Një autobus me pasagjerë është përplasur në shtyllën e një ure në Ankara, duke lënë të vdekur nëntë persona e të lënduar 26 të tjerë.
Siç raportohet, autobusi ishte nisur nga Izmiri për në Agri, kur ka dalë nga rruga dhe është përplasur në urë.
Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin, deklaroi se nga aksidenti sipas të dhënave fillestare 9 persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë janë lënduar.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë shpëtuar pasagjerët që kishin mbetur në autobus, derisa të lënduarit janë dërguar me autoambulanca në spitalet përreth.
Kryeministri Albin Kurti ka ftuar qytetarët serbë në Kosovë, të cilët nuk kanë aplikuar ende për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në legjitimë të Kosovës, ta bëjnë atë deri më 23 gusht.
Ai tha se deri tani kanë pranuar afro 6 mijë kërkesa për patentë shoferë.
“Në tre muaj kemi pranuar gjithsej 5.588 kërkesa nga bashkëqytetarët tanë serbë për ta shndërruar patentë shoferin nga ato të lëshuara nga strukturat ilegale dhe paralele nga Serbia në ato legjitime dhe zyrtare të Republikës së Kosovës. Nisur nga interesi i lartë, ne kemi vendosur të shtyjmë afatin edhe për dy javë”.
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët serbë të Kosovës që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes sonë për aplikim. I drejtoj ftesën time të gjithë atyre që nuk kanë aplikuar që të përfitojnë nga kjo mundësi deri më 23 gusht”, tha Kurti.
Një 16-vjeçar, B.Gashi mbrëmjen e së enjtes rreth orës 22:30 ka gjetur një kuletë me para dhe dokumentet cilën e ka dorëzuar në stacionin e Policisë në Ferizaj.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se është paraqitur pronari i kuletës të humbur me inicialet F.B.
“Më datën 08.08.2024 rreth orës 22:30, një qytetar nga Ferizaj B.Gashi 16 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në Ferizaj dhe ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.
Në ndërkohë është paraqitur edhe pronari i portofolit të humbur F.B, për ta lajmëruar rastin”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 625 euro dhe dokumentet tjera.
“Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin B. Gashi për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në stacionin e policisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Izraeli është pajtuar që bisedimet për një armëpushim në Gazë të nisin më 15 gusht me kërkesë të ndërmjetësve nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti.
Kështu bëri të ditur zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, teksa tensionet në rajon janë rritur.
Rinisjet për diskutim kanë filluar pas nisjes së luftës më 7 tetor, ku Hamasi – një grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin.
Përmes një deklarate të përbashkët, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, ftuan palët e përfshira në konflikt që të rinisin bisedimet më 15 gusht në Doha apo Kajro “me qëllim që të tejkalohen ndasitë dhe mosmarrëveshjet”.
Pas kësaj deklarate, zyra e Netanyahut njoftoi se Izraeli do të dërgojë një ekip negociator më 15 gusht “për të përfunduar punën lidhur me detajet e marrëveshjes për zbatim”, raporton Radio Evropa e Lirë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është deklaruar pas kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, në orët e para të së premtes.
Në njoftimin për media, MPJD ka thënë se institucionet përkatëse po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij,
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë. Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftim.
Faton Hajrizi, i dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij në Loznicë të Serbisë, u vra më 19 korrik në Serbi.
Veturën 20 mijë euroshe të tipit Mercedes, kjo grua e shënjestroi të parën, në mëngjesin e së enjtes.
Këtë veturë në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë–Kosovë, ajo e goditi me mjet të fortë më shumë se dhjetë herë.
Ajo dëgjohet duke thënë se veturat aty po parkohen keq.
Kështu, B.M. po e dëmton edhe veturën e dytë.
Thirrjeve të banorëve për t’u ndalur, nuk po iu bindet.
Ajo vazhdoi ta godasëedhe veturën e tretë, para se të intervenonte dikush.
Gruaja që dëmtoi veturat, banon në këtë objekt, derisa banorët këtu treguan se ajo pati kërcënuar se do t’i dëmtojë veturat që parkohen këtu.
Për veprimin që bëri, B.M u arrestua nga policia, por fillimisht u dërgua në QKUK për t’i trajtuar plagët e marra e më pas u dërgua për ekzaminim psikiatrik.
“Policia menjëherë e ka arrestuar personin e dyshuar, e cila është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor (është lënduar) dhe ekzaminim psikiatrik. Ndaj të dyshuarës B.M, femër është hapur rast për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pronës”, njoftoi Policia.
Policia mes tjerash ka thënë se pas përfundimit të trajtimit mjekësor, ndaj të dyshuarës, do të kryhen procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë./atvlive.tv
Pas mjekimit në këtë ordinancë private në qendër të Malishevës, gjendja e L.SH. ishte rënduar dhe ajo mëpas kishe vdekur në klinikën emergjente të kësaj komune.
Për këtë, mjeku që punonte në këtë ordinancë,Xhavit Karaxha, në cilësinë e të dyshuarit, u mbajt nëparaburgim për dy muaj, e pastaj u lirua, pa u ngritur aktakuzë ndaj tij.
Por, drama në këtë ngjarje nuk përfundoi këtu. Gati njëvit më vonë, familjarët e viktimës dyshohet se e sulmuan Xhavit Karaxhën bashkë me nënën e tij.
Për këtë, ata tanimë janë nëparaburgim.
Sipas vëllait të Xhavit Karaxhës, i cili kishte mbajtur 60 ditë paraburgim si i dyshuar, sulmi ka ndodhur pasi ai iështë kthyer profesionit, në mungesë të vendimit të gjykatës.
Në kërkesën për caktimin e masës së sigurisë në vitin 2023, për vdekjen e L.SH., Xhavit Karaxha dyshohejse ka kryer dy vepra penale – ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.
Megjithatë, aktakuza ndaj tij nuk është ngritur asnjëherë, derisa Prokuroria Themelore e Gjakovës, tëpaktën deri në transmetimin e kësaj kronike, nuk ka treguar nësejanë duke vazhduar hetimet ndaj tij./atvlive.tv
Derisa në objektin e komunës po diskutohet rreth çështjes së hapjes së urës mbi lumin ibër, në urë po bëhen testimet e fundit sa i përket qëndrueshmërisë së urës.
Kamionë me peshë 40 tonë, po lëviznin mbi urën, në të cilënprej kohësh nuk qarkullojnë automjetet.
Katër të tillë u vendosën në mes të urës për ta matur qëndrueshmërinë e saj.
Ky qe edhe testimi i fundit,sipas zëvendësministrit HysenDurmishi, që erdhi në Mitrovicë për t’i parë nga afër punët.
Megjithëse, thotë se ura do të hapet, Durmishi nuk dha ndonjë datë.
E përveç kamionëve, mbi urë u pa edhe një automjet i KFOR-it, por që nuk pengoi punëtorët ta bëjnë testimin.
Veçse qëndrimi i KFOR-it mbetet i njëjtë, se çështja e hapjes së urës i takon dialogut, dhe se nuk lëvizin nga aty.
Njësitë e KFOR-it mbajnë një prani të përhershme fikse në urë dhe vazhdojnë të kryejnë patrullime të rregullta në zonat përreth, për të garantuar stabilitet dhe siguri, për të mirën e të gjitha komuniteteve lokale. Ne nuk do të hezitojmë të trajtojmë çdo zhvillim që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, në respekt të plotë të mandatit tonë të OKB-së. Qëndrimi i KFOR-it ka qenë i qartë dhe konsistentgjatë gjithë kohës. Çdo vendim në lidhje me hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Sidoqoftë, ekzekutivi kosovar është i vendosur se ura duhet të hapet edhe për qarkullim të veturave.
Andaj brenda pak ditëve presin ta marrin raportin mbi gjendjen e urës pas matjeve./atvlive.tv
Në një përgjigje për ATV-në, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se shtimi i masave do ta thellonte padrejtësinë.
“Masat nuk janë zgjidhje. Koha e ka dëshmuar që masat e BE-së ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta. Ato vazhdojnë të jenë të tilla për aq kohë sa janë në fuqi. Në anën tjetër shtrohet pyetja çfarë masa ndërmorri BE ndaj Serbisë e cila pas sulmit terrorist dhe paramilitar shpalli Ditë Kombëtare Zie për tre terroristët e vrarë në Banjskë, kreun e të cilëve, Millan Radoiçiq e strehon dhe financon? Ne kemi nevojë për mbështetjen e BE-së por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe të respektimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.” – thuhet mes tjerash në përgjigjen e Kryeziut për ATV-në.
Shpërfillja e kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë në raport me veprimet në veri, mund t’i kushtojnë Kosovës me masat shtesë nga Bashkimi Evropian.
Zëdhënësi për Punë të Jashtme dhe Siguri i bllokut 27-anëtarësh, Peter Stano, njoftoi se rekomandimi i shefit, në largim, të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, për heqjen e masave nuk ka prodhuar vendim
“Masat janë ende në fuqi, sepse shtetet anëtare nuk kanë vendosur të veprojnë ose të procedojnë bazuar në raportin e Përfaqësuesit të Lartë, të dorëzuar javë më parë. Që nuk është çudi, sepse nëse ju kujtohet masat ishin vendosur ndaj administratës në Prishtinë, në qershor të vitit të kaluar, për faktin se po ndodhte shumëçka që çonte në përshkallëzim. Dhe, në vend të hapave për de-përshkallëzim, më shumë e më shumë veprime dhe hapa të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim janë ndërmarrë nga këta njerëz”, tha Stano.
Teksa, sërish, Qeverisë iu referua si administratë, zëdhënësi Stano nuk përjashtoi mundësinë e ashpërsimit të ndëshkimit, nëse kërkesat e BE-së shpërfillen.
“Çfarë do të bëjmë? Kemi masat në fuqi dhe masat mund të shtohen nëse të gjithë akterët e BE-sëpajtohen që ato duhet të shtohen.Ua kemi bërë të qartë në Kosovë, në disa nivele, në disa mënyra dhe nëpërmjet shumë partnerëve. Nuk është vetëm Bashkimi Evropian, të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i tregojnë administratës në Prishtinë që të mos angazhohen në këtë seri të hapave kundër produktiv, negativ, të njëanshëm dhe të pakoordinuar.Shpresojmë që më në fund ata të dëgjojnë mesazhin dhe do të na ndalin nga shqyrtimi se çfarë lloj masash mund të marrim si përgjigje nëse situata nuk ndryshon”, deklaroi Stano.
Të mërkurën mbrëma,zëdhënësi i Departamenti Amerikan i Shtetit,Matthew Miller, tha se SHBA-ja është e shqetësuar me siç thanë “vendimete vazhdueshme tëpakoordinuara tëlidershipit të Kosovës”.
Krahas vlerësimit se vendimet e Qeverisë “vënë në rrezik mundësitë që SHBA-të i kanë ndihmuar Kosovës t’i krijojë”, Miller kërkoi që “Qeveria e Kosovës të kthehet në angazhimin e ngushtë dhe konstruktiv me SHBA-në, BE-në, NATO-n dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë të Kosovës”./atvlive.tv