ATV

Category: Lajme

  • Albin Kurti uron 16-vjetorin e Pavarësisë me një video emocionuese

    Albin Kurti uron 16-vjetorin e Pavarësisë me një video emocionuese

    Nesër, Kosova feston 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

    Lidhur me këtë kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar të gjithë qytetarët e vendit me një video emocionuese.

    Në këtë video janë figurat kryesore të Kosovës, Adem Jashari, Dua Lipa e Rita Ora.

    Po ashtu në videon e publikuar nga Kurti shihen edhe yjet e futbollit, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e lojtarët e Kombëtares së Kosovës.

  • ​“Kalbje në zemër të sistemit të Putinit”, liderët botërorë reagojnë pas vdekjes së Navalnyt

    ​“Kalbje në zemër të sistemit të Putinit”, liderët botërorë reagojnë pas vdekjes së Navalnyt

    Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, ka vdekur në burg, ka thënë shërbimi i burgjeve të vendit, në atë që ka të ngjarë të shihet si një vrasje politike që i atribuohet Vladimir Putinit.

    Lidhur me këtë kanë reaguar shumë emra të rëndësishëm evropianë dhe botërorë, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se nëse vdekja e Navalny konfirmohet, kjo “vetëm thekson dobësinë dhe kalbjen në zemër të sistemit që Putini ka ndërtuar”.

    “Para së gjithash, nëse këto raporte janë të sakta, zemrat tona janë me familjen dhe gruan e tij”, tha ai në konferencën e sigurisë në Mynih, duke shtuar se “Rusia është përgjegjëse” nëse konfirmohet vdekja.

    I pyetur për vdekjen e Navalny-t këtë mëngjes në NPR, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan thotë se SHBA-të po përpiqen të konfirmojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur.

    “Është një tragjedi e tmerrshme, dhe duke pasur parasysh historinë e gjatë dhe të ndyrë të qeverisë ruse për të dëmtuar kundërshtarët e saj, ajo ngre pyetje reale dhe të dukshme për atë që ndodhi këtu”, i tha ai transmetuesit amerikan.

    “Por unë do të ndaloj komentet e mëtejshme për të derisa të mësojmë më shumë dhe ne jemi duke kërkuar në mënyrë aktive konfirmimin, pasi e di që është edhe familja e z. Navalny. Dhe ne do të përcaktojmë prej andej se çfarë – çfarë do të vijë më pas.”

    Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen në konferencën e sigurisë në Mynih, i tha BBC-së: “Ne presim që familja ta konfirmojë atë përpara se të japim deklaratën tonë”.

    Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, thotë se është “i pikëlluar dhe i shqetësuar nga raportet që vijnë nga Rusia”.

    Vdekja e Alexei Navalny është “lajm i tmerrshëm” thotë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, i cili thotë se ai “demonstroi guxim të jashtëzakonshëm gjatë gjithë jetës së tij”.

    Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se aktivisti “e pagoi guximin e tij me jetë”.

    Ndërsa Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, i ka bërë thirrje botës që të “nderojë kujtimin” e një njeriu “të burgosur dhe të torturuar deri në vdekje për shkak të qëndrimit kundër Putinit”.

    Dhe Krisjanis Karins – ish-kryeministër letonez dhe ministër i jashtëm aktual – thotë se është “thellësisht i shqetësuar” nga lajmet dhe thotë se “vdekja e tij është plotësisht në ndërgjegjen e regjimit kriminal të Putinit”.

  • Rriten çmimet e konsumit në Kosovë

    Rriten çmimet e konsumit në Kosovë

    Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1. 8 për qind në muajin janar 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni mujor ishte 0.3 për qind në muajin janar 2024.

    “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,8 për qind në muajin janar 2024, krahasuar me muajin janar 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pemë (13,6%); peshk (9,7%); perime (9,3%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (7,5%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (7,2%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (7,0%); prodhime ushqimore (6,5%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6,1%); gazeta, libra dhe materiale për zyrë (5,3%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (5,3%); veshje (3,8%); shërbime hoteliere (2,9%); kafe, çaj dhe kakao (2,9%); duhan (2,7%); bukë dhe drithëra (2,0%); dhe mish (1,4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,8% në IHÇK”, thuhet në raportin e ASK-së.

    Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-8,5%); vajra dhe yndyra (-7,8%); qumësht, djathë dhe vezë (-3,9%); dhe blerje e automjeteve (-2,1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1,0% në IHÇK.

    Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,3% në muajin janar 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: perime (3,7%); qumësht, djathë dhe vezë (1,3%); si dhe bukë dhe drithëra (0,9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4% në IHÇK. Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi: blerje e automjeteve (-1,3%), me një ndikim prej (-0,1%) në IHÇK.

  • ​Kurti takohet me kryetaren e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, Tytti Tuppurainen

    ​Kurti takohet me kryetaren e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, Tytti Tuppurainen

    Takimin e radhës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, këtë herë së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e zhvilloi me deputeten finlandeze dhe Kryetaren e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, Tytti Tuppurainen.

    Kurti uroi deputeten Tuppurainen për anëtarësimin e Finlandës në NATO. Ai tha se Republika e Kosovës e konsideron NATO-n si ombrellën më të rëndësishme të sigurisë sot për demokracitë tona. Andaj, edhe synim i Republikës së Kosovës është anëtarësimi i plotë në NATO, kurse anëtarësimin në programin Partneriteti për Paqe të NATO-s, e sheh si hapin themeltar në atë drejtim, u shpreh kryeministri Kurti.

    Për sa i përket zhvillimeve të fundit në vend dhe diskutimeve në lidhje me Rregulloren e re të Bankës Qendrore mbi Operacionet me Para të Gatshme, ai e njoftoi deputeten Tuppurainen me qëllimet e kësaj rregulloreje dhe kujdesin e institucioneve të vendit për të siguruar zbatim sa më të lehtë të saj. Këtu ai nënvizoi periudhën tranzitore që në fokus ka informimin dhe planin 10 pikësh të Bankës Qendrore për zbatim të lehtësuar.

    Në takim, gjithashtu u fol edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

    Kurti pranoi urimet nga deputetja finlandeze Tuppurainen me rastin e 16-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe përgëzime për progresin e arritur viteve të fundit të evidentuar edhe nga indekset ndërkombëtare.

  • ​Kurti takohet me kryeministrin grek, bisedojnë për dialogun dhe Rregulloren e BQK-së

    ​Kurti takohet me kryeministrin grek, bisedojnë për dialogun dhe Rregulloren e BQK-së

    Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, kryeministri I vendit, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë të cilit u diskutua për çështje me interes të përbashkët.

    Në njoftim thuhet se zhvillimi ekonomik, qeverisja e mirë, bashkëpunimi në rrafshin ekonomik dhe tregtar, mundësitë për investime në Kosovë, procesi i dialogut dhe rregullorja e Bankës Qendrore mbi Operacionet me Para të Gatshme, ishin temat kryesore.

    Theks të veçantë gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti i dha prioritizimit që i ka bërë Qeveria energjisë së ripërtëritshme dhe mundësitë që vendi ynë ofron për investime në këtë sektor. Ai e njoftoi kryeministrin Mitsotakis se pas ankandit të parë solar 100 MW, do të ketë edhe një ankand tjetër për energji të erës, i cili paraqet një mundësi të re dhe shtesë për investime në Kosovë nga kompani greke.

  • Kryetari dhe drejtorët e Komunës së Zveçanit bëjnë homazhe në Prekaz – Peci: Është hera e parë

    Kryetari dhe drejtorët e Komunës së Zveçanit bëjnë homazhe në Prekaz – Peci: Është hera e parë

    Kryetari dhe drejtorët e Komunës së Zveçanit për herë të parë kanë bërë homazhe, në mënyrë të organizuar, në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në vigjilje të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, raporton EO.

    Kryetari Ilir Peci theksoi faktin se kjo është hera e parë që kjo komunë e veriut të Kosovës bën në mënyrë të organizuar vizitë dhe homazhe në Prekaz.

    “Ne sot jemi këtu nga Komuna e Zveçanit dhe kemi nderime së pari vijmë pranë varrezave të heronjve të familjes Jashari. Për herë të parë, Komuna e Zveçanit merr pjesë”.

    “Ua urojmë të gjithë shqiptarëve kudo që janë 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë”, tha Peci.

  • Vdekja e Navalny, Blinken: Rusia është përgjegjëse

    Vdekja e Navalny, Blinken: Rusia është përgjegjëse

    Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten se Rusia ishte “përgjegjëse” për vdekjen në burg të liderit të opozitës Alexei Navalny.

    “Vdekja e tij në një burg rus dhe fiksimi dhe frika e një njeriu vetëm nënvizon dobësinë dhe kalbjen në zemër të sistemit që Putini ka ndërtuar,” tha Blinken në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut në Gjermani.

    “Rusia është përgjegjëse për këtë”, shtoi ai.

    Shërbimi burgjeve ruse tha se lideri i burgosur i opozitës ruse Alexei Navalny, vdiq të premten në rajonin Yamalo-Nenets.

    Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të internetit, Shërbimi Federal i Qarkut Autonom të Yamalo-Nenets tha se zoti Navalny “u ndje keq” gjatë një shëtitje të premten, “humbi vetëdijen” dhe më pas ndërroi jetë.

    Në njoftim thuhet se personeli mjekësor nuk arriti të ndihmojë zotin Navalny, ndërsa po punohet për të mësuar shkakun e vdekjes.

  • Mbreti Charles uron Osmanin për 16-vjetorin e pavarësisë, vlerëson lidhjen midis dy kombeve

    Mbreti Charles uron Osmanin për 16-vjetorin e pavarësisë, vlerëson lidhjen midis dy kombeve

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka pranuar telegram urimi nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III.

    Në letrën e tij, Mbreti Charles III ka thënë se vlerëson lidhjen në mes të shteteve tona, duke theksuar se shpreson se do të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë në çështjet e rëndësishme globale, nga të cilat do të përfitojnë brezi ynë i ardhshëm.

    Më herët, Osmani ka pranuar një telegram urimi për 16 vjetorin e pavarësisë edhe nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden.

    Në letrën e Biden thuhet se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm të përforcuar nga vizioni i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më prosperues.

    Biden thotë se Kosova duhet të vazhdojë të angazhohet në dialogun me Serbinë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Biden në letrën e tij potencon se ky proces është i rëndësishëm drejt arritjes së normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes dyja vendeve.

  • “Është dizajni i im i preferuar”, dizajnuesi i Flamurit të Kosovës rrëfen lidhjen e tij personale më këtë flamur

    “Është dizajni i im i preferuar”, dizajnuesi i Flamurit të Kosovës rrëfen lidhjen e tij personale më këtë flamur

    Me ditëlindjen e shtetit të Kosovës, ditëlindjen e ka edhe Flamuri i Kosovës. Në një konkurs i hapur në qershor 2007 për flamur, i cili do të ishte simboli shtetëror morën pjesë 993 konkurrentë. Nga të gjithë këta konkurentë, ishte Muhamer Ibrahimi ai i cili e kishte fituar garën për dizajnimin e flamurit dhe të stemës së Republikës së Kosovës, me të cilat simbole edhe u shpall Pavarësia e Kosovës.

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin A LIVE në ATV, Muhamer Ibrahimi tha se ky flamur, është edhe dizajni i preferuar i tij.

    “Flamuri e ka marrë formën, e ka marrë shkëlqimin, pra Kosova njihet me këtë flamur dhe padyshim që është dizajn jo vetëm i imi i preferuar, por është dizajn i përzgjedhur prej një komisioni që atëherë i ka bërë përzgjedhjen e simboleve dhe sportistët tanë, artistët tanë, përfaqësues të Kosovës tani veç i kanë dhënë shkëlqimin këtij flamuri dhe padyshim është dizajn i preferuar i imi”, tha Ibrahimi.

    Ai tregoi se edhe në kohën para se të shpallej konkursi, kur po dihej se Kosova po bëhej shtet, artistë dhe krijues të ndryshëm kishin filluar të ideonin forma të ndryshme të flamurit.

    Ndërsa, me t’u shpallur konkursi, Ibrahimi thotë se inspirimin dhe ideimin e këtij flamuri që sot e ka Kosova, i kishte marrë në bazë të kritereve që përmbante ky konkurs.

    ”Sa i përket Flamurit të Kosovës, kemi bërë prova para konkursit, kur është ditur që Kosova veç se po bëhet shtet, është përgatitur opinioni dhe Kosova duhet ta ketë një flamur tjetër. Ne si artistë edhe si krijues, kemi provuar forma të ndryshme të flamurit. Kohë më parë, para se të shpallet Konkursi, kemi mbajtur edhe ekspozita me forma të ndryshme, prova e dizajnë të ndryshme me flamuj, mirëpo sa i përket formës së këtij flamuri, konceptit të këtij, atëherë pas shpalljes së konkursit, kush e ka lexu konkursin, në bazë të atij, inspirimin ose idenë për formën e këtij flamuri e kemi marrë në bazë të konkursit, pa marrë parasysh që dëshira ose provat që i kemi pasur përpara, ose idetë tjera që i kemi pasur para konkursit, kanë qenë me një koncept tjetër dhe me do ngjyra tjera, mirëpo kjo formë tash si është, pas publikimit të konkursit, jo vetëm unë por edhe konkurrentët tjerë kemi filluar në bazë të këtij konkursi dhe flamuri është rezultat i atyre kritereve edhe i ideve e provave që i kemi pasur”, tregoi Ibrahimi.

    Për të gjitha ata që munden që mos ta dinë domethënien e këtij flamuri, ai tregoi edhe njëherë se ngjyra e kaltër përfaqëson aspiratën e Kosovës për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, ngjyra e verdhë përfaqëson pasurinë e Kosovës dhe yjet përfaqësojnë komunitetet që jetojnë në Kosovë. /atvlive.tv

  • Kurti takon Kryetarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq

    Kurti takon Kryetarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq

    Takimet në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i filloi me një bashkëbisedim me Kryetarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq.

    Bashkë ata diskutuan për zhvillimet e fundit në dy shtetet respektive dhe ndanë këndvështrimet e tyre mbi ato në rajon, me theks në rrafshin e sigurisë.

    Kryeministri Kurti foli për temat aktuale, përfshirë Rregulloren e Bankës Qendrore, objektivat e saj, dhe veprimet që po ndërmarrin institucionet për të lehtësuar zbatimin e saj paralelisht me informimin e duhur publik.

    U bisedua për përfitimet nga bashkëpunimi rajonal si dhe sfidat në këtë drejtim. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë dhe nevojën e ratifikimit nga Bosnja dhe Hercegovina të marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime ndërmjet dy vendeve.

    Kjo marrëveshje do të lehtësonte rritjen e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.