ATV

Category: Lajme

  • ​Hyri ilegalisht nga Serbia, arrestohet në veri të Kosovës

    ​Hyri ilegalisht nga Serbia, arrestohet në veri të Kosovës

    Një person është arrestuar pasi që i njëjti nuk posedonte asnjë dokument identifikimi rrugën “Kral Petria’, në veri të Mitrovicës.

    Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë pasi gjatë verifikimit në pikat kufitare, është vërtetuar se të njëjtit i ishte ndaluar hyrja në PKK-Jarinje, në mungesë të dokumenteve.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Presidentja Osmani kujton kolonelin Tahir Zemaj në 22-vjetorin e vrasjes

    Presidentja Osmani kujton kolonelin Tahir Zemaj në 22-vjetorin e vrasjes

    Në 22-vjetorin e vrasjes se heroit të Kosovës, Kolonelin Tahir Zemaj, Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Zemaj ka qenë një nga figurat më të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe një udhëheqës i paharruar i luftës për liri.

    Presidentja Osmani theksoi sakrificën e madhe të Kolonelit Zemaj, duke thënë se ai u vra pabesisht 22 vjet më parë në hyrje të Pejës, së bashku me të birin, Enisin, dhe kushëririn, Hasanin. Ajo ka shtuar se vrasësit e këtij akti të tmerrshëm ende nuk janë identifikuar dhe ndëshkuar, duke lënë një plagë të hapur në zemrat e atyre që e nderojnë figurën e Kolonelit.

  • Pejë: Tre burra e një grua rrahin gjashtë persona, policia nis hetim

    Pejë: Tre burra e një grua rrahin gjashtë persona, policia nis hetim

    Policia e Kosovës kanë njoftuar për një rast të lëndimit të rëndë trupor.

    Katër persona kanë sulmuar gjashtë të tjerë.

    Njëri nga të dyshuarit është në arrati.

    “LËNDIM I RËNDË TRUPOR

    Rr. Shaban Bajraktari, Pejë 03.01.2025 – 09:15. Raportohet se katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, kanë sulmuar fizikisht gjashtë viktimat tri femra dhe tre meshkuj kosovarë. Si pasojë e sulmit fizik lëndime të rënda trupore kanë pësuar të gjithë viktimat të cilët janë dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt. Kurse njëri nga të dyshuarit gjendet në kërkim. Rasti nën hetime”, shkruhet në raportin 24-orësh.

  • Nipi ia vodhi gjyshes në Deçan 9 mijë euro, 4 mijë euro ua dha dy personave të tjerë

    Nipi ia vodhi gjyshes në Deçan 9 mijë euro, 4 mijë euro ua dha dy personave të tjerë

    Një i mitur në fshatin Lebushë të Deçanit i kishte vjedhur të enjten në shtëpinë e gjyshes së tij 9 mijë euro para të gatshme.

    Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se 4 mijë euro i dyshuari ua kishte dhënë dy të miturve të tjerë për t’i blerë dy pistoleta dhe dy karikatorë me nga dy fishekë.

    Armët e lartcekura janë konfiskuar. Ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

  • Edhe pas 23 vjetëve të euros, gjermanët ende këmbejnë marka

    Edhe pas 23 vjetëve të euros, gjermanët ende këmbejnë marka

    Edhe pas gati një gjysmë shekulli të prezantimit të valutës euro, gjermanët vazhdojnë të këmbejnë shuma të mëdha të parave të ish-valutës së tyre, markës, tregojnë të dhënat zyrtare.

    Sipas Bankës Qendrore të Gjermanisë, Bundesbank, rreth 53 milionë marka gjermane [rreth 27.2 milionë euro] janë këmbyer më 2024.

    Gjermania është një prej gjashtë shteteve – bashkë me Austrinë, Irlandën, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë – që u mundësojnë qytetarëve që valutat e mëparshme t’i këmbëjnë me euro.

    Valuta euro ka hyrë në fuqi zyrtarisht më 1 janar të vitit 2002 dhe 20 vende të Bashkimit Evropian kanë nisur ta përdorin.

    Kosova e përdor gjithashtu euron, ndonëse nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.

    Ky vend ka aplikuar për anëtarësim në bllokun evropian më 2022, por aplikimi i saj nuk është shqyrtuar ende.

    Ndonëse kanë kaluar më shumë se 20 vjet, Bundesbank vlerëson se marka në vlerë të mbi 6 miliardë eurove kanë mbetur pa u këmbyer.

    Megjithatë, një pjesë e tyre është thënë se mund të mos këmbehen kurrë pasi janë në duart e koleksionistëve nëpër botë.

    “Marka gjermane është njohur ndërkombëtarisht si valutë, dhe është përdorur edhe jashtë Gjermanisë”, ka thënë anëtari i Bankës Qendrore Gjermane, Burkhard Balz, për agjencinë e lajmeve dpa.

    “Me siguri nëpër botë ekzistojnë sasi të mëdha të parave të gatshme në marka gjermane”, ka shtuar ai./REL

  • 22-vjet nga vrasja e kolonel Tahir Zemajt

    22-vjet nga vrasja e kolonel Tahir Zemajt

    Sot janë bërë 22-vjet nga vrasja e kolonel Tahir Zemajt.

    Ai u vra pabesisht së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin, në hyrje të Pejës më 4 janar të vitit 2003.

    Raportohet se ngjarja e vrasjes së Zemajt kishte ndodhur në afërsi të Kombinatit të Drurit, ndërsa vrasësit ishin larguar drejt Fabrikës së Birrës.

    Tahir Zemaj ishte një nga ish-oficerët e lartë të UÇK-së, edhe sot ende nuk është dënuar askush për vrasjen e tij.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në nderim të tij do të bëjë homazhe në Strellc të Deçanit, nga ora 12:00.

  • Trump e quan politik e të paligjshëm dënimin nga gjykata

    Trump e quan politik e të paligjshëm dënimin nga gjykata

    Donald Trump e ka cilësuar vendimin e gjyqtarit Juan Merchan për ta dënuar atë me 10 Janar, 10 ditë para inaugurimit të tij, si një sulm të paligjshëm politik dhe një teatër të inskenuar.

    Bëhet fjalë për çështjen në lidhje me një pagesë prej 130,000 dollarësh, të ashtuquajturat “para të heshtura”, e bërë nga avokati i tij i atëhershëm, Michael Cohen, për yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels në ditët para zgjedhjeve të 2016-ës. Gjykatësi Juan Merchan deklaroi se Trump nuk do të dënohet me burg dhe mund të marrë pjesë në seancë personalisht ose virtualisht.

    Në një postim në Truth Social, Donald Trump flet për një “rast inekzistent” që është i ndaluar si ligjërisht ashtu edhe në thelb. Ai sulmon edhe gjyqtarin, të cilin e cilëson si “partizan radikal”.

    “Sapo ka nxjerrë një vendim tjetër që me vetëdije është i paligjshëm, bie ndesh me Kushtetutën tonë dhe nëse hyn në fuqi, do të jetë fundi i Presidencës siç e njohim ne”, shprehet Trump.

    “Ai ka aq pak respekt për Kushtetutën, saqë mban një urdhër të paligjshëm gati për mua, Presidentin tuaj dhe Presidentin e zgjedhur, vetëm që të mos zbuloj konfliktet ekskluzive dhe të paligjshme të tij dhe familjes së tij. Unë jam i vetmi kundërshtar politik në historinë amerikane që nuk lejohet të mbrohem”, shkruan më tej Trump.

  • Komandanti i KFOR-it tregon pse s’i dha leje Kurtit që ta çojë FSK-në në Veri pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc

    Komandanti i KFOR-it tregon pse s’i dha leje Kurtit që ta çojë FSK-në në Veri pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc

    Komandanti i KFOR-it, gjenerali Enriko Borduani, ka folur në një intervistë për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit dhe për kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që pas sulmit të 29 nëntorit ta dërgojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Veri.

    Borduani ka treguar në përputhje me marrëveshjen mes NATO-s dhe Kosovës, çfarëdo vendosje e FSK-së në Veri duhet të ketë miratim paraprak nga komandanti i KFOR-it dhe ka sqaruar se nuk e ka aprovuar një kërkesë të tillë, meqë situata në mënyrë efektive ishte menaxhuar nga Policia e Kosovës me përkrahje të EULEX-it dhe KFOR-it.

    “Pas shpërthimit, KFOR-i vendosi menjëherë njësi për të siguruar zonën e Zubin Potokut rreth kanalit të dëmtuar dhe ofroi mbështetje për institucionet në Kosovë, duke përfshirë ndihmën logjistike, inxhinierike dhe për asgjësimin e mjeteve shpërthyese. Në përputhje me Marrëveshjen NATO-Kosovë të vitit 2013, çdo mision potencial i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon miratim paraprak nga komandanti i KFOR-it. Bazuar në vlerësimin e sigurisë dhe veprimet e vazhdueshme të KFOR-it, unë nuk kam dhënë autorizim të tillë pasi situata është menaxhuar efektivisht nga Policia e Kosovës, me mbështetjen e EULEX-it dhe KFOR-it. Në të ardhmen, KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë mbështetje shtesë sipas nevojës, duke mbajtur një koordinim të ngushtë me institucionet në Kosovë”, ka thënë Borduani për Kosovo Online.

  • ​I mituri hedh një mjet piroteknikë në drejtim të automjetit të KFOR-it

    ​I mituri hedh një mjet piroteknikë në drejtim të automjetit të KFOR-it

    Një i mitur kishte hedhur një mjet piroteknikë në drejtim të automjetit të KFOR-it (karabinierëve) në bulevardi “Isa Boletini”, në Mitrovicë.

    Policia ka arritur që ta ndalojë të dyshuarin dhe e ka sjellë për intervistim në stacion policor.

    Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.

  • ​Edhe viti 2024 përfundoi pa reforma në drejtësi

    ​Edhe viti 2024 përfundoi pa reforma në drejtësi

    Krahas nismave ligjore të ndërmarra për reformën në drejtësi, frytet e tyre nuk u panë as në vitin 2024. Njohës të drejtësisë vlerësojnë se sistemi i drejtësisë dështoi të reformohet dhe rezultate konkrete nuk u panë as në luftimin e korrupsionit, ndërsa sfidë mbetet mos emërimi i kryeprokurorit të shtetit.

    Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala thotë për KosovaPress se Qeveria dështoi t’i bëjë reformat e premtuara në sistemin e drejtësisë.

    “Është një sistem që përkundër nevojave, nuk ka arritur të reformohet nga ana e qeverisë, duke dështuar të ndërmarrë reformat kruciale që i nevojiten sistemit të drejtësisë duke dështuar ta miratojë strategjinë kombëtare kundër korrupsion dhe duke mos sjell progres në këtë fushë. Sa i përket të dy këshillave, përkundër problemeve që vazhdon të ketë, KGJK-ja nuk mund t’i mohohet fakti se ka një avancim në kuptim të transparencës, derisa kjo nuk qëndron për KPK-në që edhe atje vazhdon mendësia korporatiste siç e ka thënë Komisioni i Venecias dhe vazhdojnë probleme të shumta në sistemin prokurorial të Kosovës dhe mund të themi se ka ndërtuar një kulturë të mos ndëshkimit brenda sistemit prokurorial”, tha Shala.

    Hulumtuesi i IKD-së e sheh problematik faktin që tash e dy vjet Kosova vazhdon të jetë pa kryeprokuror të shtetit. Sipas tij Kosova duke mos miratuar strategjinë kombëtare kundër korrupsion i kanë munguar rezultatet edhe në luftimin e kësaj dukurie negative.

    “Në kuptim të luftës kundër korrupsion fatkeqësisht në kohën kur qeveria është duke e përfunduar mandatin e saj, ajo ende nuk e ka të miratuar një strategji kombëtare kundër korrupsionit… Derisa i përket strategjisë për sundimin e ligjit gjatë vitit 2024 kjo strategji ka qenë e pazbatuar për shkak të neglizhencës dhe dështimit të qeverisë që ta miratojë planin e veprimit… Kjo definitivisht është shumë problematike, mungesa e kreut të Prokurorit të Shtetit natyrisht se është problematike, por duhet theksuar se procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit të jetë një proces i drejtë, transparent dhe meritor”, thotë Shala.

    Edhe Viona Bunjaku, hulumtuese në Lëvizjen FOL, thotë se në vitin 2024 nuk u shënuan rezultate për reformën në sistemin e drejtësisë. Bunjaku nënvizon se institucionet e drejtësisë vazhdojnë të përgatisin aktakuza të dobëta e mos të shqiptojnë dënime meritore.

    “As në vitin 2024 nuk kemi parë rezultate në këtë aspekt. Kemi pasur më shumë dështime sa i përket reformës në sistemin e drejtësisë, kur flasim për dështimet e kam fjalën për dështimet në miratimin të një pakoje që ka mirëpritur edhe qytetari… Nuk mund të themi që nuk kemi pasur shumë progres, por nuk kemi pasur as ulje, jemi në një mesatare te këto dy institucione, normalisht që lufta qëndron te profesionalizmi dhe praktika e këtyre institucioneve. Kur themi praktika, kemi të bëjmë me zbatimin e ligjeve në praktikë. Ne shpesh shohim që aktakuzat janë shumë të dobëta dhe gjyqësori shqipton dënime që nuk janë të duhura sidomos për veprat penale kundër korrupsionit. Mund të dënohen 1-3 vjet dhe ende nuk kemi parë një verdikt të tillë për asnjë zyrtar publik. Pra, shohim vetëm dënime me gjobë e të cilat nuk i kontribuojnë luftimit të korrupsionit në vend”, tha Bunjaku.

    Bunjaku konsideron që Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe presidentja Vjosa Osmani kanë luajtur me pozitën e kryeprokurorit të shtetit, i cili nga 2022 është me ushtrues detyre.

    Sistemi i drejtësisë në vend gjatë 2024 u karakterizua edhe me polemika në mes të institucioneve qeveritare me ato të drejtësisë. Komentimet e ekzekutivit karshi punës së prokurorive dhe gjykatave po konsiderohen për keqardhje dhe ndërhyrje në punën e tyre.

    Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala thotë se deklaratat e tilla e kanë dëmtuar imazhin e institucioneve të drejtësisë.

    “Kjo është për keqardhje për shkak kryeministri dhe qeveritarët, ministrat janë marrë shumë me sistemin e drejtësisë. Edhe shumë rëndë edhe për qytetarin dhe imazhin e sistemit e drejtësisë. Për shkak se kur një kryeministër, deputet shumë shpesh thonë se është një sistem i kalbur, unë mendoj se shumë më i mirë është sistemi i drejtësisë sesa sistemi ekzekutiv apo legjislativ”, theksoi ai.

    Përplasjet në mes të pushtetit qeveritar dhe atij të drejtësisë nuk janë aspak të hijshme për Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL.

    “Ndërhyrjet e tilla kanë qenë të pritshme. Prej fillimit të mandatit të kësaj qeverisje kemi pasur përplasje prokurori, gjykatë dhe qeveri, gjë e cila nuk është aspak e hijshme në publik. Sidomos ndërhyrja e ekzekutivit në punët e gjyqësorit dhe prokurorisë nuk është e pranueshme për shkak se të tria janë pushtete të pavarura… Këshilli Prokurorial dhe presidentja, në fakt, kanë luajtur që të dyja të këto institucione me këtë pozitë shumë të rëndësishme të vendit” ,thotë Bunjaku.

    Se gjendja në sistemin e drejtësisë nuk është e mirë e pranon edhe vetë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila thotë se qytetarët vazhdojnë të mos kenë besim në institucionet e drejtësisë.

    “Mendoj që problemin më të madh e kemi te nivelet e larta të sistemeve të drejtësisë, të cilat nuk dëshirojnë ndryshim të gjendjes sepse humbin pushtetin dhe ndikimin në sistem. Pra, të njëjtit nuk e kanë dashur reformën në drejtësi dhe e kanë kundërshtuar në vazhdimësi. Mendoj se kjo qasje ka qenë e gabuar, ne asnjëherë nuk kemi ndërhyrë në sistemin e drejtësisë, gjegjësisht në lëndët që kanë pasur prokurorët dhe gjyqtarët. Nuk do të bëjmë diçka të tillë, sepse besoj që kemi mjaftueshëm shembuj të këqij që si qeveria nuk do të duhej të ndiqte, por t’i braktisim ata shembuj. Dhe ndërhyrje në drejtësi është cilësuar komentimet që ia kemi bërë vendimeve, qoftë nga ana e prokurorisë, qoftë nga ana e gjykata, kryesisht lidhet me krimin e organizuar, korrupsionin, dhunën në familje, krimet e luftës…Konsideroj se kjo nuk është ndërhyrje në drejtësi, ne vetëm shprehim brengën tonë”, tha ajo.

    Raporti i EULEX-it për monitorimin e sistemit të drejtësisë gjatë 2024 ka treguar se trajtimi i rasteve të profilit të lartë nuk kanë shënuar progres, e disa prej tyre rrezikojnë parashkrimin.

    Në bazë të këtij raporti për institucionet drejtësisë sfidë mbetet edhe produktivitet i seancave, ndërsa, paraburgimi po vazhdon të përdoret në mënyrë të tepruar.

    Ministria e Drejtësisë ka shtyrë përpara projektligje që realizojnë reformën në drejtësi. Derisa për procesin e vettingut përgatitjen e bazës ligjore, ekzekutivi e nisi në tetor 2021 ku u miratua koncepti i dokumentit për vettingun. Më pas për këtë koncept-dokument u kërkua mendimi nga Komisioni i Venecias i cili fillimisht rekomandoi verifikimin e niveleve të larta në gjyqësor dhe prokurori.

    Pas hartimit të amendamenteve kushtetuese nga 40 deputetë të Kuvendit, kryeparlamentari Glauk Konjufca, në mars 2023 dërgoi amendamentet për vlerësim në Kushtetuese. Kjo e fundit në fund të dhjetorit të vitit të kaluar i hapi rrugë vettingut në drejtësi. /kp