ATV

Category: Lajme

  • Ardian Kastrati largohet nga PDK, i bashkohet AAK-së

    Ardian Kastrati largohet nga PDK, i bashkohet AAK-së

    Ish – deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    “Mirë se vjen Ardian, po bashkohemi sepse jemi të vendosur dhe të qartë se çka duam për Kosovën tonë: Zhvillim, siguri dhe integrim”, ka shkruar Haradinaj.

  • Çernobili në rrezik: Del nga funksioni mburoja bërthamore pas sulmit me dron

    Çernobili në rrezik: Del nga funksioni mburoja bërthamore pas sulmit me dron

    Mburoja kundër rrezatimit në Çernobil ka “humbur funksionin e sigurisë” pas një sulmi me dron, thotë agjencia e OKB-së.

    Një mburojë mbrojtëse që mbulon reaktorin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë nuk mund të sigurojë më funksionin e saj kryesor të izolimit pas një sulmi me dron më herët gjatë këtij viti, sipas një agjencie të OKB-së.

    Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) zbuluan se struktura gjigante, e ndërtuar mbi vendin e katastrofës bërthamore të vitit 1986, kishte humbur “funksionet kryesore të sigurisë, përfshirë aftësinë e izolimit”.

    Në shkurt, Ukraina akuzoi Rusinë për shënjestrimin e centralit një pretendim që Kremlini e mohoi.

    IAEA tha se riparimet janë “thelbësore” për të “parandaluar degradimin e mëtejshëm” të strehës bërthamore. Megjithatë, eksperti i mjedisit Jim Smith i tha BBC-së:

    “Nuk është diçka për t’u panicuar.”

    Prof. Smith nga Universiteti i Portsmouth në MB, i cili ka studiuar pasojat e katastrofës së Çernobilit, tha se rreziku më i madh i lidhur me vendin është trazimi i pluhurit radioaktiv.

    Por ai shtoi se “rreziku është i ulët” sepse pluhuri i kontaminuar ndodhet brenda një “sarkofagu” të trashë betoni, i cili mbulohet nga mburoja mbrojtëse.

    Shpërthimi i vitit 1986 në Çernobil hodhi material radioaktiv në ajër, duke shkaktuar një emergjencë të shëndetit publik në të gjithë Evropën.

    Si përgjigje, ish-Bashkimi Sovjetik ndërtoi sarkofagun mbi reaktorin bërthamor.

    Sarkofagu kishte vetëm një jetëgjatësi 30-vjeçare, gjë që solli nevojën për mburojën mbrojtëse për të parandaluar rrjedhjen e materialeve radioaktive për 100 vitet e ardhshme.

    IAEA tha se një ekip kishte përfunduar javën e kaluar vlerësimin e sigurisë së vendit pasi ai ishte “dëmtuar rëndë” nga sulmi me dron. Sulmi shkaktoi një zjarr në shtresën e jashtme të strukturës prej çeliku.

    Inspektorët thanë se nuk kishte dëmtime të përhershme në strukturat mbajtëse të ngarkesës apo në sistemet e monitorimit, dhe se disa riparime ishin kryer në çati.

    Por drejtori i përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi, tha: “Rikthimi i menjëhershëm dhe i plotë mbetet thelbësor për të parandaluar degradimin e mëtejshëm dhe për të siguruar sigurinë afatgjatë bërthamore.”

    Që nga fillimi i dhjetorit, agjencia bërthamore e OKB-së po vlerëson infrastrukturën energjetike të Ukrainës ndërsa vendi vazhdon të mbrohet nga Rusia.

    Gjatë natës, Rusia nisi sulme ajrore në qytetin Kremenchuk, një qendër e madhe industriale në qendër të Ukrainës.

    Përveç vlerësimit të Çernobilit, IAEA ka inspektuar edhe nënstacione elektrike të lidhura me sigurinë dhe mbrojtjen bërthamore.

    Grossi tha: “Ato janë absolutisht të domosdoshme për furnizimin me energji elektrike që u nevojitet të gjithë centraleve bërthamore për ftohjen e reaktorëve dhe sistemet e tjera të sigurisë.

    “Ato janë gjithashtu të nevojshme për të shpërndarë energjinë elektrike që prodhojnë për familjet dhe industrinë.”

  • “Familjarët e raportuan si të zhdukur”- Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Klinë, policia jep detaje

    “Familjarët e raportuan si të zhdukur”- Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Klinë, policia jep detaje

    Në lumin e Bistricës në Grabanicë të Klinës është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, e cila u raportua e zhdukur mbrëmë nga familjarë të saj.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi bëri të ditur trupi i pajetë u gjet rreth orës 13:15.

    “Është gjetë rreth orës 13:15 minuta nga Policia. Mbrëmë diku rreth orës 19:30 është raportuar nga familjarët që është larguar nga shtëpia dhe nuk po gjendet”, tha ai.

    Gashi tha se rasti ishte inicuar si “person i zhdukur” dhe nga kërkimet, trupi i pajetë u has “diku një kilometër larg urës së fshatit”.

    “Mjeku e ka konstatuar vdekjen”, tha zëdhënësi, ndërsa shtoi se hetuesit rajonalë dhe prokurori i shtetit ishin po ashtu në vendin e ngjarjes.

    Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

  • I dërguari i Trumpit: Ne e ndamë Ballkanin në 7 vende dhe është një rrëmujë

    I dërguari i Trumpit: Ne e ndamë Ballkanin në 7 vende dhe është një rrëmujë

    I dërguari special i Shteteve të Bashkuara në Siri hodhi poshtë propozimin për decentralizim në Siri, ku grupet minoritare kërkojnë përfshirje më të madhe në qeveri.

    “Decentralizimi nuk ka funksionuar kurrë në këtë rajon”, tha Tom Barrack.

    “Shikoni se çfarë ndodhi në Ballkan. Ne e ndamë atë në 7 vende dhe është një rrëmujë”, vazhdoi ai.

    “ Nëse shikoni se çfarë ndodhi në Irak, u frustruam pas tre trilionë dollarësh dhe disa qindra mijëra jetësh, dhe keni decentralizimin, i cili tani është një problem i madh. Nëse shikoni sistemin në Liban, nuk ka funksionuar. Nëse shikoni Libinë, ne bëmë të njëjtën gjë”, përcjell telegrafi.

    “Pra, nuk e di përgjigjen e pyetjes se cila është forma e duhur e qeverisjes, por duhet të vendoset nga rajonet, njerëzit, fiset dhe kulturat. Thjesht funksionon”, shtoi Barrack.

    Ndryshe, qeveria e përkohshme në Siri, e udhëhequr nga Ahmed al-Sharaa, erdhi në pushtet me një premtim për përfshirje, por është kritikuar ashpër nga të krishterët, druzët, kurdët dhe alevitët, të cilët thonë se janë lënë mënjanë.

    Komunitetet minoritare kanë kritikuar kushtetutën kalimtare që përqendrohet në jurisprudencën islame dhe centralizimin e pushtetit në Damask.

    “Pra, kur shikoni se si mund t’i keni kurdët, druzët, alevitët, pesë lloje të ndryshme të islamit, gjashtë lloje të ndryshme të krishterimit të jetojnë krah për krah, ata mund ta bëjnë këtë”, tha Barrack.

    “Ata duhet të vendosin se si duan të jenë.”

  • Vdekje e dyshimtë në Klinë

    Vdekje e dyshimtë në Klinë

    Një person pa shenja jete është gjetur sot në fshatin Grabanicë të Klinës.

    Konkretisht ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së lumit Bistrica.

    Në lidhje me këtë rast, nuk dihen shumë informacione e as viktima nuk është identifikuar ende.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë me njësitet relevante, prokurori, si dhe ekipi mjekësor.

    Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet si “Vdekje e dyshimtë”.

  • Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të katërt nga burgu

    Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të katërt nga burgu

    Dënimin e ka të vlefshëm deri në vitin 2048, por Taulant Toma, 41-vjeçar shqiptar, ka vendosur “ta përshpejtojë” lirimin e tij. Që prej mëngjesit të së dielës, ai po kërkohet kudo në dhe përreth burgut të sigurisë së lartë të Operas në Milano.

    Toma, me precedentë penalë për grabitje, vjedhje dhe trafik droge, njihet si një ekspert arratisjesh. Alarmit iu dha në orën 08:00 të mëngjesit, kur gjatë kontrollit rutinë, gardianët nuk arritën ta gjenin në qelinë e tij.

    Sipas hetimeve paraprake, Taulanti ka prerë hekurat e dritares së qelisë dhe është ngjitur në oborrin e brendshëm. Më pas ka kapërcyer murin perimetral dhe është zhdukur pa lënë gjurmë.

    Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar në detaje lëvizjet e tij dhe për të zbuluar se ku mund të ketë shkuar.

    Ky është arratisja e katërt në “karrierën” e tij, megjithëse ai është kapur çdo herë.

    NOA Lajme – Agjencia Kombëtare e Lajmeve
    Arratisja e fundit ishte në vitin 2013, kur u largua nga burgu i Parmës së bashku me një tjetër të burgosur. U arrestua në Belgjikë, por arriti të arratisej sërish disa muaj më vonë, deri në kapjen e tij në vitin 2015.

    E para arratisje daton në tetor 2009 nga burgu i Ternit, për t’u kapur në fund të dhjetorit në një shtëpi fshati në provincën e Pavias.

  • Sulm në Aeroportin Heathrow të Londrës, arrestohet një person

    Sulm në Aeroportin Heathrow të Londrës, arrestohet një person

    Aeroporti i Heathrow është tronditur mëngjesin e sotëm nga një sulm, i cili dyshohet se u bë me sprej me piper.

    Një person është arrestuar nën dyshimin për sulm, kjo sipas Policisë Metropolitane, e cila ka shtuar se ky nuk është një sulm terrorist ose që lidhet me protesta.

    Të prekur nga sulmi dyshohet se janë disa persona që kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ende nuk dihet numri i saktë i të të prekurve.

    Oficerët u thirrën në orën 08:11 të mëngjesit të sotëm pas raportimeve se disa persona ishin sulmuar.

    Aeroporti ka njoftuar se ekipet e tij po bashkëpunojnë me shërbimet e emergjencës pas një incidenti në parkingun shumëkatësh të Terminalit 3.

    Hetimet janë ende në zhvillim e sipër dhe policia po kërkon të dyshuar të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

    Sipas National Rail, pritet të ketë ndërprerje dhe vonesa deri në 10 minuta në Linjën Elizabeth si pasojë e incidentit.

    Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po kërkojnë të minimizojnë ndikimet në transportin publik.

  • PDK garon në zgjedhje me numrin 130

    PDK garon në zgjedhje me numrin 130

    Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    Përmes një konference për media, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri tërheqjen e shortit për renditjen e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

  • 123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale

    123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale

    Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë numrin 123 për të garuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

    Kjo u bë e ditur sot gjatë hedhjes së shortit për partitë politike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

  • Hidhet shorti në KQZ, renditja e partive në fletën e votimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Hidhet shorti në KQZ, renditja e partive në fletën e votimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditjen e 24 subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

    Tërheqja e shortit u bë nga përfaqësuesit e subjekteve politike që janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

    Sipas shortit, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë numrin 116, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 130 , Lidhja Demokratike e Kosovës numër 123, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës numër 129, Nisma Socialdemokrate do të mbajë numrin 122, ndërsa Lista Serbe do të ketë numër 127.

    Për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025, KQZ ka certifikuar 24 subjekte politike, prej tyre, 3 koalicione, 18 parti politike, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.