ATV

Category: Lajme

  • Presidentja Osmani deklarohet para Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian

    Presidentja Osmani deklarohet para Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian

    Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë një deklarim para mediave ndërkombëtare pak para fillimit të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian.

    Osmani, ndër tjera, ka thënë se ky samit është një mundësi shumë e mirë për prezantimin e Kosovës.

  • “Gratë në Biznes”, Hajdari: Synimi është që të rrisim sa më shumë pjesëmarrjen e grave në regjistrim të bizneseve

    “Gratë në Biznes”, Hajdari: Synimi është që të rrisim sa më shumë pjesëmarrjen e grave në regjistrim të bizneseve

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka organizuar panairin “Gratë në Biznes” në të cilin kanë marr pjesë biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës, raporton EO.

    Përveç promovimit të bizneseve dhe shoqatave të udhëhequra nga gratë dhe produkteve që këto biznese ofrojnë në fushat e tyre përkatëse, ky panair ka për qëllim edhe inkurajimin e ndërmarrësisë dhe rrjetëzimin të gratë ndërmarrëse me qëllim të fuqizimit sa më të madh të tyre në shoqëri dhe në biznes.

    Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se në këtë panair janë duke marr pjesë 40 gra.

    Ajo tha se synimi i MINT është që të rritet sa më shumë numri i grave që regjistrojnë biznese në emër të tyre, ku theksoi se kanë lehtësuar edhe më shumë edhe më shumë regjistrimin e biznesit.

    Ajo ka thënë se MINT-i ka lanësuar grand-skemën me afro gjysmë milion euro, për artizanlet për punëdore e grave.

    “Unë jam e lumtur kur jam në mesin e juaj sepse e marr motivin kur e shohë qëndresën e juaja për shumë e shumë vite më punë, me përkushtim, si ju krijoni të ardhurat, ekonomit familjare dhe mbani familjet por edhe shtoni ekonomi tonë. Unë si ministre, i përshëndes të gjitha 40 gratë ndërmarrëse dhe gjitha gratë tjera në Kosovë me synim që të rrisim më synim sa më shumë pjesëmarrje të grave në regjistrim të bizneseve. Ku tani i kemi lehtësuar regjistrimin e biznesit edhe më lehte për gratë tona duke i ndihmuar me grante. Tani për tani ministria e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë ka lanësuar grand-skemën për artizanlet për punëdoret e juaj që sot po i ekspozoni dhe keni mundësin të aplikoni në MINT përmes programeve që janë sistemi elektronik. Janë afër gjysma milion euro vetëm për ju, për të tjerat që do të aplikojnë sipas konkurrencës së shëndosh në sistem elektronik. veç se jemi duke i ndërtuar parqet industriale teknologjike ku pres që ju me bizneset e juaja të vendoseni në këto parqe dhe të keni edhe më shumë hapësirë për të bërit biznes”, ka thënë ajo.

  • Zvicra ofron 300 milionë franga për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Schengenit

    Zvicra ofron 300 milionë franga për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Schengenit

    Zvicra do të ofrojë mbështetje financiare për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të zonës Shengen nga 1 gushti. Një kontribut prej 300 milionë frangash është planifikuar për vitet 2021 deri në 2027.

    Instrumenti i mbështetjes financiare për menaxhimin e kufijve dhe politikën e vizave përdoret për të mbështetur shtetet e Shengenit të cilat, për shkak të shtrirjes së kufijve të tyre të jashtëm tokësor ose detar ose pranisë së aeroporteve kryesore ndërkombëtare në territorin e tyre, mbajnë një barrë të rëndë financiare për të siguruar kufijtë e jashtëm. të zonës Shengen, kujtoi të mërkurën Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM).

    Zona Shengen ka më shumë se 8,000 km kufij tokësorë dhe 43,000 km kufij detarë, kujtoi kreu i Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë, Beat Jans, gjatë debateve në Parlament. Barra është shumë e pabarabartë ndërmjet shteteve anëtare.

    Kështu, Zvicra po përfiton nga masat e marra nga shtetet e tjera të kërkuara, në një kontekst të tensionuar migracioni. Forcimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi me Frontex do të zvogëlojë numrin e hyrjeve të paligjshme në Zvicër.

    Kontributi në bazë të PBB-së

    Zarfi financiar për zbatimin e instrumentit të mbështetjes financiare është vendosur në 6,241 miliardë euro, shumë së cilës do t’i shtohen kontributet e shteteve të asociuara. Kontributi zviceran llogaritet sipas PBB-së së saj, si për të gjitha shtetet e tjera.

    Zvicrës do t’i ndahen burime për financimin e masave kombëtare. Ajo do të marrë rreth 50 milionë CHF. Kjo shumë do të përdoret kryesisht për ngritjen e sistemeve të reja të informacionit të BE-së (Sistemi Hyrës/Dalje EES, Sistemi Evropian i Informacionit të Udhëtimit dhe Autorizimit ETIAS) dhe për të forcuar ndërlidhjen e sistemeve ekzistuese të TI-së (Sistemi i Informacionit Shengen SIS, Sistemi i Informacionit të Vizave VIS). Pjesëmarrja zyrtare e Zvicrës në IGFV është shtyrë deri më tani për shkak të kërkesave të procedurës për miratimin e bazave përkatëse ligjore, saktëson SEM./albinfo.ch

  • Autoritetet maqedonase konfirmojnë ndalimin e kosovarit me fletarrestim nga Serbia

    Autoritetet maqedonase konfirmojnë ndalimin e kosovarit me fletarrestim nga Serbia

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se më 17 korrik është arrestuar një shtetas i Kosovës, bazuar në një fletarrestim të lëshuar nga Serbia.

    “Me datë 17.07.2024 në ora 16:00 në vendkalimin kufitar Jazhincë, me të hyrë në shtet, zyrtarët policorë e kanë ndaluar B.R. (47 vjeçar) nga Kosova pasi gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se ai ishte i regjistruar me “Apsi” me kërkesë të Serbisë dhe ai i është dorëzuar autoriteteve në Tetovë për veprime të mëtutjeshme”, tha Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

    Lajmi për ndalimin e shtetasit nga Kosova është bërë i ditur fillimisht nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë.

    “Fjala është për zotin Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha MPJD-ja.

    Arrestimi u krye në pikëkalimin kufitar Jaznicë-Glloboqicë, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

    MPJD tha se ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut është duke u angazhuar në këtë rast dhe autoritetet po punojnë për të siguruar lirimin e shpejt të Blerim Ramadanit.

    Së fundi, autoritetet në Serbi kanë arrestuar edhe katër shtetas të Kosovës, të cilët Beogradi i ka akuzuar për krime lufte.

    Autoritetet kosovare e kanë cilësuar si arbitrare dhe të padrejta arrestimin në Serbi të qytetarëve kosovarë për këto akuza dhe kanë kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tyre.

    Në fillim të korrikut, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një letre dërguar homologes serbe, kërkoi transferimin e shtetasve të Kosovës, që po mbahen në Serbi.

    Megjithatë, Haxhiu deklaroi se vështirë se Serbia do t’i përgjigjet kërkesës së autoriteteve kosovare për ekstradimin e shtetasve të Kosovës, për shkak të mosbashkëpunimit të vazhdueshëm juridik.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se shteti i tij ka juridiksion të njohur ndërkombëtarisht mbi trajtimin e veprave që kryhen brenda territorit të saj.

    Serbia, në strategjinë e vet kombëtare 2021-2026 për ndjekje të krimeve të luftës, pretendon se ka juridiksion për të vënë drejtësi për krimet e kryera gjatë konflikteve të armatosura në vitet ’90.

    Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, më 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por bashkëpunim mes tyre për rastet e krimeve të luftës nuk ka pasur pothuajse fare./Alsat.M/

  • PDK-ja dorëzon sot në Kushtetuese tri raste të pretendenduara për shkelje

    PDK-ja dorëzon sot në Kushtetuese tri raste të pretendenduara për shkelje

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, do të dorëzojë sot në Gjykatën Kushtetuese tri raste të pretenduara të saj për shkeljes kushtetuese nga pushteti që udhëhiqet nga Vetëvendosje.

    Partia më e madhe opozitare e ka paralajmëruar ditë më parë se ligji për Komisionin e Pavarur të mediave, ai për Këshillin Prokurorial dhe statuti i Universitetit të Prishtinës të ndryshuara, që sipas saj përbëjnë shkelje kushtetuese dhe cenojnë pavarëdinë institucionale dhe lirinë e medias.

    Pas dorëzimit të këtyre tri lëndëve në Gjykatën Kushtetuese, kryetari i Grupit Parlamebtar Abelard Tahiri ka paralajmëruar konferencë për media.

  • ATK-ja mblodhi më shumë të hyra krahasuar me gjashtëmujorin e vitit të kaluar

    ATK-ja mblodhi më shumë të hyra krahasuar me gjashtëmujorin e vitit të kaluar

    Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur më shumë të hyra në gjashtëmujorin e parë të vitit krahasuar me një vit më parë. Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë se janë tejkaluar objektivat që kishin vënë.

    Ai ka theksuar se janë zhvilluar mbi 14 mijë inspektime të ndryshme.

    “Kemi tejkaluar objektivat tona të të hyrave tatimore. Indikator kyç i performancës janë të hyrat tatimore. Gjatë këtyre 6 muajve kemi mbledhur 50 milionë euro më shumë të hyra se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Janë zhvilluar mbi 14 mijë inspektime të ndryshme dhe si rezultat i kësaj kemi një tatim shtesë. Nuk është se i mburremi identifikimit të rasteve të tilla por është një parandalim i shmangieve nga tatimi”, ka thënë ai.

    Të hyrat rrodhën nga tatimet me 473.3 milionë euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar ka rritje për 50.1 milionë euro, si dhe kontributet pensionale janar-qershor që ishin 147.8 milionë euro e që bashkë përbëjnë 621.1 milionë euro të hyra në ATK.

  • Rritja e shtesave për fëmijë, Bajrami: Brenga e Albin Kurtit është vota e qytetarëve

    Rritja e shtesave për fëmijë, Bajrami: Brenga e Albin Kurtit është vota e qytetarëve

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se qytetarët nuk janë brenga e Albin Kurtit, veç vota e tyre është.

    Duke e quajtur qeveri të dështimeve dhe korrupsionit, Bajrami ka shkruar në Facebook se ka nisur zyrtarisht “fushata me skemën për blerje të votave”.

    “Në ditët dhe javët në fillim skema të tilla do të vazhdojnë, meqë jemi në kohë fushate e Qeveria ka dështu të përmbushë 10% të asaj çka ka premtu, tani me paratë që ka plaçkitë nga ju si rezultat i tatimeve më të larta si pasojë e inflacionit do të tentoj të blejë vota edhe për një mandat” ka shkruar mes të tjerash ajo.

    Sipas Bajramit, “krejt këto dështime kryepopullisti po mundohet t’i mbuloj me kinse kthimin e një pjesë të parave që ka marrë nga qytetarët”.

    Ky është postimi i plotë i saj:

    Ju nuk jeni brenga e Albin Kurtit, vota juaj është

    Sot, në emër të mirëqenies së fëmijeve Qeveria e dështimve dhe e korrpucionit filloj zyrtarisht fushatën me ”skema për blerje të votave”. Po ju kthehet qytetarëve vetëm një pjesë e asaj çfarë qeveria ka marrë nga ata që tri vite e gjysëm si pasojë e çmimeve më të larta, në këmbim të votës.

    Mos u mashtroni!

    Në ditët dhe javët në fillim skema të tilla do të vazhdojnë, mëqe jemi në kohë fushate e Qeveria ka dështu të përmbushë 10% të asaj çka ka premtu, tani me paratë që ka plaçiktë nga ju si rezultat i tatimeve më të larta si pasojë e inflacionit do të tentoj të blejë vota edhe për një mandat.

    Këto skema duhet të kuptohen drejtë, nuk pa lansohen se Qeveria brengoset për qytetarët, sepse sikur qytetarët të ishin brenga e kësaj Qeveria shtesat, pagat dhe pensionet do të rriteshin në vitin 2022 kur inflacioni ishte dyshirfor – nuk u rriten atëherë edhe pse Lidhja Demokratike e Kosovës insistoj, por u rriten sot, sepse nuk jeni JU brenga e Albin Kurtit, vota e juaj është.

    LVV ka ardhë në pushtet jo vetëm me premtimin e shtesave për fëmijë, por me shumë premtime si: lirimin e çmimit të energjisë, premtimin që buka, vaji, sheqeri me qeverisjen e tyre do të kushtoj më lirë, kanë premtu sigurime shëndetësore, arsim, drejtësi, punësim, kthim të trurit, ndërtimin e 160 çerdheve, 4000 banesave për të rinjët, ndërtimin e 5 shtepive për të moshuarit, ndërtim të rrugëve, urave, tuneleve e magjistraleve, integrime euroatlantike dhe antarsim në organizata ndërkombëtare, POR krejt çka ka ndodhë këtë tri vjet e gjysëm të mandatit të tyre është e kundërta, fiks e kundërta. Çerdhet nuk janë ndërtu, as shtepitë për të moshuarit, as banesat për qiftet e reja, çmimi i rrymës është dyfishu, njëjtë si çmimet e artikujve ushqimor – si pasojë sot ka më shumë qytetarë të varfër e cilësia e jetës ka pësu rënie për secilën familje, deri me sot nuk është përfundu asnjë projekt infrastrukuror, as ato që në fillim të mandatit të tyre kanë qënë në gjysëm, ka ikje masive të fuqisë puntore, është shkelë Kushtetuta plot 10 herë, ndërsa arsimi po rrenohet – që tri vite asnjëherë viti shkollor nuk ka filluar me kohë, janë humbë qindra mijëra orë mësim, nuk ka integrime euroatlantike – që 13 muaj jemi nën sanksione të BE-së, asnjë njohje, asnjë anëtarsim, ka korrupcion dhe nepotizëm si asnjëherë me parë.

    E tani krejt këto dështime kryepopullisti po mundohet t’i mbuloj me kinse kthimin e një pjesë të parave që ka marrë nga ju që tri vite e gjysëm e të cilat ka dështu t’i kthej në shërbime, mallra, projekte infrastrukturore e rritje të mirëqenies për Ju.

    Ritja e shtesave për fëmijë është e vonuar, nuk është e drejtë sepse marrin njëjtë si fëmijet e ministrave/deputetëve dhe atyre që janë në skema sociale dhe se rritja e tillë nuk mbulon as rritjen e çmimeve për produktet bazë.

    Mirëqenia e fëmijëve do të arrihet vetëm përmes zbatimit të programit “Rruga e Re”

    Lidhja Demokratike e Kosovës është alternative e vetme për vendin.

  • Von der Leyen zotohet të punojë për forcimin e mbrojtjes së Evropës

    Von der Leyen zotohet të punojë për forcimin e mbrojtjes së Evropës

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u zotua të enjten të krijojë një “Bashkimin Evropian të Mbrojtjes” dhe të qëndrojë në kursin e tranzicionit të gjelbër të Evropës, në një fjalim para ligjvënësve evropianë të enjten, para votimit për një mandat të saj të dytë në krye të Komisionit Evropian.

    on der Leyen paraqiti një program të fokusuar në prosperitetin dhe sigurinë, ndërsa ajo kërkoi mbështetje nga ligjvënësit për një mandat tjetër pesëvjeçar në krye të organit të fuqishëm ekzekutiv të Bashkimit Evropian, raporton Reuters.

    “Pesë vitet e ardhshme do të përcaktojnë vendin e Evropës në botë për pesë dekadat e ardhshme. Në këto vite do të vendoset nëse ne e formojmë të ardhmen tonë ose do ta lëmë atë të formësohet nga ngjarjet apo nga të tjerët”, ka deklaruar ajo përpara një votimi të fshehtë për kandidaturën e saj më vonë.

    Pasi u zotua të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa duhet në luftën e saj kundër pushtimit rus, von der Leyen tha se liria e Evropës është në rrezik dhe ajo duhet të investojë më shumë në mbrojtje.

    Von der Leyen, një ish-ministre gjermane e Mbrojtjes, është zotuar të krijojë “një Bashkim të vërtetë Evropian të Mbrojtjes”, me projekte kryesore në mbrojtjen ajrore dhe kibernetike.

    Ajo gjithashtu u zotua t’u përmbahet objektivave të përcaktuara në Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, një paketë klimatike që ishte një nga politikat kryesore të mandatit të saj të parë.

  • Deklarohet Artan Hajrizi: Nuk jam fajtor, dokumentet m’i ka vjedhur Fatoni

    Deklarohet Artan Hajrizi: Nuk jam fajtor, dokumentet m’i ka vjedhur Fatoni

    Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizi është lajmëruar në stacioni policor në Gjermani për të treguar të vërtetën lidhur me pretendimet e Serbisë se ai është i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një polici serb.

    Autoritete serbe kanë ngritur akuza ndaj tij për vrasjen e një polici serb mbrëmë pas mesnate.

    Por, përmes një lidhje direkte, Hajrizi ka rrëfyere për Gazetën Insajderi se nuk ka qenë fare në Serbi por ndodhet në Gjermani.

    Madje ai është paraqitur me rroba të punës.

    Ai ka deklaruar se ndodhet në Gjermani dhe dokumente e tij janë vjedhur nga vëllai i tij, Faton Hajrizi.

    Tutje, në intervistën ekskluzive Hajrizi distancohet nga vëllai i tij duhe thënë se nuk i intereson se çfarë ka bërë ai.

  • ​Murati: Rritja e kreditimit në ekonomi nënkupton ekonomi të shëndoshë

    ​Murati: Rritja e kreditimit në ekonomi nënkupton ekonomi të shëndoshë

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka theksuar se rritja e kreditimit në ekonomi për ekonomistët nënkupton ekonomi të shëndoshë.

    I pyetur nga gazetarët nëse është shtuar varfëria si shkak i rritjes së kredisë, ai ka thënë se kur ekonomia është keq bankat hezitojnë të lëshojnë kredi, sepse nuk janë të sigurtë nëse personi që e merr mund ta kthejë.

    “Kreditimi i sektorit privat dhe ekonomive familjare është një çështje e sektorit privat. Normalisht bankat bëjnë vlerësimet kreditore kur lëshojnë kredit, dhe rritja e kreditimit në fakt në ekonomi, për gjithë ekonomistet nënkupton ekonomi të shëndoshë. Kur ekonomia është keq bankat hezitojnë të lëshojnë kredi sepse nuk janë të sigurt se nëse personi që merr kredi mund ta kthej. Ndërkaq kur ekonomia është mirë dhe ka rritje dhe ka shpresë për rritje të mëtutjeshme bankat janë më dorë lirë për të lëshuar kredi sepse janë më të sigurt që gjasat që kredia të kthehet është shumë me e lartë”, tha Murati.

    Këtë deklaratë, ministri Hekuran Murati e ka bërë në një konferencë për media të mbajtur bashkë me kryeministrin, Albin Kurti, në të cilën njoftuan për rritjen e skemave për fëmijët.