ATV

Category: Lajme

  • Mbi 27 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e 9 shkurtit

    Mbi 27 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e 9 shkurtit

    Përgatiti: Krenare Mulliqi KAMERA: RINOR KRASNIQI MONTAZHI: FITIM XHARRA

    Kandidatët për deputet i votuan por partin harruan.

    E në një fletëvotim tjetër një votues nuk diti se për kë ta ndaj mendjen andaj votoi për disa subjekte politike.

    Këto dy gabime po dalin te jenë arsyeje më të shpeshta që fletëvotimet e zgjedhjeve të 9 shkurtit janë të pavlefshme, ani pse ka edhe raste kur votuesit i dëmtuan votat e tyre qëllimisht.

    Në total sipas KQZ-së votat e pavlefshme në këto zgjedhje janë 27 mijë e 433. Por pavarësisht që ky numër është më i vogël se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ku pavlefshmëria e Fletëvotimeve ishte 33 mijë e 271 mijë, njohës të procesit zgjedhor e konsiderojnë ende shqetësues këtë nivel pavlefshmërie.

    “Ka një ndryshim, por prapë është një përparim shumë i vogël në ketë drejtim sepse numri është shumë i lart 27 mijë, nuk duhet të ketë kaq shumë fletëvotime të pavlefshme për këto arsyeje..”, tha Melos Kolshi nga IKD.
    Andaj fajin për numër kaq të lartë të fletëvotimeve të pavlefshme, po vlerësohet se e ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që nuk ka bërë aq sa duhet fushatë informuese për mënyrën se si të votohet.

    “Kemi pasur një aftat katër vjeçar KQZ-ja për të organizuar projekte për informonin se si të votohet, të bëjnë vizita të bëjnë trajnime për ndryshimet që kanë qenë në këtë proces zgjedhor”, tha Mazllum Baraliu, ish-kryetar i KQZ-së.

    Edhe në zgjedhjet e shkurtit 2021, një analizë e KQZ-së tregoi se 46.52% e fletëvotimeve të pavlefshme kishin të njëjtën arsye, qytetarët kishin votuar për kandidatët për deputetë pa e shënjestruar partinë politike.

  • Punëtorë të ndërmarrjes “Trepça” kërkojnë kompensimin për orët e punës në vikend përmes procedurave

    Punëtorë të ndërmarrjes “Trepça” kërkojnë kompensimin për orët e punës në vikend përmes procedurave

    Përgatiti: Armand Hoti

    Ndërmarrja “Trepça”, nuk ua pagoi orët e punës gjatë vikendeve disa punëtorëve, gjatë periudhës 2021-2023.

    Tash ata synojnë t’i marrin paratë e tyre përmes përmbaruesit.

    Procedura përmbarimore, pritet t’i kushtojë “Trepçës” rreth 1 milionë euro.

    “Një pjesë e tyre afro 1 milionë euro është e punëtorëve…tani e kemi vetëm një bllokadë nga furnitorët e tjerë, ndërsa të tjerat janë për shkak të orëve të vikendit. Për momentin të gjitha borxhet i kam të trashëguara”, tha kryeshefi i Trepçës, Faton Ahmeti.

    “Përshmbull, ne afër 200 mijë euro kemi vetëm shpenzime për avokat. Kemi kërkuar miqësisht nga punëtorët që të vijnë tek ne dhe të tërhiqen lëndët përmbarimore dhe të bëhet një marëveshje interne me këste me mujore që t’i ikim shpenzimeve të tjera”, tha Ahmeti.

    Por, kryetari i Sindikatës së Minatorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi, thotë se punëtorët nuk kanë gatishmëri për një ujdi me menaxhmentin.

    “Dëm nuk ka këtu…Sa e kam vërejtur tek punëtorët nuk ka gatishmëri të bëhet një marrëveshje e tillë…sepse nuk kanë dashur t’i ikin procedurave gjyqësore, pasi kanë menduar se kjo është rruga më e drejtë”, tha Januzi.

    Nga dhjetori deri në shkurt “Trepça” pagoi mbi 1 milion euro vetëm lëndë përmbarimore.

  • Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, nuk janë personat e vetëm të arrestuar nën dyshimet për spiunazh

    Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, nuk janë personat e vetëm të arrestuar nën dyshimet për spiunazh

    Përgatiti: Nora Luta

    Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, nuk janë personat e vetëm të arrestuar nën dyshimet për spiunazh.

    Nga viti i kaluar në paraburgim nën të njëjtat dyshime po mbahet edhe Aleksandër Vllajiq.

    Ndërsa, më 28 shkurt të këtij viti po në veri të vendit, u arrestua Jellena Gjukanoviq, punëtore e OSBE-së.

    Televizioni nuk ka marrë një konfirmim, por dyshimet janë që dy rastet e fundit ndërlidhen.

    Sipas Kodit Penal të Kosovës, për spiunazh nëse shpallesh fajtor dënimi minimal është pesë vjet burg.

    “Dënimi maksimal është 12 vjet burgim. Por është edhe paragrafi dy që nënkupton që në rrethana specifike mund të jetë më shumë se 12”, tha Visar Rrecaj, avokat.

    “Është një ndër veprat kryesore, dënimi prej 5 vjet deri 12 vjet burgim. Kemi të bëjmë me dokumentacion që bëhet fjalë për sekrete shtetërore, personat e kryejnë këtë vepër kur I ndajnë me shtete të tjera”, tha ish-kryetar i Apelit, Hasan Shala.

    Juristët, vlerësojnë se Kosova ka kapacitete në hetimin e kësaj vepre penale.

    “Kemi aki, është insitcuion shumë professional, janë të trajnuar jashtë vendit, bile bile kemi rastin e malit të zi, kur AKI e ka zbulu atentatin për Gjukanoviq”, tha Shala.

    “Këto vepra dojnë hetim të veçantë, kërkon shumë angazhim dhe energji. Në Kosovë po arrihet që të zbulohen këto elemente”, tha Rrecaj.

    Prokuroria Speciale, për këtë vepër penale deri tash ka ngritur aktakuzë ndaj Shabanit e Qerimit, gjykimi ndaj të cilëve nisi të hënën, në Gjykatën e Prishtinës.

  • I jepet lamtumira e fundit Haxhi Thaçit

    I jepet lamtumira e fundit Haxhi Thaçit

    Përgatiti: Kastriot Tahiri

    Shumë qytetarë po presin në rend, për të bërë nderime para arkivolit të Haxhi Thacit, që u mbështoll me flamuj shtetëror e kombëtar.

    Ndërsa për kryeshëndosh u flasin dorë më dorë, anëtarëve të familjes.

    Për prindin e ish-presidentit Hashim Thaçi, u thurën lavdet më të mira, edhe në librin e zisë.

    Për nderime në Skënderaj erdhën nga brenda e jashtë Kosovës, e nga të gjitha profilet.

    “Është një humbje e cila bëhet edhe më rëndë sidomos për shkak të mungesës së presidentit Thaçi që nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait të tij”, tha kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

    “Me edukimin dhe sakrificën e tij rriti djem në shërbim të vendit. Baci Haxhi simbolizon lavdinë e të gjithë baballarëve tanë”, tha kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj.

    Ata që e takuan së fundmi, thonë se Haxhiu mallin kryesor e kishte për të birin, Hashimin, që gjendet në paraburgim në Hagë.

    “Burrë i urt, u vrejt në shpirtë që ka një dhimbje të madhe për djalin I mungojke”, tha një qytetar.

    Pas nderimeve, varrimi i të ndjerit u bë në fshatin Burojë. Edhe këtu, u mblodhën shumë qytetarë, për t’ia dhënë lamtumirën e fundit.
    Në ceremoni morën pjesë edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Pavarësisht vdekjes, shokët e Thaçit do t’i kujtojnë përherë momentet me të.

    Haxhi Thaci, vdiq të dielën më 16 mars, pas një sëmundjeje të rëndë.

  • Arrestohet kryeshefi i KRU ‘Gjakova’

    Arrestohet kryeshefi i KRU ‘Gjakova’

    Përgatiti: Alma Hysenaj

    Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi është arrestuar të martën nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Hetuesit e krimeve ekonomike Prokuroria zbarkuan qysh në mëngjes në zyrët e Krasniqit, nga ku morën edhe dëshmi dhe prova materiale.

    Përveç zyrave në KRU Gjakovës, Prokuroria speciale në bashkëpunim me krimet ekonomike bastisën edhe pronat e Krasniqit.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë speciale gjatë bastisjeve në këto dy lokacione janë sekuestruar një Lap-Top, një Telefon mobil, 22.205,00 Euro, Barka Ranier Wit, si dhe dy kontrata qe ndërlidhen me rastin.

    Krasniqi dyshohet për ndërhyrje në procedurat e prokurimit publik lidhur me një tender të Ndërmarrjes në kontaktimin e bizneseve që do të merreshin me servisimin e makinave të ndërmarrjes.

    Hasan Krasniqi është në krye të këtij institucioni që nga janari i vitit 2022, derisa paraprakisht ishte kandidat për asamblist nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Kjo nuk është hera e parë që ai arrestohet. Edhe në gusht të vitit të kaluar ai ishte arrestuar në Bullgari, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Policia italiane për dyshimet për trafikimin me qenie njerëzore.

  • ​Gjykata s’jep informacion mbi kërkesën e Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait

    ​Gjykata s’jep informacion mbi kërkesën e Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait

    “Gjykata nuk është në gjendje të japë informacion për ndonjë kërkesë apo vendim konkret në lidhje me z. Thaçi”, tha Gjykata Speciale të martën.

    Sipas gjykatës “kjo për shkak se kërkesat e një të paraburgosuri dhe vendimet për ato kërkesa fillimisht janë gjithmonë konfidenciale për arsye që përfshijnë privatësinë dhe sigurinë operacionale”.

    Në deklaratën e Speciales thuhet se pas përfundimit të një vizite humanitare, gjykatësit i riklasifikojnë këto dokumente në mënyrë që publiku të mund të informohet në detaje.

    “Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se ndërsa vizita të tilla, kur urdhërohen nga gjykatësit, organizohen sa më shpejt që të jetë e mundur, kjo mund të marrë ca kohë, duke kërkuar koordinim të ngushtë me një numër aktorësh dhe marrëveshje komplekse logjistike, duke përfshirë fluturimet dhe sigurinë”, tha gjykata.

    Babai i Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi vdiq të dielën vonë. Ai ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton KosovaPress.

    Të enjten ai u vizitua nga Hashim Thaçi, të cilit leje për vizitë i tha Gjykata Speciale, e cila po gjykon për krime të pretenduara të luftës, transmeton KosovaPress.

    Pas vizitës rreth tre orësh nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u rikthye sërish në Hagë – qytetin holandez ku e ka selinë kjo gjykatë.

    Hashim Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës – të njohura si Gjykata Speciale.

    Ai po qëndron në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020 nën akuzat për krime të pretenduara të luftës, shkruan KosovaPress.

    Gjykimi ndaj tij ka nisur në prill të vitit 2023.

    Bashkë me Thaçin, po gjykohen edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

  • ​“Djali duhet ta përcjellë prindin”, qytetarët kritikojnë Gjykatën Speciale

    ​“Djali duhet ta përcjellë prindin”, qytetarët kritikojnë Gjykatën Speciale

    Qyteti i Skenderajt sot mblodhi burra e gra nga e gjithë Kosova por edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilët erdhën për nderime te arkivoli i babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi.

    Në palestrën “Ilaz Kodra”, radhët ishin të gjata të atyre që prisnin për të bërë homazhe te arkivoli i Haxhi Thaçit, ku krahas familjarëve e qytetarëve, homazhe bënë edhe bashkëpunëtorë politik dhe bashkëluftëtarë të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

    Aty mungoi ish-presidenti, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, e Gjykata Speciale, sipas OVL UÇK, nuk ia lejoi të marrë pjesë në ceremoninë përcjellëse të babit të tij.

    Qytetarët e konsideruan të padrejtë këtë vendim, derisa fjalë të mëdha thanë për Haxhi Thaçin, raporton KosovaPress.

    Baba që ka dhënë shumë për luftën e Kosovës e ka quajtur të ndjerin, Haxhi Thaçin, qytetari Rexhep Kodra nga Prekazi.

    Kodra i cili vjen nga një familje atdhedashëse e quajtur të pandërgjegjshme Gjykatën Speciale.

    “Është një baba që ka dhënë shumë për luftën çlirimtare të Kosovës…kjo është një gjykatë e cila nuk është e ndërgjegjshme, nuk është e lëvdueshme”, tha ai.

    Nga Vushtrria në Skenderajt për nderime te familja Thaçi erdhi edhe Hajrullah Bajrami, i cili tha se familja Thaçi ka kontribuar për vendin. Ndërsa, shprehet i indinjuar me veprimin e Speciales që nuk e lejuan ish-kreun e UÇK-së, Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

    Për këtë qytetar Gjykata Speciale është e korruptuar dhe e dobët.

    “Për këtë familje ka gjithmonë fjalë të mëdha, ka dhënë një kontribut e gjitha të mirat, por Gjykata Speciale e dimë që është gjykatë e korruptuar, e dobët, e ulët nuk e kanë liruar njeriun të marrë pjesë në varrim”, tha ai.

    Fjalë të mëdha për familjen Thaçi e veçanërisht për Haxhi Thaçin tha edhe Rrahman Mustafa nga Obria e Ulët.

    Edhe ky qytetar i cili erdhi për homazhe te arkivoli i babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi e quajti të padrejtë vendimin e Speciales, me të cilin ia mohoi të drejtën që ish-presidenti të jetë i pranishëm në ceremoninë mortore të babait të tij.

    “Shumë e padrejtë me ligj ndërkombëtar duhet me u lejua me ardh me varros prindin. Por, po na mohohen të drejtat, po duket haptazi, jemi në shkallën e tretë apo të katërt. Duhet me përcjell djali prindin…(Për Haxhi Thaçin) shumë ka qenë njerëzorë, familje shumë e mirë me babë e babagjysh kanë qenë patriota, atdhetare kombëtare”, tha ai.

    Pas homazheve në palestrën “Ilaz Kodra”, u mbajtë edhe një mbledhje komemorative për të nderuar Haxhi Thaçin, ku morën pjesë qytetarë, familjarë, bashkëpunëtorë të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

    Varrimi i babait të Thaçit është bërë në varrezat e reja në fshatin Burojë.

    Përveç telegrameve të ngushëllime, krerët shtetëror nuk erdhën në Skenderaj për të bërë homazhe te arkivoli i Haxhi Thaçit.

    Për ngushëllime me rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të ish- presidentit Hashim Thaçi, një delegacion institucional i Shqipërisë erdhi në Skenderaj.

    Këtë delegacion e përbëjnë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali, ministri i Diasporës, Taulant Balla, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, bashkëshortja e kryeministrit, Edi Rama, Linda Rama, ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruqi.

    Haxhi Thaçi vdiq mbrëmjen e së dielës në moshën 87-vjeç në QKUK, teksa po trajtohej nga një sëmundje.

    Dhomat e Specializuara të Hagës nuk i kanë dhënë leje ish-presidentit, Hashim Thaçi për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij. Ky vendim i Speciales ngriti reagime të shumta përfshirë atë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për çka tha se do t’i shkruaj edhe kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilovës.

    Kujtojmë që ish-presidenti, Hashim Thaçi të enjten e kaluar me lejen e Gjykatës Speciale, ishte në Kosovë ku vizitoi babain e tij tashmë të ndjerë, i cili ishte duke marrë trajtim mjekësor pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

    Ky takimi i cili zgjati 3 orë ishte, edhe takimi i fundit i Thaçi me babain e tij.

    Kjo vizitë e ish-presidentit u përcoll nën masa të larta të sigurisë.

    Hashim Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Ai ndodhet në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020, shkruan KosovaPress.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë e akuzon Thaçin për krime të pretenduara të luftës.

    Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës./kp

  • I jepet lamtumira e fundit Haxhi Thaçit

    I jepet lamtumira e fundit Haxhi Thaçit

    Në fshatin Burojë të Skenderajt të martën i është dhënë lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, raporton EO.

    Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, miq, bashkëluftëtarë dhe figura të shumta nga jeta politike dhe shoqërore e vendit.

    Atmosfera e dhimbshme u përshkua nga fjalët e ngushëllimit dhe respektit për të ndjerin, ndërsa të pranishmit shprehën solidaritetin e tyre me familjen Thaçi në këtë moment të vështirë.

    Mungesa e Hashim Thaçit në ceremoninë e varrimit, për shkak të ndalimit nga Gjykata Speciale në Hagë, e bëri këtë ditë edhe më të rëndë për familjen dhe të afërmit.

  • Këshilltari i Presidentes Osmani, Perparim Rama, Daut Haradinaj e Ali Ahmeti ndër të pranishmit në varrimin e Haxhi Thaçit

    Këshilltari i Presidentes Osmani, Perparim Rama, Daut Haradinaj e Ali Ahmeti ndër të pranishmit në varrimin e Haxhi Thaçit

    Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Ismet Kransiqi, po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

    Në këtë ceremoni mortore është duke marrë pjesë edhe kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, Daut Haradinaj i AAK-së dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

    Të pranishëm janë edhe krerët e PDK-së, Memli Krasniqi, Bedri Hamza, Sami Lushtaku dhe kreu i Skenderajt.

  • Thaçi i dërgon kurorë të atit: Në spital të thashë lamtumirë, babë – nga Haga të them, mirupafshim në parajsë

    Thaçi i dërgon kurorë të atit: Në spital të thashë lamtumirë, babë – nga Haga të them, mirupafshim në parajsë

    Aktualisht po mbahet ceremonia e varrimit të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçit.

    Ish-presidenti Thaçi ka dërguar një kurorë me lule në varreza për vdekjen e babait të tij.

    “Në spital të thashë lamtumirë, babë! Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë!”, shkruhet mbi kurorë.

    Avokati i Thaçit: Dje në orën 14:00 kemi dorëzuar kërkesë për pjesëmarrje në varrim