ATV

Category: Lajme

  • I burgosuri shqiptar vret pakistanezin në qeli, dënohet me burgim të përjetshëm në Greqi

    I burgosuri shqiptar vret pakistanezin në qeli, dënohet me burgim të përjetshëm në Greqi

    Një i burgosur me origjinë shqiptare, që po vuante dënimin në burgun e Domokos në Greqi, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një të burgosuri tjetër me origjinë pakistaneze në Qendrën e Paraburgimit të Burgut të Hanias.

    Incidenti ndodhi më 20 korrik 2019, kur një grup të burgosurish ku bënte pjesë dhe shqiptari, u përleshën me një grup pakistanezësh, duke rezultuar në plagosjen e tre personave, njëri prej të cilëve u plagos rëndë pasi u godit me thikë të improvizuar. Pakistanezi sipas pamjeve filmike është goditur nga shqiptari.

    I burgosuri, me origjinë pakistaneze, pas plagosjes u dërgua në Spitalin e Hanias ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por ndërroi jetë në Njësinë e Kujdesit Intensiv.

    Çështja u dëgjua në Gjykatën e Apelit me Juri të Përzier të Kretës, e cila unanimisht e shpalli të pandehurin kryesor fajtor për vrasje me dashje në gjendje të mirë psikologjike kryer në bashkëpunim.

    Përkundrazi, tre të pandehur të tjerë u liruan nga akuzat për shkak të dyshimeve, pasi Gjykata vendosi se nuk u gjetën prova të mjaftueshme për të vërtetuar pjesëmarrjen e tyre në vrasje.

  • Pesë përpjekje për të vrarë Al-Sharaa të Sirisë ose ministrat e tij – një raport i OKB-së zbulon disa detaje

    Pesë përpjekje për të vrarë Al-Sharaa të Sirisë ose ministrat e tij – një raport i OKB-së zbulon disa detaje

    Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe dy nga ministrat e tij të lartë të kabinetit ishin shënjestra e pesë atentateve të dështuara nga ISIS gjatë vitit të kaluar, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara.

    Dokumenti, i publikuar të mërkurën nga Zyra e OKB-së për Kundër-Terrorizëm, nënvizon kërcënimin e vazhdueshëm që paraqet grupi i armatosur, i cili thuhet se po përdor organizata për të destabilizuar qeverinë kalimtare të Sirisë, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

    Sipas raportit, komplotet e atentatit kishin në shënjestër al-Sharaa, ministrin e Brendshëm, Anas Hasan Khattab dhe ministrin e Jashtëm, Asaad al-Shaibani.

    Ndërsa OKB nuk dha data specifike për sulmet e dështuara, ajo vuri në dukje se ato ndodhën në veri të Aleppo – provinca më e populluar e vendit – dhe provincën jugore të Deraa.

    Dhe raporti i OKB-së i identifikoi autorët si një grup që e quan veten “Saraya Ansar al-Sunnah”.

    Ekspertët e antiterrorizmit e vlerësuan këtë entitet si një front për ISIS-in, i projektuar për t’u siguruar luftëtarëve “mohim të besueshëm” ndërsa ofronte “kapacitet të përmirësuar operacional” për të goditur objektiva me vlerë të lartë pa implikuar menjëherë udhëheqjen qendrore.

    Raporti paralajmëroi se këto përpjekje janë prova të mëtejshme se grupi po “shfrytëzon në mënyrë aktive boshllëqet e sigurisë dhe pasigurinë” për të minuar administratën e re siriane.

    Al-Sharaa, ish-udhëheqësi i grupit të armatosur Hayat Tahrir al-Sham, mori udhëheqjen e Sirisë pasi forcat e tij rrëzuan presidentin Bashar al-Assad në dhjetor 2024, duke i dhënë fund një lufte civile 14-vjeçare.

    Qeveria e tij u bashkua zyrtarisht me koalicionin ndërkombëtar kundër ISIS-it në nëntor.

    Siç theksohet më tej, pavarësisht humbjes së bazës së tij territoriale, ISIS mban “një prani të konsiderueshme nëntokësore”.

    Ekspertët e OKB-së vlerësojnë se grupi komandon afërsisht 3,000 luftëtarë në të gjithë Irakun dhe Sirinë, me shumicën e vendosur në Siri.

    Grupi thuhet se synon kryesisht forcat e sigurisë, veçanërisht në veri dhe verilindje të Sirisë.

  • Avokati i Selimit: Policia e UÇK-së, tezë e Prokurorisë

    Avokati i Selimit: Policia e UÇK-së, tezë e Prokurorisë

    Avokati i Rexhep Selimit nis me kundërargumentimin e pretendimit të parë të Prokurorisë kinse Selimi ka pasur kontroll mbi Policinë si ministër i Rendit Publik.

    “ZPS-ja nuk ka arritur t’i vërtetojë argumentet e veta”.

    Sipas tij, termi “Policia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)” është një tezë e Prokurorisë, “e hartuar si një kosh ku Prokuroria mund t’i hidhte sa më shumë dëshmi përmes provave jogojore” për të dhënë përshtypjen e gabuar se ekzistonte një lloj policie dhe që drejtohej nga Selimi si ministër i Rendit Publik.

    “Pas qershorit, UÇK-ja dhe policia ushtarake e UÇK-së ka qenë nën përgjegjësinë e komandantëve të zonave, nuk ka qenë nën përgjegjësinë e zotit Selimi. Nuk ka ekzistuar një polici e tillë e UÇK-së, ose ministrisë së Rendit Publik, që është mbikëqyrur nga zoti Selimi, siç pretendon ZPS-ja”.

    Sipas avokatit, nuk kishte asnjë forcë policie të krijuar në prill të vitit 1999, duke marrë parasysh rrethanat në atë kohë, dhe nuk ka asnjë provë konfirmuese të paraqitur nga dëshmitarë apo ZPS-ja që vërtetojnë një pretendim të tillë.

  • Trump e kishte falur për trazirat në Kongres, tani dënohet për pedofili

    Trump e kishte falur për trazirat në Kongres, tani dënohet për pedofili

    Një banor i Floridës, të cilin presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e kishte falur për përfshirjen në trazirat në Capitol Hill më 6 janar 2021, u shpall fajtor të martën për disa akuza për sulme seksuale ndaj fëmijëve.

    Andrew Paul Johnson u dënua nga një jurie në qarkun Hernando për pesë pika të aktakuzës, duke përfshirë abuzim me një fëmijë nën 12 vjeç dhe një tjetër nën 16 vjeç, si dhe për veprime të pandershme dhe të papërshtatshme. U lirua nga një pikë e aktakuzës për dërgimin e materialeve seksuale tek një fëmijë.

    Sipas raportit të policisë, abuzimet ndodhën gjatë një periudhe disa mujore. Në dokumente përmendet se Johnson, i përshkruar si “ish-i dashuri” i nënës së një prej fëmijëve abuzuar, i kishte dërguar mesazhe të papërshtatshme përmes platformës së lojërave Discord djalit të mitur.

    Fëmija i tha nënës se Johnson e kishte sulmuar tre herë midis 1 prillit dhe tetorit 2024, duke filluar kur djali ishte 11 vjeç, raporton cbs.

    Gjithashtu, Johnson e detyroi viktimën të heshtë duke thënë se Trump do t’i paguante 10 milionë dollarë si dëmshpërblim për akuzat e 6 janarit dhe se ai do ta përfshinte në testament në mënyrë që të merrte të gjithë paratë e mbetura. Kjo, sipas hetuesve, ishte përdorur për të shtyrë viktimën që të mos tregojë të vërtetën.

    Johnson më parë ishte dënuar me një vit burg për krime jo të dhunshme lidhur me trazirat në Kongresin amerikan dhe më vonë kishte përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale dhe kishte inspiruar thirrje për trazira të tjera më shumë se një vit pas arrestimit të tij.

  • Çështja e presidentit, Rrahmani: Kosova duhet të shkojë në zgjedhje

    Çështja e presidentit, Rrahmani: Kosova duhet të shkojë në zgjedhje

    Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka folur rreth çështjet së presidentit të vendit.

    Në Klan Kosova, deputeti deklaroi se vendi duhet të shkojë sërish në zgjedhje, derisa theksoi se opozita nuk duhet të bëhet pjesë e zgjedhjes së presidentit

    “Mendoj që opozita nuk duhet të bëhet pjesë e zgjedhjes së presidentit. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Unë besoj se ashtu do të ishte më mirë. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje për shkak se për kaq periudhë të shkurtër, ne pamë një shpërfaqje të gjithë populizmit që ka bërë kryeministri dhe Vetëvendosje prej zgjedhjeve të shkurtit”, tha Rrahmani

  • KFOR dhe EULEX stërviten së bashku për procedurat e evakuimit mjekësor në Kosovë

    KFOR dhe EULEX stërviten së bashku për procedurat e evakuimit mjekësor në Kosovë

    KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë të aviacionit nga Komanda Rajonale Lindore, pjesë e misionit të NATO-s, kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me anëtarët e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) në Kosovë.

    “Trajnimi përfshinte nxjerrjen e vinçave me vinç, transportimin e mbeturinave dhe operacionet e ngarkimit të nxehtë me një helikopter Black Hawk, duke rritur njohuritë me procedurat mjekësore të aviacionit dhe duke forcuar koordinimin midis personelit”, thuhet në njoftimin e KFOR.

    “Aktivitete të tilla janë thelbësore për përmirësimin e ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë, duke kontribuar në misionin tonë për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, ka deklaruar KFOR.

    Për më tepër, KFOR ka theksuar vazhdimin e zbatimit të mandatit të tij, i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    KFOR punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin EULEX për të siguruar mbështetje të përbashkët në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës për sigurinë.

  • Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, do të jetë njëra nga folëset, më 17 shkurt

    Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, do të jetë njëra nga folëset, më 17 shkurt

    E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi ka shprehur mbështetjen e saj për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, i cili do të mbahet, më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve që po përballen me një proces të padrejtë gjyqësor në Hagë.

    Po ashtu, ajo do të jetë njëra nga folëset që do të mbajë fjalim gjatë këtij marshi.

    Krasniqi ka deklaruar se është obligim moral dhe njerëzor për të marshuar për të vërtetën e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe për drejtësinë e mohuar për vite me radhë.

    “Më 17 shkurt do të jem pjesë e protestës “Drejtësi, jo politikë”. Si e mbijetuar e krimeve të Serbisë që kam kërkuar drejtësi, e ndiej si detyrim moral dhe njerëzor të marr pjesë për të vërtetën, dinjitetin dhe për drejtësinë e cila u është mohuar viktimave për vite me radhë, përfshirë edhe mua. Pa drejtësi nuk ka paqe”, ka thënë Krasniqi.

    Platforma “Liria ka Emër” falënderon të gjithë qytetarët, organizatat, grupet shoqërore dhe komunitetet në vend dhe përtej për mbështetjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar kauzën tonë për drejtësi të paanshme.

  • 5000 euro për të fshirë lajmet, arrestohet administratori i portalit në Tiranë

    5000 euro për të fshirë lajmet, arrestohet administratori i portalit në Tiranë

    Shërbimet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe ato të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një punonjësi të administratës publike, se ishte shantazhuar nga administratori i një portali, finalizuan operacionin e koduar “Portali 1”.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap në zyrën e subjektit, në Tiranë, menjëherë pasi mori 5000 euro nga i dëmtuari, dhe u vu në pranga shtetasi E. L., 37 vjeç.

    Ai dyshohet se nëpërmjet shantazhit, i ka marrë punonjësit të administratës publike, shumën e eurove, për të fshirë nga portali që administronte, disa shkrime që kishte postuar për të, në kohë të ndryshme.

    Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”.

  • Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

    Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih – Munich Security Conference 2026 (MSC).

    Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media, ku ndër të tjera thuhet e krahas pjesëmarrjes në ngjarjet e organizuara në kuadër të MSC, kryeministri gjithashtu do të ketë edhe takime bilaterale në margjina të konferencës.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih – Munich Security Conference 2026 (MSC). Krahas pjesëmarrjes në ngjarjet e organizuara në kuadër të MSC, kryeministri gjithashtu do të ketë edhe takime bilaterale në margjina të konferencës”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte ftuar edhe sivjet në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka anuluar pjesëmarrjen e saj për shkak të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve të brendshme në vend.

    Këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina, ka theksuar se Presidentja është shumë mirënjohëse ndaj organizatorëve për ftesën.

    “Megjithatë, për arsye të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit, ajo ka vendosur të mos marrë pjesë këtë vit”, ka thënë Kupina.

    Konferenca e 62-të e Munihut do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt, ku do të marrin pjesë qindra udhëheqës botërorë, përfshirë edhe vendet e rajonit.

  • Sot seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, dëshmojnë punonjësit e lokaleve ku ndodhi tragjedia

    Sot seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, dëshmojnë punonjësit e lokaleve ku ndodhi tragjedia

    Sot, duke filluar nga ora 13:10, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, mbahet seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, i cili humbi jetën një vit më parë si pasojë e një therjeje me thikë.

    Seanca do të vazhdojnë me dëshminë e punonjësve të lokaleve përreth, ku edhe ndodhi rasti tragjik, shkruan IndeksOnline.

    Auroni u plagos rëndë në Prizren dhe ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Dyshohet se pas sulmit ai është hedhur nga një veturë në lëvizje.

    Për këtë rast, janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim dy persona: Enes Ay dhe Hajrullah Brcani.

    Enes Ay po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, e cila ka rezultuar me vdekjen e Auron Thaqit. Ndërsa Hajrullah Brcani po mbahet për veprat penale: “Mosdhënia e ndihmës” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

    Ngjarja kishte tronditur opinionin publik për shkak të rrethanave të rënda dhe dyshimeve për përfshirjen e personave që njiheshin nga afër me viktimën. Një vit pas tragjedisë, familja e Auronit vazhdon të kërkojë drejtësi, ndërsa rasti do të shqyrtohet nesër në gjykatë.