ATV

Category: Lajme

  • Qeveria shkarkon Bordin e Drejtorëve të “Hidroregjionit Jugor”, që e kishte emëruar vetë në 2022

    Qeveria shkarkon Bordin e Drejtorëve të “Hidroregjionit Jugor”, që e kishte emëruar vetë në 2022

    Qeveria e Kosovës ka shkarkuar sot Bordin e Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, që e kishte emëruar vetë në gusht të vitit 2022.

    Arsyetimin për shkarkim e dha Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

    “Bazuar në raportin vjetor për vitin 2022 dhe raportin vjetor për 2023, Kompania Rajonale e Ujit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka devijuar nga caqet e përcaktuara nga Bordi i Drejtorëve në planin e biznesit. Përveç devijimeve nga plani i biznesit, gjithashtu është evidentuar edhe moskomunikimi i rregullt me njësinë për politika dhe monitorim të ndërmarrjeve publike. Në përgjithësi, konsiderohet se bordi nuk ka arritur të sigurojë planifikim dhe mbikëqyrje rigoroze të planit dhe për këto arsye rekomandojmë shkarkimin”, tha Rizvanolli.

    Në po këtë mbledhje u emërua edhe Bordi i Përkohshëm me Ismet Vrapçani – kryesues, Dhurata Gutaj – anëtare, Taulant Tanushaj – anëtar dhe Sibel Halkoshatri – anëtare.

  • Miratohet Projekt-rregullorja që parasheh themelimin e shtëpive për mbrojtjen e fëmijës pranë Qendrave për Punë Sociale

    Miratohet Projekt-rregullorja që parasheh themelimin e shtëpive për mbrojtjen e fëmijës pranë Qendrave për Punë Sociale

    Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-rregulloren për Organizimin dhe Fushëveprimin e Shtëpive për Mbrojtjen e Fëmijës.

    Këtë projekt-rregullore e prezantoi zëvendësministri Blerim Sallahu, i cili tha se përmes saj parashihet të themelohen shtëpi për mbrojtjen e fëmijës pranë Qendrave për Punë Sociale në territorin ku funksionojnë gjykatat dhe prokuroritë themelore.

    Kjo me qëllim, “ofrimin e të gjitha shërbimeve mbrojtëse ndaj fëmijës përgjatë 24 orëve, shtatë ditë në javë, shërbime gjithpërfshirëse dhe të arritshme që përmbushin nevojat themelore dhe specifike të fëmijës dhe prindit apo kujdestarit, shërbime këshilluese, shërbime të strehimit të përkohshëm të fëmijës i cili nuk ka mundësi të kthehet në shtëpinë e tij apo qëndrimi në shtëpinë e tij i nënshtrohet kanosjes ndaj jetës apo shëndetit të tij”, tha Sallahu.

  • Borrell: BE është në rrezik, na duhet një politikë e përbashkët e mbrojtjes

    Borrell: BE është në rrezik, na duhet një politikë e përbashkët e mbrojtjes

    “Europa është ende në rrezik, lufta është në kufijtë tanë dhe është një luftë që nuk duket se do të përfundojë së shpejti dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të forcojmë kapacitetet tona prodhuese, duke kaluar nga një gjendje emergjente në një periudhë vizioni të mesme dhe të gjatë për të mbështetur Ukrainën”.

    Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, gjatë prezantimit të strategjisë europiane të mbrojtjes.

    “Europa nuk ka një Pentagon, prandaj ne kemi nevojë për një politikë të përbashkët të mbrojtjes”, theksoi ai.

    Gjithashtu edhe von der Leyen ka mbështetur fjalët e Borrell, duke theksuar se Europa është e gatshme të shpenzojë më shumë për mbrojtjen.

    “Sot ne po përcaktojmë vizionin tonë për gatishmërinë e mbrojtjes me Strategjinë Industriale të Mbrojtjes së Europës.

    Kjo do të mbështesë vendet anëtare jo vetëm që të shpenzojnë më shumë, por edhe më mirë, së bashku dhe në një mënyrë europiane”, theksoi ajo.

  • Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare

    Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare

    Policia po kërkon ndihmë nga qytetarët, në ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikim e një të dyshuare, e cila po kërkohet nga organet e rendit.

    Ajo dyshohet për Shpërdorim të pasurisë së huaj, dhe keqpërdorim të kartelave bankare, që është në polici në janar të këtij viti.

    “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, shkruan në kërkesën e policisë.

  • Qeveria ndan 50 mijë euro për financimin e projektit për ujërat e zeza në Ferizaj

    Qeveria ndan 50 mijë euro për financimin e projektit për ujërat e zeza në Ferizaj

    Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë për ndarjen e 50 mijë eurove për financimin e projektit “Trajtimi i Ujrave të Zeza” në Ferizaj.

    Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministri i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se marrëveshja mes tri palëve Kompania Rajonale e ujësjellësit “Bifurgacioni, BERZH si dhe Komuna e Ferizajt,kanë nënshkruar marrëveshje për zbatimin e këtij projekti dhe kërkoi që të miratohet kërkesa e Ministrisë së Ekonomisë.

    “Është nënshkruar marrëveshja e hua marrjes si dhe është nënshkruar marrëveshje për zbatimin e projektit në kuadër të tri palëve, Kompania Rajonale e ujësjellësit “Bifurgacioni”, Banka për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe Komuna e Ferizajt. Në mënyrë që të procedojmë tutje me ratifikimin e marrëveshjes pra, si parakusht edhe të hapen kodet buxhetore, në këtë rast propozojmë që të ndahem 50 mijë euro në mënyrë që të procedojmë edhe ratifikimin e marrëveshjes në fjalë”, tha Murati.

  • Kurti uron festat e marsit dhe muajin e shenjtë të Ramazanit

    Kurti uron festat e marsit dhe muajin e shenjtë të Ramazanit

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar festën e 7 dhe 8 Marsit, ndërsa duken qenë se në këtë muaj fillon edhe Ramazani, ai u ka uruar agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve mysliman.

    Kurti ka thënë mësimdhënësit kanë një rol tejet të rëndësishëm në shoqëri, duke kujtuar edhe 292 mësimdhënësit e vrarë në luftën e Kosovës, për të cilët tha se me punën tonë të sotme ua nderojmë sakrificën dhe e lartësojmë kujtimin për ta.

    “Një muaj i hatashëm, një muaj i lavdishëm. Marsi është edhe 7 Marsi i Ditës së Mësuesit. Të japësh mësim është një ndër thirrjet më fisnike në jetë sepse ke në dorë formimin dhe informimin e individit, i cili nesër formëson dhe zhvillon shoqërinë dhe vendin. Mësimdhënësit tanë sot janë të vetëdijshëm për rolin tejet të rëndësishëm që kanë dhe ne u jemi falënderues atyre. Të vetëdijshëm për këtë ishin edhe 292 mësimdhënës që u vranë gjatë luftës në Kosovë, të cilët përkundër rreziqeve, vazhduan edukimin e fëmijëve në kushte lufte. Puna jonë sot për edukimin e brezave të rinj nderon sakrificën e tyre dhe lartëson kujtimin ndaj tyre”, u shpreh ai.

    Më tej, Kurti përmendi edhe 8 Marsin, ku vlerësoi se me veprime konkrete institucionet ritheksojnë përkushtimin për ta shtyr përpara agjendën për barazi gjinore në Kosovë.

    “Marsi është edhe 8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Dita e përpjekjes dhe e luftës për barazi në shoqëri. Synimi ynë për barazi dhe drejtësi nuk ka alternativë. Barazia gjinore është në themel të barazisë shoqërore. Shteti ynë është ndërtuar mbi parimet e diversitetit dhe të gjithëpërfshirjes. Përparimi është përpjekje kolektive ndërtuar mbi bazën e bashkëpunimit, të ndjeshmërisë dhe solidariteti. Në prag të ditës ndërkombëtare të gruas, me veprime konkrete ritheksojmë përkushtimin institucional për të shtyr përpara agjendën e barazisë gjinore në Republikën e Kosovës”, shtoi ai.

    Kurti nuk la pa uruar edhe muajin e shenjt të Ramazanit, duke thënë se ky muaj sjell përkrahje e bashkim me ata që kanë më së shumti nevojë.

    “Këtë vit muaji mars është muaji i fillimit të Ramazanit, muajit të shenjt që besimtarët mysliman mezi e presin e që sjell përkrahej e bashkim me ata që janë më së shumti me nevojë. Të gjithë atyre që po numërojnë deri me 11 mars, ju qoftë agjërimi i lehtë”, theksoi ai.

  • ​Itali: Paralajmërohen reshje të shiut dhe të borës, rrezik për përmbytje

    ​Itali: Paralajmërohen reshje të shiut dhe të borës, rrezik për përmbytje

    Italia do të përfshihet nga më shumë shi dhe borë duke shkaktuar rreziqe përmbytjesh në disa pjesë këtë javë, ndërsa fundjava e ardhshme do të shohë ardhjen e dy fronteve të reja të stuhisë, pasi një valë e motit ekstrem vazhdon të godasë Bel Paese, tha të martën meteorologu Lorenzo Tedici.

    Temperaturat më të ulëta do të rrisin rrezikun e më shumë orteqeve edhe në veri të Italisë, tha ai.

    Në anët më të ndritshme, reshjet e bollshme të shiut dhe borës duhet të sigurojnë që problemet kronike të thatësirës së pranverës në Itali të lehtësohen disi këtë vit, tha Tedici.

    Dy frontet e reja të stuhisë do të derdhin një grumbull tjetër dëbore në Alpe këtë fundjavë, tha Tedici, një meteorolog në faqen e internetit IlMeteo.it. /ANSA/

  • Trusti ka një lajm të mirë rreth mjeteve të investuara

    Trusti ka një lajm të mirë rreth mjeteve të investuara

    Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka njoftuar se po vazhdon ngritja e vlerës së mjeteve të investuara.

    Në njoftimin e TRUST thuhet se kthimi bruto nga investimet arriti në rreth 49 milionë euro.

    “Për këtë periudhë të raportimit, prej 1 janar deri më 29 shkurt 2024, Portofoli Standard njohu ngritje të çmimit të njësisë prej 1.80%, që përkthehet në kthim bruto nga investimet rreth 48 milionë euro. Ndërsa Portofoli Standard kishte ngritje prej 0.58% të çmimit të njësisë ose rreth 0.8 milionë euro kthim bruto nga investimet. Historikisht, bashkë me rezultatin e këtij fillimviti, FKPK-ja i ka akumuluar afër 800 milionë euro kthim bruto nga investimet”, thuhet në njoftim.

  • Bislimi pas takimit me Lajçakun: Marrëveshja Bazike duhet të zbatohet përmes një plani të sekuencimit të drejtë e të barabartë

    Bislimi pas takimit me Lajçakun: Marrëveshja Bazike duhet të zbatohet përmes një plani të sekuencimit të drejtë e të barabartë

    Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka thënë se në takimin që ka pasur me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, kanë folur për zbatimin dhe avancimin e Marrëveshjes Bazike.

    Në njoftimi e qeverisë thuhet se Bislimi në takim ritheksoi se marrëveshja duhet të zbatohet përmes një plani të sekuencimit të drejtë e të barabartë mes palëve.

    “Ai tha se nënshkrimi i marrëveshjes është garancë dhe për pranim e zbatim të saj. Në këtë drejtim, refuzimi nga Serbia dhe letra e kryeministres Bërnabiq dhjetorin e kaluar, nuk kontribojnë pozitivisht në frymën e dialogut dhe zbatimin në plotni të marrëveshjes”.

    “Ndërkohë, mbi masat ndëshkuese ndaj Kosovës, u kërkua nga ana e zëvendëskryeministrit Bislimi heqja e tyre sa më parë, ku shprehu se ato janë të padrejta dhe duhet të bëhen hapa finalizues drejt heqjes së tyre”, thuhet në njoftim.

    Tutje, bëhet e ditur se Lajçak në takim ka sqaruar se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk ndërlidhet me procesin e dialogut, pasi sipas tij, këto janë dy procese të ndara.

  • Gërvalla: MPJD ka një strategji për prezantimin e produkteve kosovare jashtë vendit

    Gërvalla: MPJD ka një strategji për prezantimin e produkteve kosovare jashtë vendit

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, i është bashkuar bashkëpartiakut të saj, ministrit Faton Peci, në një bashkëbisedim me gra fermere në hapje të Forumit “Roli i Gruas në Bujqësi dhe Zhvillim Rural”, raporton EO.

    Zv.kryeministrja Gërvalla tha se Ministria e Jashtme është e angazhuar dhe ka strategji për prezantimin jashtë vendit të produkteve kosovare, si verërat, djathi etj.

    “Në Ministri të Jashtme kemi një strategji për prezantimin e produkteve. Është detyrë e jona të identifikojmë produktet e mira, por na duhet edhe ndihma juaj. Vera, djathi etj, janë kulturë dhe ne duhet ta promovojmë kulturën tonë. Ajo bëhet me ndihmën tuaj”, tha Gërvalla.

    Ministrja tha se është e rëndësishme që institucionet të bashkëpunojnë me fermerët dhe bizneset për të zhvilluar ekonominë e vendit dhe MPJD është e hapur të punojë në këtë drejtim.

    “Mund t’iu ndihmojmë si ministri e jashtme, së bashku te zhvillojmë ekonominë e vendit tonë. Kemi nevojë për më shumë bashkëpunime dhe aktivitete për burrat dhe gratë. Gratë janë ato të cilat janë përkujdesur gjithmonë për cilësinë e ushqimit, përzgjedhjet”, tha Gërvalla.

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit, Rural, Faton Peci, ka thënë se gjatë viti të kaluar nga grantet që ka ndarë MBPZhR-ja, kanë përfituar 4 mijë e 26 gra fermere, me vlerë monetare 8 milionë euro.

    Rritja e sistemit të bujqësisë në mënyrën të qëndrueshme dhe efikase nuk është i munduar pa gratë, ka thënë ministri Peci gjatë Forumit.