ATV

Category: Lajme

  • (VIDEO) Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, automjeti del në kahjen e kundërt të rrugës

    (VIDEO) Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, automjeti del në kahjen e kundërt të rrugës

    Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ku janë përfshirë dy vetura.

    Nga pamjet që ka siguruar ATV-ja shihet se dy vetura kanë pësuar dëmtimet të konsiderueshme, derisa në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia që po merret me rastin.

  • Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK-së

    Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK-së

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca në seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, ka thënë se heroi Kodra është ndër figurat më embelmatike të UÇK, raporton EO.

    “Jemi mbledhur në këtë senacë për të nderuar e vlerësuar figurën kombëtare të heroit të Kosovës Ilaz Kodra. Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK, e cila i përket bërthamës themeluese të kësaj ushtri të lavdishme në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari. I rritur e frymëzuar në frymë patriotike, Ilaz Kodra nuk kishte asnjë iluzion që Kosova mund të çlirohet pa luftë, për këtë arsye u bashku me Adem Jasharin, Hamëz Jashani, Zahri Pajazitin e të tjerë në njësitin e parë ushtarak që ishte bërthama e UÇK. Ky grup patriotësh e panë të parët lirinë e Kosovës prandaj sakrifikuan ëdo gjë që këtë liri ta shohë e ta gëzojë i gjithë populli ynë”, ka thënë ai.

  • Osmani: Ilaz Kodra ishte dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari

    Osmani: Ilaz Kodra ishte dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë, ka thënë se komandanti Kodra ishte “dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari”, raporton EO.

    Ajo theksoi se sulmet e regjimit gjenocidal të Serbisë mbi fshatrat e Drenicës, kishin për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar.

    “Përballë regjimit kriminal të Serbisë Ilaz Kodra me bashkëluftëtarët qëndruan të vendosur për të luftuar për idealet e lirisë, drejtësi dhe dinjitet shtetëror”, tha ajo.

    “Heroi Ilaz Kodra, ndoqi idealin e komandantit Adem Jashari, duke e konsideruar lirinë si të pa negociueshme dhe sublime të popullit të tij ndaj edhe u përjetësuar. Ilaz kodra ashtu siç e nisi aktivitetin e tij patriotik edhe e përfundoji duke mbrojtur dinjitetin dhe identitetin tonë kombëtar. Kauza e tij ishte liria, andaj ai ra për liri dhe shtet. Ilazi nuk u kthye ne shtëpinë e tij por Kosova e lirë dhe e pavarur mbeti shtëpia e tij e përjetshme. Heronjtë janë më shumë se sa shtatore në bronze, ata janë kujtesa jone e përhershme, janë themeli mbi të cilin është krijuar shteti jonë”, ka thënë ajo.

  • Rrahje në Fushë-Kosovë, arrestohen tre persona

    Rrahje në Fushë-Kosovë, arrestohen tre persona

    Janë arrestuar tre persona pasi që janë përleshur fizikisht mes vete. Pasditen e një majit, në Fushë Kosovë janë arrestuar tre meshkuj pas një përleshjeje fizike mes vete.

    Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit kanë përdorur mjete të rrezikshme, thikë dhe shufër metalike.

    Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

    “Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njeri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje, ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt,” thuhet në raportin e Policisë.

  • Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

    Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

    Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1530 gjoba në trafik.

    Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 20 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 19 me dëme materiale.

    Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 32 persona, ndërkaq 24 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

  • Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

    Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

    Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur e bindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

    “Ambasadorit të emëruar Mentor Latifi i urova suksese në detyrën e tij si ambasador i ri i Republikës së Kosovës në Konfederatën Zvicerane. Jam e bindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, një aleat i vjetër dhe shtëpia e shumë qytetarëve në diasporë…”, tha Osmani.

  • ATK: Brenda vitit janë fiskalizuar mbi një mijë biznese

    ATK: Brenda vitit janë fiskalizuar mbi një mijë biznese

    Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë joformale në Kosovë. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, brenda këtë vit janë fiskalizuar mbi një mijë biznese të reja ndërsa për mosfiskalizim janë shqiptuar gjoba në vlerë prej rreth 170 mijë euro. Por, sipas Odës Ekonomike Amerikane, bizneset jashtë qendrave urbane vazhdojnë të mos fiskalizohen.

    Vërehet se ka shtim të përpjekjeve nga ana e institucioneve përgjegjëse, për luftimin e ekonomisë jo formale. Kështu konsideron kryetari i Odes Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka. Sipas tij, sfidë ende mbesin bizneset jashtë qendrave urbane të cilat vazhdojnë të mos fiskalizohen.

    “Ka qenë kërkesë e Odes Amerikane që të bëhet më tepër për fiskalzimin e një numri të madh të bizneseve, kryesisht jashtë qendrave urbane të cilat mbesin të pa fiskalizuara dhe si të tilla natyrisht cenojnë edhe mbledhjen e tatimeve, meqenëse ndërpresin edhe zinxhirin e mbledhjes së tatimit mbi vlerën e shtuar, por edhe kryerjen e detyrimeve të tjera tatimore që burojnë nga ligjet e vendit. Duket sa ka një përgjigje për sa u përket këtyre kërkesave”, tha ai.

    Megjithatë sipas Zekës, është pak shqetësues ndryshimi i fundit i Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore.

    Ai thotë se është goxha rigoroz në disa dispozita dhe se ekziston droja që megjithatë, ky ligj mund të përdoret edhe për ndëshkimin e bizneseve që janë të rregullta dhe përgjatë viteve kanë kryer detyrimet e tyre ligjore.

    Administrata Tatimore e Kosovës, në anën tjetër, i ka thënë Radio Kosovës se “Nga janari deri në mars, janë fiskalizuar mbi 1 mijë biznese të reja. ATK-ja ka inspektuar rreth 500 biznese, ndërsa ka shqiptuar gjoba në vlerë prej mbi 170 mijë eurosh”.

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se informaliteti në Kosovë, është në nivel të lartë. Ai tha se shifrat që janë dhënë nga ATK-ja, vërtetojnë se në Kosovë, shumë biznese dhe sektorë të tjerë të ndryshëm, nuk janë të fiskalizuar.

    “Gjobat nuk po mund të bindin komunitetin e biznesit që të pajisen me arka fiskale. Po ashtu ATK-ja duhet të ndryshojë metodat duke filluar me fushatë trajnuese vetëdijesuese, në mënyrë që të pajisen me arka fiskale dhe këto arka të përdoren gjatë gjithë kohës e jo herë pas here siç ndodh në shumë sektorë siç janë: gastronomia, ndërtimtaria po ashtu edhe sektorë të bujqësisë”, tha Shahini.

    Në vitin 2023, për mosfiskalizim, ATK-ja ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 1.3 milion euro. Ndërsa, referuar vitit 2023, kanë qenë 3 mijë e 227 biznese të fiskalizuara me gjithsej 5 mijë e 353 pajisje elektronike fiskale.

  • Podujevë, nëna raporton zhdukjen e vajzës

    Podujevë, nëna raporton zhdukjen e vajzës

    Një grua në Podujevë ka raportuar në polici se vajza e saj është zhdukur.

    Sipas ankueses, vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj

    “Fsh.Bradash, Podujevë 01.05.2024-12:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

  • ShSKUK-ja do të bëhet me dy klinika të reja

    ShSKUK-ja do të bëhet me dy klinika të reja

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të vihet gurthemeli i dy klinikave.

    Sipas njoftimit, ShSKUK-ja do të bëhet me Klinikë të Hematonkologjisë dhe atë të Nefrologjisë.

    “Sot, në orën 13:00, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe Drejtori i ShSKUK-së, Z. Elvir Azizi do të vendosin gurthemelin për ndërtimin e Klinikës së Hematonkologjisë dhe Klinikës së Nefrologjisë”, ka njoftuar MSh-ja.

  • ​Hyn ilegalisht nga Serbia, ndalohen dy serbë

    ​Hyn ilegalisht nga Serbia, ndalohen dy serbë

    Një automjet me targa të huaja është ndaluar afër vijës kufitare të Republikës së Kosovës nga Serbia, në të cilën gjendeshin dy shtetas të Serbisë, të cilët dyshohet të kenë kryer veprën e lart-cekur.

    Ata janë ndaluar mbrëmë në Berberishtë të Leposaviçit, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.