ATV

Category: KULTURË

  • Lufta Kulturore shpërthen ndërsa politikanët e sportistët sulmojnë performancën e Bad Bunny në Super Bowl! – “Të rri aty ku është nëse nuk e do ShBA-në”

    Lufta Kulturore shpërthen ndërsa politikanët e sportistët sulmojnë performancën e Bad Bunny në Super Bowl! – “Të rri aty ku është nëse nuk e do ShBA-në”

    Ish-ylli dhe anëtari i Hall of Fame-it të NFL-së, Eric Dickerson, nuk po tërhiqet, përkundrazi, po i shton edhe më shumë zjarr debatit rreth vendimit të NFL-së për të zgjedhur Bad Bunny-n si performuesin kryesor të “Super Bowl 2026”.

    Dickerson, i njohur për stilin e tij shpërthyes në fushë, ka shkaktuar një stuhi jashtë saj me komentet e drejtpërdrejta, duke e quajtur zgjedhjen e ligës një gabim të madh dhe duke thënë se NFL “është shitur”. Në një intervistë për TMZ Sports, ish-lojtari i Rams dyfishoi kritikat, duke thënë se do të preferonte një artist “nga këtu, nga Amerika” ose të paktën nga zona ku zhvillohet Super Bowli.

    “Jo, aspak. Absolutisht jo,” tha Dickerson kur u pyet nëse kishte ndryshuar mendje. “Çfarë kuptimi ka?” Ai shtoi gjithashtu se Porto Rico nuk është pjesë e territorit kontinental amerikan dhe sugjeroi se nëse dikush nuk e do SHBA-në, duhet “të qëndrojë aty ku është”.

    Edhe disa lojtarë të NFL-së kanë shprehur skepticizëm në sondazhe jozyrtare të TMZ, ku rreth 41% e të pyeturve thanë se nuk e pëlqejnë zgjedhjen, duke përmendur mungesën e lidhjes me kulturën e futbollit amerikan ose thjesht shijet personale.

    Kritika të tjera janë fokusuar në deklaratat e mëparshme politike të Bad Bunny, veçanërisht për emigracionin dhe ICE-in, duke e konsideruar praninë e tij si përçarëse për një event që tradicionalisht shihet si bashkues. Edhe figura të njohura politike si Donald Trump, Kristi Noem, Mike Johnson, Marjorie Taylor Greene, kanë dalë kundër zgjedhjes, duke thënë se ai nuk është i përshtatshëm për skenën më të madhe sportive të Amerikës.

    Nga ana tjetër, fansat e Bad Bunny kanë dalë fuqishëm në mbrojtje, duke theksuar se Porto Riko është territor i SHBA-së dhe se suksesi i tij përfaqëson një moment të rëndësishëm kulturor. Ata shtojnë se performanca e tij mund të sjellë një audiencë edhe më të gjerë globale për “Super Bowl”.

    Me “Super Bowl-in” që po afron me shpejtësi, polemika nuk po shuhet dhe qëndrimi i ashpër i Dickerson vetëm sa e ndez edhe më shumë debatin rreth kulturës, identitetit dhe asaj se kë NFL zgjedh të vendosë në qendër të skenës në ngjarjen e saj më të madhe.

  • Vepra e Rembrandtit shitet për një shifër rekord në Nju Jork

    Vepra e Rembrandtit shitet për një shifër rekord në Nju Jork

    Një vepër e shekullit të 17-të e piktorit të famshëm holandez Rembrandt u shit në një ankand në Nju Jork për 18 milionë dollarë. Në ankand pritet të dalë sot edhe një skicë e Mikelanxhelos që lidhet me dekorimet e Kapelës Sistine.

    “Luani i vogël duke pushuar”, vepra e famshme e Rembrandtit e fillimit të shekullit të 17-të, u shit në ankandin e agjencisë së famshme njujorkeze Sotheby’s për gati 18 milionë dollarë.

    Ky çmim theu rekord për vlerat që kjo vepër ka arritur në të kaluarën dhe u 4-fishua krahasuar me shitjen e fundit para gati 26 vitesh. Ky është punimi më i rëndësishëm i mjeshtrit holandez që del në ankand në 25 vitet e fundit. Interesi ishte kolosal, pasi nga gjashtë pikturat me luanë që njihen sot nga dora e Rembrandtit, kjo ishte e vetmja që ndodhej ende në duar private.

    Vëmendja është zhvendosur edhe te kjo skicë e rrallë e Mikelanxhelos. “Kapela Sistine”, e fillimit të shekullit të 16-të, është një skicim paraprak i një pjese të dekorit që artisti i famshëm italian i ka bërë tavanit të një prej kishave më të rëndësishme të kompleksit të Vatikanit.

    Vepra do të dalë në ankandin e organizuar nga agjencia londineze Christie’s dhe parashikohet të kapë një vlerë prej të paktën 2 milionë dollarë.

  • Në ankand piktura e rrallë e Michelangelo

    Në ankand piktura e rrallë e Michelangelo

    Vepër që lidhet me Kapelën Sistine pritet të kapë vlerën 2 milionë dollarë

    Një pikturë që paraqet një këmbë të djathtë nga Michelangelo pritet të shitet për miliona dollarë në ankandin e Christie’s.

    “Kjo është një vepër nga një prej artistëve më të rëndësishëm të të gjitha kohërave, dhe ka vlerë të madhe pasi lidhet me veprën e tij më të rëndësishme dhe të famshme, dekorimin e tavanit të Kapelës Sistine në Vatikan”, tha Giada Damen, specialiste në Christie’s.

    Mjeshtri italian i Rilindjes bëri skicën, të titulluar “Studim për një këmbë të Sibilës libiane”, rreth vitit 1510, ndërsa përgatitej të pikturonte këmbën e djathtë të figurës së njohur si Sibila libiane për tavanin e Kapelës Sistine.

    Vepra u identifikua vitin e kaluar nga ekspertja Giada Damen, pasi u paraqit përmes faqes së internetit të shtëpisë së ankandeve.

    “Ishte vërtet emocionuese. Vizatimet e asaj kohe nuk janë shumë të zakonshme, por veçanërisht ato të Michelangelo-s janë jashtëzakonisht të rralla”, tha ajo.

    Christie’s e ka vlerësuar pikturën nga 1.5 deri në 2 milionë dollarë.

  • “Kabare 1999”, premierë sonte në Teatrin e Gjilanit

    “Kabare 1999”, premierë sonte në Teatrin e Gjilanit

    Premiera e shfaqjes muzikore-teatrale “Kabare 1999”, me dramatizim dhe regji nga Zana Hoxha, shfaqet sonte nga ora 20:00 në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

    “Kabare 1999” është një shfaqje teatrore muzikore e vendosur në Kosovën e pasluftës, që ndërthur këngën, humorin e zi, ironinë dhe kujtesën kolektive. E frymëzuar nga “Cabaret”, rrëfimi zhvendoset nga Berlini i viteve ’30 në Prishtinën e vitit 1999, një qytet që mëson të jetojë sërish mes shpresës, lodhjes dhe etjes për jetë pas luftës.

    Në qendër të shfaqjes është Aida, një vajzë që vjen në Prishtinë për të ndjekur karrierën dhe për të ndërtuar një jetë të re. Ditën shkruan, ndërsa natën punon si bariste në “Klub Europa”, një kabare improvizuese ku realiteti dhe performanca përzihen, duke e futur në një trekëndësh dashurie dhe në kërkim të identitetit të saj, klankosova.

    Reprizat e shfaqjes do të jenë më 6 dhe 7 shkurt 2026, gjithmonë duke filluar nga ora 20:00.

  • Viti 2026 shënon ringritjen e filmave horror në kinema

    Viti 2026 shënon ringritjen e filmave horror në kinema

    Filmat horror po përjetojnë një rikthim të fortë në kinematë botërore, dhe viti 2026 pritet të jetë një nga më të rëndësishmit për këtë zhanër. Me projekte të reja nga regjisorë të njohur dhe vazhdime të franshizave klasike, horror-i modern po evoluon përtej frikës tradicionale.

    Ekspertët e industrisë theksojnë se publiku po tregon interes të shtuar për histori që kombinojnë frikën psikologjike me komentet sociale dhe temat ekzistenciale. Ky trend ka sjellë filma më të guximshëm dhe më autoralë, që synojnë jo vetëm të trembin, por edhe të provokojnë mendimin.

    Me një numër të madh premierash të planifikuara gjatë vitit, horror-i po konfirmohet si një nga zhanret më të qëndrueshme dhe më të kërkuara të momentit.

  • Cannes 2026 pritet të nxjerrë në pah kinemanë evropiane dhe autorët e rinj

    Cannes 2026 pritet të nxjerrë në pah kinemanë evropiane dhe autorët e rinj

    Festivali i Filmit në Cannes 2026 pritet të sjellë një fokus të veçantë te filmat evropianë dhe zërat e rinj të kinemasë botërore. Organizatorët kanë bërë të ditur se përzgjedhja e këtij viti do të theksojë historitë intime, temat sociale dhe eksperimentimin artistik.

    Sipas kritikëve, kinemaja evropiane po përjeton një moment të ri kreativ, duke trajtuar tema bashkëkohore si identiteti, migrimi, teknologjia dhe izolimi social. Disa filma tashmë po përmenden si kandidatë potencialë për Palmën e Artë, edhe pse lista zyrtare ende nuk është publikuar.

    Cannes mbetet një platformë kyçe për regjisorët që synojnë vëmendjen ndërkombëtare dhe shpesh shërben si trampolinë për sukses global.

  • Netflix konfirmon vazhdimin e një hiti global, fansat në pritje të detajeve

    Netflix konfirmon vazhdimin e një hiti global, fansat në pritje të detajeve

    Platforma Netflix ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e një prej filmave më të shikuar të vitit të kaluar, duke forcuar strategjinë e saj për ndërtimin e franshizave origjinale. Filmi i parë u kthye në një sukses global brenda pak javësh nga publikimi, duke thyer rekorde shikueshmërie në disa tregje.

    Megjithëse detajet mbi historinë e vazhdimit mbahen ende sekret, Netflix ka bërë të ditur se një pjesë e kastit kryesor do të rikthehet, ndërsa historia do të zgjerojë universin e krijuar në filmin e parë. Producentët kanë premtuar një narrativë më të thellë dhe një rritje të shkallës së prodhimit.

    Fansat kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke spekuluar mbi drejtimin e ri të historisë dhe fatin e personazheve të preferuar. Vazh­dimi pritet të publikohet gjatë vitit të ardhshëm.

  • Margot Robbie drejt një roli të errët në një thriller psikologjik

    Margot Robbie drejt një roli të errët në një thriller psikologjik

    Margot Robbie vazhdon të zgjerojë gamën e roleve të saj, këtë herë me një projekt që pritet të shënojë një kthesë më të errët në karrierën e saj. Aktorja raportohet se është në fazë negociatash për të luajtur rolin kryesor në një thriller psikologjik që eksploron temat e manipulimit, identitetit dhe traumës së fshehur.

    Filmi zhvillohet nga një studio e pavarur me reputacion të fortë në festivalet ndërkombëtare, ndërsa regjisori i projektit njihet për qasjen e tij minimaliste dhe tensionin emocional. Burime pranë produksionit tregojnë se roli i Robbie-t kërkon një transformim të thellë emocional dhe fizik.

    Nëse marrëveshja finalizohet, filmi pritet të hyjë në xhirime në fund të vitit dhe të synojë premierën në festivalet kryesore të filmit, përpara se të dalë në kinema.

  • Christopher Nolan përgatit filmin e tij më ambicioz historik deri më sot

    Christopher Nolan përgatit filmin e tij më ambicioz historik deri më sot

    Regjisori i njohur Christopher Nolan pritet të rikthehet në kinema me një projekt historik që po përshkruhet nga burime të afërta me produksionin si një nga filmat më ambiciozë të karrierës së tij. Pas suksesit kritik dhe komercial të filmave të fundit, Nolan synon të eksplorojë një periudhë historike komplekse, duke e ndërtuar rrëfimin mbi personazhe reale dhe dilema morale universale.

    Ashtu si në projektet e tij të mëparshme, regjisori ka insistuar në përdorimin e xhirimeve praktike, skenografisë reale dhe formatit IMAX, duke shmangur maksimalisht efektet digjitale. Burime nga industria bëjnë të ditur se filmi do të trajtojë jo vetëm ngjarjet historike, por edhe pasojat emocionale dhe psikologjike te personazhet kryesore.

    Xhirimet pritet të nisin brenda këtij viti, ndërsa data e publikimit ende nuk është konfirmuar. Megjithatë, filmi tashmë konsiderohet një nga kandidatët kryesorë për sezonin e çmimeve.

  • Publikohet traileri i plotë i “The Devil Wears Prada 2”, rikthehen ikonat e filmit origjinal

    Publikohet traileri i plotë i “The Devil Wears Prada 2”, rikthehen ikonat e filmit origjinal

    Traileri i parë i plotë i filmit shumë të pritur The Devil Wears Prada 2 është publikuar, duke ofruar një vështrim më të detajuar mbi vazhdimin e komedisë ikonike të modës, nën regjinë e David Frankel.

    Në këtë kapitull të ri, rikthehen në rolet kryesore dy nga figurat më të dashura të filmit origjinal: Meryl Streep dhe Anne Hathaway, të cilat rimarrin personazhet që i bënë pjesë të pandashme të historisë së kinemasë moderne të komedisë.

    Traileri i parë paralajmërues, i publikuar në muajin nëntor, kishte thyer rekorde shikueshmërie, duke u cilësuar si traileri i komedisë më i ndjekur në 15 vitet e fundit. Ai arriti plot 181.5 milion shikime në YouTube brenda vetëm 24 orëve të para.

    Ndërkohë, traileri i plotë ka vijuar të konfirmojë interesin e jashtëzakonshëm të publikut, duke regjistruar 2.8 milion shikime në YouTube brenda nëntë orëve nga publikimi.

    Vazhdimi i The Devil Wears Prada pritet të eksplorojë zhvillimet e reja në botën e modës, dinamikat e pushtetit dhe ndryshimet personale të personazheve, duke kombinuar nostalgjinë me një qasje bashkëkohore.