ATV

Category: Lajme

  • Komiteti i Inteligjencës i SHBA-së bën thirrje për miratim të menjëhershëm të pakos së ndihmës për Ukrainën

    Komiteti i Inteligjencës i SHBA-së bën thirrje për miratim të menjëhershëm të pakos së ndihmës për Ukrainën

    Komiteti i Inteligjencës i Dhomës së Përfaqësuesve, pasi mori një informim të klasifikuar nga Komuniteti i Inteligjencës dhe zyrtarë të lartë nga Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Mbrojtjes në lidhje me situatën aktuale në Ukrainë, i bëri thirrje Kongresit që të miratojë urgjentisht një paketë ndihme për Kievin.

    Kështu thuhet në një deklaratë nga Kryetari i Komitetit të Përhershëm të Përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve për Inteligjencën, Kongresmeni republikan Mike Turner dhe anëtari i ranguar Jim Himes, kongresmeni demokrat Jim Himes, sipas Ukrinform.

    “Ne duhet të kalojmë ndihmën për Ukrainën tani. Sot, në një konferencë të klasifikuar, Komiteti ynë u informua për nevojën kritike për t’i ofruar ndihmë ushtarake Ukrainës këtë javë. Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë kundër luftës së agresionit të Putinit tani pasi situata e Ukrainës në terren është kritike”, thanë Turner dhe Himes.

    Siç raportoi Ukrinform, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson tha të hënën se Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA do të shqyrtojë një paketë ndihme të huaj këtë javë, duke e ndarë atë në katër projektligje të veçanta që mbështesin Ukrainën, Izraelin, Tajvanin dhe për nevojat e tjera të sigurisë kombëtare të SHBA.

  • ​Fahri Fazliu i ri arrestohet nga Gjykata Speciale

    ​Fahri Fazliu i ri arrestohet nga Gjykata Speciale

    Gjykata Speciale ka arrestuar sot Fahri Fazliun e ri.

    Burime të KosovaPress, kanë bërë të ditur se ai është arrestuar nga pjesëtarë të EULEX-it.

    Fahri Fazliu gjatë kohës së luftës ishte vetëm 8 vjeç.

    Ndërsa ai para 2-3 viteve ka qenë i ftuar në Hagë në cilësinë e dëshmitarit.

  • ​Protestohet para UP-së, kërkohet shkarkimi i profesorit Krasniqi, studentët paralajmërojnë veprime tjera

    ​Protestohet para UP-së, kërkohet shkarkimi i profesorit Krasniqi, studentët paralajmërojnë veprime tjera

    Lëvizja Feministe Studentore edhe sot po e vazhdon protestën për ngacmimet në Universitetin e Prishtinës në të njëjtën kohë kur do të mblidhet Këshilli i Etikës së UP-së.

    Anëtarja e Lëvizjes Feministe Studentore, Blenda Asllani, tha se nëse sot nuk merret një vendim për profesorin Xhevat Krasniqin, për të cilin studentët kanë bërë denoncim 27 herë për ngacmim seksual, atëherë studentët do të bllokojnë dyert dhe nuk do t’i lejojnë të dalin jashtë derisa ky i fundit të largohet nga puna.

  • Ish-kryeministri i Izraelit tregon se “pse nuk është e nevojshme të ndërmerren veprime ushtarake kundër Iranit”

    Ish-kryeministri i Izraelit tregon se “pse nuk është e nevojshme të ndërmerren veprime ushtarake kundër Iranit”

    Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert i ka kërkuar qeverisë së tij të mos përgjigjet ushtarakisht ndaj sulmeve të fundjavës së Iranit, duke thënë se shteti hebre tashmë e kishte ndëshkuar Republikën Islamike “në një mënyrë poshtëruese dhe të fuqishme”.

    “Ne kemi një nxitje për të kufizuar ose parandaluar mundësinë e zgjerimit të kësaj lufte, dhe pikërisht tani të fokusohemi kryesisht në kthimin e pengjeve në shtëpi – që është qëllimi përfundimtar”, citohet të ketë thënë Olmert, përcjell Telegrafi.

    Ndërsa sulmi i Iranit ishte “i neveritshëm”, tha Olmert, “shteti i Izraelit dëshmoi fuqinë, forcën dhe aftësinë e tij kur ishte i përgatitur, dhe jo indiferent apo arrogant”.

    “Ne kemi goditur Iranin të shtunën, me ndihmën – e cila është shumë domethënëse për t’u mbajtur mend – nga vende si SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe disa vende arabe në një mënyrë të jashtëzakonshme. Mendoj se kjo ishte një nga arritjet ushtarake më befasuese të Izraelit deri më tani”.

    “Prandaj, unë mendoj se kemi arritur atë që duhej të arrinim – jo përmes masave fyese apo ndëshkuese… Ne i kemi ndëshkuar shumë në një mënyrë poshtëruese dhe të fuqishme, e cila do të ketë jehonë në të gjithë botën”, ka shtuar Olmert.

    Ai tha se nisja e një përgjigjeje “të dhimbshme” kundër Iranit do të rezultonte në “një raund tjetër të sulmeve të tyre dhe kundërsulmeve tona – që është pikërisht ajo që ne duam të parandalojmë”.

  • Klinaku: Gjykata Speciale sot ka arrestuar Fahri Fazliun, në luftë ai ishte 8 vjeç

    Klinaku: Gjykata Speciale sot ka arrestuar Fahri Fazliun, në luftë ai ishte 8 vjeç

    U.D i kryetarit të OVL’së së UÇK’së, Faton Klinaku, ka thënë se Gjykata Speciale sot ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e Bahri dhe Fahri Fazliut.

    Klinaku ka thënë se ai ishte 8 vjeç gjatë luftës.

    “Gjykata ilegale Speciale, në mungesë të fakteve për krime lufte, vazhdon spektaklet e saj duke arrestuar edhe njerëz që në kohën e luftës së UÇK-së ishin fëmijë. Ajo sot ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e heronjëve Bahri e Fahri Fazliu, i cili gjatë luftës ishte vetëm 8 vjeçar.”

    Klinaku ka thënë “krimi që po e bën ZPS do t’i kthehet bumerang asaj vet”.

    “Krimin që po e bën ZPS, herëdokur do t’i kthehet bumerang vet asaj, dhe le ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se nuk mund të na nënshtrojnë as ata, ashtu siç nuk na ka nënshtruar as pushtuesi. Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh.”

  • KQZ mblidhet sot, ky është rendi i ditës

    KQZ mblidhet sot, ky është rendi i ditës

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 14:00.

    Rendi i ditës:

    1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

    2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr.24/2024

    3. Aktivitetet e SKQZ

    4. Aktivitetet e Zyrës

    -Rekomandim për akreditimin e vëzhguesve në procesin e votimit për apo kundër

    largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e

    Veriut, 21.04.2024 (Grupi III).

    5. Raport i Këshillave të KQZ

    5.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

    1. Shqyrtimi dhe miratimi i emërimit të anëtarëve të KVV, të listës plotësuese

    2. Shqyrtimi dhe miratimi i Kodit të sjelljes për anëtarët e KVV

    3. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operacional për ditën e zgjedhjeve të datës 21 prill 2024

    4. Shqyrtimi dhe miratimi i mëditjeve për pagesat e Stafit të Angazhuar në Qendrat e Votimit (QV) dhe në Vendvotime (VV)

    5. Shqyrtimi dhe miratimi i aktiviteteve dhe afateve kohore për realizimin e projektit për edukimin dhe informimin e votuesve të rinj

    6. Shqyrtimi dhe miratimi i sloganit, përmbajtjes dhe dizajnit të fletëpalosjes, lapsë kimikëve, byzylykëve, stikersave, maicave dhe fletëvotimit për realizimin e projektit për edukimin dhe informimin e votuesve të rinj

    7. Njoftim lidhur me fushaten e informimit publik, për procesin e votimit, për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

    5.2.Këshilli për Buxhet dhe Financa

    – Shqyrtimi dhe miratimi i mëditjeve për pagesat e Stafit të Angazhuar në Qendrat e

    Votimit (QV) dhe në Vendvotime (VV)

    5.3. Këshilli për Marëdhënie me Jashtë

    1. Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ-së në Programin e Vizitorëve Ndërkombëtarë të Zgjedhjeve të Parlamentit Evropian 2024 në Talin 7-10 qershor 2024

    2. Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ-së në Konferencën “Promovimi i kushteve për fushata zgjedhore të lira dhe të ndershme në Ballkanin Perëndimor” në Podgoricë, 14-15 Maj 2024

    3. Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ-së në takimin e rradhës të Grupit Punues Rajonal të Evropës dhe Euroazisë për Media Sociale, Dezinformim dhe Integritet Zgjedhor, në Pragë, 16-17 Maj 2024

  • “Koha për të vepruar është tani”, ambasada italiane ul flamujt në gjysmështizë në kujtim të grave të vrara

    “Koha për të vepruar është tani”, ambasada italiane ul flamujt në gjysmështizë në kujtim të grave të vrara

    Ambasada e Italisë në Kosovë sot ka ulur në gjysmështizë flamujt e saj në kujtim të grave dhe vajzave që u vranë nga dhuna me bazë gjinore.

    Ambasada tha se i dënon rastet e fundit që ndodhën këtë javë ku dy gra u vranë dhe tha se koha për të vepruar është tash.
    “Ne i dënojmë fuqishëm rastet e fundit të femicidit në Kosovë. Duke pasë parasysh njoftimin e Presidentes Vjosa Osmani për shpalljen e ditë zie kombëtare, ne kemi ulur flamujt tonë në gjysmë në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave që humbën jetën nga dhuna me bazë gjinore në Kosovë. Koha për të vepruar është tani”, ka shkruar ambasada.

  • Kandiq flet për Kosovën në KiE: Kundërshtimi i Serbisë është autogol

    Kandiq flet për Kosovën në KiE: Kundërshtimi i Serbisë është autogol

    Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka komentuar ecjen e Kosovën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

    Sipas Kandiqit, ky anëtarësim u mundëson qytetarëve të paraqesin ankesa në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Madje, kundërshtimin e Serbisë, Kandiq e ka cilësuar si autogol.

    “Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës u mundëson qytetarëve të paraqesin ankesa në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe detyron institucionet që të respektojnë vendimet e asaj gjykate. Kundërshtimi i Serbisë është autogol” – ka shkruar Kandiq.

  • Berlin, FBI merr në pyetje kandidatin kryesor të AfD-së për zgjedhjet evropiane

    Berlin, FBI merr në pyetje kandidatin kryesor të AfD-së për zgjedhjet evropiane

    Sipas një raporti të medias gjermane, kandidati kryesor i AfD-së për zgjedhjet e Parlamentit Evropian, Maximilian Krah, është marrë në pyetje nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) e SHBA-së në lidhje me pagesat e mundshme nga klientët pro rusë.

    ”Marrja në pyetje u bë në dhjetor 2023 në SHBA përpara udhëtimit të kthimit të Krah në Gjermani, pas një takimi të republikanëve të rinj në Nju Jork”, raportoi ”Der Spiegel” duke cituar informacionin e ndarë me transmetuesin publik gjerman ZDF.

    Krah tha për DPA-në se “unë u mora në pyetje si dëshmitar për kontaktet e mia në Ukrainë. Unë kam dhënë informacion në përputhje me rrethanat”.

    Sipas hulumtimit nga ”Der Spiegel” dhe ZDF, hetuesit amerikanë dyshohet se dyshonin për një mesazh chat në të cilin një aktivist pro rus siguroi se një problem me “kompensimin” për “shpenzimet teknike” të Krah ishte zgjidhur.

    Formulimi sugjeron që Krah mund të ishte paguar fshehurazi për disa kohë.

    Krah vazhdoi duke thënë se ai kurrë nuk i kishte fshehur kontaktet e tij me aktivistin pro rus dhe se ato mund të gjendeshin në llogarinë e tij në Instagram.

    “Akuzat janë absurde dhe të sajuara”, tha Krah.

    ”Der Spiegel” citoi Krah të thoshte se ai nuk kishte marrë “asnjë pagesë, përfitime monetare apo kompensim tjetër” nga aktivisti.

    ”Aktivisti mund të ketë dashur t’i kthejë paratë për një biletë në oper”, tha ai.

    Emri i Krah është shfaqur gjithashtu në lidhje me platformën pro ruse të internetit ”Zëri i Evropës” (VoE).

    Sipas ”Der Spiegel”, Krah mohon gjithashtu të ketë pranuar para’ nga VoE.

    Zgjedhjet për Parlamentin Evropian janë caktuar për 6-9 qershor.

  • Daçiq thotë se ajo që ka ndodhur në Srebrenicë, nuk mund të cilësohet si gjenocid

    Daçiq thotë se ajo që ka ndodhur në Srebrenicë, nuk mund të cilësohet si gjenocid

    Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq ka pretenduar se rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, e cila duhet të miratohet sot në OKB, nuk i kontribuon pajtimit dhe konsensusit dhe ka theksuar se ajo që ndodhi në Srebrenicë “nuk mund të cilësohet si gjenocid” sepse “ne e dimë se çfarë është përkufizimi i këtij termi”.

    Daçiqi ka deklaruar për televizionin në shërbim të regjimit aktual serb “TV Pink”, se një krim ka ndodhur në Srebrenicë, “por jo gjenocid”, sepse sipas definicionit ky term nënkupton se dikush kishte një plan për të shkatërruar një komb, “gjë që nuk ishte kështu”.

    “Keni një krim që është, natyrisht, i tmerrshëm dhe ne vetë si popull serb “insistojmë” që të gjithë ata që janë përgjegjës për të “të mbajnë përgjegjësi”, sepse i është bërë dëm popullit serb në tërësi. Gjenocidi është një vepër penale që nënkupton se ka pasur një plan për të shkatërruar një komb”, ka thënë ky shërbëtor i vogël por besnik i iniciatorit të të gjitha luftërave dhe krimeve si dhe gjenocideve në hapësirat e ish-Jugosllavisë, kriminelit të luftës të quajtur Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

    Ky shërbëtor i Millosheviqit, aktualisht në shërbim të Vuçiqit si ministër i jashtëm, gjithashtu ka pretenduar se rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë “nuk kontribuon në pajtim” dhe se çështja, e cila do të diskutohet në OKB, “duhet të hiqet nga rendi i ditës”.

    “Nëse kemi miratuar një rezolutë të përgjithshme kundër gjenocidit, pse duhet të miratojmë tani një rezolutë individuale dhe t’i shpallim serbët pranë Hutuve si kombet e vetme gjenocidale, pranë të gjithë keqbërësve që ishin në këtë planet. Pra, pranë gjermanëve, turqve dhe të tjerëve ne duhet të shpallemi si gjenocidalë”, ankohet Daçiqi.

    Daçiqi, gjithashtu ka thënë se ajo që ndodhi në Srebrenicë “nuk mund të etiketohet si gjenocid” sepse ndodhi në territorin e vetëm një komune në Bosnje dhe Hercegovinë.

    “Por nëse kemi diçka që ka ndodhur në territorin e vetëm një komune në Bosnje dhe Hercegovinë, hajde, si mund të deklaroni diçka si gjenocid? Si, ​​kur keni një situatë që nuk është e pranishme në të gjithë territorin. Madje në aktgjykim thuhet se është kryer vetëm në këtë komunë”, përpiqet Daçiq të arsyetojë politikën e tokës së djegur të cilën Serbia ka zbatuar në vitet e 90-ta, pjesë e të cilës politikë ka qenë edhe vet ai.