ATV

Category: Lajme

  • Përleshje me armë në Ferizaj, dy të dyshuar përfundojnë në mbajtje

    Përleshje me armë në Ferizaj, dy të dyshuar përfundojnë në mbajtje

    Tre persona janë arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi dyshohet se të njëjtit kanë sulmuar fizikisht tre persona të tjerë pas një mosmarrëveshjeje.

    Gjatë përleshjes së dhunshme, njëri nga të dyshuarit ka ekspozuar një armë zjarri, duke e drejtuar atë nga viktimat me qëllim kanosjeje serioze.

    Sipas njoftimit zyrtar të policisë, tre viktimat kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor për shkak të lëndimeve të marra gjatë sulmit. Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë konfiskuar armën e zjarrit, një pistoletë, së bashku me një karikator me katër fishekë dhe një leje për poligon qitjeje.

    Pas përfundimit të intervistimit dhe në konsultim me Prokurorin kompetent, ndaj dy prej të dyshuarve është caktuar masa e mbajtjes ndërkohë, i dyshuari i tretë është liruar për të vazhduar rastin në procedurë të rregullt ligjore.

  • Kurti takon kongresistin amerikan Ritchie Torres, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Kurti takon kongresistin amerikan Ritchie Torres, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara është takuar me kongresistin amerikan Ritchie Torres.

    Në qendër të diskutimit ishin ambiciet strategjike të Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, për të cilat Kurti kërkoi mbështetje të vazhdueshme.

    Gjatë bisedës u diskutua edhe për potencialin ekonomik të Kosovës, me theks të veçantë te teknologjia, si dhe për mundësinë e investimeve të reja amerikane në infrastrukturën e vendit.

    Kurti e vlerësoi kongresistin Torres si një zë të fuqishëm dhe aleat të rëndësishëm për avancimin demokratik dhe ekonomik të Kosovës.

  • Trump vendos tarifa të reja mbi drurin dhe mobiliet e importuara

    Trump vendos tarifa të reja mbi drurin dhe mobiliet e importuara

    Presidenti Donald Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja mbi produktet e drurit dhe mobiliet e importuara, duke rritur shqetësimet për çmime më të larta në ndërtim dhe rinovim banesash.

    Sipas vendimit të ri, që hyn në fuqi më 14 tetor, SHBA do të aplikojë: 10% tarifë mbi drurin e butë ndërtimor, si dërrasa dhe trarët, 25 për qind tarifë mbi mobiliet prej druri, dollapët e kuzhinës dhe mobiliet me tapiceri.

    Nga 1 janari 2026, tarifat do të rriten sërish, deri në 50 për qind për dollapët dhe 30 për qind për mobiliet me tapiceri, shkruan CNN.

    Trump tha se kjo masë synon të mbrojë prodhuesit amerikanë dhe të forcojë sigurinë kombëtare, duke akuzuar shtete si Kanadaja, Kina dhe Vietnami për “furnizim të tepruar” në tregun amerikan.

    Por ekspertët paralajmërojnë se tarifat do të ndikojnë në rritjen e kostove të ndërtimit dhe mobilimit, në një kohë kur çmimet e banesave janë në nivele rekord dhe industria amerikane nuk ka kapacitet të plotë për të zëvendësuar importet.

    Sipas të dhënave zyrtare, çmimet e mobilieve janë rritur me 4.7 për qind gjatë vitit të fundit, ndërsa mobiliet e dhomës së ndenjës dhe ngrënies kanë pësuar rritje mbi 9 për qind.

  • Putini urdhëron rekrutimin më të madh ushtarak në 10 vjetët e fundit

    Putini urdhëron rekrutimin më të madh ushtarak në 10 vjetët e fundit

    Vladimir Putin, president i Rusisë, ka lëshuar një urdhër për rekrutimin e më shumë se 100 mijë rusëve në Ushtri – që paraqet rekrutimin më të madh vjeshtor që prej vitit 2016.

    Kremlini po planifikon t’i rekrutojë 135 mijë të rinj të moshave 18 deri 30 vjeç, në shërbimin e rregullt mes tetorit dhe dhjetorit. Shërbimi ushtarak zakonisht zgjat një vit qëndrimi në një bazë brenda Rusisë.

    Edhe pse shërbimi i rregullt nuk nënkupton zyrtarisht dërgimin në fushëbetejën me Ukrainën – që konsiderohet mobilizim nën ligjet luftarake ruse. Ata që kompletojnë stërvitje ushtarake janë të prirë të dërgohen në luftë.

    Rusia raportohet se po përjeton humbje të mëdha në njerëz në Ukrainë, në vijën e frontit 1000-kilometërshe.

  • Rutte pas shkeljeve me dronë: Duhet ta ruajmë qiellin tonë

    Rutte pas shkeljeve me dronë: Duhet ta ruajmë qiellin tonë

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje të martën për përpjekje shtesë për ta mbrojtur më mirë hapësirën ajrore të aleatëve, pas një sërë shkeljesh të hapësirës ajrore dhe shfaqjes së dronëve.

    “Ne duhet ta mbajmë qiellin tonë të sigurt”, tha Rutte, duke folur përkrah presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, para një takimi me komisionarët e BE-së.

    “Ne e kemi parë gjatë javëve të fundit se çfarë ka ndodhur me dronët në Poloni, MiG-31 [avionët luftarakë) në Estoni, por edhe çfarë po ndodh tani në Danimarkë”, tha Rutte.

    Në fillim të shtatorit, tre avionë luftarakë rusë hynë në hapësirën ajrore të Estonisë pasi një numër i madh dronësh rusë depërtuan në hapësirën ajrore polake. Pamje të përsëritura të dronëve në Danimarkë shkaktuan pengesa të mëdha në trafikun ajror danez.

    “Në Danimarkë, ne ende po vlerësojmë se çfarë fshihet pas kësaj, por kur bëhet fjalë për Poloninë dhe Estoninë, është e qartë se janë rusët. Megjithatë, ne ende po vlerësojmë nëse është e qëllimshme apo jo. Por, edhe nëse nuk është e qëllimshme, është pakujdesi dhe e papranueshme”, theksoi Rutte.

    Rutte mbështeti idenë e ndërtimit të ashtuquajturit “murit të dronëve” për ta mbrojtur më mirë hapësirën ajrore evropiane, duke e cilësuar atë si gjënë “e duhur dhe domosdoshme”.

    “Ne nuk mund të shpenzojmë miliona euro ose dollarë për raketa për të rrëzuar dronë që kushtojnë vetëm disa mijëra dollarë”, tha Rutte.

    Nisma, e promovuar nga von der Leyen, pritet të diskutohet nga liderët e Bashkimit Evropian të mërkurën në Kopenhagë.

    Von der Leyen premtoi “veprime të menjëhershme për krijimin e murit të dronëve”.

    “Evropa duhet të japë një përgjigje të fortë dhe të bashkuar ndaj depërtimeve të dronëve rusë në kufijtë tanë”, tha ajo.

  • PZAP refuzon ankesën e PDK-së kundër LVV-së

    PZAP refuzon ankesën e PDK-së kundër LVV-së

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

    PZAP thotë se më datë 28.09.2025 ka pranuar një ankesë nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me të cilën pretendon se më datë 27.09.2025, kandidatja për Kryetare të Drenasit, Egzona Tërdevci, nga subjekti politik “Lëvizja Vetëvendosje”, në rrjetin social Facebook, në profilin e saj ka postuar një shkrim se PDK ka dy kandidatë në garë për kryetar të Drenasit, duke aluduar në Petrit Hajdari dhe Ramiz Lladrovci.

    Në vendimin e PZAP-it thuhet se paneli pas shikimit të shkresave të lëndës dhe përgjigjes në ankesë, vlerësoj se pretendimet në ankesë se kandidatja për kryetare të Komunës së Drenasit, Egzona Tërdevci për subjektin politik Lëvizja Vetëvendosje, me postimin e saj në rrjetin social facebook “Sonte nga ora 20:20 debati për Drenasin në RTK. Të sinkronizuar si në çdo veprim tjetër, edhe sot dy kandidatët e PDK-së nuk ishin prezent në këtë debat. Ju ftoj të na ndiqni!”, janë të paqëndrueshme dhe si të tilla i refuzoj për faktin se veprimet e përshkruara në ankesë nuk paraqesin shkelje të dispozitës së nenit 32 të Ligjin Nr. 08/L-228 Për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës -së, me të cilën përcaktohet se: “Kodi i Sjelljes për subjektet politike dhe mbështetësit e tyre dhe kandidatët ka për qëllim krijimin e kushteve në të cilat populli i Kosovës mund të zgjedhë përfaqësuesit e tij përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të mirë informuara në një atmosferë të tolerancës demokratike, paqes dhe respektit për sundimin e ligjit”.

  • Covey: Thaçi kishte marrëdhënie të ndërlikuar me komandantët e UÇK-së

    Covey: Thaçi kishte marrëdhënie të ndërlikuar me komandantët e UÇK-së

    Teksa fliste rreth pikturës që u shfaq në sallën e gjyqit, dëshmitari amerikan Jock Covey, tregoi se Hashim Thaçi kishte marrëdhënie të ndërlikuar me komandantët e UÇK-së.

    Pos kësaj, ish-zëvendësi i Bernard Kouchnerit tregoi se komandantët e UÇK-së në terren, kishin shfaqur mungesë respekti ndaj tij.

    “Jo, ai nuk la ndonjë përshtypje në atë kohë, nuk mori pjesë. As nuk kishte kërkuar që të bënte një gjë të tillë”, tha Covey në pyetjen nëse Thaçi kishte marrë pjesë në takime.

    “Gjeneral Çeku fliste në emër të UÇK-së”.

    “Më kujtohet qartë sepse në fakt dukej sikur po konfirmonte fuqishëm atë që besonim që në fillim, pra që Thaçi kishte një marrëdhënie të ndërlikuar me komandantët në terren, me komandantët e UÇK-së dhe se ata kishin pak kohë ose më mirë thënë, kishin shfaqur mungesë respekti ndaj tij, pra nuk kishin respekt ndaj tij, në këtë rast pra, kur shohim këtë vizatim”, u shpreh dëshmitari.

  • Ngadhnjim Arrni emërohet udhëheqës i Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë

    Ngadhnjim Arrni emërohet udhëheqës i Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në vijim të mbledhjes së 352-të, miratoi raportin e Panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për pozitën e udhëheqësit të Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Në njoftimin për media thuhet se bazuar në rekomandimin e Komisionit Vlerësues dhe pas procesit të votimit, anëtarët e KGJK-së zgjodhën me shumicë votash Ngadhnjim Arrnin si udhëheqës të Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Mandati i tij është pesëvjeçar dhe do të fillojë nga data 1 tetor 2025. /Telegrafi/

  • James Peter Covey, dëshmitari i tretë i mbrojtjes në Speciale

    James Peter Covey, dëshmitari i tretë i mbrojtjes në Speciale

    Ka nisur dëshminë e tij në Hagë dëshmitari i tretë i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë.

    Ai është James Peter Covey, diplomat amerikan dhe ish-zëvendës i kryeadministratorit të Kosovës nën UNMIK-un, Bernard Kouchner.

    Dëshmia pritet të zgjasë dy deri në tri ditë, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith.

    Smith ia shpjegoi dëshmitarit rregullat e gjykatës dhe procedurën e dhënies së dëshmisë.

  • Vdes në QKUK këmbësori që ishte goditur nga vetura para një muaji në Mitrovicë

    Vdes në QKUK këmbësori që ishte goditur nga vetura para një muaji në Mitrovicë

    Një person ka vdekur në QKUK, ku ishte duke u trajtuar.

    Viktima ishte duke u trajtuar që nga 31 gushti i këtij viti, pasi ishte goditur nga një veturë në Mitrovicën e Jugut, transmeton Zeri.info.

    “Viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë në rrugë, ishte goditur nga një veturë në lëvizje, drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. I njëjti si pasojë e lëndimeve të marra, më 29.09.2025 ka vdekur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.