ATV

Category: Lajme

  • Shqiptari në Gjermani shpallet në kërkim për tentativë vrasjeje

    Shqiptari në Gjermani shpallet në kërkim për tentativë vrasjeje

    Një shqiptar në Gjermani është shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje. BILD shkruan se 40-vjeçari me emrin Qazim Hodollari ka plagosur me thikë një 37-vjeçar nga Gelsenkirchen.

    Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 nëntor rreth orës 11:20 të paradites në Mülheim.

    Sipas policisë gjermane, 37-vjeçari u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjeksore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa rasti vijon të hetohet.

    Hetuesit kanë publikuar foto dhe të dhëna personale të të dyshuarit dhe sipas tyre konsiderohet potencialisht i armatosur dhe i rrezikshëm. Shkaku për këtë konflikt dyshohet të ketë qënë vizita e 37 vjeçarit në apartamentin e ish-partneres së shqiptarit po në ditën e krimit

  • Siria dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për naftë dhe gaz

    Siria dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për naftë dhe gaz

    Siria dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një numër marrëveshjesh në sektorët e naftës dhe gazit.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania shtetërore siriane e naftës nënshkroi katër marrëveshje me kompani saudite në selinë e Ministrisë së Energjisë në kryeqytetin Damask, sipas Agjencisë Arabe të Lajmeve Siriane (SANA) të martën.

    Marrëveshjet mbulojnë “shërbime mbështetëse teknike dhe zhvillimin e fushave të naftës dhe gazit në Siri”, tha agjencia, pa përmendur nënshkruesit sauditë të marrëveshjeve.

    Më 19 nëntor, drejtori ekzekutiv i Kompanisë siriane të naftës, Youssef Qaballawi, njoftoi zbulimin e pesë fushave të reja të gazit në rajonin perëndimor Al-Sahel.

    Sipas shifrave të vitit 2015, rezervat e provuara të gazit në Siri arritën në rreth 8.5 trilionë metra kub, ndërsa prodhimi mesatar ditor i gazit të palidhur është rreth 250 milionë metra kub, duke përfaqësuar 58 përqind të prodhimit total të gazit të vendit.

    Gazi i lidhur me naftën përbën 28 përqind të prodhimit, pjesa më e madhe e të cilit vjen nga lindja e lumit Eufrat.

    Qeveria e re siriane, nën presidencën e Ahmad al Sharaa, synon të përmirësojë sektorin e energjisë së vendit duke nënshkruar marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi me disa qeveri dhe institucione për të mbështetur rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas 14 vitesh luftë civile.

  • Vrasja e Martin Canit, dënohet me 16 vjet burg autori

    Vrasja e Martin Canit, dënohet me 16 vjet burg autori

    Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë me 16 vite burg, 14 vjeçarin Mario Perlleshaj, pasi e shpalli fajtor për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani, raporton A2 CNN.

    Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024, në Tiranë, rreth 200 metra larg shkollës “Fan Noli”.

    Konflikti mes dy adoleshentëve kishte nisur tri ditë para ngjarjes, brenda ambienteve të shkollës për motive të dobëta. Edhe pse në dukje ishte shuar, konflikti u rindez sërish brenda shkollës.

    Të dy të miturit u përplasën në tualetet e shkollës gjatë paradites kur ndodhi ngjarja dhe debatuan ashpër, por u ndanë nga roja i sigurisë.

    Pas mësimit, të shoqëruar nga miqtë e tyre, ata u takuan pranë shkollës, ku konflikti u përshkallëzua në një përleshje fizike, duke përfunduar me vrasjen e Martinit dhe plagosjen e Luis Meçes.

  • Letra e Hamzës për heqjen e sanksioneve të BE-së dërgohet në kabinetin e Macronit

    Letra e Hamzës për heqjen e sanksioneve të BE-së dërgohet në kabinetin e Macronit

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka zhvilliuar takim me ambasadorin francez, Olivier Guerot.

    Hamza tha se diplomati francez e ka njoftuar se ia ka përcjellë kabinetit të presidentit Emmanuel Macron letrën e tij për heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

    “Një takim i shkëlqyer me Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot. Ambasadori më njoftoi se letrën time për heqjen e të gjitha sanksioneve të BE-së ia ka përcjellë kabinetit të Presidentit Macron. Populli i Kosovës e meriton mbështetjen, pavarësisht se kush është në qeveri”, shkroi Hamza në Facebook.

    Ai mes tjerash tha se me Guerot ka folur edhe për nevojën e kthimit të normalitetit në vend.

    “Ne biseduam edhe për nevojën e kthimit të normalitetit dhe stabilitetit në vend. Si kryeministër i ardhshëm, fokusi im do të jetë rikthimi te temat e bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik me aleatët tanë”, shtoi ai.

    Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, një ditë më parë, kreu i PDK-së, kërkoi heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave të BE-së ndaj Kosovës, duke argumentuar se Kosova ka përmbushur çdo standard demokratik dhe ka bërë sakrifica të mëdha për integrimin evropian.

  • Mblidhet OVL-UÇK, fton shqiptarët të bashkohen në protestën 13 dhjetorit në Shkup

    Mblidhet OVL-UÇK, fton shqiptarët të bashkohen në protestën 13 dhjetorit në Shkup

    Organizatat e dala nga lufta kanë mbajtur takim me kryetarët e degëve lidhur me përgatitjet e fundit për protestën e 13 dhjetorit, e cila do të mbahet në sheshin “Skendëbeu”, në Shkup.

    OVL ka ftuar të gjithë shqiptarët që të bashkohen në këtë protestë.

  • Flet halla e 15-vjeçarit që u vra në Durrës: Erjoni u pre në besë nga kjo shoqëri

    Flet halla e 15-vjeçarit që u vra në Durrës: Erjoni u pre në besë nga kjo shoqëri

    Familjarët e 15-vjeçarit Erjon Boba, djali i cili mbeti i vrarë në konfliktin e 25 nëntorit në Durrës, kishin paralamëruan për portestë ditën e sotme përpara Bashkisë së Durrësit.

    Në këtë protestë, të pranishëm ishin vetëm familjarët e 15-vjeçarit.

    Në një komunikim për mediat ishte halla e viktimës, e cila u shpreh se Erjoni u pre në besë nga shoqëria.

    “Erioni ishte edukuar me punë. E vërteta e dhimbshme është se Erioni është prerë në besë nga kjo shoqëri, e cila sot, për fat të keq, nëse një fëmijë është djalë i mirë, vritet nga një fëmijë që prindërit nuk janë marrë me edukimin e tij. Shteti duhet të lëvizë, duhet të tronditet. Ky është një tërmet kur arrijnë të vriten fëmijët, mendoj se nuk ka asgjë më mbi fëmijët”, është shprehur halla e Erjonit, Barie Cupi.

    Sakaq, një i afërm tjetër i familjes tha se rasti i 15-vjeçarit ishte një humbje e madhe për familjen.

    “Fatkeqësi e madhe. Mjerë ato që e provojnë, fatkeqësisht po jetojmë në një shoqëri depresive dhe indiferente, nuk reagon për asgjë, nuk solidarizohet dhe kjo është e dhimbshme. Kjo ndodh sepse nuk po rritet një brez edukativ, por agresiv. Kur shkojnë nxënësit në shkollë, nuk marrin libra e fletore, por thika dhe municione. Askush nuk interesohet se çfarë bën fëmija”, është shprehur i afërmi.

  • BBC: Ushtarët ukrainas ngrenë flamurin në Pokrovsk

    BBC: Ushtarët ukrainas ngrenë flamurin në Pokrovsk

    Ushtarët e Ukrainës në Pokrovsk kanë ngjitur një flamur me ngjyrat blu e të verdhë, të flamurit ukrainas, për të treguar se qyteti, objekt i një beteje të ashpër prej 18 muajsh, nuk ka rënë ende, pas pretendimeve të Rusisë për kontroll të plotë mbi të.

    Lajmin e raporton BBC, duke qenë dëshmitare e këtij gjesti simbolik dhe të rezistencës së forcave të Kievit, ndërsa nga fronti duket se ushtria ukrainase po humb terren në këtë qytet kyç në lindje.

    Ditët e fundit, presidenti Vladimir Putin deklaroi se forcat ruse kishin marrë kontrollin e qytetit, i konsideruar si një pikënisje drejt synimit të Moskës për të pushtuar gjithë Donbassin. Sot, BBC raporton një tentativë për të kundërshtuar këtë deklaratë: nga një post komandimi ukrainas, larg vijës së frontit, urdhrat transmetohen me radio në mënyrë të shpejtë. Ushtarët ndjekin qindra pamje të drejtpërdrejta nga dronët ndërsa koordinojnë sulmet kundër pozicioneve ruse brenda qytetit.

    “Komandanti i regjimentit sulmues të Skalas, Yuri, dëshiron të na tregojë se Ukraina kontrollon ende pjesën veriore të qytetit, për të treguar se pretendimi i Kremlinit për marrjen e Pokrovskut është gënjeshtër”, shkruan media britanike. “Përmes radios, ata i kërkojnë dy ushtarëve të dalin nga një ndërtesë për të vendosur flamurin ukrainas. Ata veprojnë shpejt për të mos u vënë re. Droni kap momentin kur ata valëviten shkurtimisht flamurin blu e të verdhë, përpara se të kthehen në mbrojtje”, vijon raportimi i BBC.

    “E pashë me sytë e mi. Mendoj se e gjithë bota duhet të dijë se nuk do të heqim dorë nga territori ynë. Nëse nuk e tregojmë, të gjithë do të humbasin besimin dhe do të ndalojnë ndihmën për Ukrainën”, deklaroi komandanti Yuri për BBC-në.

    Beteja për Pokrovskun, dikur nyjë kyçe logjistike për ushtrinë ukrainase, po vazhdon prej gati 18 muajsh. Qyteti është tashmë në rrënoja, dhe pyetja mbetet se sa gjatë Ukraina mund të rezistojë. Ata që ndjekin avancimin rus nga jugu sugjerojnë se forcat ukrainase kanë kontroll të kufizuar mbi qytetin: po humbasin terren, por pretendojnë se mbajnë ende pjesën veriore, deri tek linja hekurudhore që ndan qytetin strategjik në dysh.

  • Abdixhiku shkon në Gjermani dhe Zvicër me 13 dhe 14 dhjetor, LDK fton mërgatën për takim: Të fitojmë për Republikë

    Abdixhiku shkon në Gjermani dhe Zvicër me 13 dhe 14 dhjetor, LDK fton mërgatën për takim: Të fitojmë për Republikë

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të qëndrojë në Gjermani dhe në Zvicër, në datat 13 dhe 14 dhjetor, ku pritet të takohet me mërgatën atje.

    Kështu ka njoftuar LDK’ja, ku ka ftuar qytetarët në ato vende, që të takohet dhe të flasin për programin e kësaj partie dhe projektet që e ‘’çojnë Kosovën drejt standardeve që i meriton’’.

    Postimi i plotë:

    E dashur Mërgatë,

    Më 13 dhe 14 dhjetor, kandidati ynë për kryeministër, Lumir Abdixhiku, vjen në Gjermani dhe Zvicër për t’u takuar me ju, njerëzit që kurrë s’e keni kursyer as mundin e as dashurinë për Kosovën.

    Ejani! Të flasim hapur për programin tonë, për planin zhvillimor që i jep shtytje ekonomisë, funksionalizimit të shtetit dhe shpresë rinisë. Të diskutojmë projektet që e çojnë Kosovën drejt standardeve që i meriton, drejt një vendi që krenohet me qytetarët e vet, brenda e jashtë atdheut.

    Le ta bëjmë bashkë këtë ndryshim!

    Le ta zgjedhim shpresën, le të fitojmë për Republikë.

    Zgjedh LDK-në.

    #LDK123

  • Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri e botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente

    Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri e botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente

    Arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar është shpallur zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, duke u përfshirë në listën e elementeve që kërkojnë mbrojtje të menjëhershme.

    Ky art unik, i kultivuar ndër shekuj në hapësirat rurale shqiptare, përfaqëson një dimension thelbësor të kujtesës kulturore kombëtare. Lahuta, së bashku me Eposin e Kreshnikëve dhe baladat e traditës veriore, ka shërbyer si mjet i transmetimit të virtyteve të trimërisë, qëndresës, besës, nderit dhe mikpritjes. Kjo traditë është ruajtur brez pas brezi në krahinat e Malësisë së Madhe, Dukagjinit, Malësisë së Gjakovës, Rugovës, Drenicës, Plavës dhe Gucisë.

    Përfshirja në UNESCO vjen si rezultat i një procesi të gjatë kërkimor, të udhëhequr nga një grup studiuesish të njohur në fushën e trashëgimisë kulturore: Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge. Në bashkëpunim me komunitetet lokale, kërkimet në terren dhe dokumentimin e detajuar, ata arritën të përgatisin një dosje të standardeve më të larta, e cila u dorëzua zyrtarisht në UNESCO në mars të vitit 2024.

    Procesi u mbështet nga Ministria e Kulturës në partneritet me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF, në kuadër të programit për përgatitjen dhe forcimin e dosjeve të trashëgimisë jomateriale shqiptare.

    Përfshirja e lahutës në këtë listë ndërkombëtare jo vetëm e ngre këtë traditë në vëmendjen globale, por edhe thekson nevojën për ruajtjen e saj të menjëhershme, për të siguruar vazhdimësinë e një simboli të rrallë të identitetit shqiptar.

    Shqipëria konfirmon angazhimin për ta mbrojtur, promovuar dhe fuqizuar këtë pasuri të çmuar, duke mbajtur të hapur bashkëpunimin me Kosovën dhe aktorët e tjerë kulturorë në rajon. /Euronews.al/

     

  • Papa Leoni XIV pret Zelenskyn – Vatikani jep detaje

    Papa Leoni XIV pret Zelenskyn – Vatikani jep detaje

    Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky është pritur nga Papa Leoni XIV.

    Takimi presidentit me Papën u fokusua në situatën aktuale të luftës në Ukrainë, rëndësia e dialogut dhe arritja e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

    Papa Leoni theksoi nevojën për nisma të vazhdueshme diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit ukrainas.

    Ai përmendi gjithashtu çështjen e të burgosurve të luftës dhe rëndësinë e sigurimit të kthimit të fëmijëve ukrainas në familjet e tyre.