ATV

Category: Lajme

  • Kolona 400 metra te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin edhe në Merdarë

    Kolona 400 metra te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin edhe në Merdarë

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi.

    Siç shihet në tabelën më poshtë pritjet për të hyrë në Kosovë në Bërnjak dhe Merdar janë 5-10 minuta.

    Te Dheu i Bardhë kolonat janë deri në 400 metra.

    Ndërsa sipas MPB-së në Merdar “nuk dihet” sa ka pritje dhe kolona për të hyrë në Kosovë.

  • “Dritarja për investime të diasporës”, përfaqësuesit e bizneseve e vlerësojnë si mundësi të madhe për Kosovën

    “Dritarja për investime të diasporës”, përfaqësuesit e bizneseve e vlerësojnë si mundësi të madhe për Kosovën

    Projekti “Dritarja për investime të diasporës”, i lansuar ditë më parë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, është mirëpritur nga përfaqësuesit e bizneseve, raporton Ekonomia Online.

    Ata kanë thënë se Kosova ka nevojë të madhe për investime, por që kanë bërë thirrje qeverisë që investitorëve të ju ofrohen gjitha kushtet e nevojshme për të ju lehtësuar investimin.

    Drejtori i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Naim Dedushaj, ka thënë ky projekt është një mundësi e madhe për mërgatën dhe se shpreson qe Qeveria e vendit kësaj radhe të jetë serioze dhe të jetë afër atyre që të cilët kanë shprehur gatishmërinë të investojnë.

    Sipas Dedushaj, mërgata ka shprehur interesim për të investuar në Kosovë qysh nga pas lufta, mirëpo një pjesë e tyre kanë pasur pengesa të mëdha në procedura dhe janë detyruar që të largohen.

    “E pash këtë lansimin për diasporën dhe duhet të mirëpritet nga të gjithë ne shpresoj që mërgata shqiptare do ta mirëpres dhe shpresoj që Qeveria e Kosovës kësaj radhë do të jetë serioz, do të jetë afër atyre të cilët kanë shprehur gatishmërinë të investojnë në veçanti mërgata shqiptare. Mërgata shqiptare nuk ka filluar tani të shpreh interesimin për të investuar në Kosovë, por që nga pas lufta kanë shprehur gatishmërinë në këtë vend. Një pjesë e tyre është larguar sepse ka pasur shumë pengesa ka pasur keqkuptime, mos zbatim të ligjit e shumë gjëra të tjerat të cilat janë shumë të dhimbshme edhe të thuhet e lëre të thuhen”.

    “Mundësia është e madhe sepse mërgata shqiptare është e fuqishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Evropë, Australi, kudo që jetojnë mërgata mos ta harrojnë edhe shqiptarët që kanë shkuar në Turqi apo edhe arbëreshët kudo që janë shqiptarët pra kapitali është mundësia është. Por se sa ata mirëpriten në Kosovë nuk mund të them se deri më tani që nga paslufta janë mirëpritur ka pasur shumë pengesa ka pasur mos kthim të përgjigjes për investime, ka pasur edhe anulim të investimeve. Ka pasur mos respekt të atyre që kanë shprehur gatishmërinë. Kosova ka shpenzuar që nga mbas lufta deri më tani kanë investuar miliona euro për të promovuar Kosova që të investojë jo vetëm mërgata por edhe të huaj, mirëpo kur janë ardhur këto janë penguar dhe nuk janë lejuar që të investojnë qindra projekte janë shkuar prapa dhe shkuar në vende tjera që nuk është dashtë për me ndodh”, ka thënë ai.

    Për këtë ai ka thënë se “është treni i fundit” që mërgata shqiptare e investitorët e tjerë që dëshirojnë të investojnë në Kosovë të respektohen e të ju ofrohen të gjitha kushtet nga qeveria.

    “Mendoj që është treni i fundit që mërgata shqiptare kudo që janë që shprehin gatishmërinë që të investojnë së bashku me partnerët e huaj të respektohen në maksimum. Nuk mjafton të thuhet se Kosova është vendi më i mirë që të investohet ajo nuk mjafton. Të bëhet një luftë që ai investitorë të mos largohet nga Kosova o t’i ofron të gjitha kushtet. Kjo ndikon mërgata shqiptare që nga paslufta ka investuar në privatizim, në hapjen e fabrika, teknologji. Janë mbi 10 mijë vajza djem të reja të cilat punojnë në shërbimin e kompanive të ndryshme dhe padyshim pa mërgatën shqiptare Kosova nuk mund të zhvillohet”, përfundoi Dedushaj.

    Investitori Fatmir Jashari, i cili është kthyer nga shteti i Danimarkës ku kishte jetuar për 30 vite për të investuar në Kosovë, ka thënë se në Kosovë është vend i volitshëm për të investuar, e sidomos në zonat industriale.

    Sipas tij, procedurat për regjistrimin e kompanisë janë ndër më të lehtat në Evropë.

    Ai është shprehur se ka lënë Danimarkën për të ndjekur ëndrrën në Kosovë, që sipas tij ia ka vlejtur shumë.

    “Hapësira në Kosovës mund të konsiderohet e volitshme ka nevojë që të investohet në zonat industriale, mirëpo me një aktivitet punë shumë të madhe mund të arrihet qëllimi edhe dikush kush vjen prej diasporës të krijojë një biznes në Kosovë. Regjistrimi i kompanisë është shumë e lehtë është ndër më të lehtat në Evropë. Qasja në institucione është shumë e lehtë, është shumë interesant që me pasur një takim me drejtorin e doganave, apo me një ministër është shumë e lehtë ka një vullnet të mirë, të japin këshilla. Kam ardhur nga Danimarka kam jetuar në Danimarkë 30 e disa vite, e kam pasur kompaninë time, kemi prodhuar moblije të kualitetit të lartë. Dëshira për me ardhur në Kosovë ka qenë shumë e madhe, çdo bashkatdhetarë që jetojnë jashtë ëndërra më të madhe e ka me u kthy në vendlindje, dhe me u kthyer me diçka që kanë arrit dhe çka janë aftësuar atje”, tha Jashari.

    Jashari ka thënë se diaspora shqiptare ka ëndërr që të kthehet në Kosovë dhe të jap kontributin e saj për vendin.

    “E konsiderojë vetëm që kam qenë i huazuar me një vend tjetër, dhe gjithmonë kam menduar që një ditë do të kthehen më vendlindjen time. Dhe jemi ardhur në Ferizaj, kemi hapur fabrikën e mobileve jemi në partneritetin me një kompani Suedeze që bënë eksportin me 57 shtete të botës. Prodhojmë karrikat me kualitet shumë të lartë. Është shumë vështirë një mërgimtar se sa ia ka vlejte, dëshira është e madhe është kënaqësi shumë e madhe me jetuar këtu. Diaspora e ka ëndërr për me ardhur në Kosovë, ëndërr e tyre është shumë e madhe është shumë lehtë për të ardhur në Kosovë, vetëm duhet për të pasur një lidhje të biznesit ku bashkëpunon me kompanitë tjera. Unë kam shumë shok që kanë ardhur në Kosovë jetojnë në këtu, kanë ardhur prej Zvicrës, Suedisë, Gjermanisë dhe prej Amerikës, takohemi shpesh dhe bisedojmë për bashkëpunim dhe mundësitë. Është ëndërr e secilit mërgimtarë për me u kthyer tek shtëpia”, shtoi ai.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e lanësimit të projektit “Dritarja për investime të diasporës” ka thënë se ky është një hap për krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës në vend.

    Kurti ka theksuar se me këtë hap do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërsa sipas tij, e tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro.

  • PDK thërret konferencë për media

    PDK thërret konferencë për media

    Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për media.

    Konferenca do të nisë në ora 11:00 dhe do të mbahet në selinë e PDK’së.

    Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e konferencës.

  • Osmani takoi kryeministrin e Lihtenshtajnit: Potencova në veçanti anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Osmani takoi kryeministrin e Lihtenshtajnit: Potencova në veçanti anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Presidentja Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Lihtenshtajnit, Daniel Risch.

    Ajo tha se Risch, shfaq gjithmonë gatishmëri për të kuptuar më shumë për Kosovën dhe për të parë mundësitë për të bashkëpunuar më mirë.

    “Në takimin tonë të përbashkët në kuadër të Samitit të EPC-së, i shpreha mirënjohjen për partneritetin dhe mbështetjen, duke ritheksuar rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me ç’rast potencova në veçanti anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, tha Osmani.

  • Hoti për Qeverinë Kurti: Mashtrues nga i pari deri të i fundit

    Hoti për Qeverinë Kurti: Mashtrues nga i pari deri të i fundit

    Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria aktuale për katër vite udhëheqje ka pasur në dispozicion rreth 12 miliardë euro për investime, por që për këto vite qeverisje një shenjë nuk e ka lënë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

    Ai për EO ka thënë se qeveria në vend që të merret me realizmin e premtimeve që kanë bërë, ata merren me qeveritë e kaluar.

    Hoti, i cili aktualisht është deputet i LDK-së, ka thënë se as një nga premtimet që ka dhënë VV-ja në fushatën zgjedhore të viti 2021 nuk është realizuar.

    Ai më këtë rast ka përmendur edhe mos realizmin e premtimit të Kurtit për funksionalizmin e Aeroportit të Gjakovës.

    “Kur një qeveri e merr mandatin ka një logjikë politike, nuk është fare racionale, ka një logjik politike që thirren në problemet që i kanë trashëguar nga qeveritë e kaluara, por kur e përmbyll mandatin sepse jemi në vitin e katërt të qeverisjes së tyre. Këta po e përmbyllin mandatin e tyre, dhe nëse ende nuk ki se çfarë të raportosh si punë të kryera, suksese të arritura, realizim të premtimeve që janë bërë më herët, atëherë ti i kthehesh kritikave për qeveritë e kaluara. Nuk ka asnjë logjik që në vitin e katër të mandatit qeverisës të kthehen në qeveritë e kaluara. Merreni shihni programin politik të Lëvizjes Vetëvendosja të cilët kanë dalë në zgjedhjet e vitit 2021 dhe sa kanë realizuar. Do ta shihni që në asnjërën prej fushave nuk është realizuar asnjë nga premtimet, e pash promovimin e një grandi për mbështetjeje të investimeve të diasporës, që është një mashtrim i radhës. Ka qenë premtim zgjedhor, funksionalizimi i Aeroportit të Gjakovës, në mënyrë që mërgimtarët të shfrytëzojnë këtë mundësi për çmimet më të lira për të ardhur në vendlindje, kështu thuhet në programin e Vetëvendosjes”, ka thënë ai.

    Hoti ka thënë se kjo qeveri “një shenjë nuk e ka lënë në Kosovë”, duke nënkuptuar se nuk kanë bërë as një investim.

    “Janë rreth 12 miliardë euro që kanë pasur në dispozicion për këto katër vite, një shenjë nuk e kanë lënë në Kosovë. Sepse kur e kryen mandatin qeverisës një qeveri e lenë një gjë mbrapa, e bënë një autostradë siç është bërë në të kaluarën, një rrjet të shkollave ose sigurimet shëndetësore. Është viti i katër po mbarohet mandati ende as afër nuk janë përgatitjen për mbledhjen e sigurimeve shëndetësore ose sistemin informatikë shëndetësor. Këta e përfunduan mandatin është çështje muajsh dhe vendi ynë do të shkoj ose në zgjedhje të parakohshme ose në zgjedhjet e rregullta”, ka thënë ai.

    Ish-kryeministri ka thënë se ministri i Financave Hekuran Murati se bashku me shefin e tij në Qeveri janë duke mashtruar me shifra, për këtë ai ka thënë se kjo qeveri nga i pari të i fundit janë mashtrues.

    Ai ka thënë se qeveritarët krejt diskursin politik e kanë mbi baza demagogjike, kështu duke tentuar të ndërtojnë narrativa të pa qena.

    “Unë nuk e ndaj atë prej pjesës tjetër të qeverisë, nga shefi i tij në Qeveri dhe të gjithë kolegët e tij në Qeveri. Mashtrues prej të parit deri tek i fundit, krejt diskursin politik e kanë mbi baza demagogjike, duke tentuar me ndërtuar narrativa të pa qenë. Vetëm duke i sharë njerëzit, je në vitin e katër të qeverisjes më nuk merresh me të kaluarën, pavarësisht se a ke pasur apo nuk ke pasur të drejtë. Tash thirresh në rezultate, mungesa e rezultateve i bënë këta njerëz mashtrues, demagog, në opinion publik”, ka thënë ai.

    Hoti ka thënë se në secilën ministri mund të gjendet një grumbull shkeljes të ndryshme ligjore, procedurale me tenderë të hapura e me problemin e rezervave shtetërore.

    “Komplet ekipa prej kryeministrit e Qeverisë, nuk e gjen një ministër që është korrekt, objektiv, punëtor i qon përpara objektivat që i ka brenda fushës së vet. Në cilin do ministri që e merr ju do të gjeni një grumbull shkeljes të ndryshme ligjore, procedurale me tendere të hapura, me problemin e rezervave shtetërore, me ato problemet që dolën në Ministri e Kulturës me ato subvencionet. Rend i ke edhe me Ministrinë e Jashtme, nëse i sheh raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, për krejt këto ministri për të gjithat organizata buxhetore kurrë nuk ka pasur një trend të tillë të abuzimit me detyrën publike që kanë njerëzit”, ka thënë ai.

    Hoti ka theksuar se duke marr për bazë gjitha këto dështime, nuk pret që ky model i qeverisjes mund ta merr prapë mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme.

    Ai ka thënë se qytetarët duhet të bëjnë një analizë të buxhetit të tyre familjarë dhe të krahasojnë atë se a janë sot më mirë krahasuar me atë që ka qenë para ardhjes së kësaj qeverie.

    “Nuk shoh se ky model i qeverisjes mund ta merr prapë mbështetjen në zgjedhjet e ardhme. Qytetarët le të analizojnë buxhetin e tyre të familjes le ta shohin se a janë sot më mirë krahasuar me atë që ka qenë para ardhjes së kësaj qeverie. Në arsim ky dy tre vitet me radhë nuk fillon mësimi me rregull, nuk ndërtohen çerdhet e premtuara, në funsksionalizohet sistemi i informimit shëndetësor, nuk funksionin sigurimet shëndetësore, nuk ka furnizim adekuat me barnat e listës esenciale, tek ekonomia dhe buxheti abuzim masiv me buxhetin e shtetit, edhe në investimet kapitale, projekte në të gjithë Kosovën ashtu siç i kanë lënë qeveritë e kaluara. Në politikën e jashtme asnjë njohje për katër vite, më bëri përshtypje deklarimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, për heqjen e vizave në Tailandë. Një politikë e Tailandës për të hequr vizat për çështje të turizëm dhe këta e kthejnë dhe e mashtrojnë opinion publik sikur arritje në politikën e jashtme”, ka thënë ai për EO.

  • Sot moti me diell dhe vranëra

    Sot moti me diell dhe vranëra

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranëra të cilat vende-vende do të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

    “Disa zona rrezikohen nga breshëri.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”, njofton IHMK

  • Osmani takon kryeministrin e Irlandës, flasin për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

    Osmani takon kryeministrin e Irlandës, flasin për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

    Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar për takimin me kryeministrin e Irlandës, Simon Harris, në Samitin e EPC-së.

    Osmani thotë se me Harris konfirmuan gatishmërinë për ta intensifikuar bashkëpunimin në një kohë të sfidave të shumta globale.

    “Rritja e dukshme e takimeve, vizitave zyrtare dhe shkëmbimeve midis Kosovës dhe Irlandës është një shenjë e qartë e marrëdhënieve tona të ngushta dhe të mira.

    Në Samitin e EPC-së, në takimin me Kryeministrin Simon Harris, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Irlandës për rrugëtimin tonë euroatlantik, ndërsa konfirmuam gatishmërinë për ta intensifikuar bashkëpunimin në një kohë të sfidave të shumta globale”, ka thënë Osmani.

  • Stuhi dhe shi i rrëmbyeshëm në Zagreb – përmbytet një pjesë e kryeqytetit kroat

    Stuhi dhe shi i rrëmbyeshëm në Zagreb – përmbytet një pjesë e kryeqytetit kroat

    Pak pas orës 01:00 të ditës së sotme, stuhia e parashikuar ka arritur në territorin e Kroacisë, e cila paralajmëron fundin e valës së gjatë të të nxehtit.

    Në kryeqytetin kroat, Zagreb gjatë natës ka pasur vetëtima të fuqishme, shi dhe erëra të forta.

    Në zonën e Zagrebit ka rënë shi pothuajse gjatë gjithë natës dhe sipas raportimeve të mediave, në disa pjesë kanë rënë deri në 100 litra shi për metër katror, që është më shumë se mesatarja mujore e muajit korrik.

    Zjarrfikësit kanë pasur 60 intervenime mbrëmë në tërë territoret ku ka pasur edhe vërshime.

    Grizanska, një rrugë e madhe në Donja Dubravë, është përmbytur, si dhe rruga kryesore në Vukomerc dhe një pjesë e rrugës në Luçko.

    Është përmbytur edhe këndi i lojërave në rrugën Buzinska ndërsa stuhia rrëzoi edhe pemët.

    Ndryshe, të hënën priten sërish reshje të theksuara shiu. Por, nuk përjashtohen riga lokale të shiut edhe gjatë të dielës.

  • Scholz: Të normalizohen marrëdhëniet Kosovë – Serbi dhe të zbatohen marrëveshjet

    Scholz: Të normalizohen marrëdhëniet Kosovë – Serbi dhe të zbatohen marrëveshjet

    Në konferencën e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mbajtur të shtunën në Beograd, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz tha se me presidentin serb, ka biseduar edhe për temën e Kosovës.

    “Folëm për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe kjo është shumë me rëndësi”, theksoi Scholz.

    “Atje, kemi arritur marrëveshje, jemi pajtuar dhe kemi definuar qëllimet, të cilat duhet t’i zbatojnë palët dhe dëshiroj të potencoj se do të bëjmë gjithçka që mundemi, që secila palë të japë kontributin e saj dhe të përmbushë zotimin e dhënë në mënyrë që perspektiva e përbashkët evropiane, pra e integrimit në Bashkimin Evropiane të arrihet”, ka nënvizuar kancelari gjerman.

    “Edhe njëherë po them se ne duam të bëjmë gjithçka që është e mundur, që kjo të arrihet me një shpejtësi më të madhe, që të ecim përpara”, theksoi Scholz. Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka nënvizuar edhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

    “Dëshiroj që vizitën time këtu ta shfrytëzoj për të theksuar edhe një herë qëndrimin e qartë të Gjermanisë për perspektivën evropiane të Ballkanit perëndimor. Është ambicia ime dhe përkushtimi im, të ndihmoj dhe të kujdesem që shtete e Ballkanit Perëndimor, pas premtimit që iu është bërë 20 vite më parë në Samitin e Selanikut për integrim në Bashkimin Evropian, që pas një kohe kaq të gjatë, këto vende të kenë të hapur këtë perspektivë dhe që ky premtim të përmbushet. Pra, mbetet një premtim që duhet të plotësohet dhe ne duam të ndihmojmë që ky premtim të bëhet realitet, pasi integrimi evropian do të qojë përpara mirëqenien, stabilitetin dhe paqen në rajon”, tha ai.

    “Këtë zotim, ka dhjetë vite që Gjermania e shtyn përpara dhe është duke mbështetur përmes të ashtuquajturit Procesi i Berlinit dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe më tej”, tha tutje Scholz.

    “Në tetor do të mbahet takimi radhës i Procesit të Berlinit ku do të theksoj edhe një herë faktin se perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë”, nënvizoi ai.

    Të gjitha këto çështje Scholz tha se i ka biseduar gjatë takimit me presidentin e Serbisë.

    “Për shembull theksova se perspektiva evropiane e shteteve dhe popujve në Ballkanit Perëndimor ndihmohet edhe nga raportet e mira fqinjësore. Për raportet dhe fqinjësinë e mirë mes vendeve në Ballkanin Perëndimor duhet të kontribuojmë së bashku, prandaj shfrytëzova edhe një herë rastin të theksoj nevojën e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bosnjë e Hercegovinën dhe integritetin e saj territorial dhe shtetëror, që është një projekt i rëndësishëm në rrugën evropiane drejt BE-në”, ka theksuar mes tjerash kancelari gjerman, i cili tha se për nevojën e fqinjësisë së mirë me presidentin serb foli edhe për Kosovën./Radio Kosova

  • Daçiq: Kishte dyshime për identitetin e Faton Hajrizit, s’kemi dokumente të tij – Gjermania nuk përgjigjet

    Daçiq: Kishte dyshime për identitetin e Faton Hajrizit, s’kemi dokumente të tij – Gjermania nuk përgjigjet

    Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Gjermania nuk po i përgjigjet Serbisë për rastin e Faton Hajrizit, si dhe për rolin që ka pasë vëllai i tij, Artan Hajrizi, të cilit iu gjetën dokumentet pas vrasjes së policit serb në Loznicë.

    “Ne e pyesim Gjermaninë nëse ai ishte vërtet në Gjermani, por ata nuk përgjigjen. Ata nuk u përgjigjen këtyre pyetjeve dhe çdo ditë i bëjnë presion Serbisë për atë që ndodhi në Banjskë. Hajde, përgjigjuni pyetjeve të thjeshta – a ishte ai në Gjermani dhe nëse po, si arriti atje. Është pyetje edhe për EULEX-in se nuk i kanë lëshuar fletarrest ndërkombëtar, të INTERPOL-it pasi ka arratisur nga burgu”, ka thënë Daçiq për TV Pink.

    Daçiq tha se kishte dyshime për identitetin e Faton Hajrizit sepse edhe sot autoritetet serbe nuk kanë dokumente në emër të tij, por “në emër të vëllait të tij Artan Hajrizit, pasaportë të Kosovës dhe letërnjoftim gjerman”.

    “E dini si shkon tani, ju i kërkoni EULEX-it të dhëna dhe ata thonë – nuk mund t’i japim për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale. Policia gjermane nuk përgjigjet nëse ai ka qenë vërtet në Hanover apo jo. Nëse ai do të ishte në Hanover më 16 (korrik) dhe në 17 pasdite në Preshevë, ju lutemi dikush të na shpjegoni se si dhe pse do të kishte ardhur në Preshevë. Nëse vëllai i tij ka gënjyer se ka qenë më 16 korrik, atëherë ai duhet të trajtohet si bashkëpunëtor dhe të arrestohet”, ka thënë Daçiq në lidhje me deklaratën e Artan Hajzirit në Gjermani se vëllai i tij i ka vjedhur dokumentet.

    Sipas Daçiqit, duhet të shihet se si Faton Hajrizi ka kaluar në Serbi prej Kosovës meqë nuk është regjistruar në ndonjë pikë kufitare.