ATV

Category: Lajme

  • Bastri Muja: 30 ditë bllokadë për një nënkryetar,  humbje kohe

    Bastri Muja: 30 ditë bllokadë për një nënkryetar, humbje kohe

    Analisti politik Bastri Muja e ka konsideruar të panevojshme vonesën 30-ditore për konstituimin e plotë të Kuvendit të Kosovës.

    “Mendoj se ka qenë një humbje kohe. Unë nuk e kam kuptuar absolutisht dhe e kemi biseduar edhe në këtë studio pse është dashur të pritet 30 ditë. Në një farë mënyre, është vendosur status quo, dhe për 30 ditë shteti ka qenë në bllokadë për një nënkryetar,” tha Muja.

    Ai theksoi se në raste të tilla, Gjykata Kushtetuese do të duhej të kishte ofruar një zgjidhje më të menjëhershme.

    “Gjykata Kushtetuese, në situata të tilla, në ngërçe të tilla, mendoj se është dashur të ofrojë një zgjidhje, sepse unë jam i sigurt që ne do ta gjejmë një zgjidhje dhe do ta tejkalojmë këtë ngërç tani. Por, nëse e shohim nga perspektiva e zgjedhjeve të ardhshme, do ta kemi të njëjtin problem,” u shpreh Muja.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Vjedhje e rëndë në poligonin e armëve në Fushë Kosovë, hajnat “avullojnë” mbi 300 armë zjarri, dëmi mbi 200 mijë euro

    Vjedhje e rëndë në poligonin e armëve në Fushë Kosovë, hajnat “avullojnë” mbi 300 armë zjarri, dëmi mbi 200 mijë euro

    Një vjedhje spektakolare ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë Kosovës, afër rrethit të Aeroportit, ku persona të maskuar kanë depërtuar me forcë në objektin e kompanisë “Ordex” (Poligon i armëve të zjarrit), raporton Sinjali.

    Sipas burimeve të sigurta, rasti është vërejtur dhe denoncuar më 30 shtator 2025, në orën 05:50, nga pronarët A.K.,dhe B.K.,. Hajnat, të cilët ishin dy persona të maskuar, rezulton se kanë përdorur mjete të forta për të hapur një vrimë në murin e objektit dhe për të depërtuar brenda.

    Nga objekti janë vjedhur rreth 3 armë të gjata dhe afërsisht 300 armë të shkurta, ndërsa vlera e tyre sipas pronarëve arrin në rreth 200 mijë euro. Pasi kanë realizuar vjedhjen, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

    Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë: reaguesit, hetuesit dhe krim-teknika e stacionit të Fushë Kosovës, Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda (NJHP), krim-tekniku rajonal, Njësia policore K-9 si dhe inspektorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Prokurori kujdestar është njoftuar menjëherë dhe ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Vjedhje e rëndë”, duke e kaluar për trajtim në kompetencë të NJHP-së.

    Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa njësitë policore po qëndrojnë ende në vendngjarje duke ndërmarrë veprime për zbardhjen e plotë të rastit.

  • Bugaqku: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin ishte i pritshëm

    Bugaqku: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin ishte i pritshëm

    Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka qenë i pritshëm.

    “Unë mendoj se vendimi ka qenë i pritshëm. Madje, mendoj se ka qenë pak a shumë i ditur, për shkak të konstatimit të Gjykatës Kushtetuese se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituar pa u zgjedhur në tërësi Kryesia e Kuvendit,” deklaroi Bugaqku.

    Sipas tij, ky konstituim nuk është i menjëhershëm dhe as një vendim ad hoc.

    “Ky konstatim nuk është ad hoc, nuk është i menjëhershëm, por është një konstatim që ka bazë – si në Kushtetutën e Kosovës, ashtu edhe në Rregulloren e Punës së Kuvendit. Madje, ka edhe bazë juridike e kushtetuese në vetë jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese,” shtoi Bugaqku.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Enver Hasani: “Veto absolute për serbët? Një keqkuptim dhe marrëzi politike”

    Enver Hasani: “Veto absolute për serbët? Një keqkuptim dhe marrëzi politike”

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar vendimin e fundit të Kushtetueses lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

    Hasani ka kritikuar interpretimet që sugjerojnë se ky vendim u jep deputetëve të komunitetit serb “veto absolute”, duke e cilësuar këtë si një keqkuptim.

    “E drejta e vetos ka qenë një marrëzi e krijuar në retorikën e pushtetit të deridjeshëm”, tha Hasani.

    Ai shtoi se Kushtetuesja ka theksuar qartë se seanca konstituive nuk ka përfunduar për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga deputetët serbë, por kjo nuk nënkupton asnjë veto të veçantë për ta.

    “E drejta e vetos mund të ekzistojë te amendamentet kushtetuese dhe te ligjet e veçanta për të drejtat e komuniteteve. Por edhe aty, shumica absolute vendos kushtet. Ushtria e Kosovës është formuar me ligje pa një amendament kushtetues… Çdo përpjekje për të krijuar gjendje jokushtetuese dhe më pas pretenduar ‘drejta absolute’ është e paqëndrueshme juridikisht”, theksoi Hasani.

    Ai përmendi gjithashtu shembullin e zgjedhjes së Dimal Bashës, duke thënë se po ashtu duhet gjetur një zgjidhje për këtë çështje, duke respektuar procesin dhe votën, pavarësisht presioneve politike.

  • OSBE mirëpret vendimin e Kushtetuese, bën thirrje për respektim

    OSBE mirëpret vendimin e Kushtetuese, bën thirrje për respektim

    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konstaton se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar.

    Këtë vendim e ka mirëpritur OSBE-ja derisa e riafrimon mbështetjen e plotë për punën e GJykatës Kushtetuese.

    Tutje nga misioni bëjnë thirrje për respektimin e këtij vendimi.

    “Vendimet e saj (Gjykatës Kushtetuese) duhet të respektohen dhe zbatohen plotësisht, pa ndikim ose ndërhyrje të panevojshme”, thuhet në reagim, ku krahas kësaj u bëhet thirrje aktorëve politikë për konstituim të Kuvendit.

    “Misioni u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë të mbështesin konstituimin e Kuvendit në përputhje me kornizën ligjore dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, shton OSBE.

    Krhahas kësaj, minsioni thotë se i ka parë me shqetësim deklaratat sulmuese ndaj Gjykatës Kushtetuese. “Përpjekjet për të politizuar punën e Gjykatës dhe sistemin më të gjerë gjyqësor minojnë besimin e publikut në institucionet e Kosovës. Ato gërryejnë besimin në sundimin e ligjit dhe mund të vënë në pikëpyetje zhvillimin demokratik të Kosovës”, thonë nga misioni.

  • Kandidatët e PSD-së, shpalosin planet konkrete për disa çështje

    Kandidatët e PSD-së, shpalosin planet konkrete për disa çështje

    Zgjidhje konkrete për banimin në Prishtinë me cmim që mund ta përballojnë qytetarët, thotë se e ka kandidatja nga Partia Socialdemokrate, Besa Shahini. Në ditën e 18-të të fushatës zgjedhore, Shahini në një video tregon hapat që do t’i marrë për ta zgjidhur këtë problematikë.

    Ndërkaq planin se si do të duken këndet e lojrave në Decan, e ka bërë publike kandidatja e PSD-së, për kryetare të kësaj komune, Natyra Kuci.
    Po ashtu, ajo ka premtuar se do ta funksionalizojë Pallatin e Kulturës, që tashmë ajo e vlerëson se është vetëm një gërmallë.

    Programin për të moshuarit e ka shfaqur kandidati për Kamenicën, Qëndron Kastrati. Ai thotë se destinacioni i kujdesit për moshën e tretë në fokus do ta ketë një qendër multifunksionale.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • Dita e 18-të, PDK-ja në çdo komunë tregon vendimet e para në “qeverisje”

    Dita e 18-të, PDK-ja në çdo komunë tregon vendimet e para në “qeverisje”

    Për dhjetë vendimet e para që do t’i marrë brenda 100 ditëve në qeverisje të Prishtinë, ka folur të martën kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili. Disa prej vendimeve të prezantuara nga Ismaili përfshijnë, hapjen e sheshit “Xhorxh Bush” në javën e parë, pezullimin e lejeve të reja ndërtimore për 6 muajt e pare si dhe vendime të tjera.

    Në ditën e 18-të të fushatës elektorale, kryetari i Vushtrrisë që po kërkon edhe 4 vjet të jetë në krye të kësaj komune, përuroi cerdhen në Shtitaricë. Ferit Idrizi, premtoi se arismi do të vazhdojë të jetë prioriteti i tij.

    E Shaqir Totaj pretendent edhe për një mandat në Prizren, pas pjesëmarrjes në një tryezë diskutimi për barrierat fizike që pengojnë personat me aftësi të kufizuara në qasje, tha se do të merret me zgjidhjet për përmirësimin e infrastrukturës publike.

    Ndërkaq kandiati për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani ka vazhduar takimet me banorë të zonës së kësaj komune, me c’rast u premtoi se hallet e tyre do të trajtohen pa pengesë, kur ai të jetë në krye të Gjakovës.

    I bindur në anën tjetër se do të jetë plus 4 vjet në krye të Ferizajt, është kandidati Agim Aliu. Sipas tij përkrahja e qytetarëve në cdo takim e ka vetëm një fjalë – FITORE.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • Nisma premton mbështetje për veteranët e arsimit e Kryqin e Kuq

    Nisma premton mbështetje për veteranët e arsimit e Kryqin e Kuq

    Në vizitë shoqatës së Veteranëve të Arsimit në Vushtrri i shkoi kandidatja e vetme grua për postin e kryetares, Xhevahire Izmaku nga Nisma Socilademokrate.

    Izmaku u zotua për përkrahje të kësaj shoqate në nderim të punës dhe sakrificës së mësuesve që i dhanë dritë këtij vendi.

    Izmaku më pas vazhdoi agjendën në takim me stafin e Kryqit te Kuq në këtë qytet. Si kandidate për kryetare ajo premtoi mbështetje.

    Kandidatja e Nismës më pas mirëpriti anëtarët e Kryesisë Qendrore të Nismës Endrit Shala, Mevludin Krasniqi dhe Albert Maxhuni.

    Mbështetja dhe bashkëpunimi i tyre janë motivim i madh për rrugëtimin tonë drejt një Vushtrrie më të zhvilluar e më të drejtë, deklaroi Izmaku.

    Qendër të Digjitalizimit, “Obiliq HUB” premtoi kandidati i Nismës për komunën e Obiliqit, Shefki Salihu.

    Sipas Salihut, kjo qendër është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit teknologjik dhe ekonomik të komunës.

    Kandidati Salihu u zotua se në këtë qendër, të rinjtë do të kenë mundësi të përgatiten në fusha si freelance, marketing digjital, programim, inteligjencë artificiale, dropshipping, Multimedia, bazat e të dhënave dhe sektorë të tjerë inovativë të ekonomisë digjitale.

    Kryetari aktual i Malishevës, Ekrem Kastrati, njëherësh kandidat edhe për një mandat tjetër në ditën e 18 të fushatës bëri homazhe në nderim të mjekut dëshmor, Shpëtim Robaj në 27 vjetorin e rënies së tij.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • Untitled post 133647

    Tregu i Gjelbër i Prishtinës ishte fokusi i të martës për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Hajrulla Ceku. Pasi dëgjoi ankesat e tregtarëve dhe banorëve rreth këtij tregu, Ceku tha se duhet të vendoset mënyra e trajtimit të Tregut dhe intervenimi duhet të fillojë menjëherë.

    Për rëndësinë e rolit të vajzave dhe grave, foli pretendenti për mandat të dytë në Gjilan Alban Hyseni. Në takim me to, Hyseni u zotua se mbështetja nuk do të mungojë ndaj tyre.

    Edhe kryetari aktual i Shtimës që po kërkon besimin edhe për 4 vjet tjera, zotohet se transformimi i kësaj komune do të vazhdojë.

    Ndërkaq hallet e banorëve të fshatit Cermjan, i dëgjoi kandidati për Gjakovën, Ardian Gola. Ai tha se për të gjithë pa dallim do të punojë nëse qytetarët ia besojnë atij qeverisjen.

    Me gratë e vajzat e Vragolisë së Fushë-Kosovës, u takua kandidati për kryetar Valon Prebreza. I njëjti u zotua se do ta zgjidhë cështjen e ujit, ndricimit public dhe telashet e tjera.

    E me sportistë të ndryshëm u takua Artan Abrashi, kandidat për kryetar të Prizrenit. Përkrahje për këtë fushë tha se do të ketë, pasi sipas tij Sporti është forcë që bashkon, edukon dhe hap rrugë të reja për gjeneratat e ardhshme.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • “Lidhja e Prishtinës”, premton përkrahje për Down Syndrome Kosova

    “Lidhja e Prishtinës”, premton përkrahje për Down Syndrome Kosova

    Bartësi i listës së iniciativës “Lidhja e Prishtinës, Fehmi Kupina së bashku me disa prej kandidatëve për asamblistë për Komunën e Prishtiës, ishin në vizitë në shoqatën e Doëm Syndrome Kosova. Në këtë takim, Kupina tha se “Lidhja e Prishtinës”, në kuadër të programit të saj social, ka paraparë përkrahjen dhe fuqizimin e kësaj organizate në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore.

    “Shërbimet e kësaj qendre janë të specializuara, jo vetëm për përfituesit e saj të drejtpërdrejtë, por edhe përmes ngritjes së kapaciteteve të institucioneve arsimore dhe kopshteve në trajtimin e rasteve të fëmijëve me sindromën Doën. Përkrahje do të ketë edhe përmes mbulimit të shpenzimeve financiare të nevojshme për funksionimin e saj.” – ka shkruar mes tjerash Kupina.

    Vec kësaj, përfaqësuesit e Lidhjes së Prishtinës kanë vazhduar takimet me qytetarë në lagje të ndryshme të Kryeqytetit, derisa pretendojnë përfaqësim më të lartë në kuvendin komunal.

    Sipas tyre, përkrahja e qytetarëve të Prishtinës është rritur për ta, derisa thonë se premtimet e tyre do t’I realizojnë.

    “Prezenca dhe energjia e qytetarëve ishte mbresëlënëse. Është tejet motivuse për ne kur shohim kaq shumë qytetarë në mbështetje të rrugëtimit tonë.” – thuhet mes tjerash në postimet e Kupinës.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!