ATV

Author: ATV

  • Nesër protestohet për ish-policin, Arbnor Spahiu që u arrestua në Serbi

    Nesër protestohet për ish-policin, Arbnor Spahiu që u arrestua në Serbi

    Të martën me fillim të orës 12:00 në sheshin “Skënderbeu” do të organizohet protestë paqësore në mbështetje të ish-policit, Arbnor Spahiu, i cili po mbahet në paraburgim në Serbi tash e disa muaj.

    Sipas njoftimit, kjo protestë ka për qëllim t’u bëjë thirrje institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që të ngrisin zërin kundër padrejtësisë me të cilën Arbnori dhe familja e tij po përballen tash e katër muaj.

    Kjo protestë paqësore po organizohet nga familja Spahiu, raporton Klankosova.tv.

    Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu ishte ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, e më pas u dërgua në qendrën e ndalimit në Kanjizë.

    Këtë për Klankosova.tv e kishte konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Zyrtarja për Komunikim, Qëndresa Fazliu, kishte bërë të ditur se ish-polici Spahiu po udhëtonte me autobus së bashku me familjen nga Austria drejt Kosovës, në kohën kur u ndalua nga autoritetet serbe.

  • Operacion i ndërlikuar shpëtimi: Detaje nga nxjerrja e trupit nga bunari në Pejë

    Operacion i ndërlikuar shpëtimi: Detaje nga nxjerrja e trupit nga bunari në Pejë

    Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Lybeniq të Pejës, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë në një gropë gjatë punës për pastrimin e një bunari, pranë varrezave të fshatit.

    Pas një operacioni të ndërlikuar që zgjati rreth 8 orë, është arritur të nxirret trupi i viktimës, Albert Pamaj, për të cilin Gazeta Sinjali ka raportuar.

    Operacioni për shpëtimin dhe më pas nxjerrjen e trupit është koordinuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës në bashkëpunim me kompaninë e Kërkim-Shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, si dhe njësitet e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

    Sipas njoftimit të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (SHKSHMK), “viktima kishte rënë në pus gjatë punës për pastrimin e tij. Pusi ishte me thellësi të konsiderueshme dhe kishte praninë e gazrave të dëmshëm dhe mungesë oksigjeni, çka e bëri operacionin tepër të ndërlikuar dhe të rrezikshëm për ekipet shpëtuese”.

    Nxjerrja e trupit u bë përmes pajisjeve të specializuara dhe përpjekjeve të koordinuara nga SHKSHMK dhe kompania e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

  • Moti sot, me vranësira dhe intervale me diell

    Moti sot, me vranësira dhe intervale me diell

    Sot në vendin tonë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku lokalisht pritet të ketë reshje të izoluara, të cilat më të intensifikuara pritet të jenë gjatë orëve të para të 24-orëshit.

    Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 10-30 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C.

  • Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në rrugën Suharekë-Shtime

    Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në rrugën Suharekë-Shtime

    Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një veture në rrugën Suharekë-Shtime.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në mes fshatrave Duhle dhe Carralevë.

    “Si pasojë e aksidentit, një pasagjer i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin”, tha Bytyqi.

    Tutje, ai u shpreh se rruga Suharekë-Shtime është e bllokuar për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimeve nga njësite kompetente policore.

    “Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim”, u shpreh Bytyqi.

  • Lybeniq: Vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e personit që ra në bunar, ndërhyn edhe FSK

    Lybeniq: Vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e personit që ra në bunar, ndërhyn edhe FSK

    Një person ka rënë në një bunar gjatë punimeve për hapjen e tij në fshatin Lybeniq të Pejës, në afërsi të varrezave të fshatit.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30, kur një qytetar njoftoi policinë për ngjarjen. Ai ka shtuar se thellësia e gropës është e madhe, çka e bën ndërhyrjen më të vështirë.

    Në vendngjarje janë angazhuar Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit, ndërsa tashmë për shpëtimin e tij ka ndërhyrë edhe njësiti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Përpjekjet për nxjerrjen e personit vazhdojnë ende.

  • Kronika zgjedhore: Dita 16 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 16 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e gjashtëmbëdhjetë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • Shqiptari kapet me 27 kg kokainë në Itali

    Shqiptari kapet me 27 kg kokainë në Itali

    Policia italiane arrestoi një shtetas shqiptar, i lindur në vitin 1978, pasi u kap në flagrancë duke poseduar kokainë.

    Sekuestrimi ndodhi në autostradën Messina-Katania, duke ngritur një pikë kontrolli pranë pikës së pagesës së San Gregorio di Catania. Gjatë kontrollit, ndër automjete të tjera, u ndalua një Renault Scenic gri.

    Për shkak të padurimit të burrit, i cili nuk ishte në gjendje të jepte justifikime të besueshme për praninë e tij në zonën e Etnës, duke raportuar rrethana që nuk korrespondonin me realitetin, personi i lartpërmendur iu nënshtrua një kontrolli.

    Në fakt, kontrolli i kryer, i shtrirë në automjetin në posedim të tij, pati një rezultat pozitiv, pasi një ndarje e fshehur e krijuar posaçërisht u gjet nën sediljet e përparme, si në anën e shoferit ashtu edhe në atë të pasagjerit, brenda së cilës ishin ruajtur 24 blloqe kokaine, me një total prej 27.60 kilogramësh.

    Në veçanti, blloqet nr. 7, me logon “ Bugatti ”, që përmbanin substancë narkotike të tipit kokainë, me peshë 1.150 kg secili, për një sasi totale prej 8.05 kg, dhe blloqet nr. 17, me logon “Boss”, që përmbanin substancë narkotike të tipit kokainë, me peshë 1.150 kg secili, për një sasi totale prej 19.55 kg.

    Gjatë operacionit, u sekuestruan kokaina, automjeti i përdorur për transportimin e drogës dhe dy telefona inteligjentë të përdorur nga burri.

    Për shkak të posedimit të një sasie të konsiderueshme të substancës narkotike të lartpërmendur, shqiptari u arrestua dhe, pas formaliteteve të zakonshme, u dërgua në burgun “Piazza Lanza” në Catania, në pritje të vërtetimit të provave.

  • Kronika zgjedhore: Dita 15 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 15 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e pesëmbëdhjetë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • Gjendet pa shenja jete një shtetase gjermane në një hotel në Prizren

    Gjendet pa shenja jete një shtetase gjermane në një hotel në Prizren

    Një rast i rëndë është shënuar sot në Prizren, ku një shtetase gjermane është gjetur pa shenja jete në një hotel, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Më 28.09.2025, rreth orës 08:00, Policia është njoftuar nga Qendra e Urgjencës për një person pa shenja jete në hotelin “Premium Park”, në rrugën “Ekrem Rexha”.

    Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se viktima është Linker Wolf Almut Veronika, shtetase gjermane, e cila është gjetur e pajetë në banjën e dhomës së hotelit.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime, pasi nusja e djalit të saj është nga Kosova. Sipas informacioneve, ajo ka qenë e vetme në dhomë dhe rreth orës 03:00 familjarët kanë tentuar të kontaktojnë me të duke trokitur në derë, por nuk është përgjigjur.

    Mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, dera e dhomës është hapur nga punëtorët e recepcionit, të cilët kanë njoftuar Urgjencën. Mjeku kujdestar ka konstatuar në vend se viktima ishte pa shenja jete.

    E ndjera është e lindur në vitin 1943, në qytetin Jena të Gjermanisë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, hetuesi kujdestar si dhe hetimet rajonale, të cilat janë duke u marrë me rastin.

    Rasti është në hetim dhe pritet të sqarohen rrethanat e plota të vdekjes.

  • Sekuestrohen gjashtë kamionë me drunj në Ferizaj

    Sekuestrohen gjashtë kamionë me drunj në Ferizaj

    Gjashtë kamionë që transportonin drunj u ndaluan sot nga Policia, në fshatin Dardani të Ferizajt.

    Kjo ndodhi në kuadër të Planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, ku organet e rendit vërejtën se shoferët e këtyre automjeteve transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin e nevojshëm.“Automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar, ndërsa për procedurat e mëtejme ligjore janë njoftuar zyrtarët e pylltarisë”- thuhet në njoftim.

    Drejtoria Rajonale në Ferizaj në bashkëpunim me zyrtarët e pylltarisë thonë do të vazhdojnë angazhimin në parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe transportit të paligjshëm të drunjve.“Njëkohësisht, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar rastet përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ose në numrat: 192, 0290/326-250. Të gjitha informacionet e raportuara trajtohen me konfidencialitet të plotë”- apelon Policia.

    Drejtoria Rajonale në Ferizaj në bashkëpunim me zyrtarët e pylltarisë thonë do të vazhdojnë angazhimin në parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe transportit të paligjshëm të drunjve.

    “Njëkohësisht, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar rastet përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ose në numrat: 192, 0290/326-250. Të gjitha informacionet e raportuara trajtohen me konfidencialitet të plotë”- apelon Policia.