ATV

Category: Lajme

  • Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili prej tyre dëshmon fuqinë e jashtëzakonshme të kombit

    Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili prej tyre dëshmon fuqinë e jashtëzakonshme të kombit

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shprehet se ‘secili prej tyre, me historitë e tyre personale, vetëm sa e dëshmon fuqinë dhe aftësinë e jashtëzakonshme të kombit tonë, si dhe sa shumë janë zhvilluar shqiptarët në Amerikë’.

    “Pata nderin të takoja diasporën tonë në Çikago. Secili prej tyre, me historitë e tyre personale, vetëm sa e dëshmon fuqinë dhe aftësinë e jashtëzakonshme të kombit tonë, si dhe sa shumë janë zhvilluar shqiptarët në Amerikë. Kjo lidhje e fortë me ta duhet të forcohet dhe të institucionalizohet”, shkroi Haradinaj.

  • Gjermania testoi sistemin katër ditë punë, tre ditë pushim – kompanitë befasohen me rezultatet e arritura

    Gjermania testoi sistemin katër ditë punë, tre ditë pushim – kompanitë befasohen me rezultatet e arritura

    Një projekt i sistemit 4 ditë punë dhe 3 ditë pushim tashmë është testuar në shumë kompani gjermane.

    Kjo ka qenë esenca e projektit që ka zgjatur gjashtë muaj në Gjermani dhe në të cilin kanë marrë pjesë rreth 45 kompani.

    Rezultatet i ka paraqitur sot Universiteti i Munsterit dhe ato janë befasuese. Rreth tri të katërtat e kompanive që kanë marrë pjesë në këtë projekt kanë deklaruar se do të vazhdojnë të punojnë me sistemin katër ditë në javë dhe janë të kënaqur me këtë projekt.

    Rreth 20 për qind e kompanive kanë deklaruar se do të kthehen në sistemin e vjetër, pra në konceptin pesë ditë pune ne javë, shkruan albinfo.

    Ndërsa 7 për qind e kompanive që kanë marrë pjesë në këtë projekt akoma nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë – do të vazhdojnë me katër ditë në javë, apo do të kthehen në sistemin klasik prej pesë ditë pune në javë.

    Mbështetësit e këtij sistemi thonë se punëtorët janë më të motivuar, më të pushuar dhe kanë më shumë kohë të lirë për familje e relaksim.

    Ndërsa kundërshtarët thonë se për katër ditë nuk mund të kryhen punët e duhura dhe se duhet të vazhdohet të punohet të paktën pesë ditë në javë.

  • Bolton: Amerika shpreson që Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje, përfshirë shkëmbimin e territoreve

    Bolton: Amerika shpreson që Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje, përfshirë shkëmbimin e territoreve

    Ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara dhe ish-këshilltari për sigurinë kombëtare në administratën e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, John Bolton, ka deklaruar se Amerika shpreson që Kosova dhe Serbia të mund të gjejnë së bashku një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, përfshirë edhe shkëmbimin e territoreve, raporton RTV.

    Kjo do të kontribuonte në stabilitetin e Ballkanit, vlerësoi ai në një intervistë për “Politika”, dhe shton se Amerika në Ballkan mund të kishte bërë më shumë.

    “Shtetet e Bashkuara janë tërhequr prej disa vitesh dhe ia kanë lënë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Evropës Perëndimore, që ajo të ndërmjetësojë dhe t’u ndihmojë palëve, dhe më duket se kjo ka qenë gjë e mirë,” ka deklaruar ai.

    Megjithatë, Bolton mendon se, siç thotë ai, gjatë kohës kur ishte në administratën e presidentit Trump, Shtëpia e Bardhë mund të kishte “bërë edhe më shumë, sepse ekziston interes për të stabilizuar rajonin që ka qenë i paqëndrueshëm gjatë viteve të fundit dhe për ta përfunduar këtë konflikt në mënyrë që të fokusohemi te problemet më të mëdha që dalin nga krijimi dhe rritja e aleancave të reja midis Kinës dhe Rusisë, si dhe kërcënimet ndaj Evropës që vijnë nga situata në Lindjen e Mesme dhe Azinë Lindore.”

    “Kjo është diçka që po ndodh për një kohë të gjatë – që nga koha e shpërbërjes së Jugosllavisë,” theksoi Bolton, duke shprehur shpresën se së shpejti do të gjendet një zgjidhje për të cilën palët mund të bien dakord.

    Në një intervistë para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në SHBA më 5 nëntor, Bolton vlerëson se rezultati i votimit në Amerikë mund të ndryshojë ndjeshëm rrjedhën e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, duke pasur parasysh se kandidatët presidencialë mbështesin palë të kundërta.

    “Siç kam thënë, politika e (Kamala) Harris ndaj Ukrainës, si dhe shumë çështje të tjera të sigurisë kombëtare, do të jetë në një masë të madhe e njëjtë me atë të Biden-it. Por mendoj se Trump gjithnjë e më shumë thekson se ai nuk e sheh Ukrainën si fituese, nuk ka simpati për Ukrainën, por ka më shumë simpati për pozicionin rus. Në nominimin e tij presidencial, ai ka propozuar një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit, e cila në shumë aspekte ngjan me marrëveshjen që Moska do të dëshironte të shihte,” theksoi ai.

    Sipas Bolton-it, kjo do të jetë gara presidenciale më e ngushtë në historinë moderne të SHBA-ve dhe aktualisht nuk ka mënyrë për të parashikuar se kush do të fitojë, megjithëse kanë mbetur vetëm disa javë deri në zgjedhje.

    “Duke marrë parasysh sistemin elektoral të SHBA-ve, përfituesi do të vendoset vetëm nga disa shtete që kanë shumicën e votave elektorale. Në përgjithësi, flitet për shtatë shtete, dhe në këto shtete gara është shumë e ngushtë. Na kanë mbetur më pak se disa javë, prandaj është e vështirë të thuhet se çfarë ngjarjesh mund të formojnë ndryshimet elektorale dhe në çfarë drejtimesh, por sigurisht që gara do të jetë e paqartë deri në fund,” përfundoi Bolton.

  • Komandant Jashari me vizitë zyrtare në ShBA, diskuton për bashkëpunimin bilateral mes dy ushtrive

    Komandant Jashari me vizitë zyrtare në ShBA, diskuton për bashkëpunimin bilateral mes dy ushtrive

    Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2024” në Washington D.C, SHBA.

    Fillimisht, Gjeneral Jashari u takua me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral Randy A. George, ku u diskutua lidhur me bashkëpunimin bilateral mes dy ushtrive, stërvitjet e përbashkëta si dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta. Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneralin George për mbështetjen e vazhdueshme si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

    Më pas Gjeneral Jashari u takua me Komandantin e Komandës së Asistencës Ushtarake të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral Brigade Allan J. Pepper, ku u diskutua lidhur me asistencën në projektet e sistemeve të armatimit, pakot e trajnimit si dhe fusha tjera përkatëse.

    Përveç pjesëmarrjes në sesionet kryesore të konferencës dhe panairit, Gjeneral Jashari gjithashtu u takua me përfaqësuesit e disa prej agjencive kyçe të mbrojtjes me fokus të veçantë rreth bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes. Po ashtu, u njoftua me zhvillimet më të fundit teknologjike, përmes prezantimeve informuese dhe paneleve të diskutimit mbi fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

    Në aktivitetet përkatëse, Gjeneral Jashari theksoi rëndësinë e madhe dhe mundësinë e shkëlqyer që ka pjesëmarrja në këtë aktivitet ndërkombëtar, për të vlerësuar faktin që krahas ndryshimit të kontekstit gjeopolitik, avancimit të teknologjisë ushtarake dhe avancimit të bashkëpunimit me shtetet aleate.

    Vizita e Gjeneral Jasharit është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përderisa FSK po hyn në fazën përfundimtare të procesit të tranzicionit. Gjithashtu kjo vizitë shprehu rëndësinë e partneritetin tonë shumë të ngushtë me SHBA-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

  • “Jeto në errësirën time”: Hapet tenda ku pjesëmarrësit përjetojnë çaste nga jeta e një personi të verbër

    “Jeto në errësirën time”: Hapet tenda ku pjesëmarrësit përjetojnë çaste nga jeta e një personi të verbër

    Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, është hapur tenda ku pjesëmarrësit mund të përjetojnë çaste nga jeta e një personi të verbër, raporton Ekonomia Online.

    Me syze të errëta e me shkopin e bardhë në dorë, qytetarët kanë mundësi të përjetojnë çaste të personave të verbër. Disa nga ta që zhvilluan këtë aktivitet më pas kanë shkruar edhe për përjetimet e tyre gjatë minutave në errësirë.

    Kristian Gashi nga kjo organizatë tha se ky aktivitet ka për qëllim ndërgjegjësimin mbi verbërinë dhe përdorimin e shkopit të bardhë.

    “Qëllimi i organizimi i ‘tendës së errët’ ka të bëjë me sensibilizimin e njerëzve për ta përjetuar ndjenjën si është me qenë i verbër edhe është në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë. Tenda do të qëndrojë edhe dy ditë tjera deri të hënën”.

    Lirie Abdullahu nga organizata joqeveritare “You can do”, apeloi tek institucionet që t’i marrin parasysh kërkesat që i kanë personat e verbët por edhe personat tjerë me aftësi të kufizuara.

    “Qëllimi i këtij aktiviteti është me pa më ndryshe një realitet që ndodh çdo ditë por shumë njerëz prej neve nuk e kemi përjetuar asnjëherë. Është një ndjenjë shumë e veçantë, në të njëjtën kohë po duam t’i ndërgjegjësojmë qytetarët jo krejt gjërat që ne i hasim në rrugë janë ashtu siç ne i shohim. Bota është pak më e vështirë dhe ndihma jonë është tepër me rëndësi. Qëllimi në të njëjtën kohë është për t’iu bërë thirrje institucioneve për kushtet infrastrukturore e për punë e për secilin kusht që një person i verbër e meriton”, u shpreh ajo.

    Jusuf Fazliu kryetar i organizatës “You can do”, tregoi për vështirësitë e një personi të verbër në Kosovë. Theksoi mungesën e infrastrukturës në Kryeqytet për personat e verbër.

    “Është jashtëzakonisht shumë vështirë, për arsye të mungesës së infrastrukturës së duhur për personat e verbër, sidomos në Kryeqytet ka pak kataktile ku mundet një person i verbër të jetë i pavarur të lëvizë vetë, njëherësh ku do jeni semaforët e duhur edhe pse janë akustik por nuk janë aq orientues por më shumë janë çorientues dhe një person i verbër e ka të pamundur të jetë i pavarur dhe të lëvizë vetë brenda kryeqytetit tonë”, deklaroi ai.

  • Bekë Berisha i kërkon ministrit Maqedonci të dorëhiqet

    Bekë Berisha i kërkon ministrit Maqedonci të dorëhiqet

    Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar nga ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci që të jap dorëheqje, pasi që sipas tij ai nuk ka se çfarë të tregon më. Berisha thotë se problemet në FSK-së, janë më të mëdha sesa që duken, sipas tij interferimet politike ndikojnë në tërë këto punë.

    “Ne do të vazhdojmë punën tonë në thirrjen në përgjithësi, edhe në raportim të komandantit por edhe të ministrit që e ftoj të jap dorëheqje se nuk ka çka me na tregu ma, nëse vazhdon me rrejt tërë kohën. Problemet në FSK janë më të mëdha se ato që i kemi përmend, nuk është e vërtet se këta kanë plotësu ndonjë kriter apo e kanë avancu çështjen e FSK-së. Janë interferimet partiake në ministrinë e mbrojtjes, të njerëzve jo legjitim, të pazgjedhur, pa mandat që interferojnë në tërë këto punë”, ka deklaruar Berisha për Blic.

    Sa i përket çështjes së ushqimit të FSK-së, Berisha thekson se janë dy grupe nga e njëjta parti që dëshirojnë të marrin tendera dhe të përfitojnë. Sipas tij, zëvendësministri i Mbrojtjes dhe sekretari së bashku me disa deputetë tjerë janë të ndikuar nga Dejona Mihali.

  • Krasniqi: Kurti e Bislimi do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve

    Krasniqi: Kurti e Bislimi do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili deklaroi se gjatë qeverisjes së tyre ka ndodhur integrim i Kosovës.

    Krasniqi ia ka përmendur sanksionet që janë vendosur nga Bashkimi Evropian, teksa Qeverinë Kurti e ka quajtur si “qeverisja e  mashtrimit dhe sanksioneve”.

    “Z. Bislimi paska thënë që brenda qeverisjes së tyre ka ndodhur integrimi dhe kjo është ofendim për të gjithë qytetarët. Republika e Kosovës ka hyrë në vitin e dytë nën sanksione nga BE, keni dështuar të antarësoheni në KiE dhe nuk ka asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare. Ju jeni turpi i kësaj Republike. Besnik Bislimi dhe Albin Kurti do të mbahen në mend si qeverisja e  mashtrimit dhe sanksioneve.

  • Hyn ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen tre persona

    Hyn ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen tre persona

    Policia e Kosovës gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Novi Pazarit në të cilin gjendeshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë që dyshohet se përmes rrugëve ilegale kanë kaluar kundërligjshëm kufirin.

    Ata janë ndalusr në fshatin Zrnosek të Leposaviqit, ku të dyshuarit, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

    “Fsh. Zrnosek, Leposaviq 18.10.2024-19:05. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Novi Pazarit në të cilin gjendeshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë që dyshohet se përmes rrugëve ilegale kanë kaluar kundërligjshëm kufirin. Të dyshuarit, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

  • Shërbimi i Kërkim të Shpëtimit Malor nga Kosova në kërkim të turistit lituanez

    Shërbimi i Kërkim të Shpëtimit Malor nga Kosova në kërkim të turistit lituanez

    Me datën 13 tetor të këtij viti, Shërbimi i Kërkim të Shpëtimit Malor (ShKShMK), pas një thirrje tjetër nga autoritet shqiptare ka vazhduar me kërkimin e turistit lituanez, të zhdukur me datën 05.09.2024.

    Operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policia e Shtetit .

    Sipas ShKShKM-së, operacioni është zhvilluar në 3 drejtime operacionale,1 nga ajri me dron dhe 2 të tjera nga toka duke e zgjeruar perimetrin e kërkimit dhe duke krehur terrenin e dyshuar sipas informacionit dhe ekspertizës së bërë nga ekspertët e telekomunikacionit nga ShKShMK dhe autoritetet përgjegjëse në Shqipëri.

    “Fatkeqësisht gjatë kërkimit edhe këtë herë nuk është hasur në asnjë gjurmë. Operacioni pezullohet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritet përgjegjëse.

  • Konfiskohet heroinë, kokainë dhe dinarë serb në Novobërdë

    Konfiskohet heroinë, kokainë dhe dinarë serb në Novobërdë

    Policia e Kosovës gjatë kontrollit në dy lokacione të ndryshme në Novobërdë, si prova materiale ka gjetur dhe konfiskuar 1558.4 gram substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit heroinë, 3175 euro para të gatshme, 880 dinar serb, 2 gram kokainë, një veturë dhe dy telefona.

    Aksioni ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.