ATV

Category: Lajme

  • Osmani: T’i përgjigjemi nevojave të grave dhe vajzave për t’i fuqizuar, mbështetur dhe për të krijuar një mjedis të sigurt

    Osmani: T’i përgjigjemi nevojave të grave dhe vajzave për t’i fuqizuar, mbështetur dhe për të krijuar një mjedis të sigurt

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në edicionin e dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Osmani, ka deklaruar se Kosova qëndron kampione e agjendës së këtij forumi, raporton EO.

    Duke qenë se tema kyçe e këtij forumi është dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, para të pranishmëve, Osmani tha se lufta për drejtësi për gratë s’është punë e vetëm një misioni apo forumi.

    E para e shtetit, tha se ky edicion i forumit është unik në shumë aspekte.

    “Atëherë këtu më lejoni ta bëj të qartë se Kosova qëndron si kampione, si flamurtare e kësaj agjende për shkak se përfshirja dhe përfaqësimi qëndrojnë si gur themeltar të të gjitha përpjekjeve që kemi ndërmarrë që nga dita e parë. Këtu desha të shpreh mirënjohjen time për të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, për të gjitha institucionet kosovare që kanë punuar me ne për ta bërë këtë forum të suksesshëm, për organizatat e shoqërisë civile, për institucionet e sigurisë, për komunitetin akademik, mediat dhe të tjerët që janë përfshirë”, tha Osmani.

    “Përzgjedhja e dy temave kyçe për këtë edicion, nga njëra anë dhuna seksuale në lidhje me konfliktin dhe siguria klimatike në anën tjetër, nuk janë rastësi dhe në përpjekjet tona natyrisht kemi adresuar të gjitha sprovat e kohës por na duhen edhe leksionet e të kaluarës në mënyrë që të ballafaqohemi suksesshëm me të ardhmen”, tha tutje Osmani.

    “Në këtë sfond të konfliktit, kufizimeve shoqërore dhe trazirave kulturore është e rëndësishme që t’i përgjigjemi nevojave të grave dhe vajzave për t’i fuqizuar, për t’i mbështetur dhe për të krijuar një mjedis të sigurt për të gjitha gratë kudo qofshin njëherë e përgjithmonë”, tha presidentja Osmani.

  • Titaniku, sekreti 112-vjeçar me të mbyturit

    Titaniku, sekreti 112-vjeçar me të mbyturit

    Titaniku u mbyt 112 vjet më parë, por detajet e kësaj tragjedie detare nuk janë sqaruar plotësisht.

    Anija u mbyt më 15 prill 1912, rreth 740 kilometra nga vendi më i afërt, dhe anija e parë për ndihmë arriti një orë e gjysmë pas fundosjes, shumë kohë pasi viktima e fundit u mbyt në det.

    Temperatura e ujit ishte 2.2 gradë Celsius, ku mbijetesa njerëzore është vetëm 15 minuta. Nga fundosja e Titanikut, humbën jetën 517 njerëz, ndërsa shanset më të larta për mbijetesë patën udhëtarët e klasës së parë, pasi u shpëtuan 63 për qind e tyre.

    Në Titanik ishin 20 barka shpëtimi, të cilat mund të mbanin vetëm 1.100 pasagjerë, gjysma e atyre që ndodheshin në bord, por kjo ishte në përputhje me rregullat ligjore të asaj kohe dhe u konsiderua e mjaftueshme.

    Pavarësisht nga kjo, vetëm 700 pasagjerë mundën të hynin në barkat e shpëtimit, shumica e tyre ishin gjysmë të zbrazura dhe në pothuajse secilën prej tyre kishte ende vende të lira.

    Por çfarë ndodhi me kufomat?

    E vërteta në lidhje me këtë është fshehur dhe ata që ishin në dijeni nuk dëshironin të tregonin.

    Por, pas kaq shumë vitesh del në shesh e vërteta e hidhur se kapiteni i një prej barkave shpëtuese, Mackay-Bennet, donte të tërhiqte të gjitha trupat nga deti.

    Por shpejt e kuptoi se barka e tij ishte shumë e vogël për 334 trupa të gjetur.

    Atëherë u mor vendimi që ata do të hidhnin kufomat e udhëtarëve më të varfër, atyre të klasës së tretë, duke lënë hapësirë të mjaftueshme për ata që janë në klasën e parë dhe të dytë.

    Domethënë, mendimi i ekuipazhit ishte se ata kishin të drejta më të mëdha për një varrim dinjitoz. Nga 334 trupat e gjetura, më shumë se njëqind u hodhën jashtë anijes dhe nuk u gjetën kurrë në Oqeanin Atlantik.

    E vërteta për atë që ndodhi ishte fshehja e telegrameve sekrete, të cilat më vonë u morën nga historianët nga arkivat e fshehtë.

  • ASK e konfirmon se deri më tani janë realizuar rreth 110 mijë intervista për regjistrim të popullsisë

    ASK e konfirmon se deri më tani janë realizuar rreth 110 mijë intervista për regjistrim të popullsisë

    Që nga fillimi i regjistrimit të popullsisë, deri më tani Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka konfirmuar se janë realizuar rreth 110 mijë intervista, ku prej tyre 10 mijë janë nga Prishtina.

    Kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati ka thënë se gjithçka është duke shkuar sipas planit dhe ka mundësi që të mbaroj para datës të caktuar.

    Gjithashtu, ai theksoi se ishin të detyruar të ndërpresin disa kontrata, pasi kanë tejkaluar kompetencat që kanë marrur nga trajnimi.

    “Është duke shkuar sipas planit, Nuk kemi sfida madhore. Të gjitha komunitetet janë duke marrë pjesë. Procesi regjistrimit nëse vazhdon me dinamikën e tillë, pritet të mbaroj para datës së caktuar”, tha Kastrati.

    Sipas tij nuk janë paraqitur sfida në regjistrim. Derisa tha se kualiteti i të dhënave është në nivelin e lartë.

    Regjistrimi i popullsisë do të zgjatë deri më 17 maj. /kp

  • Përleshen 5 persona, shkak një mosmarrëveshje në komunikacion

    Përleshen 5 persona, shkak një mosmarrëveshje në komunikacion

    Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar në Podujevë për shkak se pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete.

    “Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës AK47. Katër nga të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej të dyshuarve që dyshohet se ka shtënë me armë në ajër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

  • Arrestohet një burrë në Gjakovë, e ndoqi një grua në tentim për ta sulmuar

    Arrestohet një burrë në Gjakovë, e ndoqi një grua në tentim për ta sulmuar

    Është arrestuar një burrë në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se e ka ndjekur një grua deri tek banesa e saj, duke tentuar ta sulmojë.

    Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se dyshohet se e kishte ndjekur deri te banesa e saj viktimën femer kosovare duke tentuar ta sulmoj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

  • Biden: Izraeli të mendojë me kujdes për rreziqet e përshkallëzimit

    Biden: Izraeli të mendojë me kujdes për rreziqet e përshkallëzimit

    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të shqyrtojë me kujdes çdo sulm hakmarrës izraelit kundër Iranit dhe pasojat që kjo do të kishte, thonë burime në Uashington.

    ”Në një bisedë telefonike mes dy liderëve të shtunën në mbrëmje, Biden ia bëri shumë të qartë Netanyahut se ai duhet të mendojë me kujdes dhe strategjik për rreziqet e përshkallëzimit”, tha një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane në Uashington.

    ”Kjo është diçka që po diskutohet vazhdimisht me palën izraelite dhe aleatët e tjerë”, tha zyrtari, duke vënë në dukje se Biden gjithashtu e bëri të qartë se SHBA do të ndihmonte Izraelin për të mbrojtur veten.

    ”Izraeli ia kishte bërë të qartë qeverisë amerikane në bisedimet e kaluara se nuk po kërkonte një përshkallëzim të rëndësishëm me Iranin”, tha përfaqësuesi i qeverisë.

    Sulmi i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit në fundjavë po nxit frikën për një zjarr në Lindjen e Mesme.

    Përpjekjet ndërkombëtare po bëheshin tashmë të dielën për të qetësuar situatën.

    Biden dhe udhëheqësit e shtatë vendeve kryesore të industrializuara demokratike (G7) diskutuan krizën dhe dënuan sulmin në shkallë të gjerë në termat më të fortë të mundshëm.

    “Ne nuk duam ta shohim këtë përshkallëzim. Ne nuk po kërkojmë luftë me Iranin”, tha të dielën John Kirby, drejtor i komunikimit i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të qeverisë së SHBA-së, duke shtuar se presidenti amerikan kishte qenë i qartë se ishte duke mos kërkuar luftë me Iranin.

    ”SHBA do të vazhdojë të ndihmojë Izraelin të mbrohet, por se si Izraeli do të përgjigjet tani do të varet nga vetë ai”, theksoi ai.

    Ishte e paqartë dje nëse Izraeli do t’i përgjigjej sulmit të paprecedentë të drejtpërdrejtë të Iranit një ditë më parë, i cili, sipas burimeve izraelite, përfshinte rreth 300 raketa dhe dronë.

    Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) konfirmoi se forcat e saj në zonën e Detit të Kuq kishin rrëzuar shumë dronë dhe raketa të drejtuara për në Izrael.

    Operacioni “Premtimi i vërtetë” i Iranit u organizua si hakmarrje për një sulm ajror në ambasadën e tij në Damask më 1 prill, në të cilin u vranë dy gjeneralë dhe të tjerë.

    Izraeli besohet se ka kryer sulmin dhe nuk e ka mohuar përgjegjësinë.

    Izraeli ka qenë armiku kryesor i Iranit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

    Tensionet dhjetëravjeçare midis dy vendeve janë përshkallëzuar pas shpërthimit të luftës së Gazës në tetor./ atsh

  • Vetëm në rajonin e Ferizajit për gjashtë ditë janë shqiptuar 1063 gjoba në trafik

    Vetëm në rajonin e Ferizajit për gjashtë ditë janë shqiptuar 1063 gjoba në trafik

    Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve.

    “Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 08-14/04/2024 ka shqiptuar 1063 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 17 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

    Ndërsa, janë raportuar 55 aksidente, prej tyre :

    -Aksidente me lëndime, 19

    Persona të lënduar, 32

    -Aksidente me dëme materiale, 36

    Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftim.

  • Nis ndërtimi i Unazës Qendrore në vlerë mbi 3 milionë euro, punimet përfundojnë brenda 120 ditësh

    Nis ndërtimi i Unazës Qendrore në vlerë mbi 3 milionë euro, punimet përfundojnë brenda 120 ditësh

    Kanë nisur të hënën punimet e fazës së dytë për ndërtimin e Unazës Qendrore që lidh pjesë me lagjen “Arbëria”, raporton Ekonomia Online.

    Ky projekt kap vlerën e mbi 3 milionë euro dhe pritet të përfundojë brenda 120 ditësh.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky projekt do të jetë një ndihmesë e madhe për Prishtinën i cili gjithashtu do të lirojë trafikun në atë pjesë.

    “Sot po fillojmë të ndërlidhim pjesën e Arbërisë me unazën e madhe në kryeqytet e cila do t’i ndihmojë shumë trafikut. Kjo do t’i mundësoi që të ndërlidhin edhe në pjesë të ndryshme, tashmë më platforma edhe më këmbësorë që të bëjmë ndërlidhjen e Arbërisë me qendrën e kryeqytetit”, tha Rama.

    Rama këtë projekt e quajti madhor dhe projekt më shumë interes për kryeqytetin, por gjithashtu ju premtoi qytetarëve të Prishtinës se do ta mundësoi që ky projekt të përfundoi brenda afatit i cili është parashikuar.

    “Këto janë projektet të cilat sot po fillojnë, e kemi një plan dinamik 120-ditësh, shpresojë të veprojmë përbrenda këtij plani dinamik, për fat të keq me pjesën tjetër kemi patur probleme, të cilat nuk na kanë leju me i përmbajte planit dinamik, mirëpo këtu nuk kemi asnjë arsye për vonesa dhe jam optimist që brenda 120 ditëve ta kemi këtë pjesë të përfunduar e cila ka me qendë një ndihmesë shumë e madhe për kryeqytet dhe trafikun. Kjo është pjesë e projekteve tona për transformim të Prishtinës”, u shpreh Rama.

  • Kush janë ambasadorët dhe emisarët e rinjë të BE në Ballkanin Perëndimor

    Kush janë ambasadorët dhe emisarët e rinjë të BE në Ballkanin Perëndimor

    Ajo që ishte kuptuar kohë më parë nga burimet diplomatike të Rel-it, lidhur me rotacionin e madh të ambasadorëve të Bashkimit Evropian nëpër botë, tashmë dihet edhe publikisht.

    Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Stefano Sanino, ua ka dërguar vendeve anëtare listën me emrat e ambasadorëve dhe të të dërguarve të posaçëm, të cilët i ka emëruar kryediplomati i bllokut evropian, Josep Borrell.

    Radio Evropa e Lirë e ka siguruar këtë listë dhe aty shihet se një ndryshim mjaft i madh është bërë edhe në postet që kanë të bëjnë me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

    Kjo listë pritet të bëhet publike shpejt edhe nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së.

    Në kuadër të rotacionit në postet diplomatike të BE-së, lehtësuesi i tashëm i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak është emëruar nga Borrell si ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër.

    Në këtë listë nuk ekziston ndonjë emër i pasardhësit të Lajçakut në rolin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog mes Kosovës dhe Serbisë.

    Për këtë, Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së, në bashkëpunim me vendet anëtare, pritet të vendosë më vonë, mundësisht gjatë verës.

    Mandati do t’i përfundojë dhe shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, që njëherësh është edhe Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Kosovën, Tomas Sonyongut.

    Në vend të tij, Zyrën e BE-së në Prishtinë do ta udhëheqë ambasadori aktual i Estonisë në BE, Aivo Ora.

    Shefi i ardhshëm i Zyrës së BE-së në Kosovë ka përvojë në rajonin e Ballkanit, pasi më herët ka shërbyer si shef i delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut dhe si shef i delegacionit të BE-së në Mal të Zi.

    Në kuadër të këtij rotacioni, diplomati italian, Luigi Soreca, është emëruar shef i delegacionit të BE-së në Sarajevë, që krahas Kosovës, është, po ashtu, pozitë më e lartë sesa ajo e ambasadorëve në vendet tjera të rajonit, pasi ka statusin e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së.

    Gjatë karrierës së tij diplomatike, Soreca ka qenë ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

    Ambasadori i tashëm i BE-së në Sarajevë, Johann Sattler, do të mbetet në rajon, pasi Borrelli e ka emëruar si ambasador të BE-së në Mal të Zi.

    Ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut do të jetë diplomati grek Rokas Michalis.

    Deri tani ai ka qenë ambasador i Bashkimit Evropian në Meksikë.

    Nga zyrtarët që kanë pasur pozita të lidhura me Ballkanin Perëndimor është edhe ajo që deri tash ka pasur Angelina Eichhorst.

    Ajo është drejtore menaxhuese për Evropën në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së.

    Më herët ajo ka qenë zëvendësdrejtore menaxhuese dhe zyra e saj ka qenë e angazhuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, para se të emërohej Lajçak si i dërguar i posaçëm për dialog.

    Angelina Eichhorst është emëruar ambasadore e Bashkimit Evropian në Egjipt.

    Nga lista e të emëruarve nga ana e Borrellit shihet se shumica e madhe e tyre janë ose diplomatë të vendeve anëtare, ose funksionarë të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

    Edhe pse politika e jashtme vazhdon të jetë kompetencë nacionale e vendeve anëtare, Bashkimi Evropian ka një politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, dhe një shërbim mjaft të madh diplomatik nëpër botë./rel

  • ​Osmani pret liderët rajonal në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë

    ​Osmani pret liderët rajonal në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po pret liderët rajonal në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë.

    I pari që erdhi ishte homologu i saj, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pastaj kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

    Ndërkaq do të pres edhe presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

    Në Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë erdhi edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, si dhe shumë delegacione të tjera ndërkombëtare.

    Forumi do të fillojë pas pak, ku punimet pritet t’i hap e para e vendit, Vjosa Osmani./kp