ATV

Category: Lajme

  • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë

    Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë

    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Në Prishtinë një burrë e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. I dyshuari gjendet në arrati.

    “DHUNË NË FAMILJE – Prishtinë 04.01.2026, NN. Raportohet se pas një mosmarrëveshje ankuesi m/k është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.”

    Ndërsa, në Deçan një grua është sulmuar nga bashkëshorti i saj. Ai është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    “DHUNË NË FAMILJE- Deçan 04.01.2026, 18:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje viktima f/k, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

    Një burrë tjetër në Malishevë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij. Ai është dërguar në mbajtje.

    “Malishevë/ 03.01.2026-23:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje verbale, bashkëshorti i saj i dyshuari m/k ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër me nënshtetësi të huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Në Malishevë, një person me probleme mendore ka thyer dhe demoluar gjësende në shtëpi. Ai është ndaluar për 48 orë.

    “Malishevë 04.01.2026, 14:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar me probleme mentale ka thyer dhe demoluar gjësende të ndryshme në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar për tretman mjekësor nën masën e ndalimit prej 48 orësh.”

    Një grua në Rahovec ka raportuar se është kanosur nga ish bashkëshorti i saj.

    “Rahovec 04.01.2026, 18:00. Raportohet se ish bashkëshorti i ankueses f/k ,i dyshuari mashkull kosovar (m/k) e kishte kanosur përmes rrjeteve sociale. Rasti nën hetime.”

    Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë
    Read more

  • Detaje rreth sherrit të armatosur në Podujevë – mbetet i vdekur një person, dy të dyshuar në arrati

    Detaje rreth sherrit të armatosur në Podujevë – mbetet i vdekur një person, dy të dyshuar në arrati

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth plagosjes së dy personave në Podujevë, ku ka njoftuar se një person ka vdekur.

    Sipas raportit 24 orësh, rasti ka ndodhur orës 20:30, në Rrugën “Zahir Pajaziti” ku nga një përleshje e armatosur mes dy grupeve rivale, një person ka mbetur i vdekur dhe të paktën dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

    Gjatë sherrit, njëri nga të dyshuarit ka përdorur armën e zjarrit, duke qëlluar drejt personave tjerë në vendngjarje.

    Palët e përfshira në konflikt ishin pjesë e dy grupeve rivale, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se në përleshje kanë marrë pjesë edhe tre persona të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim nga autoritetet.

    Njësitet policore kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore në vendin e ngjarjes, ku kanë mbledhur prova dhe kanë identifikuar disa prej të përfshirëve.

    Deri më tani tre të dyshuar janë arrestuar nga policia dhe janë vendosur nën mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

    Hetimet për kapjen e personave të shpallur në arrati dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti vazhdojnë nga autoritetet.

  • Kryeministrja e Danimarkës i kërkon Donald Trumpit të ndalojë kërcënimet për të pushtuar Grenlandën

    Kryeministrja e Danimarkës i kërkon Donald Trumpit të ndalojë kërcënimet për të pushtuar Grenlandën

    Udhëheqësja e Danimarkës i ka kërkuar Donald Trump të ndalojë kërcënimet për të marrë Grenlandën, pasi presidenti amerikan përsëriti dëshirën e tij për ta bërë këtë në një intervistë të fundit të tij.

    Trump ka kohë që mbështet idenë që ishulli i pasur me minerale, një territor danez vetëqeverisës, të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara, përcjell Telegrafi.

    Dhe duke folur një ditë pasi SHBA-të kapën presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, Trump i tha The Atlantic: “Ne kemi nevojë për Grenlandën, absolutisht. Ne kemi nevojë për të për mbrojtje”.

    Pas kësaj, në një deklaratë të lëshuar të dielën, kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha: “Nuk ka absolutisht asnjë kuptim të flasësh për nevojën e SHBA-së për të marrë Grenlandën”.

    “SHBA-të nuk kanë të drejtë të aneksojnë asnjë nga tre vendet në Mbretërinë Daneze”.

    Znj. Frederiksen vazhdoi: “Prandaj, do t’i bëja thirrje fuqimisht SHBA-së të ndalojë kërcënimet kundër një aleati historikisht të ngushtë dhe kundër një vendi tjetër dhe një populli tjetër, të cilët kanë thënë shumë qartë se nuk janë në shitje”.

    Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, gjithashtu ka kritikuar komentet e fundit të zotit Trump, duke i etiketuar ato si “të pa respekt”.

    Ai tha në një deklaratë: “Kur presidenti i Shteteve të Bashkuara thotë se ‘ne kemi nevojë për Grenlandën’ dhe na lidh me Venezuelën dhe ndërhyrjen ushtarake, nuk është thjesht gabim. Është mungesë respekti”.

    Komentet e fundit të zotit Trump erdhën një ditë pasi ai tha se Uashingtoni do ta “drejtojë” përkohësisht Venezuelën pas ndalimit të presidentit të saj të majtë ekstreme, gjë që ka rritur shqetësimet se diçka e ngjashme mund t’i ndodhë Grenlandës.

    Pse Trump është i interesuar për Groenlandën?

    Presidenti ka qenë prej kohësh i interesuar që SHBA-të ta zotërojnë Grenlandën – dhe dikur sugjeroi blerjen e saj në atë që “në thelb do të ishte një marrëveshje e madhe pasurish të paluajtshme”.

    Pozicioni strategjik i ishullit Arktik midis Evropës dhe SHBA-së e bën atë një vend kyç për një sistem mbrojtës nga raketat balistike.

    Pasuria e tij minerale është gjithashtu tërheqëse pasi SHBA-të shpresojnë të zvogëlojnë varësinë e tyre nga eksportet kineze.

    Grenlanda, një ish-koloni daneze, varet shumë nga subvencionet daneze, por ka të drejtën të shpallë pavarësinë sipas një marrëveshjeje të vitit 2009.

    Danimarka është përpjekur të riparojë lidhjet e tendosura me Groenlandën gjatë vitit të kaluar, ndërsa investon edhe në mbrojtjen e Arktikut si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar tensionet me administratën Trump.

  • Çun Lajçi me mesazh për Albin Kurtin pas fitores: Duaje Kosovën më shumë se egon tënde

    Çun Lajçi me mesazh për Albin Kurtin pas fitores: Duaje Kosovën më shumë se egon tënde

    Aktori i njohur Çun Lajçi ka reaguar publikisht pas rezultatit zgjedhor ku Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë kaluar pragun e 50 përqindshit të votave, duke i drejtuar një mesazh reflektues dhe këshillues kryeministrit në detyrë.

    Në reagimin e tij, Lajçi shpreh shqetësimin se pushteti dhe gëzimi i tepruar mund ta errësojnë mendjen, duke e paralajmëruar Kurtin që të mos bie në grackën e egos dhe vetëkënaqësisë, ashtu siç thotë se i ka ndodhur vetë në periudhën kur ishte shumë i dashur për publikun si artist.

    “Duaje Kosovën më shumë se egon tande. Mos ia kthe shpinën popullit”, shkruan Lajçi, duke theksuar se pushteti është i përkohshëm, ndërsa dashuria e popullit duhet ruajtur me përulësi, përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje.

    Në fund, ai nënvizon vlera themelore që sipas tij duhet të jenë mbi gjithçka:
    Atdheu, liria, gjaku i dëshmorëve dhe miqësia me Amerikën./Gazeta Infokus

    Reagimi i tij i plotë:

  • Bie çmimi i naftës pas sulmit të SHBA’së në Venezuelë

    Bie çmimi i naftës pas sulmit të SHBA’së në Venezuelë

    Ka rënë çmimi i naftës pas sulmit të SHBA’së në Venezuelë, ku u arrestua presidenti Nicolas Maduro me bashkëshorten e tij, raporton The Guardian.

    Donald Trump i ka vënë rezervat e naftës së Venezuelës në qendër të planit të tij për ndryshimin e regjimit në vend, duke sugjeruar se kompanitë amerikane të naftës do të shpenzojnë miliarda dollarë për infrastrukturën e saj.

  • Kina i thotë Amerikës: Lirojeni menjëherë Maduron

    Kina i thotë Amerikës: Lirojeni menjëherë Maduron

    Presidenti kinez Xi Jinping tha se bota ishte në një periudhë “jostabiliteti dhe ndryshimi” dhe paralajmëroi se “veprimet unilaterale dhe të dhunshme dëmtojnë seriozisht rendin ndërkombëtar”, raportoi transmetuesi shtetëror kinez CCTV.

    Pa përmendur drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara ose Venezuelën, Xi tha se “të gjitha vendet duhet të respektojnë rrugët e zhvillimit që popujt e vendeve të tjera kanë zgjedhur në mënyrë të pavarur”, raportoi CCTV.

    Ai shtoi se vendet duhet “t’i përmbahen ligjit ndërkombëtar dhe qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, duke theksuar se “fuqitë e mëdha, në veçanti, duhet të marrin drejtimin në këtë”.

    Xi i bëri këto komente gjatë një takimi me kryeministrin irlandez Michael Martin në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin, raportoi televizioni shtetëror kinez. Kina është një aleate e gjatë e Venezuelës. Pas veprimit të fundit ushtarak të SHBA-së në vend, Pekini u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të lirojnë “menjëherë” Presidentin Venezuelian Nicolás Maduro dhe gruan e tij, të cilët janë në paraburgim nga SHBA-ja.

    Autoritetet kineze thanë se ishin “thellësisht të tronditura” dhe “dënojnë fuqimisht përdorimin e hapur të forcës nga SHBA-ja kundër një shteti sovran”.

  • Presidentja në detyrë e Venezuelës kërkon bashkëpunim nga SHBA-të pas arrestimit të Maduros

    Presidentja në detyrë e Venezuelës kërkon bashkëpunim nga SHBA-të pas arrestimit të Maduros

    Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, tha të dielën se po e fton qeverinë amerikane të bashkëpunojë me vendin e saj pas një bastisjeje nga forcat amerikane në të cilën Presidenti Nicolas Maduro dhe gruaja e tij u “kapën” dhe u sollën në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuza penale.

    “Ne e ftojmë qeverinë amerikane të bashkëpunojë me ne në një axhendë bashkëpunimi të orientuar drejt zhvillimit të përbashkët brenda kornizës së së drejtës ndërkombëtare për të forcuar bashkëjetesën e qëndrueshme të komunitetit”, tha ajo në një deklaratë të postuar në Instagram.

    “Ne i japim përparësi lëvizjes drejt marrëdhënieve ndërkombëtare të balancuara dhe respektuese midis Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës, dhe midis Venezuelës dhe vendeve të tjera në rajon, të bazuara në barazi sovrane dhe mosndërhyrje”, shkroi ajo.

    “Presidenti Donald Trump, popujt tanë dhe rajoni ynë meritojnë paqe dhe dialog, jo luftë. Ky ka qenë gjithmonë mesazhi i Presidentit Nicolas Maduro dhe është mesazhi i të gjithë Venezuelës tani”, tha Rodriguez.

    Më herët të dielën, Trump, kur u pyet për Rodriguez, u përgjigj duke thënë se ajo po “bashkëpunon”, ndërsa paralajmëroi gjithashtu se “do të përballet me një situatë ndoshta më të keqe se Maduro” nëse nuk e bën këtë.

    “Ne kemi nevojë për akses të plotë. Ne kemi nevojë për akses në naftë dhe në gjëra të tjera në vendin e tyre që na lejojnë të rindërtojmë vendin e tyre”, tha Trump kur u pyet se çfarë i duhet nga Rodriguez.

    Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, zbarkuan në Nju Jork të shtunën vonë dhe po mbahen në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn. Ata përballen me akuza federale të SHBA-së të lidhura me trafik droge dhe bashkëpunim të dyshuar me bandat e përcaktuara si organizata terroriste.

    Maduro i ka mohuar akuzat dhe zyrtarët në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, kanë bërë thirrje për lirimin e çiftit.

  • Përditësohen të dhënat në kufi – deri në 3 orë pritje në Merdare

    Përditësohen të dhënat në kufi – deri në 3 orë pritje në Merdare

    Pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë duke vazhduar. Për të dalur nga Kosova nëpërmjet Merdarit pritjet janë deri në tri orë, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

    Sipas të dhënave të fundit, pritjet për dalje nga Kosova janë të gjata. E pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë. Për të dalur nga Kosova nëpërmjet kësaj pike kufitare pritjet janë deri dy orë.

    E në Jarinjë pritjet janë deri një orë, ndërsa në Mutivodë 40 minuta. Në pikat tjera kufitare ka më pak fluks.

  • 85 vjeçarja nga Saranda bie nga ballkoni, humb jetën në spital

    85 vjeçarja nga Saranda bie nga ballkoni, humb jetën në spital

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 19.30 në qytetin e Sarandës ku një 85-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga ballkoni në katin e tretë të një pallati në lagjen nr.3.

    Selfije Demani është transportuar në spitalin e Sarandës dhe duke parë gjendjen e rëndë të saj me fraktura të shumta, dëmtime në të 2 gjunjët, në pjesën e legenit dhe në mushkri.

    Mjekët e kanë futur menjëherë në sallën e operacionit, por për shkak të gjendjes së rëndë nuk mundi të mbijetojë.

    Sipas burimeve mësohet se në momentin që ka ndodhur ngjarja ishte vetëm në shtëpi, kishte probleme me shikimin dhe lëvizte me paterica. Burime praprake bëjnë me dije se e moshuara dyshohet të ketë pasur edhe probleme mendore.

    Policia po heton në dy pista, në atë të vetëvrasjes dhe të vdekjes aksidentale./NOA

  • Qytetari nga Shtimja dorëzon në polici kuletën e gjetur me dokumente dhe para

    Qytetari nga Shtimja dorëzon në polici kuletën e gjetur me dokumente dhe para

    Një qytetar nga Shtimja ka dorëzuar në polici një kuletë që e kishte gjetur në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare.

    Sipas njoftimit të Policisë, në kuletë ndodheshin një patentë shoferi, një letërnjoftim, një kartelë bankare si dhe para të gatshme në vlerë prej 90.65 euro.

    Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, është identifikuar pronari i kuletës, H. D., i cili është njoftuar dhe më pas është paraqitur në stacionin policor.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetarin A. Rama për veprimin e tij duke vlerësuar ndershmërinë dhe bashkëpunimin me policinë si një shembull të mirë të përgjegjësisë dhe qytetarisë aktive.