ATV

Category: Lajme

  • Kuvendi miraton rezolutën në mbrojtje të krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë

    Kuvendi miraton rezolutën në mbrojtje të krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë

    Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutën mbrojtjen e krerëve të UÇK-së.

    90 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim, ka kaluar kjo reoluztë.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ishte pro rezolutën, por kërkoi që të futet edhe pika për drejtësi për vrasjet politike.

    Ndërsa, Përparim Gruda tha se teksti është hartuar nga një grup ekspertesh, duke thënë se nuk mund të ndryshohet.

  • Deputetët e Listës Serbe lëshojnë sallën kur po lexohej “Rezoluta për Hagën”

    Deputetët e Listës Serbe lëshojnë sallën kur po lexohej “Rezoluta për Hagën”

    Në seancën e jashtëzakonshme plenare të Kuvendit të Kosovës, pikë e parë e rendit të ditës është caktuar votimi i Rezolutës për Hagën, e cila shpreh shqetësimin për procesin që po konsiderohet si i padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Përparim Gruda i PDK-së, doli para foltores për të lexuar tekstin e rezolutës.

    E në të njëjtën kohë, deputetët e Listës Serbe lëshuan sallën.

  • Presidentja Osmani dekoron mjekun australian me Medaljen “Shën Tereza”

    Presidentja Osmani dekoron mjekun australian me Medaljen “Shën Tereza”

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë Medaljen Presidenciale “Shën Tereza” Dr. Patrick “Paddy” Dewan, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ofrimin e ndihmës profesionale mjekësore për trajtimin e sëmundjeve të rralla tek fëmijët në Kosovë.

    Gjatë ceremonisë, Osmani theksoi se Dr.Dewan, ndër vite, ka punuar ngushtë me mjekët vendorë në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike, duke dhënë kontribut të çmuar në trajtimin e rasteve komplekse dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale në këtë fushë.

    Ajo vlerësoi lart përkushtimin e tij të vazhdueshëm, si dhe angazhimin për sigurimin e pajisjeve të nevojshme për ndërhyrje kirurgjike, me mbështetjen e komunitetit shqiptar në Australi, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për fëmijët në vend.

    Sipas njoftimit, Medalja Presidenciale “Shën Tereza” i ^shtë ndarë Dr. Dewan në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, “për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe përkushtimin shumëvjeçar në trajnimin e kuadrit mjekësor nga Kosova, si dhe për shërbimin e tij në të mirë të fëmijëve të Kosovës”.

  • Zgjedhjet brenda AAK-së, mësohet data e Kuvendit të Përgjithshëm

    Zgjedhjet brenda AAK-së, mësohet data e Kuvendit të Përgjithshëm

    Kuvendi i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të mbahet më 7 qershor të këtij viti, ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

    Kështu u bë e ditur në njoftimin zyrtar të subjektit politik, ku po ashtu u theksua se kuvendet e nëndegëve do mbahen nga 20 shkurti deri më 31 mars 2026.

    “Në përputhje të plotë me Statutin e partisë, fillimisht anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm votuan në mënyrë unanime për formimin e Komisionit për Përzgjedhjen e Kandidatëve dhe Nominime, Komisionit Statutar, Komisionit të Etikës, si dhe për plotësim-ndryshimin e Rregullores për Zgjedhjet në AAK. Në vijim të takimit u votua edhe për formimin e Komisionit për Organizimin dhe Koordinimin e Zgjedhjeve të Brendshme, duke i hapur rrugë shpalljes zyrtare të procesit zgjedhor brenda Aleancës”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, kryetari Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij, bëri të ditur se nuk do të kandidojë për një mandat tjetër në krye të partisë.

    Ai falënderoi të gjitha strukturat e Aleancës në të gjitha nivelet për angazhimin dhe përkushtimin e deritanishëm, duke shprehur bindjen se pas përfundimit të zgjedhjeve të brendshme, AAK do të dalë edhe më e fortë dhe më e përgatitur në sfidat që e presin.

    Ndërkaq, nënkryetari aktual i partisë, Ardian Gjini, ka bërë të ditur kandidaturën e tij për kryetar të Aleancës, duke mirëpritur njëkohësisht edhe kandidaturat e tjera.

  • Miratohet kërkesa e Besnik Tahirit, “Rezoluta për Hagën” del e para në rend të ditës

    Miratohet kërkesa e Besnik Tahirit, “Rezoluta për Hagën” del e para në rend të ditës

    Shefi i GP të AAK-ës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që pika e tretë e rendit të ditës, ajo për Rezolutën për Hagën, të dalë e para.

    “Kërkoj që pika e tretë, ajo e Rezolutës për Hagën, të vendoset në pikën e parë, pasi kryetari Ramush Haradinaj e ka një obligim dhe ka dëshirë të jetë pjesë e votimit të kësaj rezolute”, tha Tahiri.

    Kjo u aprovua nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, teksa kërkoi që të votohet për ndërrimin e rendit të ditës.

    101 deputetët e pranishëm votuan pro.

    Paraprakisht, Rezoluta për Hagën ishte paraparë të ishte pika e tretë e rendit të ditës në seancën e sotme të jashtëzakonshme plenare.

  • Arbërie Nagavci shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje

    Arbërie Nagavci shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje

    Arbërie Nagavci është shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Lajmin për Express e ka konfirmuae zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka.

    “Po, shefe e grupit eshte zgjedhur deputetja Arberie Nagavci”, tha ai.

    Nagavci e cila mbeti jashtë kabinetit qeveritar, mbrëmë gazetarëve u tha se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti qysh në zgjedhjet e 9 shkurtit për angazhime të tjera.

    “Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit me kryeministrin kemi diskutuar qysh në atë kohë për angazhime të tjera dhe kontributin tim në pozita tjera… Mbi të gjitha do të jem deputete, shpejt i shohim dhe angazhimet tjera”, tha Nagavci mbrëmë.

  • Betohen 18 deputetët e rinj që zëvendësuan ata që u bën pjesë e kabinetit qeveritar

    Betohen 18 deputetët e rinj që zëvendësuan ata që u bën pjesë e kabinetit qeveritar

    Para nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, 18 deputetët e rinj kanë nënshkruar tekstet e betimit.

    Kjo pasi deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje u bën pjesë e kabinetit qeveritar.

    Emrat më poshtë:

  • Jo vetëm arsimtari – dalin pamjet se si drejtori i shkollës “Pavarësia” godet nxënësin me shuplakë, nisin hetimet edhe për të

    Jo vetëm arsimtari – dalin pamjet se si drejtori i shkollës “Pavarësia” godet nxënësin me shuplakë, nisin hetimet edhe për të

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka zgjeruar hetimet lidhur me rastin e dhunës ndaj një nxënësi në shkollën fillore “Pavarësia” në kryeqytet.

    Cak i hetimeve tashmë është edhe drejtori i kësaj shkolle, Halil Brahaj.

    Lajmi është konfirmuar nga prokurorja e rastit, Jehona Grantolli, e cila njoftoi se drejtori Brahaj është intervistuar gjatë ditës së sotme nën dyshimin për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

    “Sot i kemi intervistuar të dyshimtit, nuk është ndaluar. Është intervistuar për veprën penale keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare”, deklaroi Grantolli.

    Hetimet fillimisht kishin nisur pas raportimeve për dhunë brenda hapësirave të shkollës, ndërsa përfshirja e drejtorit në procesin hetimor vjen pas grumbullimit të informacioneve të reja mbi mënyrën se si është menaxhuar situata ose roli i tij në ngjarje.

    Pamjet janë publikuar nga “Betimi për Drejtësi” ku shihet drejtori duke i sulmuar fizikisht nxënësit:

    Ditë më parë u raportua se si një mësimdhënës i po kësaj shkolle kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi.

  • Ramush Haradinaj jep dorëheqje nga kreu i AAK-së

    Ramush Haradinaj jep dorëheqje nga kreu i AAK-së

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se në zgjedhjet e brendshme të partisë nuk do të kandidojë më për kryetar të AAK-së.

    Ai në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm se ka treguar disa arsye për moskandidim.

    “Nuk do të kanddoj për kryetar të AAK në këto zgjedhje. I kam treguar kolegëve të mi disa arsye dhe ua spiegoj edhe juve. Koha e gjatë në udhëheqje nga themlimi i AAK por edhe rezultati jo i mirë i zgjedhjeve 9 shkurt e 28 dhjetor.”, tha ai.

    Haradinaj tha se Ardian Gjini ka shpallur kandidaturën për kryetar.

  • Osmani pret në takim Prattipatin, flasin për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

    Osmani pret në takim Prattipatin, flasin për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.

    Sipas një njoftimit për media, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, me theks në rëndësinë e përmbylljes së proceseve kushtetuese dhe konsolidimit të plotë institucional, në funksion të stabilitetit demokratik, zhvillimit të vendit dhe adresimit të nevojave të qytetarëve.

    Po ashtu në takim u diskutua gjithashtu për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes, si dhe për hapat e mëtejmë në këtë drejtim.

    Në këtë kontekst, Osmani ritheksoi përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për linjëzim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përputhje me interesat strategjike të vendit, si dhe për thellimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.