pasdite pritet të takohet me Presidentin Joe Biden.

    Scholz tha se bisedimet me Presidentin Biden do të përqëndrohen tek rrugët e mundshme për forcimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, përballë agresionit rus.

    Ndër lufta po hyn në vitin e tretë, Ukraina po përballet më mungesë armatimesh në betejen e luftës dhe varet shumë nga aleatët e saj perëndimorë për mbështetjen ushtarake dhe financiare.

    Shtetet e Bashkuara kanë qenë deri më sot mbështetësi më i madh i Kievit, por vizita e kancelarit gjerman në Uashington vjen në një kohë që po shtohen shqetësimet për angazhimin amerikan ndaj Ukrainës, ndërsa një paketë financiare e propozuar nga Presidenti Biden që përfshin ndër të tjera ndihmën në Ukrainën, është bllokuar në Kongres, për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

    Disa politikanë evropianë janë të shqetësuar se kthimi i mundshëm i ish-Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë mund ta dëmtojë më tej angazhimin amerikan.

    “Ajo për të cilën është rënë dakord në Europë dhe në Kongresin e Shteteve të Bashkuara nuk është e mjaftueshme dhe duhet të gjehen rrugë të tjera që të gjithë bashkë të mund të bëjmë më tepër”, tha zoti Scholtz në aeroportin e Berlinit, para se të udhëtonte drejt Uashingtonit.

    Javën e kaluar Bashkimi Europian miratoi një paketë ndihme 4-vjeçare prej 54 miliardë dollarësh për Ukrainën.

    Zyrtarët gjermanë thonë se deri më tani Berlini ka furnizuar apo është zotuar për një ndihmë prej 28 miliardë eurosh për Ukrainën./VOA

  • Gjendet një person i vdekur afër stacionit hekurudhor Fushë Kosovë

    Gjendet një person i vdekur afër stacionit hekurudhor Fushë Kosovë

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast që ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një person është gjetur i vdekur afër stacionit hekurudhor Fushë -Kosovë.

    Me vendim te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

    “Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete afër stacionit hekurudhor Fushë -Kosovë. Njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në tokë. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Me vendim te prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

  • Kurti: Rregulloret nuk e ndalojnë Qeverinë e Serbisë t’i ndihmojnë financiarisht serbët e Kosovës

    Kurti: Rregulloret nuk e ndalojnë Qeverinë e Serbisë t’i ndihmojnë financiarisht serbët e Kosovës

    Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka nisur mbledhja e jashtëzakonshme ku po diskutohet për situatën në Kosovë. Aty, kryeministri i vendit demantoi presidentin e Serbisë Vuçiq, i cili paraprakisht deklaroi se në Kosovë “krijuar kushte të padurueshme për serbët”. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pohoi se në shtetin tonë zbatohet Kushtetuta në masat më të larta për mbrojtjen e pakicave.

    “Është një ironi e thellë për këto pretendime të rrejshme të persekutimeve, nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit”, i tha Kurti Vuçiqit me të marrë fjalën.

    “Ky këshill ka krijuar Tribunalin e Hagës për shkak të krimeve, Serbia ka urdhëruar dhe kryer gjenocid në Srebrenicë dhe në Kosovë, studiuesit e ndryshëm kanë pohuar se përdhunimet janë kryer si mjet lufte…Nga kjo vuajtje Kosova doli si simbol për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut”, tha Kurti në Këshillin e Sigurimit.

    “Jemi angazhuar për të krijuar institucione efikase, ekonomia është rritur në tri vitet e fundit”, tha ai tutje.

    “Kosova është storie suksesi e ndërhyrjes së NATO-s me partnerët. Ky përparim është theksuar nga një numër organizatash…Rritja jonë ndahet me pakicat, e zbatojmë Kushtetutën me masat më të larta të mbrojtjes së pakicave. 20 ulëse në parlament për pakicat, 10 janë për serbët, për respektimin e gjithë popullatës në Kosovë. Serbët kanë 10 nga 38 komuna”, tha tutje Kurti.

    “Mbetemi të sigurt që gjuha serbe është gjuhë zyrtare çdo kund”.

    Ai përmendi edhe faktin për ndarjen e shumë granteve për komunat me shumicë serbe.

  • Kurti fillon fjalimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Fjalët e Vuçiqit janë pretendime të rrejshme

    Kurti fillon fjalimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Fjalët e Vuçiqit janë pretendime të rrejshme

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në hyrje të fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, është shprehur se ato që i tha presidenti serb, janë pretendime të rrejshme, nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20.

    Ai ka shtuar se Kosova ka dalë nga lufta si simbol i luftër dhe triumf i të drejtave të njeriut.

    Kurti ka shtuar se nuk jemi trishtuar asnjëherë dhe kemi ndërtuar veten në një shoqëri shumëetnike me një shtet që sheh përpara dhe është solid demokratik.

    “Të gjitha këto janë pretendime të rrejshme të persekutimeve nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20. Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut. Nuk kemi qenë të trishtuar, kemi ndërtuar vetën në një shoqëri shumëertnike dhe shumëkulturore me një shtet që sheh përpara dhe është solid demokratik. Çerekshekulli pas luftës qëndrojmë krenarë si Republikë për të gjithë, shoqëri shumëetnike për të gjithë”, është shprehur Kurti.

  • Vuçiq flet për rregulloren e BQK-së për dinarin: Sulm ndaj popullatës serbe në Kosovë

    Vuçiq flet për rregulloren e BQK-së për dinarin: Sulm ndaj popullatës serbe në Kosovë

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OBK-së, në fjalimin e tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq është shprehur se instituconet e përkohshme të Prishtinës, kanë krijuar kushte të padurueshmë për serbët.

    Ai është shprehur se kjo mund të shkaktojë dëme të parregullueshme, deri në takimin e radhës së UNMIK-ut.

    Vuçiq është shprehur se kanë kërkuar këtë takim për shkak të vendimit të BQK-së.

    “Kemi kërkuar këtë takim për shkak të veprimit të Bankës së ashtuquajtur të Kosovës për ndalimin e dinarit”, është shprehur ai.

    Tutje, presidenti serb tha se i ashtuquajturi lidership ka vazhduar sulmet ndaj popullit serb dhe ka kulmuar pasi që mbijetimi i tyre në provincën jugore, varet nga buxheti i shtetit të Serbisë.

    “Prishtina po i pamundëson veprimet e të gjitha institucioneve shëndetësore, kulturore e arsimore që ofrojnë kushtet bazike. Çdo parandalim i financimit të spitaleve, shkollave e çerdheve të Serbisë është sulm i drejtpërdrejt ndaj serbëve dhe ndaj themelimit të Asociacionit”, tha tutje Vuçiq.

    Ai u shpreh se nuk ka asnjë bazë të argumentimit në Prishtinë, që masa për të ndaluar dinarin dhe futja e euros si e vetmja pagesë zyrtare, është mundësi për të ofruar sundimin e ligjit.

    “Liderët shqiptarë e përdorin sundimin e ligjit vetëm sa për ta dëmtuar serbët dhe Kishën Ortodokse Serbe”, shtoi ai.