ATV

Category: Lajme

  • Quni: Në botë ka shumë shembuj të heronjve, e tillë është edhe e familjes Jashari

    Quni: Në botë ka shumë shembuj të heronjve, e tillë është edhe e familjes Jashari

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

    Nga aty, Quni tha se në botë ka shumë shembuj për heronj dhe e tillë është edhe ajo e familjes Jashari.

    “Jemi këtu nga subjekti i LDK-së për të nderuar dhe veprën e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe heronjve Hamëz e Shaban Jashari, dhe për të kujtuar sakicën e familjes Jashari. Në botë ka shumë shembuj të luftëtarëve dhe kombeve për liri, e tillë është edhe sakrifica e Jasharajve. Jemi këtu që t’i përmbahemi zotimit të kahershëm që ne si LDK gjithnjë do i respektojmë vlerat dhe ato mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë. Gjithnjë duke kujtuar, nderuar dhe respektuar luftëtarët dhe të gjithë që sakrifikuan edhe me çmimin e jetës për shtetin e Kosovës, duke kujtuar partnerët dhe aleatët tanë që në çdo kohë na qëndruan pranë. Me këtë zotim si amanet i baballarëve tanë por edhe si obligim i joni që të lëmë trashëgimi pas nesh”, tha Çuni.

  • Arrestohet një person në Prizren, ia publikoi një vajze videot pa lejen e saj

    Arrestohet një person në Prizren, ia publikoi një vajze videot pa lejen e saj

    Policia e Kosovës njoftoi se është arrestuar një person në Prizren pasi dyshohet se ia publikoi një vajze pa lejen e saj videot.

    Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Prizren më 9 shkurt dhe është iniciuar “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

    “Rr. Haxhi Zeka, Prizren /09.02.2024. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte publikuar video të viktimës femër kosovare pa lejen e saj. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Nënë e bir ikin nga shtëpia në Pejë, shkak dhuna nga kryefamiljari

    Nënë e bir ikin nga shtëpia në Pejë, shkak dhuna nga kryefamiljari

    Zënkat mes anëtarëve të familjes janë të shpeshta, por ka raste kur ato eskalojnë në dhunë psikike e fizike ndaj njëri-tjetri.

    Por nuk janë të rralla as rastet kur i dyshuar kryesor për dhunë në familje, është kryefamiljari.

    E në shumë raste, konfliktet tejkalojnë muret e shtëpisë, duke u dashur me patjetër ndërhyrja e Policisë për t’i zgjidhur problemet.

    Ndihmën e Policisë e kanë kërkuar gjatë ditës së djeshme një grua bashkë me djalin e saj në Pejë, të cilët kanë denoncuar bashkëshortin, respektivisht babanë, për dhunë në familje.

    Viktimat kanë deklaruar se 41-vjeçari ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj tyre dhe si rrjedhojë janë larguar nga shtëpia.

    Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

    Me urdhër të prokurorit, ai do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

  • 26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, liderët e shtetit kujtojnë të rënët e familjes Jashari

    26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, liderët e shtetit kujtojnë të rënët e familjes Jashari

    Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, raporton Ekonomia Online.

    Bashkë me ta ishin edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ai i brendshëm Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ai i Bujqësisë, Faton Peci si dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

    Presidentja Osmani tha se Epopeja e UÇK-së është epope e krenarisë së popullit tonë, epope që ka rikthyer dinjitetin e shtetit tonë dhe epope që simbolizon lirinë.

    “Familja Jashari do të mbetet përjetë udhërrëfyes për brezat e tanishëm dhe brezat që do të vijnë pas nesh. Siç e shihni jo vetëm përgjatë epopesë, por edhe periudha të ndryshme të vitit, kemi fëmijë nga shkolla anembanë Kosovës që vinë këtu për të mësuar për historinë e Kosovës, por mbi të gjitha për t’u frymëzuar me shembullin e familjes Jashari, me trimërinë e guximin e tyre. Lavdi përjetë komandantit Adem Jashari e gjithë anëtarëve të familjes Jashari, e gjithë të rënëve e dëshmorëve të tjerë të UÇK-së”, tha Osmani në një prononcim për media.

    E kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dekaroi se sakrifica e Jasharëve dhe lufta e UÇK-së përbëjnë ndër ngjarjet më të rëndësishme për vetëdijen tonë kombëtare.

    “Nuk është e rastësishme që gjithë qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë nëpër botë, vinë e përkulen para varreve të bacës Shaban, Ademit, Hamzës dhe gjithë familjarëve që u flijuan për lirinë e fëmijëve tanë. Për sa kohë të ketë popull shqiptar, për sa kohë të ekzistojë kombi ynë, ky gjithmonë do të jetë një vend ku jo vetëm përkulemi, por edhe gjejmë frymëzim vazhdimisht e patriotizëm se si mbrohet vendi. Lavdi”, u shpreh Konjufca.

    E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “Prekazi heroik e historik, kujton çmimin e rrënjët e lirisë që gëzojmë”.

    “Të gjithë duhet të vinë në këtë vend që të mos harrojmë e të mos devijojmë. Të mos harrojmë të kaluarën e të mos devijojmë drejt të ardhmes”, ka thënë Kurti. “Me përkulje respekti e ndjenjë admirimi gjithnjë e përgjithmonë u jemi falënderues e mirënjohës Jasharëve. Lavdi kryekomandantit Adem Jashari, familjes Jashari, UÇK-së e të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit”, tha Kurti.

  • Prishtinë, 35-vjeçari e bën për spital babanë e moshuar

    Prishtinë, 35-vjeçari e bën për spital babanë e moshuar

    Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

    Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

    Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje edhe një person në Prishtinë, i cili ka denoncuar djalin e tij për dhunë.

    I moshuari dyshohet se ka pësuar lëndime trupore dhe për këtë ka marrë tretman mjekësor.

    Bazuar në dëshminë e 81-vjeçarit, pas një konflikti verbal me të birin, i cili i kishte kërkuar para, i njëjti ka eskaluar në dhunë fizike ndaj tij.

    Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

    Me urdhër të prokurorit, 35-vjeçari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

  • Personi që ra në lumin Morava, gjendet pa shenja jete

    Personi që ra në lumin Morava, gjendet pa shenja jete

    Një person ka rënë në lumin Morava dhe është nxjerrë nga aty, pa shenja jete.

    Sipas raportit të policisë në trupin e viktimës nuk janë vërejtur plagë, përveç disa gërvishtjeve të vogla që dyshohet se janë shkaktuar gjatë bartjes nga uji.

    “Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raport.

    Tutje, Policia njoftoi se rasti është në hetime.

  • Ranillug, shtetasi serb ankohet se në lokalin e tij është hedhur mjet shpërthyes

    Ranillug, shtetasi serb ankohet se në lokalin e tij është hedhur mjet shpërthyes

    Një shtetas i Serbisë në Ranillug ka njoftuar se në lokalin e tij, që është i mbyllur, është hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet se ishte granatë dore.

    Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se përveç dëmeve materiale s’ka të lënduar, ndërsa rasti është nën hetime.

    “Ranillug 05.03.2024 – 22:48. Ankuesi shtetas i Serbisë, ka njoftuar se në lokalin e tij që është i mbyllur (jashtë përdorimit) është hedhur një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore). Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia e Kosovës.

  • Drejtoi veturën nën ndikim të alkoolit, gjobitet 29-vjeçari në Ferizaj

    Drejtoi veturën nën ndikim të alkoolit, gjobitet 29-vjeçari në Ferizaj

    Policia rajonale e komunikacionit rrugor sot në ora 03:00 të mëngjesit, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj ka ndaluar shoferin dhe pas kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit me alkooltest ka rezultuar me 1.00 %0.

    Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit M.R (M/K), i moshës 29 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit dhe u përjashtua nga komunikacioni.

    Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikacionit rrugor dhe mos të drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.

  • Moldavia thotë se Rusia po planifikon të ndërhyjë në zgjedhje dhe të sabotojë integrimin në BE

    Moldavia thotë se Rusia po planifikon të ndërhyjë në zgjedhje dhe të sabotojë integrimin në BE

    Shefi i Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë të Moldavisë (SIS) paralajmëroi se Rusia po planifikon veprime të reja për të destabilizuar shtetin, përderisa Moldavia po përgatitet për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale dhe një referendum për integrimin në Bashkimin Evropian.

    Alexandru Musteata tha gjatë një konference për media në Kishiniev se SIS-i posedon “disa të dhëna” lidhur me veprimet e planifikuara gjatë këtij viti dhe në vitin e ardhshëm që do të komprometonin anëtarësimin e Moldavisë në BE dhe do ta kthenin shtetin në sferën e ndikimit të Rusisë.

    “Detajet e strategjive për vitin 2024 dhe 2025 përfshin mbështetjen e aktorëve politikë prorusë, që kanë lidhje me shërbimet e inteligjencës, grupet e krimit të organizuar dhe me udhëheqjen në Kremlin”, tha Musteata.

    Aktori më i rëndësishëm në kryerjen e veprimeve destabilizuese do të ishte grupi i drejtuar nga oligarku Ilan Shor, tha Musteata.

    Shor, që udhëheqë partinë Shor të mbështetur nga Moska, ishte dënuar në mungesë me 15 vjet burgim vitin e kaluar lidhur me akuza për mashtrim dhe pastrim parash në lidhje me zhdukjen e 1 miliard dollarëve nga bankat moldave. Partia Shor është shpallur e paligjshme, ndërkaq vet Shor është larguar për në Izrael.

    Shor dhe partia e tij po ashtu janë sanksionuar nga BE-ja, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja nën dyshimet se janë përpjekur të destabilizojnë situatën në Republikën e Moldavisë dhe duke vepruar për interesa të Rusisë.

    “Ne parashohim se përpjekjet do të bëhen për të nxitur disa kriza shoqërore dhe politike, për të nxitur përplasje dhe tensione ndëretnike që do të çonin në kriza të sigurisë në rajonin të Gagauzit apo në Transnistri”, tha Musteata.

    Rajoni gjysmëautonom i Gagauzisë është i banuar kryesisht nga turqit gagauzë, që flasin rusisht dhe kanë adoptuar krishterimin ortodoks rus.

    Nën presidenten properëndimore Maia Sandu, e cila erdhi në pushtet pasi mposhti presidentin paraprak të mbështetur nga Rusia, Igor Dodon, më 2020, Moldavia mori një rrugë të qartë evropiane, teksa dënoi fuqishëm pushtimin rus të Ukrainës.

    Më 2022, Kishinievi mori ftesë për të hapur negociatat me BE-në dhe pritet të mbajë këtë vit një referendum mbarëkombëtar për anëtarësimin në bllokun evropian prej 27 anëtarësh.

    Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare po ashtu janë caktuar që të mbahen më vonë gjatë këtij viti dhe Sandu planifikon që të garojë për një mandat të dytë. Partia e saj, PAS, ka fituar mbi 40 për qind të votave në zgjedhjet lokale dhe sondazhet e vendosin të parën në zgjedhjet parlamentare./REL/

  • Vrasje në tentativë në Lipjan, plagoset një person

    Vrasje në tentativë në Lipjan, plagoset një person

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Lipjan, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur një person.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës të cilët kanë bërë me dije se personi që u plagos është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

    Sipas Policisë, lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, përfshirë të plagosurin.

    “Pas një rasti ku janë përdorur edhe armë zjarri, janë arrestuar tre persona që dyshohet që janë përfshirë në rast, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.