ATV

Category: Lajme

  • ​Dita e dytë e Forumit për Siguri të Varshavës, Kuti i shoqëruar me ministrin Maqedonci

    ​Dita e dytë e Forumit për Siguri të Varshavës, Kuti i shoqëruar me ministrin Maqedonci

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe shefin e Misionit të Kosovës në Poloni, ambasadorin Drilon Gashi kanë marr pjesë në takime të njëpasnjëshme që sipas tij në fokus kishin çështjet e sigurisë, mbrojtjes, sundimit të ligjit, digjitalizimin dhe sigurinë kibernetike, në kuadër të ditës së dytë të Forumit për Siguri të Varshavës.

    “Takuam zëvendëskryeministrin e Polonisë, Krzysztof Gaëkoëski e ministrin e Drejtësisë, Adam Bodnar, ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hanno Pevkur, ambasadorin e Austrisë në Poloni e ish-ministrin e Mbrojtjes të Austrisë, Dr. Ëerner Fasslabend, Andreas Stadler, dhe drejtorin e Fondacionit Casimir Pulaski, Zbignieë Pisarski, si dhe me publicistin e njohur polak dhe kryeredaktorin e gazetës Ëyborcza, Adam Michnik. Mbrëmjen e përmbyllëm me një pritje të organizuar për diasporën tonë në Poloni”, ka thënë kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

    Kurti shtoi se Polonia është shtet mik për shumë vite.

    “Na ka mbështetur ndër vite. Me hapjen e Misionit të Kosovës në Poloni sivjet, po zgjerojmë dhe forcojmë partneritetin ndërmjet dy shteteve dhe popujve tanë”, thuhet.

  • Operohet Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë tregon problemin shëndetësor që ka

    Operohet Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë tregon problemin shëndetësor që ka

    Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama është paraqitur këtë të enjte në ambientet e QSUT, ku raportohet se i është nënshtruar një operacioni në hernie, një problem që kryeministri e ka raportuar edhe më herët.

    Mësohet se Rama po operohet nga doktori Arben Gjata, teksa disa kohë më parë kreu i qeverisë iu nënshtrua një tjetër operacioni për heqjen e apendicitit.

    Rama paralajmëroi në fund të gushtit se do të operohet sërish për shkak të një problemi shëndetësor.

    Gjatë një vizite në QSUT, ku u përurua spitali ditor, Rama tha se do të paraqitet sërish si pacient, pasi duhet të kryejë edhe një ndërhyrje, për shkak të një problemi me hernien inguinale, shkruan televizioni A2.

    “Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje, kam një hernie inguinale që… ia kam mësuar edhe emrin… Se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streçing dhe vetëpërmbajtje para ushqimit që të mos e rëndoj shumë me kolonën e lodhur nga basketbollit, por kësaj inguinales me sa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do të vij prapë”, tha Rama.

  • Peci ne Berlin: Turizmi dhe diaspora kanë rritur kërkesën për autenticitetin e shijes shqiptare

    Peci ne Berlin: Turizmi dhe diaspora kanë rritur kërkesën për autenticitetin e shijes shqiptare

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Festivalit Global Shqiptar të Gastronomisë, i cili është duke u mbajtur në Arena Halle në Berlin.

    Në këtë festival po promovohen prodhues, biznese e agrobiznese mbarëshqipatre, të cilët do të kenë edhe mundësinë e ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimit.

    Ministri Peci ka treguar se MBPZhR-ja mbështet pjesëmarrjen e Unionit të Turizmit të Kosovës si promovues të potencialit agroturistik si dhe Shoqatën e Verëtarëve të Kosovës, si sinonimin e cilësisë së sektorit të verëtarisë.

    “Turizmi dhe diaspora kanë rritur kërkesën për autenticitetin e shijes shqiptare. Kjo lidhet me hapjen e kufijve, nevojën për të shijuar, ri-vitalizuar shijen, gërshetuar e sprovuar bukën e vjetër në pjatë të re. Trashëgimia buknore shqiptare është bërë sikurse sofra, një rreth që na bashkon rreth flisë rrethore/diellore, pranë së cilës vendosen produktet e tjera, që nga tërhana e deri tek djathi i Sharrit”, ka thënë Ministri Peci.

    Ndër tjerash, ai ka theksuar se kulinaria shqiptare shquhet për pjekjen mbi zjarr, bylmetin origjinal dhe barishtet lokale. E kur këtyre u shtohet mikpritja shqiptare kjo kuzhinë bëhet unike në sofrën globale.

    Ndryshe, Festivali Global Shqiptar i Gastronomisë, do të jetë i hapur edhe sot për promovimin e potencialit zhvillimor që ka sektori i agroturizmit dhe ekoturizmit në Kosovë.

  • Ukraina zmbraps sulme ruse me dronë mbi Kiev

    Ukraina zmbraps sulme ruse me dronë mbi Kiev

    Mbrojtja ajrore ukrainase mëngjesin e 3 tetorit ka rrëzuar rreth 15 dronë rusë mbi Kiev, tha Serhiy Poko, kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas.

    Copëzat e dronëve të rrëzuan ranë në një qark të Kievit, por sipas Popko, nuk shkaktuan viktima apo dëme materiale.

    Sulmet ruse ndaj Kievit zgjatën të paktën pesë orë, sipas autoriteteve ukrainase.

    Ndaras, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kanë neutralizuar dronë rusë edhe në rajonet e Çernihivit, Poltavës, Çerkasit, Sumit dhe Vinitsjas.

    Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërkaq, tha se 113 dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës mbi rajonet e Belgorodit, Voronezhit, Kurskut dhe Brianskut.

    Sipas Ministrisë ruse, numri më i madh i dronëve, plot 73, u rrëzuan mbi rajonin e Belgorodit.

    Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Së fundi, Ukraina po ashtu ka intensifikuar sulmet e saj me dronë në rajonet kufitare ruse.

  • Kryeministri Kurti u takua me diasporën shqiptare në Poloni

    Kryeministri Kurti u takua me diasporën shqiptare në Poloni

    Dita e djeshme e takimeve të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u përmbyll me një bashkëbisedim me diasporën shqiptare në Poloni.

    Me bashkatdhetarët tanë, kryeministri diskutoi për përkushtimin e mërgatës dhe kontributin e tyre për progresin dhe zhvillimin e Kosovës.

    Kryeministri tha se diaspora jonë është bosht i rëndësishëm i lidhjeve tona me Poloninë, ku bashkërisht duhet të intensifikojmë përpjekjet për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe me këtë shtet.

    Ai i njoftoi pjesëmarrësit edhe me takimet e mbajtura gjatë këtyre dy ditëve në kuadër të Forumit të Sigurisë të Varshavës dhe bisedat e frytshme të zhvilluara me miq e partnerë.

    Në fund, kryeministri theksoi se Polonia është një partner i rëndësishëm, me të cilën synojmë thellimin e bashkëpunimit në shkëmbime ekonomike, mbrojtje e siguri, dhe ndërveprim kulturor mes shumë fushash të tjera.

  • Izmir Zeqiri thotë se shpërthimi në Zubin Potok ndodhi në pronën e ish-kryetarit të Komunës

    Izmir Zeqiri thotë se shpërthimi në Zubin Potok ndodhi në pronën e ish-kryetarit të Komunës

    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka bërë të ditur se prona ku ndodhi shpërthimi i mbrëmshëm në veri, i takon ish kryetarit të kësaj komune.

    Zeqiri ka bërë thirrje që organet e rendit t’i kapin kryesit e këtij akti dhe t’i përballin me drejtësinë.

    Ai ka thënë se sulmet e ngjashme që po ndodhin në pronat e qytetarëve në veri janë të papranueshme, por nuk do ti stopojnë në punën për rend dhe ligj.

    “Denoj fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj prones së ish kryetarit të komunës së Zubin Potokut dhe apeloj te organet e rendit që sulmuesit ti kapin dhe ti qesin para drejtësis…. sulmet e ngjajshme të cilat po ndodhin kudèr jetes dhe pronave të qytetarëve jan të pa pranueshme dhe nuk do të na ndalin në punën dhe angazhimet tona për rehati dhe rend dhe ligj”, shkroi ai.

  • Rohde rikonfirmon: Gjermania mbetet partner i besueshëm i Kosovës

    Rohde rikonfirmon: Gjermania mbetet partner i besueshëm i Kosovës

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde në 34 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë deklaroi se kjo ditë është shumë e rëndësishme për popullin gjerman.

    Ai gjithashtu foli për bashkëpunimin mes Gjermanisë dhe Kosovës, duke theksuar se dy vendet kanë marrëdhënie të mira në shumë fusha. Rohde përmendi forumin e fundit ekonomik që po mbahet në Kosovë si një shembull të këtij bashkëpunimi.

    Rohde rikonfirmoi për RTK-në se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se Gjermania mbetet një partner i besueshëm për Kosovën.

    Gjermania sot shënon 34-vjetorin e bashkimit. Më 3 tetor 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me qëllimin që të dy pjesët e vendit të zhvilloheshin në mënyrë të barabartë.

  • Sot përurohet Klinika e re e Ortopedisë, merr pjesë ministri Vitia

    Sot përurohet Klinika e re e Ortopedisë, merr pjesë ministri Vitia

    Sot do të përurohet Klinika e re e Ortopedisë.

    Në përurim do të marrë pjesë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), Elvir Azizi.

    Përurimi do të bëhet gjatë orës 11:00.

  • Serbia vazhdon fushatën e egër kundër Kosovës

    Serbia vazhdon fushatën e egër kundër Kosovës

    Liderët politik serbë janë duke vazhduar fushatën e tyre nëpër botë për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Me këtë fushatë Serbia po vazhdon avazin e vjetër dhe po shkelë marrëveshjet me Kosovën të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

    Edhe pse në këto marrëveshje thuhet që Serbia nuk do të pengojë Kosovën drejt aspiratave evropiane, po ndodhë e kundërta.

    Pavarësisht kritikave dhe kërkesave nga ndërkombwtarët, Serbia po e vazhdon fushatën e saj kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

    Këtë e bëri sërish zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, në inaugurimin e presidentes së re të Meksikës, duke e falënderuar Meksikën për mosnjohje të Kosovës.

    “Meksika nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Në këtë kuptim, ndërtimi i marrëdhënieve të mira me Meksikën është interesi ynë jetik dhe kombëtar”, tha Daciq.

    Ndaj deklarimeve të Daçiqit reagoi Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës. Zëvendësministri Kreshnik Ahmeti tha se kjo fushatë e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës dhe kundër normalizimit të marrëdhënieve, duhet të ndëshkohet nga Bashkimi Evropian.

    “Qasja e tillë e Beogradit, tregon qartë që regjimi atje nuk janë të interesuar për normalizim të marrëdhënieve me Republikën e Kosovës. Kjo është shfaqur shumë herë dhe në forma të ndryshme. Kishim me dhjetëra deklarata të përfaqësuesve të lartë të Beogradit nëpërmjet të cilave ata tregonin haptas që nuk do t’i zbatojnë pikat e Marrëveshjes së Brukselit. Gjithashtu, fushata e Beogradit për të ashtuquajturat “ç’njohje” nuk është ndalur asnjëherë. Megjithëse në vitet e fundit kanë dështuar në secilin lobim në drejtim të këtij qëllimi, sigurisht që kjo tregon se Beogradi nuk është i interesuar për normalizim. Çdo shkelje e pikave të Marrëveshjes e Brukselit do të duhej të njihej si e tillë fillimisht dhe pastaj të ndëshkohej. Në këtë rast, Bashkimi Evropian, si lehtësues dhe ndërmjetësues në procesin e dialogut, do të duhej të ndërmerrte masa kundër Beogradit për secilin veprim të tyre që e pamundëson normalizimin’, tha Ahmeti per rtv21.

    Edhe kryetarja e Komisionit parlamentar për Integrim Evropian nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, theksoi nevojën e ndëshkimit të Serbisë për fushatën e saj kundër pavarësisë së Kosovës.

    Bashkimi Evropian ndërkaq nuk dha ndonjë përgjigje në lidhje me qasjen e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës dhe as nëse do të ketë ndonjë ndëshkim për të, për shkeljen e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

    Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri për normalizim marrëdhëniesh në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa në mars të po atij viti, për aneksin e zbatimit të saj.

    Sipas marrëveshjes, Serbisë i ndalohet çdo lloj fushate kundër Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare.

  • FShSK mban konferencë për media lidhur me pakënaqësitë e punëtorëve shëndetësorë

    FShSK mban konferencë për media lidhur me pakënaqësitë e punëtorëve shëndetësorë

    Federata Sindikale e Shëndetësisë do të mbajë sot një konferencë për media.

    Ngjarja planifikohet të ndodh në orën 14:00.

    Vendimi vjen pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj federate.

    Qëllimi për çka është thirrur kjo konferencë janë pakënaqësitë e punëtorëve shëndetësor.