ATV

Category: Lajme

  • Kuvendi themelon komisionin hetimor në lidhje me punësimet në MPJD

    Kuvendi themelon komisionin hetimor në lidhje me punësimet në MPJD

    Kuvendi i Kosovës ka themeluar komisionin hetimor parlamentar lidhur me punësimet në shërbimin e jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Themelimin e këtij komisioni e mirëpriti edhe kryediplomatja Donika Gërvalla, e cila tha se përmes tij do të dëshmohen parregullsitë e shumta ndër vite që kanë ndodhur në MPJD.

    Sipas saj, ky komision nuk duhet ta përkufizojë punën vetëm në vitet 2021-2023, megjithëse theksoi se në shërbimin diplomatik ka bërë një reformë të thellë.

    Ajo shtoi se të gjitha vendimet e marra sa i përket gradimeve kanë qenë të rregullta, siç tha janë dëshmuar edhe në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës.

    Gërvalla përmendi ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, që sipas saj gjatë periudhës së tij nuk janë respektuar asnjë kriter i konkurseve, punësimit dhe se janë caktuar ambasadorët dhe konsujt në oda, kafe dhe që kanë qenë pjesë pazareve politike.

    Madje theksoi se themelimi i këtij komisioni po bëhet si shkak i luftës së brendshme në PDK, për të diskredituar Hoxhajn.

    Megjithatë, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha se mandati i këtij komisioni hetimor është në periudhën 2021-2023, ashtu siç ka qenë kërkesë në propozimin e parashtruar.

    Pro themelimit të këtij komisioni votuan 62 deputetë, dy ishin kundër dhe një abstenim.

    Në anën tjetër, Kuvendi nuk pati kuorum për të themeluar komisionin tjetër hetimor, në lidhje mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti, pasi nuk morën pjesë në votim deputetët e mazhorancës.

  • Saduloviq pyet me ironi: A ishin terroristë fëmijët e Jasharëve që u vranë nga krimineli Millosheviq

    Saduloviq pyet me ironi: A ishin terroristë fëmijët e Jasharëve që u vranë nga krimineli Millosheviq

    Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka publikuar sërish një foto të fëmijëve të familjes Jashari, për të cilët ka theksuar se janë vrarë nga krimineli Slobodan Millosheviq.

    Në një shkrim në X, Sanduloviq ka kërkuar që të shikohet me vëmendje fotografia, derisa pyet nëse janë “ata terroristë”.

    “Shikoni mirë këtë fotografi, sepse këta janë fëmijët e familjes Jashari që janë vrarë. Ata u vranë me urdhrat e kriminelit të luftës Slobodan Millosheviq. Në mesin e fëmijëve ishte shtatëvjeçarja Blerina Jashari, e cila u vra me një plumb në kokë”, ka shkruar Sandulloviq.

    Sanduloviq pati vendosur lule pati vendosur lule mbi varrin e 7-vjeçares, Blerina Jashari në Prekaz, duke kërkuar falje në emër të serbëve që nuk kanë kryer krime.

    Ai u arrestua, u rrah e u keqtrajtua gati për vdekje nga Shërbimi Sekret serb i njohur si BIA.

  • Gjykata në Prishtinë dënon një person me dy vjet burg për shtytje në vepra terroriste

    Gjykata në Prishtinë dënon një person me dy vjet burg për shtytje në vepra terroriste

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarit L.B, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje shtytja për kryerjen e veprave terroriste dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    I akuzuari L.B është shpallë fajtor dhe është dënuar me dy vjet burg, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe në masën e arrestit shtëpiak nga data 15 maj 2023 deri me 07.03.2024 dhe dënim me gjobë në shumë prej 3.000 euro, të cilin i akuzuari duhet ta paguajë në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

    Nga i akuzuari gjykata konfiskon përgjithmonë sendet e luajtshme, si mjete që kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe sendet që i nënshtrohen automatikisht konfiskimit, të cilat janë sekuestruar përkohësisht me vendimin e gjykatës, si sende të përdorura apo të destinuara për kryerjen e veprës penale.

    Obligohet i akuzuari që në emër të shpenzimeve të procedurës gjyqësore, në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën 100 euro, në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, po ashtu obligohet i akuzuari që në emër të kompensimit të viktimave të krimit të paguajë shumën prej 100 euro, në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

    Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

  • Lirohen aktivistët e PSD-së

    Lirohen aktivistët e PSD-së

    Aktivistët e Partisë Socialdemokrate (PSD) që u arrestuan gjatë një aksioni simbolik në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës janë liruar. Gjatë aksionit, ata vendosën një librezë imituese në emër të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci

    Janë liruar aktivistët e PSD-së, të cilët u arrestuan nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni simbolik në Bibliotekën Kombëtares.

    Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin, anëtari i kryesisë së PSD-së, Azdren Shala.

    Aktivistët e arrestuar ishin Teutë Rrusta, Nol Nushi, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Natyra Kuçi, Behar Retkoceri, Lisjan Perolli, Eliot Hashimi, Frashër Krasniqi.

    Ata, së bashku me aktivistë të tjerë, bënë një aksion simbolik brenda bibliotekës, duke vendosur një librezë imituese në emër të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

    PSD-ja në librezë ka vendosur disa nota, që sipas tyre, tregojnë vlerësimet e arritjeve në mandatin e saj si ministre e Arsimit.

  • Kurti: Një atdhe ku banojnë mësuesit e mirë, është atdhe i mbarë

    Kurti: Një atdhe ku banojnë mësuesit e mirë, është atdhe i mbarë

    Kryeministri Albin Kurti, dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një ceremoni të veçantë mbajtur në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” kanë ndarë mirënjohje për mësuesit më të mitë të vitit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ndërsa katër mësimdhënësve më të mirë ua ka ndarë çmimin “Shaban Jashari”, raporton EO.

    Në këtë ceremoni Kurti tha se nuk ka çmim dhe vlerësim më të drejtë për mësuesen dhe mësuesin, nëse çmimi nuk mbart një emër, që ta ketë kryer këtë funksion.

    “Dashuria për dije dhe dashuria për liri, janë vetëm një nga shtyllat e këtij funksioni. Prandaj për mësuesin, ne nuk themi që kryen një funksion, por themi se mësuesi kryen një mision”, tha Kurti, sipas të cilit, misioni e shpreh lirinë pa cak të devotshmërisë brenda një profesioni.

    “Unë vetë jam udhëhequr aq shpesh nga figura e mësuesit”, tha ai. Një brez i ri vjen në shoqëri, sipas tij, ka nevojë për gjuhë dhe shkencë, kulturë dhe art e edukim.

    Sipas kryeministrit, shoqëria që ka mësues të mirë është një shoqëri e garantuar, një atdhe ku banojnë mësuesit e mirë është atdhe i mbarë për njerëz më besim në tokë, në botë e në të ardhme.

    “Mësimdhënia dhe mësimnxënia e bëjnë lidhjen mes nxënësve. Shkolla është vendi i magjishëm ku përshpejtohet integrimi. Pedagogjia është edhe art edhe dije. Mësuesi nxit imagjinatën, e aftësinë për të marrë informacione”, ka thënë ai.

    Kurse ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, tha se kjo ditë është dita në të cilën i madh e i vogël ngrihet në këmbë për të thënë publikisht faleminderit mësues për punën që e bëni.

    Nagavci ka deklaruar se MASHTI i ka dhënë rëndësi të veçantë trajnimit dhe avancimit të mësimdhënësve.

    “Janë dhënë mbi 5300 licenca të karrierës, me afro 17 mijë mësimdhënës të trajnuar në programe të ndryshme, kujtojë që vlerat janë diskurs i veçantë në sektorin e arsimit, e besoj që janë udhërrëfyes për juve. Po punojmë në licencën e avancuar, besojmë që në qershor do të fillojmë implementimin e saj. Kjo do t’iu garantojë edhe pagë më të lartë”, tha ajo.

    Ajo falënderoi të gjitha shkollat për punën që e kanë bërë në përzgjedhjen e mësuesit të dalluar në kuadër të shkollave, edhe drejtoritë komunale për vlerësimin e mësimdhënësve në nivel të komunës dhe zyrtarët e Ministrisë për finalizimin e këtij procesi.

    Arbnora Gashi, Selvete Muja, sekip Popaj dhe Nysret Zeka ishin katër mësimdhënësit më të dalluar, ndërkaq mirënjohje iu ndan edhe mësuesve tjerë që ishin prezent nga të gjitha komunat në Kosovë.

  • Molliqaj kërkon lirimin e aktivistëve të arrestuar, kritikon ashpër Nagavcin

    Molliqaj kërkon lirimin e aktivistëve të arrestuar, kritikon ashpër Nagavcin

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar lirimin e aktivistëve të arrestuar, pas aksionit simbolik në Bibliotekën Kombëtare – ku po prisnin ministren Arbërie Nagavci, për t’ia dhënë “librezën e notave”.

    Derisa prisnin për t’ia dhënë “librezën e notave” Nagavcit, arrestohen aktivistët e PSD-së në Bibliotekën Kombëtare.

    Në shkrimin e tij në Facebook, Molliqaj, teksa kërkoi përjashtim e sa nga Qeveria, kritikoi ministren Nagvaci për “për udhëheqëse të dobët, dështime e rezultate të dobëta” në punën e saj.

    “Deri më sot, Ministrja Arbërie Nagavci, ka arritur rezultate të mangëta në shumicën e lëndëve. Shembullore është treguar vetëm në shkelje të Kushtetutës. Si udhëheqëse e Ministrisë, Arbërie Nagavci ka kontribuar palodhshëm në dështimin e përgjithshëm të sistemit arsimor, që nga çerdhet e reja, furnizimi me kohë me libra shkollorë, rezultatet në PISA e deri tek sjellja e saj me Sindikatën e Arsimit. Të gjithë dështimin e ka të mbështjellur shkëlqyeshëm me shkelje të Kushtetutës. Nuk janë disa dështime. Është një dështim i tërë e në kurriz të sistemit arsimor! Rekomandimi është i qartë dhe ka urgjencë: Përjashtimi i menjëhershëm nga Qeveria!”, ka shkruar Molliqaj.

    Përveç përjashtimit, Molliqaj i ka kërkuar Qeverisë që të “mos të ia shndërrojë në nota kaluese, dështimet” ministres së Arsimit.

    “Me këso nota në shkollë e përseritë vitin, por ne urojmë që ministrja Nagavci të mos e përsëritë dështimin e saj as në këto muajt e mbetur të mandatit dhe aq më shumë kërkojmë që Qeveria mos të i’a shndërrojë në nota kaluese dështimet përmes intervenimeve të dhunshme të policisë në kumtime të qeta të suksesit të minsitrës, të formës së aktivizmit politik Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Teutë Rrusta, Nol Nushi, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Natyra Kuçi, Behar Retkoceri, Lisjan Perolli, Eliot Hashimi, Frashër Krasniqi”, ka shtuar Molliqaj.

  • A ishte fjalimi i djalit të Adem Jasharit në Epopenë e UÇK-së, mesazh edhe për Gjykatën Speciale?

    A ishte fjalimi i djalit të Adem Jasharit në Epopenë e UÇK-së, mesazh edhe për Gjykatën Speciale?

    Djali i Adem Jasharit, Lulzimi, mbajti ndër herët e rralla fjalim.

    Ai u shfaq në Epopenë e UÇK-së dy ditë më parë. Aty në fjalimin e tij para ushtarëve, u duk se ai pati edhe një mesazh për Gjykatën Speciale.

    Theksoi se armët e paraardhësve të FSK-së, nuk shënjestruan asnjëherë civilë.

    “Armët tuaja, këtë mos e harroni asnjëherë, janë vazhdimësi e armëve më të pastërta në Ballkan. Armët e paraardhësve tuaj nuk u ndotën kurrë me gjakun e civilëve, ato shënjestruan vetëm uniformën e pushtuesve”, tha ai.

    Kujtojmë se sot u bastis shtëpia e komandantit Sylejman Selimi.

  • Në prill synohet heqja e vizave për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë

    Në prill synohet heqja e vizave për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë

    Raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë, Matjazh Nemec nga Sllovenia, synon miratimin e vendimit në prill, para se Parlamenti Evropian të shpërndahet në prag të zgjedhjeve të qershorit.

    Raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për poseduesit e pasaportave serbe që jetojnë në Kosovë, Matjazh Nemec, synon që vendimi për heqjen e regjimit të vizave të miratohet në prill, para se të shpërndahet PE-ja në prag të zgjedhjeve të qershorit.

    Nga kabineti i raportuesit nga Sllovenia thanë për Radion Evropa e Lirë se Nemec tashmë ka përpiluar draftin e raportit për heqjen e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë, pasaporta që janë lëshuar nga Autoriteti Koordinues, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

    Nga Zyra e Nemec thanë se Komisioni për liritë qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme i PE-së do të duhej të votonte për këtë raport më 8 prill, në mënyrë që më pas raporti të mund të hidhej në votim në seancën plenare të PE-së që zhvillohet nga 22 deri më 25 prill.

    Kjo do të jetë seanca e fundit plenare e përbërjes aktuale të PE-së, pasi nga 6 deri më 9 qershor do të mbahen zgjedhjet e reja për këtë institucion në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

    “Plani, natyrisht, është preliminar dhe në secilin moment mund edhe të pësojë ndryshime, nëse kështu vendos shumica në Parlamentin Evropian”, thuhet në përgjigjen dërguar Radio Evropa e Lirë nga zyra e eurodeputetit Nemec.

    “Qëllimi i raportuesit është që të miratohet kjo dosje në seancën e fundit plenare në prill dhe do të bëjmë përpjekje që kjo të ndodhë”, thanë nga zyra e Matjazh Nemec.

    Nemec më 4 prill u emërua raportues i PE-së për ndryshimin e rregullores për liberalizimin e vizave për Serbinë, ku do të përfshiheshin edhe poseduesit e pasaportave të këtij shteti që kanë vendbanim në Kosovë, për të cilat pasaportat i lëshon Autoriteti Koordinues në Beograd. Poseduesit e këtyre pasaportave janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Zonës Schengen.

    Pasi një vendim i tillë të miratohej nga PE-ja, atëherë për të do të duhej për të të kishte pajtim edhe në Këshillin e BE-së.

    Në nëntorin e vitit 2023, Komisioni Evropian propozoi që të hiqen vizat për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë.

    Por, Qeveria e Kosovës e ka kritikuar dhe kundërshtuar një vendim të tillë duke e quajtur “shkelje e integritetit territorial të Kosovës”.

    Qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta të Republikës së Kosovës e gëzojnë regjimin pa viza që nga 1 janari i këtij viti.

    Por, nga ky vendim u përjashtuan ata qytetarë që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Autoriteti Koordinues, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Ata u përjashtuan edhe kur u hoqën vizat për qytetarët e Serbisë, në dhjetor të vitit 2009.

    Me vendimin për anulimin e vizave për Kosovën, qytetarët që kanë vetëm pasaporta serbe, mbeten të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzojnë regjim pa viza me vendet evropiane.

  • ​Kuvendi miraton në parim projektligjin për KPK-në

    ​Kuvendi miraton në parim projektligjin për KPK-në

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

    Kjo nismë legjislative ka marrë përkrahjen e 61 deputetëve, asnjë votë nuk ishte kundër dhe asnjë abstenim.

    Para fillimit të seancës plenare, Partia Socialdemokrate ka organizuar një aksion para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës

  • Penguan manifestimin për 7 Marsin, arrestohen aktivistët e PSD-së

    Penguan manifestimin për 7 Marsin, arrestohen aktivistët e PSD-së

    Aktivistët e Partisë Socialdemokrate janë arrestuar nga Policia e Kosovës të enjten.

    Arrestimi i tyre u bë për shkak të pengimit në mbajtjen e Manifestimit për 7 marsin “Dita e Mësuesit”, në të cilin ka marrë pjesë kryeministri Albin Kurti e ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

    Aktivistët e PSD-së i vendosën librezën me nota të dobëta ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në Ditën e Mësuesit.