ATV

Category: Lajme

  • Haradinaj takon Torres, i kërkon të shtrohet tema e anëtarësimit në NATO

    Haradinaj takon Torres, i kërkon të shtrohet tema e anëtarësimit në NATO

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar kongresmenin Ritchie Torres.

    Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka falenderuar kongresistin Torres për përkrahjen e tij për Kosovën.

    “Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pata nderin e veçantë të takohem me mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin z. Ritchie Torres, të cilit i shpreha falënderimet e mia për përkrahjen e tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme që ai personalisht dhe ShBA-të po i japin Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se është me rëndësi të veçantë forcimi i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Amerikë.

    “Kongresistin, z. Ritchie Torres e njoftova për zhvillimet ne Kosovë dhe njëherit kërkova që në Kongresin Amerikan të shtrohet tema e anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO. Po ashtu, theksova se është me rëndësi të veçantë forcimi i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Amerikë. Partneriteti strategjik me ShBA-të është garancë për arritjen e çdo suksesi të Kosovës. Do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë”, është shprehur Haradinaj.

  • Vidhet një motoçikletë në Prishtinë

    Vidhet një motoçikletë në Prishtinë

    Një person ka raportuar në polici se i është vjedhur motoçikleta.

    Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

    “Ankuesi mashkull/k ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur motoçikletën KTM pa targa. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

  • Parashikimi i motit për pesë ditët në vijim

    Parashikimi i motit për pesë ditët në vijim

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë në pesë ditët e ardhshme.

    E hëna nis me -1 gradë minimalja deri në 18 gradë maksimalja, ndërsa të premten pritet të jetë pak më ngrohtë.

    Njoftimi i plotë i IHMK-së:

    E hënë- Mot me diell .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gardë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

    E martë- Mot me diell .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit.

    E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.Në mëngjes parashihet që në shum vende, kryesishtë viseve të larta dhe rreth lumenjëve , të ketë mjegull.

    Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s.

    E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius. Në mëngjes në shum territore parashihet mjegull.Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

    E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s.

  • Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, dyshohet se kanosi policët në Gjakovë

    Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, dyshohet se kanosi policët në Gjakovë

    Një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar dje pasi dyshohet se ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë në Gjakovë.

    Sipas policisë, ai këtë e bëri derisa po i shqiptonin një tiketë kundërvajtje.

    “I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, tha policia.

  • 46 aksidente trafiku brenda 24-orëve

    46 aksidente trafiku brenda 24-orëve

    46 aksidente trafiku janë regjistruar brenda 24-orëve në vend.

    15 nga to janë me të lënduar, ndërsa 31 me dëme materiale.

    Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 970 gjoba trafiku, njofton policia.

  • KE për Planin e Rritjes: Gjysma e fondeve do të përdoren për infrastrukturë

    KE për Planin e Rritjes: Gjysma e fondeve do të përdoren për infrastrukturë

    Të paktën gjysma e paketës së fondit të përgjithshëm të Planit të Rritjes të KE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbështesë investimet në infrastrukturë, duke përfshirë transportin, energjinë dhe tranzicionin e gjelbër dhe dixhital.

    Sipas European Western Balkans (EWB) shkruan se, pjesa e mbetur e kredive do të lirohet si mbështetje direkte për buxhetet kombëtare”, thekson Komisioni Evropian, duke shpjeguar mekanizmat e shpenzimit të parave nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

    Fondet e para nga ky instrument financiar pritet të dalin së shpejti, pasi Komisioni Evropian të miratojë zyrtarisht Agjendat e Reformave të paraqitura nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova. Nga ana tjetër, është e pasigurt nëse Bosnja dhe Hercegovina do t’i marrë paratë në të njëjtën kohë sepse ky vend është vonuar me miratimin e Agjendës së Reformës.

    BE-ja synon të ndajë shtatë për qind të totalit të fondeve nga Plani i Rritjes për të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor që miratojnë Axhendat e Reformave të vlefshme, si parafinancim. Ky mjet, që mbulon periudhën 2024-2027, është një mekanizëm financiar i BE-së me vlerë gjashtë miliardë euro, i miratuar me synimin për të dyfishuar rritjen ekonomike të rajonit në dhjetë vitet e ardhshme.

    Nga shuma totale, dy miliardë euro do të shpërndahen si grante dhe pjesa e mbetur, katër miliardë euro, në formë kredie me interesa të favorshme. Përllogaritet se Serbia do të marrë 1.58 miliardë euro, Bosnja dhe Hercegovina 969 milionë, Shqipëria 922 milionë, Kosova 888 milionë, Maqedonia e Veriut 807 milionë dhe Mali i Zi 383.5 milionë.

    Duke folur për procedurat e lirimit të fondeve nga Plani i Rritjes, Komisioni Evropian shprehet për EËB- në se “do të kushtëzohet me zbatimin e suksesshëm të Agjendave të Reformës, që mbulojnë si reformat në fushën themelore ashtu edhe reformat socio-ekonomike, në bashkëpunim të ngushtë me BE-në. Komisioni”.

    “Fondet në kuadër të Facilitetit duhet të lirohen sipas një plani fiks gjashtëmujor, bazuar në kërkesën për lirimin e fondeve të paraqitur nga partnerët dhe pas verifikimit nga Komisioni për përmbushjen e kënaqshme të të dyja kushteve të përgjithshme lidhur me makro- asistencë financiare, menaxhim të shëndoshë të financave publike, transparencë dhe mbikëqyrje të buxhetit dhe kushteve përkatëse të pagesës, dhe me parakushtet që përfituesit të respektojnë parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut”, thotë KE.

    Komisioni Evropian shton se, në Agjendat e Reformës, “reformat ndahen në hapa sasiorë dhe cilësorë, të cilët do të shërbejnë si kushte pagese dhe çdo hap ka një afat kohor zbatimi”.

    “Marrëveshjet e lehtësive dhe huasë do të përfshijnë detyrime për përfituesit për të ndërmarrë masat e duhura për të parandaluar, zbuluar dhe korrigjuar mashtrimin, korrupsionin, konfliktet e interesave dhe parregullsitë që prekin interesat financiare të Unionit, për të shmangur financimin e dyfishtë dhe për të ndërmarrë veprime ligjore për të rikuperuar fondet që janë përvetësuar, mbledhja e të dhënave adekuate për përfituesit e fondeve në kuadër të Instrumentit dhe të drejtat që duhet t’i jepen Komisionit, Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) dhe Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO) aty ku është e aplikueshme”. sqaron KE.

    Së fundi, Komisioni Evropian thekson se KE-ja “mund të zvogëlojë ose rikuperojë shuma nëse preken interesat financiare të Bashkimit ose nëse përfituesit kanë shkelur seriozisht një detyrim që rrjedh nga marrëveshjet e lidhura në kuadër të Lehtës”./rtk/

  • Arrestohet një vajzë në Fushë-Kosovë, e sulmoi fizikisht nënën e saj

    Arrestohet një vajzë në Fushë-Kosovë, e sulmoi fizikisht nënën e saj

    Një vajzë në Fushë Kosovë dyshohet se e ka ofenduar dhe e ka sulmuar nënën e saj.

    Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast, nuk raportohet për të lënduar.

    “Viktima f/k (femër kosovare) është ofenduar dhe sulmuar nga vajza e saj e dyshuara f/k. Nuk raportohet për të lënduar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

  • Policia sekuestron armë në Banjskë, i dyshuari lirohet pas intervistimit

    Policia sekuestron armë në Banjskë, i dyshuari lirohet pas intervistimit

    Të shtunën është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit Karabinë e kalibrit 7.9 mm, në një shtëpi në Banjskë të Zveçanit.

    I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

    “Banjskë, Zveçan / 19.10.2024 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull/k, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri Karabinë e kalibrit 7.9 mm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Dhunohet një person, dyshohet se rasti ndodhi në një vilë në Novobërdë

    Dhunohet një person, dyshohet se rasti ndodhi në një vilë në Novobërdë

    Një person është dhunuar në një vilë në Novobërdë.

    Policia thotë se viktima është dërguar në strehimore dhe se rasti po hetohet.

    “DHUNIM- Novobërdë / 19.10.2024 – 22:00. Dyshohet se rasti ka ndodhur në një vilë. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore dhe rasti është duke u hetuar.”

  • Një i maskuar grabiti para në pompën e derivateve në Drenas

    Një i maskuar grabiti para në pompën e derivateve në Drenas

    Policia ka raportuar se një person i maskuar nën kërcënimin e një mjeti të fortë, ia ka grabitur një personit paratë në një pompë derivatesh.

    Rasti po hetohet.

    “GRABITJE- Korroticë e Epërme, Gllogoc / 19.10.2024 – 01:19. Është raportuar se një i dyshuar i maskuar, nën kërcënimin e një mjeti të fortë në një pompë të derivateve i ka grabitur viktimës m/k para dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime.”