ATV

Category: Lajme

  • 5 deri në 50 euro për një raport mjekësor, ngritet aktakuzë ndaj mjekut në Vushtrri

    5 deri në 50 euro për një raport mjekësor, ngritet aktakuzë ndaj mjekut në Vushtrri

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria, A.V., pasi dyshohet se ka lëshuar raporte mjekësore të rrejshme, për të cilat ka marrë para nga 5 deri në 50 euro.

    “I pandehuri akuzohet se nga data 20.07.2025 deri me datë 28.10.2025 në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri, me dashje në cilësinë e personit zyrtar si specialist i mjekësisë familjare, me qëllim që të përfitojë dobi pasurore për vete në atë mënyrë që ka lëshuar raporte mjekësore sipas kërkesës së pacientëve duke e ditur se personat në fjalë – pacientët nuk vuajnë nga sëmundje të tilla, duke i pyetur se çfarë diagnoze t’ua shënojnë me qëllim që të njëjtit këto raporte mjekësore t’i përdorin për hapjen e pushimeve mjekësore në kundërshtim me Ligjin Nr.03/L-212 e Punës, po ashtu ka përshkruar barna pacientëve sipas rekomandimeve të agjentëve farmaceutik, ku pas lëshimit të raporteve mjekësore ka pranuar dobi pasurore – para nga pesë (5) deri në pesëdhjetë (50) euro.”

    Prokuroria i ka kërkuar gjykatës që të pandehurin ta shpall fajtor për veprën penale që i vihet në barrë me këtë aktakuzë dhe të njëjtit t’i shqiptojë sanksion penal të paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

  • Nëse i shihni këta persona lajmërojeni policinë, dyshohen për vjedhje

    Nëse i shihni këta persona lajmërojeni policinë, dyshohen për vjedhje

    Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e personave të dyshuar, të cilët shihen në fotografi të publikuara nga autoritetet.

    Personat në fjalë kërkohen për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

    Policia e Kosovës apelon për çdo informacion që mund të çojë në identifikimin e tyre dhe kërkon që qytetarët të ofrojnë informacionet e nevojshme përmes kanaleve të komunikimit të sigurt.

    “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Tërmet i fortë godet pjesën veriore të Italisë

    Tërmet i fortë godet pjesën veriore të Italisë

    Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë ka goditur Fornace Zarattini në Italinë veriore, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

    Tërmeti u regjistrua rreth orës 10:17 të mëngjesit në një thellësi prej 10 kilometrash.

    Fornace Zarattini është një fshat në periferi të Ravenës në provincën e Emilia-Romagna në Italinë verilindore.

    Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i Italisë regjistroi një tërmet me magnitudë 4.1 ballë në zonë.

    Zona ka një rrezik sizmik përgjithësisht më të ulët se zonat më aktive të Apenineve qendrore dhe jugore të Italisë, por ajo ende përjeton tërmete sepse i gjithë vendi shtrihet brenda një rajoni aktiv tektonik, rezultat i përplasjes së pllakave afrikane dhe euroaziatike.

    Apeninet veriore dhe fusha e lumit po ndikohen nga proceset tektonike kompresuese dhe shtytëse që krijojnë dridhje në Emilia-Romagna.

    Ravenna është e njohur për monumentet e saj të hershme të krishtera, të cilat njihen si Vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe janë të njohura për turistët.

    Qyteti ishte “selia e Perandorisë Romake në shekullin e 5-të dhe më pas e Italisë Bizantine deri në shekullin e 8-të”, thotë UNESCO.

  • Lëndohet edukatorja e një kopshti në Pejë, një fëmijë e goditi me një shufër metalike

    Lëndohet edukatorja e një kopshti në Pejë, një fëmijë e goditi me një shufër metalike

    Një edukatore e një kopshti në Pejë ka marrë lëndime pasi është goditur me një shufër metalike nga një fëmijë.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës, e cila ka njoftuar se rasti ka ndodh sot.

    “Sot në orën 10:40, Policia është njoftuar se në një kopsht, një nxënës me një shufër metalike e ka goditur edukatoren me mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime”.

    “E njëjta është dërguar në emergjencën në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Prokurori”, tha Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

  • Prishtina nis vlerësimin e dëmeve pas vërshimeve

    Prishtina nis vlerësimin e dëmeve pas vërshimeve

    Komuna e Prishtinës ka filluar vlerësimet e dëmeve pas vërshimeve që përfshinë kryeqytetin si pasojë e reshjeve të dendura.

    Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, komuna ka bërë të ditur se Komisioni është në punë për evidentimin e dëmeve në bujqësi, ekonomi familjare dhe biznese, ndërsa raporti, bazuar në njoftim, do t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës për dëmshpërblim.

    Pos tjerash, u bë e ditur se kërkesat e të dëmtuarve do të pranohen në objektin e vjetër të Komunës.

  • 475 mijë dollarë të mbledhur në GoFundME për agjentin e ICE, Jonathan Ross 

    475 mijë dollarë të mbledhur në GoFundME për agjentin e ICE, Jonathan Ross 

    Amerika u nda në dy pjesë, ata që e justifikojnë vrasjen e Renee Nicole Good dhe ata që e dënojnë dhe e cilësojnë si vrasje kriminale.

    Pavarësisht se kush është kundër, në lidhje me këtë rast ka filluar fushata GoFundMe, e hapur për agjentin e ICE Jonathan Ross, zyrtari federal në qendër të një incidenti shumë të diskutueshëm me armë zjarri në Minneapolis, ka kaluar shifrën marramendëse prej 475,000 dollarësh në donacione, duke shkaktuar zemërim, debate të ashpra dhe reagime të forta online.

    Fushata e nisur nga një burrë nga Michigani, i cili pretendon se Ross ishte “1000% i justifikuar”, u përhap me shpejtësi në internet, ndërsa donacionet nisën të vërshonin nga mbështetës të zakonshëm, madje edhe nga miliarderi Bill Ackman, i cili dhuroi 10,000 dollarë, duke mbrojtur veprimin e tij me parimin “i pafajshëm derisa të provohet fajësia”.

    Por kjo stuhi parash nuk ka ardhur pa reagime të ashpra…

    Kritikët po e quajnë fushatën moralisht skandaloze, duke thënë se paratë duhet të shkonin për familjen e viktimës, sidomos kur një GoFundMe i veçantë për familjen e saj ka mbledhur mbi 1.5 milionë dollarë.

    Disa madje po akuzojnë fushatën se shkel rregullat e vetë GoFundMe, të cilat ndalojnë mbledhjen e fondeve për mbrojtje ligjore të lidhur me akte të dhunshme duke ngritur pikëpyetje serioze nëse faqja duhet të lejohet të qëndrojë aktive.

    Ndërkohë, seksioni i komenteve ka shpërthyer në luftë virtuale, me kritikë që sulmojnë përmbajtjen dhe qëllimin e fushatës, dhe mbështetës që e paraqesin atë si një qëndrim në mbrojtje të forcave të rendit.


    Fushata thotë se donacionet do të ndihmojnë agjentin e ICE, edhe pse rregullat federale të etikës kufizojnë sasinë e parave që punonjësit shtetërorë mund të pranojnë.
    Kundërshtarët këmbëngulin se paratë duhet të shkonin për familjen e gruas që humbi jetën.
    Disa postime online pretendojnë se përshkrimi i fushatës është ndryshuar për t’iu shmangur rregullave të platformës.

    Kjo stuhi online tregon se urrejtja, heroizmi dhe polemikat që tërheqin vëmendje mund ta kthejnë një faqe bamirësie në një nga historitë më të përfolura dhe më përçarëse të momentit.

  • Rozeta Hajdari pas seancës gjyqësore: Ndihem krejtësisht e pafajshme, është proces tendencioz

    Rozeta Hajdari pas seancës gjyqësore: Ndihem krejtësisht e pafajshme, është proces tendencioz

    Ministrja në detyrë e MINT, Rozeta Hajdari, ka thënë se ndihet krejtësisht e pafajshme.

    Këto deklarata ajo i ka bërë pas seancës gjyqësore për skandalin me Rezervat Shtetërore për të cilën tashmë ka një aktakuzë.

    Hajdari gjithë procesin e ka quajtur si tendencioze nga ana e Prokurorisë.

    “Përkundër që ndihem krejtësisht e pafajshme sepse është proces tendencioz duke shkelur çdo procedurë ligjore, duke qenë në kundërshtim me ligjin për rezervat shtetërore dhe ligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar ka iniciuar këtë aktakuzë ndaj meje”, tha ajo.

  • Therje me thikë në Klinë, dy persona përfundojnë në spital

    Therje me thikë në Klinë, dy persona përfundojnë në spital

    Dy persona kanë pësuar lëndime nga një mjet i prehtë, pas një përleshje në Klinë sot rreth orës 10:40 në rrugën “Leonard Palucaj”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Gashi tha se 3 persona janë përfshirë në këtë përleshje, ku njëri prej tyre është në arrati, ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës.

    “Rreth orës 10:40, Stacioni Policor i Klinës është njoftuar se në sheshin “Nëna Terezë”, në një kafiteri pas një mosmarrëveshje tre persona kanë dalë jashtë dhe ka fillu përleshja. Dy prej tyre kanë marrë lëndime trupore të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga mjeti i prehtë. Gjersa një person tjetër është arratisur në drejtim të panjohur”, ka thënë Gashi.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet kompetente.

  • “Gatishmëri për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit” – KFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës kryejnë ushtrim të përbashkët

    “Gatishmëri për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit” – KFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës kryejnë ushtrim të përbashkët

    Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM), ka njoftuar se KFOR së bashku me EULEX’in dhe Policinë e Kosovës kanë kryer ushtrim të përbashkët.

    Në njoftimin e EUCOM theksohet se me këto ushtrime ndërtohet bashkëpunim dhe gatishmëri për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës.

    “SIGURI PËRMES BASHKËPUNIMIT – 🤝 Ushtarë shumëkombësh nga Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR) u stërvitën së bashku me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Policinë e Kosovës gjatë Ushtrimit #GoldenSabre2025 ⚔🌟, duke ndërtuar bashkëpunim dhe gatishmëri për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës’’, thuhet në njoftim.

  • Gjermania, Turqia dhe Kina dominojnë importet e Kosovës

    Gjermania, Turqia dhe Kina dominojnë importet e Kosovës

    Instituti GAP ka publikuar një grafik me të dhënat për partnerët kryesorë të importit të Kosovës për vitin 2025. Sipas GAP-it, këto të dhëna janë siguruar nga Dogana e Kosovës.

    Partneri kryesor i importit mbetet Gjermania, me vlerë rreth 1 miliard euro. Pas saj renditet Turqia me 929 milionë euro, ndërsa Kina zë vendin e tretë me 920 milionë euro.

    Italia renditet e katërta me 368 milionë euro importe, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 350 milionë euro. Importet e Kosovës me Shqipërinë arrijnë në 286 milionë euro, ndërsa me Greqinë në 279 milionë euro.

    Në listë pasojnë Polonia me 273 milionë euro, Serbia me 234 milionë euro dhe India me 185 milionë euro importe drejt Kosovës.