ATV

Author: ATV

  • Tahiri: Votimi për nënkryetarët u nda sepse Kurti nuk i ka numrat për qeveri, do zvarritje

    Tahiri: Votimi për nënkryetarët u nda sepse Kurti nuk i ka numrat për qeveri, do zvarritje

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ndarja e votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve të komuniteteve është bërë qëllimshëm nga Lëvizja Vetëvendosja. Sipas tij, kjo mënyrë i ka konvenuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

    Ai ka shtuar se Kurti do që të krijojë një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese, që ta zvarrisë krijimin e institucioneve meqë, sipas Tahirit, Kurti nuk i ka numrat për qeverinë.

    “Pse iu deshtë që të ndajë votimin te minoritetet, sepse nuk i ka numrat për qeveri dhe nuk e dëshiron pataten e nxehtë në duart e tij, sepse kriza reale është nëse mund ta krijojë Kurti qeverinë”, ka thënë Tahiri në RTK.
    Ndërkohë ka përjashtuar mundësinë e koalicionit qeverisës me LVV-në.

  • Trump: Do të kërkoj dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

    Trump: Do të kërkoj dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të atij që e përshkruan si krim të dalë përtej kontrollit në kryeqytetin amerikan.

    “Nëse dikush vret dikë në Uashington, ne do të kërkojmë dënim me vdekje”, ka thënë Trump në një takim të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

    “Është masë e fuqishme parandaluese dhe secili që ka dëgjuar për të, pajtohet”.

    Propozimi për dënim me vdekje vjen pasi republikani Trump e ka angazhuar Gardën Kombëtare në Uashingtonin e udhëhequr nga demokratët, dhe e ka marrë kontrollin federal të departamentit policor të qytetit më herët gjatë muajit.

    Uashingtoni e ka pezulluar dënimin me vdekje më 1981.

    Kryeqyteti amerikan ka status unik ligjor pasi nuk është shtet dhe operon sipas një marrëveshjeje me Qeverinë federale, e cila ia kufizon autonominë dhe i mundëson Kongresit kontroll të jashtëzakonshëm në çështjet lokale.

    Trump e ka shfrytëzuar këtë hapësirë ligjore për të angazhuar Gardën Kombëtare në Uashington më herët gjatë muajit për të luftuar atë që e ka përshkruar si krim, por dhe numrin e madh të të pastrehëve, njoton rel.

    Presidenti amerikan është mburrur të hënën që janë regjistruar disa ditë pa vrasje në qytet dhe ka bërë të ditur se do të marrë hapa për ta zbukuruar qytetin në të cilin gjendet Shtëpia e Bardhë, Kongresi amerikan dhe institucione tjera të rëndësishme amerikane.

    Prej të dielës, pjesëtarët e Gardës Kombëtare kanë nisur të lëvizin me armë nëpër rrugët e Uashingtonit.

    Trump ka thënë se po e shqyrton mundësinë e marrjes së masave të ngjashme edhe në qytetet tjera të drejtuara nga demokratët, përfshirë Çikagon, Nju Jorkun dhe Baltimoren.

  • Nenad Rashiq dështon për nënkryetar të Kuvendit, seanca shtyhet për të enjtën

    Nenad Rashiq dështon për nënkryetar të Kuvendit, seanca shtyhet për të enjtën

    Nenad Rashiq nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti shumicë serb.

    Ai mori 55 vota për, një kundër dhe 17 abstenime.

    Pas kësaj situate, kryetari i sapo zgjedhur, Dimal Basha, vendosi që seanca e Kuvendit të ndërpritet dhe të shtyhet për të enjtën./ATVLIVE/

     

    Sllavko Simiq s’merr votat për nënkryetar të Kuvendit – VV kundër, PDK abstenoi, LDK s’mori pjesë në votim

  • Presidentja Vjosa Osmani ndjek në ‘facebook’ zhvillimet në Kuvendin e Kosovës

    Presidentja Vjosa Osmani ndjek në ‘facebook’ zhvillimet në Kuvendin e Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë sot zhvillimet “live” në Kuvendin e Kosovës në ‘facebook’.

    Në një prej transmetimeve të drejtpërdrejta, Osmani është parë teksa përcjell zhvillimet e sotme në Kuvend, ku është zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe disa prej nënkryetarëve.

    Osmani përgjatë muajve të bllokadës në Kuvend, kishte realizaur takimet me partitë politike me qëllim të zhbllokimit të situatës dhe kishte bërë thirrje për krijim sa më të shpejt të institucioneve.

  • Policia e Kosovës parandalon kontrabandë me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro në Leposaviq

    Policia e Kosovës parandalon kontrabandë me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro në Leposaviq

    Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në komunën e Leposaviqit, ku është sekuestruar një sasi e madhe cigaresh të dyshuara si të kontrabanduara nga Serbia, me vlerë të përafërt prej 80 mijë euro.

    Operacioni është zhvilluar nga njësitet e Departamentit të Kufirit, konkretisht Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë – Veri, të cilat, më 25 gusht 2025, gjatë realizimit të një plani taktik-operativ të bazuar në informata operative, kanë identifikuar një automjet të braktisur të tipit VW Transporter, me targa të Republikës së Kosovës, në fshatin Cerajë të komunës së Leposaviqit.

    Gjatë kontrollit, brenda automjetit janë gjetur 797,000 copë cigare të llojeve të ndryshme, të gjitha pa banderola, të dyshuara si të kontrabanduara në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia.

    Sipas vlerësimeve të para, vlera e përgjithshme e mallit të sekuestruar kap shifrën e rreth 80 mijë eurove.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, automjeti dhe cigaret janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme ligjore nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë aktivitetet intensive në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe veprimtarive të tjera të paligjshme që cenojnë sigurinë dhe rendin kushtetues të vendit./ATVLIVE/

  • Sllavko Simiq s’merr votat për nënkryetar të Kuvendit – VV kundër, PDK abstenoi, LDK s’mori pjesë në votim

    Sllavko Simiq s’merr votat për nënkryetar të Kuvendit – VV kundër, PDK abstenoi, LDK s’mori pjesë në votim

    Sllavko Simiq s’ka arritur të marrë votat për nënkryetar të Kuvendit.

    VV-ja votoi kundër, PDK-ja abstenoi, ndërsa LDK-ja s’mori pjesë fare në votim.

    10 vota për, 55 kundër dhe 23 abstenime, deputeti Slavko Simiq s’ka marrë votat e mjaftueshme për postin e nënkryetarit.

    Derisa, Emilja Rexhepi është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga komunitet joshumicë, shkruan Reporteri.net.

    73 deputetë votuan për, 1 kundër, 23 abstenime.

    Në sallë ishin të pranishëm 108 deputetë.

  • Haxhiu, Çitaku dhe Shala – zgjidhen nënkryetarët e ri të Kuvendit të Kosovës

    Haxhiu, Çitaku dhe Shala – zgjidhen nënkryetarët e ri të Kuvendit të Kosovës

    Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës.

    Partia Demokratike e Kosovës propozoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetarit, si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shalën.

    Votimi për nënkryetarët shkon në pako.

    Në sallë ishin të pranishëm 110 deputet.

    101 vota për, kundër nuk ka dhe 9 abstenime.

  • Spiropali uron Bashën: Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror

    Spiropali uron Bashën: Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror

    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali uron zgjedhjen e kreut te parlamentit të Kosovës:

    “Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha!
    Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve.

    Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon.”

  • Ambasada gjermane uron Dimal Bashën: Shpresë për formimin e Qeverisë së re

    Ambasada gjermane uron Dimal Bashën: Shpresë për formimin e Qeverisë së re

    Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë është deklaruar pas zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

    Në një postim në faqen zyrtare, Ambasada gjermane ka uruar Bashën për detyrën e re dhe ka shprehur shpresën për përparim në procesin e formimit të institucioneve në vend.

    “Urime për Dimal Bashën, Kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës. Shpresojmë që Kosova tani do të mund të ecë përpara në formimin e institucioneve”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.

    Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të procesit institucional pas zgjedhjeve të fundit në vend.

  • Nisin urimet e para për Dimal Bashën, presidenti i Shqipërisë përshëndet zgjedhjen e tij

    Nisin urimet e para për Dimal Bashën, presidenti i Shqipërisë përshëndet zgjedhjen e tij

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Dimal Bashën për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës.

    Në urimin e tij, ai ka shkruar se bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri.

    “Urime, Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, ka deklaruar Begaj.