ATV

Category: Lajme

  • Komuna e Gjilanit shpërndan 350 pako ushqimore për familjet në nevojë

    Komuna e Gjilanit shpërndan 350 pako ushqimore për familjet në nevojë

    Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief Kosova, ka nisur shpërndarjen e 350 pakove ushqimore për familjet me fëmijë jetimë dhe familjet në kushte të vështira jetësore.

    Shpërndarja e pakove po realizohet nga zyrtarë të Komunës së Gjilanit në bashkëpunim me përfaqësues të organizatës Islamic Relief Kosova.

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se sot janë ndarë mbi 350 pako me produkte elementare për familjet në nevojë përmes bashkëfinancimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe organizatës Islamic Relief Kosova.

    “ Sot ndamë mbi 350 pako me gjëra elementare për familjet në nevojë, përmes bashkëfinancimit me organizatën ‘Islamic Relief Kosova’ dhe Komunën e Gjilanit”, ka deklaruar Hyseni.

    Ai ka theksuar se kjo ndihmë po ofrohet si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për familjet që kanë më së shumti nevojë për përkrahje në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.

    “Sipas tij, këto pako u shpërndanë në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, si shenjë solidariteti, kujdesi dhe mbështetjeje për familjet që kanë më së shumti nevojë për përkrahje”, shtoi Hyseni.

    Hyseni ka falënderuar organizatën Islamic Relief Kosova për bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm në ndihmë të qytetarëve të Gjilanit.

    “Falënderoj sinqerisht ‘Islamic Relief Kosova’ për kontributin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin, që gjithmonë shndërrohet në ndihmë konkrete për qytetarët tanë”, ka theksuar kryetari i Gjilanit.

  • Rasti i vrasjes së Maria Clara Urdangaray, sot shpallet aktgjykimi

    Rasti i vrasjes së Maria Clara Urdangaray, sot shpallet aktgjykimi

    Sot pritet të shpallet aktgjykimi në rastin e vrasjes së shtetases argjentinase, Maria Clara Urdangaray.

    Gjyqi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij, ka arritur në fazën përfundimtare.

    Në seancën e fundit, që u mbajt të hënën, prokurori i çështjes, Armend Hamiti, paraqiti fjalën përmbyllëse, duke kërkuar që i pandehuri të shpallet fajtor sipas aktakuzë.

    Njëherësh, edhe i akuzuari Endrit Nika mori fjalën para trupit gjykues.

    “Me gjithë zemër dua t’i kushtoj disa fjalë Maria Clarës sime. Kur e njoha në shkurt 2023, gjatë pushimeve në Barcelonë, nuk besoja te dashuria e vërtetë, por ajo erdhi papritur në jetën time me një buzëqeshje të ndritur që më mbeti krejtësisht në zemër. Mora guximin dhe ia kërkova Instagramin. Kishim të njëjtin humor, të njëjtat plane për të ardhmen dhe u kuptuam menjëherë.Ndarja, kur m’u desh të kthehesha, ishte e vështirë, Clara qau, dhe kur hipa në taksi shpresoja fshehurazi në ndonjë shenjë që të mos nisesha. Kur mbërrita në aeroport e kuptova se avioni kishte vonesë. Vendosa të fluturoja të nesërmen dhe vendosa ta shoh edhe një herë Clarën. Ajo u gëzua pa masë, veshi pulovrën time, dhe të nesërmen duhej të largohesha, por i premtova se do të kthehesha, dhe këtë premtim e mbajta. Sa herë kisha mundësi, shkoja te ajo”, tha Nika teksa u ndërpre fjalimi i tij nga trupi gjykues.

  • Fillon Ramazani: Çfarë duhet të dini për muajin e agjërimit

    Fillon Ramazani: Çfarë duhet të dini për muajin e agjërimit

    Miliona muslimanë tani po i përmbahen ushqimit dhe pijeve gjatë ditës. Në këtë artikull mund të lexoni çfarë është e lejuar, kush përjashtohet nga agjërimi dhe pse data e fillimit ndryshon sipas vendndodhjes.

    Çfarë është Ramazani?

    Ramazani fillon me perëndimin e diellit dhe data e nisjes mund të ndryshojë deri në një ditë, në varësi të shikimit të hënës së re. Besimtarët myslimanë i përmbahen ushqimit, pijeve dhe disa zakoneve të tjera nga agimi deri në perëndim të diellit.

    Data e fillimit përcaktohet nga shikimi i hënës së re, prandaj Ramazani mund të ndryshojë me një ditë në vende të ndryshme.

    Kush përjashtohet nga agjërimi?

    Nuk agjërojnë:

    Fëmijët (deri në moshën e pubertetit),

    Personat e sëmurë,

    Gratë shtatzëna ose që ushqejnë me gji,

    Të moshuarit,

    Udhëtarët.

    Ditët e humbura mund të kompensohen më vonë ose përmes donacioneve për të varfrit.

    Si funksionon agjërimi?

    Agjërimi fillon nga agimi dhe mbaron në perëndim të diellit. Përjashtohen:

    Ushqimi,

    Pijet (përfshirë ujin),

    Duhanpirja,

    Marrëdhëniet seksuale.

    Agjërimi përfundon çdo ditë me iftar – vakti i darkës për të prishur agjërimin, i cili shpesh ndahet me familjen, miqtë dhe fqinjët. Në shumë raste, edhe jo-muslimanët janë të mirëpritur.

    Pse ndryshon data e fillimit çdo vit?

    Ramazani bazohet në kalendarin hënor islamik, i cili ka rreth 354 ditë, rreth 11 ditë më pak se viti diellor. Prandaj, data e fillimit lëviz çdo vit, duke rënë ndonjëherë në dimër, ndonjëherë në verë ose pranverë.

    Qëllimi i Ramazanit

    Ky muaj ka për qëllim të forcojë vetëdisiplinën, durimin dhe ndjeshmërinë ndaj të tjerëve. Myslimanët shfrytëzojnë këtë kohë për:

    Të falin më shumë,

    Të kryejnë lutje më shpesh,

    Të ftojnë të tjerët për iftar.

    Muaji përfundon me Eid al-Fitr, ose Festen e Sheqerit, një ditë feste dhe falënderimi me familjen dhe ushqime tradicionale.

  • Sulmi terrorist në Banjskë, mbahet edhe sot seancë gjyqësore

    Sulmi terrorist në Banjskë, mbahet edhe sot seancë gjyqësore

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet sot seancë gjyqësore lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

    Para trupit gjykues do të paraqiten Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit.

    Në seancën e djeshme u dëgjua dëshmitari Goran Tanevski. Ai tha se ditën kritike derisa po qëndronte me familje në hotel, dëgjuan të shtëna armësh, e pa njerëz të uniformuar e të armatosur përreth hotelit.

    Dëshmitari Tanevski i cili u dëgjua përmes video-lidhjes, tha se në ditën kritike po qëndronte si turist në hotelin “Ranjska Banja” në Banjskë.

    Ai tha se ditën kritike kishte parë persona që nuk janë dukur si turistë, kishte dëgjuar të shtëna armësh dhe pa njerëz të uniformuar përreth hotelit dhe një tjetër që qëndronte në hotel.

    Për personin që kishin parë jashtë hotelit, dëshmitari tha se ai mbante uniformë, kishte municion dhe bombë.

    “Pamë dy veta në uniformë pa shenja, pa distiktiv dhe me armë ushtarake, ai që ishte në hotel mund t’ia shihnim vetëm pushkën se uniformën jo, sepse ne ishim poshtë shkallëve. Ai po kërkonte një batanije apo të ngjashme”, tha Tanevski.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast si rezultat i dhunës së përdorur ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku e u rrezikua jeta e zyrtarëve tjerë policorë dhe popullatës civile.

    Në Banjskë të Zveçanit, në orët e hershme të 24 shtatorit 2023, ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku si dhe ishin plagosur dy të tjerë.

    Pastaj, të vrarë kishin mbetur edhe tre sulmues, kurse të tjerët ishin larguar pasi ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Bajnskës. Milan Radoiçiq e kishte marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin terrorist.

  • Sot mbahet takimi inaugurues të Bordit të Paqes në Washington, merr pjesë edhe presidentja Osmani

    Sot mbahet takimi inaugurues të Bordit të Paqes në Washington, merr pjesë edhe presidentja Osmani

    Sot në Washington pritet të mbahet takimi Inaugurues të Bordit të Paqes.

    Në këtë strukturë të re marrin pjesë 26 vende, mes të cilave Shqipëria dhe Kosova kanë konfirmuar praninë e tyre.

    Shqipëria ratifikoi aderimin me 110 vota pro në Kuvend, pas ftesës së Edi Ramës nga Donald Trump, ndërsa presidentja e vendit Vjosa Osmani përfaqësoi Kosovën në Davos, ku nënshkroi dokumentin themelues.

    Presidentja Osmani e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, si vend anëtar dhe bashkëthemelues, si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit, duke theksuar se ky hap e fuqizon drejtpërdrejt subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

    “Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me aleatin tonë kryesor, SHBA-të, dhe me Bordin e Paqes për të sjellë rezultate konkrete, për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonet e prekura nga konfliktet dhe për të promovuar një të ardhme të bazuar në bashkëpunim, siguri dhe prosperitet të përbashkët”, ka theksuar Presidentja Osmani.

    Trump, do të kryesojë takimin e parë të Bordit të tij të Paqes të enjten, me çështje të pazgjidhura mbi të ardhmen e Gazës që varen mbi një ngjarje që pritet të përfshijë përfaqësues nga më shumë se 45 vende.

    Çarmatimi i militantëve të Hamasit, madhësia e fondit të rindërtimit dhe rrjedha e ndihmës humanitare për popullsinë e Gazës së shkatërruar nga lufta janë ndër pyetjet kryesore që ka të ngjarë të vënë në provë efektivitetin e bordit në javët dhe muajt në vijim, shkruan Reuters.

    Trump do t’i drejtohet grupit në Institutin Amerikan të Paqes Donald J. Trump – një ndërtesë në Uashington të cilës presidenti së fundmi ia ndryshoi emrin e tij – dhe do të njoftojë se vendet pjesëmarrëse kanë mbledhur 5 miliardë dollarë për fondin e rindërtimit.

  • Ky është vendi ku mund të hani falas Iftar çdo natë më Prishtinë

    Ky është vendi ku mund të hani falas Iftar çdo natë më Prishtinë

    Sot ka filluar muaji i shenjtë i Ramazanit.

    E me këtë rast në Prishtinë çdo ditë do të shërbehet ushqim falas gjatë kohës së iftarit.

    Kjo është bërë e ditur nga hoxhë Labinot Maliqi përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

    Postimi i plotë:

    URIME MUAJIN E BEKUAR RAMAZAN!

    Me emrin e Zotit të Madhëruar dhe për hir të Tij, edhe këtë vit vazhdojmë një traditë që tashmë ka hyrë në vitin e nëntë të saj. Për të nëntin vit me radhë, do të shtrojmë iftare falas çdo ditë gjatë gjithë muajit të bekuar Ramazan, në dashtë Zoti i Lartësuar.

    Iftaret do të shtrohen në oborrin e xhamisë

    “Prof. Dr. Bedri Kamberi” Lagjja e Spitalit, Prishtinë.

    Në sofrën tonë janë të mirëpritur studentët, familjet në nevojë dhe ato skamnore, si dhe çdo agjërues që dëshiron të ndajë iftarin me ne.

    Ftojmë të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë vepër të hajrit, të bëhen pjesë e kësaj tradite të bukur dhe të begatë. Çdo kontribut është sadaka dhe shpërblim i madh tek Zoti.

    Mënyrat për të kontribuar:

    1. Duke paguar iftarin drejtpërdrejt në restorant ose gjelltore, të cilët më pas e sjellin ushqimin në xhami

    2. Duke dhuruar në arkën e xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” – Prishtinë

    3. Përmes Ëestern Union ose mënyrave të tjera të pagesës

    4. Më e rëndësishmja është që në sofrën e agjëruesve të vijë ushqimi, jo domosdoshmërisht mjeti financiar.

  • Vranësira e intervale me diell sot, temperaturat në rritje

    Vranësira e intervale me diell sot, temperaturat në rritje

    Dita e enjtë fillon me kthjellime e diell, ndërkohë që pasdite kalojnë më shpesh vransira. Duke shkuar nga mbrëmja riga lokale shiu, paraqiten pjesëve perëndimore të vendit.

    Temperaturat minimale zbresin në -4C e -1C, derisa maksimalet shënojnë një rritje të shpejtë gjatë ditës, deri në 10C e 12C. Era ndryshon drejtimin në juglindje dhe frynë me intenzitet mesatarë, 5-10m/s.

    Me kalimin në ditën e premtë reshje të shiut përfshinë sërish vendin, herë herë madje paksa më intenzive, ndërkohë që temperaturat mbesin ende të larta, me maksimale deri në 10C e 11C.

    Me depërtimin e masave më të ftohta ajrore gjatë natës me kalimin në të shtunën, reshje dëbore parashihen pjesëve të rrafshit të Kosovës, ndërkohë që temperaturat zbresin në 3C maksimalet, e minimalet -1C.

    Megjithëse do të ketë më shumë vransira të shtunën dhe dielen, nuk mungojnë intervale me diell.

    Temperaturat shënojnë rritje gjatë ditës, të dielen deri në 8C e 9C. Nga e hëna mot kryesisht me diell, me maksimale deri në 14C e 15C. Të premtën fillimisht frynë erë juglindore, mesatare e mesatarisht e fuqishme, 7-15m/s, e më pas gjatë natës dhe në fundjavë frynë veriore e verilindore 5-10m/s, njofton Mendimi për Motin.

  • Kurti emëron Arsim Berishën në pozitën e zëvendësministrit të Shëndetësisë

    Kurti emëron Arsim Berishën në pozitën e zëvendësministrit të Shëndetësisë

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Arsim Berishën në pozitën e zëvendësministrit të Shëndetësisë.

    Berisha këtë detyrë e ka ushtruar edhe gjatë mandatit të kaluar, duke vijuar kështu angazhimin e tij në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Me rastin e emërimit, Kryeministri Kurti e ka uruar Dr. Berishën për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij në shërbim të qytetarëve dhe të sistemit shëndetësor të vendit.

  • Reuters citon Thaçin: Drejtësia për viktimat s’mund të përmbushet duke i dënuar të pafajshmit

    Reuters citon Thaçin: Drejtësia për viktimat s’mund të përmbushet duke i dënuar të pafajshmit

    Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u tha gjyqtarëve në gjyqin e tij për krime lufte në Hagë të mërkurën se drejtësia nuk mund të vihet në vend duke “ndjekur penalisht të pafajshmit”.

    Thaçi dhe tre ish-komandantë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për persekutim, vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë të njerëzve gjatë dhe menjëherë pas kryengritjes së viteve 1998-99 që përfundimisht solli pavarësinë e rajonit me shumicë shqiptare nga Serbia, ka shkruar Reuters për procesin e sotëm gjyqësor në Hagë, shkruan Reuters.

    Ata i mohojnë të gjitha akuzat.

    “Drejtësia për viktimat nuk mund të nderohet duke ndjekur penalisht të pafajshmit, pajtimi nuk mund të ndodhë përmes ndjekjeve penale selektive dhe të bazuara në etni”, tha Thaçi në komentet e tij përfundimtare përpara gjykatës para vendimit, i cili pritet brenda tre muajsh.

    Thaçi, 57 vjeç, i përshkroi akuzat e prokurorisë se ai dhe të bashkëpandehurit organizuan një fushatë të dhunshme për të fituar kontrollin politik të Kosovës si “të pavërteta, krejtësisht absurde dhe thellësisht ofenduese”.

    Ekipi i tij mbrojtës ka thënë se nuk ka prova që e lidhin drejtpërdrejt Thaçin me ndonjë nga krimet e supozuara dhe se nuk kishte prova të mjaftueshme për të thënë se ai kontrollonte komandantë të tjerë të UÇK-së.

    Javën e kaluar, prokurorët kërkuan një dënim me 45 vjet burg për Thaçin dhe të tjerët pas një gjyqi gati trevjeçar.

    Ata thonë se në vitet 1998 dhe 1999 më shumë se 100 kundërshtarë politikë dhe bashkëpunëtorë të dyshuar me forcat serbe të sigurisë u vranë dhe qindra të tjerë u abuzuan në rreth 50 kampe paraburgimi të drejtuara nga UÇK-ja.

    Thaçi dhe tre të pandehurit e tjerë – ish-kryetarët e parlamentit Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, dhe ish-ligjvënësi Rexhep Selimi – u arrestuan në vitin 2020 dhe u dërguan për t’u përballur me gjyqin në gjykatën speciale të krimeve të luftës në Hagë.

    Më shumë se 13,000 njerëz, kryesisht shqiptarë të Kosovës, besohet se kanë vdekur gjatë kryengritjes së fundit të viteve 1990, kur Kosova ishte ende një provincë e Serbisë nën presidentin e atëhershëm Slobodan Millosheviq, trupat e të cilit shtypën me dhunë shqiptarët etnikë.

    Udhëheqësit e UÇK-së shihen nga shumë njerëz në Kosovë si heronj të çlirimit kombëtar. Mijëra njerëz u mblodhën në Prishtinë të martën në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së./periskopi

  • Ekipet e shpëtimit kërkojnë nëntë skiatorë të zhdukur pas ortekut në Kaliforni

    Ekipet e shpëtimit kërkojnë nëntë skiatorë të zhdukur pas ortekut në Kaliforni

    Nëntë skitarë malorë janë zhdukur pas një lavine në rajonin e Lake Tahoe të Kalifornisë të martën, sipas autoriteteve.

    Gjithashtu, gjashtë të tjerë janë shpëtuar pasi mbetën të bllokuar, njoftoi Zyra e Sherifit të Qarkut Nevada.

    Lavinia u raportua rreth orës 11:30 PST (19:30 GMT) në zonën e Castle Peak, pranë qytetit Truckee, sipas zyrtarëve. Kushtet e motit mbeten të rrezikshme, me një probabilitet të lartë për lavina të mëtejshme.

    “Ekipet e shpëtimit të specializuara me ski” janë dërguar nga dy stacione afër vendngjarjes, tha sherifi. Gjashtë të mbijetuarit e njohur janë “udhëzuar të qëndrojnë sa më mirë që të mundin në kushtet ekzistuese”, shtoi ai, raporton BBC, transmeton Sinjali.

    Fillimisht u raportua se një grup prej 16 personash – katër guida dhe 12 klientë – ishte përfshirë, megjithatë ky numër më vonë u zvogëlua në 15.

    “Gjashtë skitarët që fillimisht u raportuan si të mbijetuar janë shpëtuar me sukses mbrëmjen e sotme,” shkroi zyra e sherifit në Facebook vonë të martën. Dy nga gjashtë të shpëtuarit u transportuan në spital.

    Ekspertë nga Boreal Mountain Ski Resort dhe Alder Creek Adventure Center gjithashtu po përpiqen të arrijnë vendin e ngjarjes.

    Një deklaratë e mëparshme e zyrës së sherifit tha se 46 përgjegjës të emergjencës janë angazhuar në operacionin e shpëtimit.

    Qendra e Lavinave e Sierra-s shkroi në parashikim: “Lavinat e mëdha pritet të ndodhin të martën, të martën natën dhe të paktën deri në mëngjesin e hershëm të mërkurës në terrenet malore.”

    Qendra e lavinave e vlerësoi rrezikun si “të lartë” – katër nga pesë në shkallën e rrezikut.

    “Udhëtimi në, pranë ose nën terrene të lavinave nuk rekomandohet sot. Një cikël i gjerë i lavinave natyrore pritet gjatë 24 orëve të ardhshme,” tha qendra. “Lavinat e mëdha mund të rrëshqasin edhe nëpër zona me pemë.”

    Lavinia që bllokoi skitarët u vlerësua si D2.5 në një shkallë nga D1 deri në D5, tha parashikuesi i Qendrës së Lavinave, Steve Reynaud, për mediat lokale. Lavinat D2 mund të lëndojnë, mbulojnë ose vrasin njerëz, sipas avalanche.org.

    Reynaud tha për ABC se skitarët ishin në ditën e fundit të një udhëtimi tre-ditor në zona malore.

    Ai tha se skitarët kaluan dy net në shtëpi të improvizuara gjatë udhëtimit që përfshinte navigim në “terrene malore të vështira” për 6.4 km (4 milje) duke mbajtur ushqim dhe pajisje.

    Një zëdhënës i zyrës së sherifit, Capt Russell Greene, tha për stacionin lokal të lajmeve KCRA-TV se do të jetë një “proces i ngadaltë dhe i lodhshëm” për të gjetur skitarët e zhdukur për shkak të rrezikut të lartë të lavinës që paraqet kërcënim për shpëtuesit.

    Rreth orës 17:15 PST (01:15 GMT), ai tha se përgjegjësit e parë, përfshirë disa me ski, po përpiqeshin ende të arrinin zonën e lavinës dhe se ata që ishin gjallë po mbroheshin nën tarp, “duke bërë më të mirën për të mbijetuar”.

    Ai tha se nuk është e pazakontë që kompanitë e tureve me ski të marrin klientë me pagesë në kushte të tilla, duke shtuar: “Nuk mendoj se ishte një zgjedhje e mençur, por ende nuk e dimë gjithë historinë.”

    Zyra e Gavin Newsom tha në një postim në X se autoritetet shtetërore po “koordinonin një operacion kërkim-shpëtimi me të gjithë burimet” me ekipet lokale të emergjencës.

    Stacioni i ski-t Boreal Mountain Ski Resort, afër vendit të aksidentit, raportoi 76 cm borë (30 inç) gjatë 24 orëve të fundit.

    Resorti vendosi të mbyllet të martën për shkak të erërave të forta dhe dukshmërisë së ulët.

    Stuhi ka mbyllur gjithashtu disa autostrada, përfshirë Interstate 80 dhe Highway 50.