ATV

Category: Lajme

  • Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Zubin Potok

    Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Zubin Potok

    Një person është arrestuar të dielën nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua në Zubin Potok.

    Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    “Zubin Potok / 12.05.2024 – 13:30. Ankuesja femer kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

  • Maqedoni e Veriut: Rindizet konflikti për emrin me Greqinë

    Maqedoni e Veriut: Rindizet konflikti për emrin me Greqinë

    Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me betimin e saj në parlament të dielën rindezi një debat të vjetër. Në vend të “Maqedoni e Veriut”, siç është emri i ri i vendit pas ujdisë me Greqinë, ajo përdori emrin “Maqedoni”.

    Ambasadorja greke në vend, Sophia Philippidou në shenjë proteste u largua nga salla. Edhe Ministria e Jashtme në Athinë reagoi duke deklaruar më vonë, se qëndrimi i presidentes së re të vendit rrezikon marrëdhëniet bilaterale dhe rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen kërkoi nga vendi të respektojë marrëveshjet e arritura, nëse do të mbetet në rrugën e anëtarësimit në BE.

    Gordana Siljanovska-Davkova fitoi qartësisht të mërkurën zgjedhjet presidenciale si kandidate e partisë nacionaliste, VMRO-DPMNE kundrejt kandidatit socialdemokrat atëherë në detyrë, Stevo Pendarovski. Në zgjedhjet parlamentare VMRO u zgjodh po ashtu forca më e fuqishme parlamentare, e me gjasë kreu i partisë, Hristijan Mickoski do të formojë qeverinë e re. Si presidentja e re, Gordana Siljanovska-Davkova edhe politikanë të VMRO kishin bërë të ditur në zgjedhje, se nuk do të përdornin më emrin e ri zyrtar të vendit por atë të dikurshmin Maqedoni.

    Maqedonia e Veriut ka qenë kandidate anëtarësimi në BE që nga viti 2005. Por fillimi i bisedimeve të anëtarësimit u shty për shkak të konfliktit të emrit me Greqinë. Në vitin 2027 socialdemokratët qeverisës arritën një marrëveshje me Greqinë për ndryshimin e emrit, që në vitin 2019 edhe u zbatua. Athina këmbënguli për ndryshimin e emrit Maqedoni, pasi një rajon në veri të Greqisë mban po këtë emër. Ndryshimi i emrit në Maqedoni e Veriut solli edhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe me këtë edhe hapjen e rrugës për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit./DW

  • Kreu i Inspektoratit Policor raporton në Komisionin e Sigurisë dhe Mbrojtjes

    Kreu i Inspektoratit Policor raporton në Komisionin e Sigurisë dhe Mbrojtjes

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes mblidhet sot në ora 10:00.

    Në rendin e ditës të këtij Komisioni, është raportimi i Kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj.

    Rendi i ditës:

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

    Rendi i ditës:

    1. Miratimi i rendit të ditës;
    2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e Komisionit e mbajtur me datë 26.03.2024;
    3. Raportimi i Kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës z.Kushtrim Hodaj për raportin vjetor të punës për vitin 2023;
    4. Të ndryshme.
  • Osmani falënderuese ndaj USAID-it dhe Universitetit e Iowa-s për kontributin ndaj të rinjve në Kosovë

    Osmani falënderuese ndaj USAID-it dhe Universitetit e Iowa-s për kontributin ndaj të rinjve në Kosovë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar USAID-in dhe Universitetin Shtetëror të Iowa-s për punën me studentët në Kosovë.

    Osmani e dha këtë deklaratë pasi shpërndau një fjalim të Samantha Power, drejtueses së Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ku flet për bashkëpunim me Universitetin e Iowa-s dhe kontributin në Kosovë.

    “Bashkohem me PowerUSAID-in për të falënderuar Universitetin Shtetëror të Iowa-s për kontributin e tyre të paçmuar në fuqizimin e brezit të ri në Kosovë”, ka shkruar Osmani në X.

  • Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

    Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

    Kryeshefit ekzekutiv i Agjensionit të Statistikave të Kosovës [ASK], Avni Kastrati, ka thënë javën e kaluar se deri më tani pjesëmarrja e popullsisë në regjistrim sipas komunave është 1.204.560.

    Kastrati ka thënë se nëse vazhdon kështu, procesi do të përfundojë i suksesshëm.

    Ndryshe këtë javë mbyllet procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë, i cili ka filluar më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj.

    Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011.

    Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë.

  • Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 23 gradë

    Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 23 gradë

    Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu në lokalitete.

    Era do fryjë nga veriu dhe lindja me shpejtësi prej 10-32 km/h, njofton Meteo Kosova.Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 23°C.

  • ​Haradinaj kujton Tahir e Nebih Mehën në 43-vjetorin e rënies

    ​Haradinaj kujton Tahir e Nebih Mehën në 43-vjetorin e rënies

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroizmin e familjes Meha me rastin e 43-vjetorit të rënies heroike të Tahir e Nebih Meha.

    I pari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se ata ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave.

    “Në 43-vjetorin e rënies, kujtojmë heroizmin e familjes Meha në Prekaz. Me nder e respekt, përulemi para trimërisë së Tahir e Nebih Mehës, që ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave. Rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut, e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut, sakrificë që u kurorëzua me liri dhe shtet të pavarur. Lavdi të gjithë trimave të Kosovës!”, ka thënë Ramush Haradinaj.

  • ​Kryeministri shqiptar publikon momente të veçanta nga vizita në Athinë

    ​Kryeministri shqiptar publikon momente të veçanta nga vizita në Athinë

    Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama ka përfunduar të dielën vizitën në Athinë.

    Gjatë asaj vizite Edi Rama zhvilloi një takim me shqiptarët e Greqisë në stadiumin “Galatsi”.

    Kryeministri shqiptar Edi Rama Përmes një postimi në rrjetin social facebook ka publikuar momentet më të veçanta nga kjo vizitë.

    “Mirëmëngjesi dhe me këtë videokartolinë kuqezi nga Athina, ju uroj një javë sa më të mbarë”, ka shkruar Edi Rama.

  • ​43 vjet nga rënia e dëshmorëve Nebih e Tahir Meha

    ​43 vjet nga rënia e dëshmorëve Nebih e Tahir Meha

    Sot mbushen 43 vjet nga rënia e Nebih dhe Tahir Mehës, të cilët nga kulla e tyre në Prekaz iu kundërpërgjigjen me armë policisë dhe ushtrisë jugosllave, që kishin shkuar t’i arrestonin.

    Në mëngjesin e 13 majit 1981, forca të mëdha policore dhe ushtarake kishin rrethuar kullën e Nebih e Tahir Mehës, të cilëve u kërkuan që të dorëzoheshin, por në vend të dorëzimit, ata iu përgjigjen me pushkë, ku luftimet zgjatën deri në orët e mbrëmjes.

    Në luftime heroikisht kanë rënë Nebihu dhe Tahiri, ndërsa të vdekur kanë mbetur edhe disa policë serbë, numri i saktë i të cilëve nuk është bërë i ditur asnjëherë.

  • ​25 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

    ​25 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

    Sot mbushen 25 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë të Prizrenit, e njohur si masakra e tmerrshme nga ushtria e policia serbe ndaj popullatës së pafajshme shqiptare të kësaj ane.

    Më 13 maj 1999, forcat serbe ndaluan civilët e fshatrave Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc, duke vrarë 77 prej tyre.

    Në nderim të të rënëve në Korishë pas luftës është ngritur Memoriali i Martirëve.