ATV

Category: Lajme

  • Kusari- Lila: Nuk mbështesim një mocion mosbesimi nga një parti

    Kusari- Lila: Nuk mbështesim një mocion mosbesimi nga një parti

    Shefja e Grupit Parlamentar të LV-së Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se gjatë kësaj jave do të mbahen dy seanca plenare.

    “Sot u morën disa vendime. Në agjendën e seancave plenar për këtë javë më 28 mars në ora 10 seanca e jashtëzakonshme me të njëjtën temë me javën e kaluar, seancë kjo që synon themelimin e Komisionit Parlamentar për kontrata një burimore. Në orën 12 seanca me vazhdimin e pikave të pa përfunduar. Më datë 11 prill do të mbahet edhe një seancë e veçantë për përvjetorin e Koshares”.

    Ajo ka thënë se nuk do ta mbështesin mocionin e mosbesimit përderisa nuk ka konsensus mes partive politike.

    “Ne jemi deklaruar në raport për kërkesën e mocion mos besimi. Nuk mbështesim një mocion mosbesimi nga një parti, ende nuk ka konsensus mes partive politike”, ka thënë ajo.

  • Tahiri: Qeveria po i bën temë çështjet e brendshme, po i shkaktohet dëm të madh Kosovës

    Tahiri: Qeveria po i bën temë çështjet e brendshme, po i shkaktohet dëm të madh Kosovës

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë që çështjet e brendshme të Kosovës janë duke u diskutuar në Bruksel, raporton Ekonomia Online.

    Ai ka thënë se me këtë çështje Kosovës është duke iu shkaktuar një dëm i madh.

    “Një çështje puro e brendshme të cilën e rregullon një institucion kushtetues, e ai është BQK-ja. Unë po e shoh dëmi që po i shkaktohet Kosovës më këtë temë. Në vend se me u diskutua gjërat ndërkombëtare, ne jemi duke u marr me çështje e brendshme që zgjidhet shumë shpejt”, ka thënë ai.

  • Policia konfiskon 21 paketime me marihuanë në Skenderaj

    Policia konfiskon 21 paketime me marihuanë në Skenderaj

    Policia e Kosovës gjatë kontrollit në automjet të të dyshuarit mashkull kosovar, ka gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

    Sipas Policisë, ai është ndalur mbrëmë në Skenderaj, ku janë gjetur dhe sekuestruar 21 paketime në qese plastike dhe dy koka të Marihuanës, të gjitha në peshë 14.4 gram i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

  • Të enjten seancë e jashtëzakonshme, PDK-ja kërkon themelimin e komisionit hetimor parlamentar për kontratat njëburimore

    Të enjten seancë e jashtëzakonshme, PDK-ja kërkon themelimin e komisionit hetimor parlamentar për kontratat njëburimore

    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka njoftuar se ka dorëzuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për kontratat njëburimore, raporton Ekonomia Online.

    Sipas Tahirit, Qeveria Kurti ka keqpërdorur mbi 150 milionë euro përmes kontratave njëburimore. Këto sipas tij janë burim i korrupsionit.

    “Sot dorëzova kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në emër të 40 deputetëve të Kuvendit për të enjten e kësaj jave. Kjo seancë do të shqyrtojë propozimin për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për kontratat njëburimore që grupi ynë parlamentar e ka parashtruar të premten e javës së shkuar. Pushteti i Albin Kurtit, vetëm në shtatë institucione, ka keqpërdorur mbi 150 milion euro taksa të qytetarëve përmes kontratave njëburimore që janë burim i korrupsionit. Ky skandal duhet dhe do të hetohet deri në fund. Jo vetëm këto kontrata por edhe miliona eurot e tjera, shpenzimi i të cilave është bërë në mënyrë të kundërligjshme”, ka shkruar Tahiri.

    “Shumica parlamentare e ka mundësinë që të votojë këtë komision e të dëshmojë vullnetin për t’u bashkuar në kërkesën për llogaridhënie që duhet ta ushtrojë Kuvendi. Në të kundërtën, çdo tentim për bllokim ose refuzim të themelimit të këtij komisioni është dëshmi e qartë e panikut dhe frikës për t’u ballafaquar me faktet dhe të vërtetën e cila herët ose vonë do të triumfojë. Hetimi do të ndodhë patjetër”, ka shkruar tutje Tahiri.

  • Gjashtë raste të dhunës në familje brenda pak ditësh në Ferizaj

    Gjashtë raste të dhunës në familje brenda pak ditësh në Ferizaj

    Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar nga data 18 deri më 24 mars në drejtorinë rajonale të policisë në Ferizaj.

    Sipas njoftimit nga policia, katër raste janë raportuar në Ferizaj, një në Shtime dhe një rast në Han të Elezit.

    Ndërsa me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, një person pasi është intërvistuar nga policët hetues të dhunës në familje është ndaluar në mbajtje, ndërsa pesë persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

    “Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje”, thuhet në njoftim.

  • Gjykata e Moskës urdhëron paraburgim për katër të dyshuarit e sulmit në sallën e koncerteve

    Gjykata e Moskës urdhëron paraburgim për katër të dyshuarit e sulmit në sallën e koncerteve

    Gjykata e Qarkut Basmanny të Moskës të dielën miratoi kërkesën e hetuesve për paraburgim, si masë e zgjedhur parandaluese, për të katër të pandehurit në rastin e sulmit në bashkinë e qytetit Crocus.

    Të katër burrat do të jenë në paraburgim deri më 22 maj, tha Gjykata e Qytetit të Moskës përmes Telegramit, raporton CNN.

    Të gjithë ata akuzohen për kryerjen e një akti terrorist, sipas gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm të qytetit të Moskës, i cili sipas Kodit Penal rus dënohet deri në burgim të përjetshëm.

    Secili nga katër të pandehurit u soll në gjykatë individualisht të dielën.

    Tre u deklaruan fajtorë për të gjitha akuzat, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, transmeton Klankosova.tv

    Emrat e katër të akuzuarve në këtë rast janë Dalerdzhon Mirzoyev, Saidakrami Rachabalizoda, Shamsidin Fariduni dhe Mukhammadsobir Faizov, njoftuan gjykatat e qytetit të Moskës përmes Telegramit.

    Të katër janë nga Taxhikistani, një ish-republikë sovjetike, dhe kanë qenë në Rusi ose me viza të përkohshme ose të skaduara.

    Gjykata mbajti seanca të mbyllura për secilin nga të akuzuarit pa lejuar anëtarë të publikut, raportoi TASS, duke cituar shërbimin për shtyp të gjykatës.

  • 25 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij, Osmani: Autorët e krimit të vihen para drejtësisë

    25 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij, Osmani: Autorët e krimit të vihen para drejtësisë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar avokatin Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin 25 vjet pas vrasjes së tyre.

    Osmani u shpreh se në këtë përvjetorë të tyre, riafirmohet përkushtimi për vëninen e autorëve të krimit para drejtësisë.

    “Njëzet e pesë vjet më parë, Kosova humbi luftëtarin për të drejta të njeriut, avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin. Një ditë pasi që u rrëmbyen nga shtëpia e tyre nga forca të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, u ekzekutuan mizorisht”, është shprehur Osmani.

    “Në këtë përvjetor, riafirmojmë përkushtimin tonë për vënien e autorëve të krimit para drejtësisë për vrasjen e avokatit Kelmendi dhe djemve të tij. Ai bëri një jetë të tërë në mbrojtje dhe kërkim të drejtësisë, ndaj i detyrohemi vendosjes së drejtësisë”.

    “Veprimtaria e avokatit Kelmendi mbetet trashëgimi e çmuar për ne dhe për brezat. Qoftë i përhershëm kujtimi për Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij!”.

  • Policia jep detaje për rastin e vdekjes së Triumf Feratit

    Policia jep detaje për rastin e vdekjes së Triumf Feratit

    Policia ka dhënë detaje për rastin e vdekjes së Triumf Feratit.

    Në raportin policor, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri me 11 fishekë dhe një gëzhojë.

    “Lidhur me rastin pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë zjarri me 11-fishekë dhe një gëzhojë. Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

    Djali i ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati dhe vëllai i kryetarit aktual, Ilir Feratit, u gjet i vdekur pranë varrit të babait të tij gjatë ditës së djeshme.

  • Aksident i rëndë në Prizren, vetura godet këmbësorin

    Aksident i rëndë në Prizren, vetura godet këmbësorin

    Një aksident me lëndime të rënda trupore ka ndodhur dje në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

    Policia njoftoi se këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, ndërsa shoferi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

    “AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA TRUPORE- Prizren / 24.03.2024-21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, ka goditur këmbësorin –viktimë mashkull kosovar duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.”

  • Kurti: Eliminimi i korrupsionit varet nga prokuroria dhe gjyqësori

    Kurti: Eliminimi i korrupsionit varet nga prokuroria dhe gjyqësori

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti duke u bazuar në raportin e organizatës Transparency International ka treguar se si qeveri kanë arritur të renditen më lartë për 21 vende sa i përket luftimit të korrupsionit.

    “Ka më shumë sundim të ligjit. Korrupsioni po luftohet. Në indeksin e Transparency International mbi Perceptimin e Korrupsionit jemi përmirësuar për 21 vende në tri vjet dhe qëndrojmë në renditjen më të lartë ndonjëherë. Eliminimi i tij varet nga prokuroria dhe gjyqësori”, ka shkruar kryeministri i vendit Albin Kurti në një shkrim të tij në rrjetin social Facebook.

    Kurti ka shtuar se mbi 2.4 ton substanca narkotike janë konfiskuar nga Policia e Kosovës. Afër 37 milionë euro mall dhe asete të sekuestruara dhe konfiskuara nga operacionet e Doganës së Kosovës. Numri i inspektimeve nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut është rritur për rreth 63% në krahasim me vitin 2019 – shifër kjo rekord e inspektimeve. Paraja publike shpenzohet me përgjegjësi dhe ruhet e mbrohet gjithashtu. Mbi 145 milionë euro i janë kursyer buxhetit të Kosovës nga tri procese të fituara në arbitrazhin ndërkombëtar.

    “Në veri të vendit është ulur ilegaliteti, e po shtohet ligjshmëria dhe siguria. Janë mbyllur 27 rrugë ilegale, dhe janë shkatërruar 9 laboratore droge, 6 të kriptovalutave dhe 4 depo të armatimit. Janë sekuestruar alarme e kamera të strukturave ilegale, dhe armatim e asete në vlerë rreth 15 milionë euro nga hetimet mbi sulmin terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit, ku humbëm rreshterin shembullor Afrim Bunjaku por fituam një Hero të Kosovës dhe dolëm fitues e faqebardhë. Atje tash janë ngritur 9 stacione policore për mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit, e nuk kishte asnjë deri në vitin 2021”, ka shkruar Kurti mes tjerash.