ATV

Author: Samir Dalipi

  • Gjilani pret Ballkanin në sfidën që mbyll javën e parë të Albi Mall Superligës – Formacionet zyrtare

    Gjilani pret Ballkanin në sfidën që mbyll javën e parë të Albi Mall Superligës – Formacionet zyrtare

    Gjilani pret Ballkanin në sfidën që mbyll javën e parë të Albi Mall Superligës

    Ndeshja e fundit e javës së parë në Albi Mall Superligën e Kosovës do të zhvillohet sot (e hënë) në ora 16:30, ku Gjilani do të jetë nikoqir i Ballkanit, në një përballje që premton spektakël dhe rivalitet të fortë.

    Kampionati filloi të dielën me katër duele interesante, të cilat sollën disa rezultate surprizë dhe krijuan menjëherë atmosferë të zjarrtë konkurrimi.

    Sfida e sotme pritet të jetë e ashpër, pasi të dy skuadrat janë në kërkim të fitores së parë në këtë sezon të ri.

    Gjilani, i përforcuar me disa afrime të reja gjatë merkatos, synon të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas për të nisur kampionatin me tri pikë. Ndërkohë, Ballkani do të kërkojë të rikthehet te fitoret, pas zhgënjimit në garat evropiane.

    Trajnerët Ardian Nuhiu (Gjilani) dhe Orges Shehi (Ballkani) kanë zgjedhur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

    Formacionet zyrtare:

    Gjilani: Laroshi, Thaçi, Krivanjeva, Adili, Ibrahimi, Boshnjaku, Bilalli, Rrahmani, Prapashtica, Basa, Aganspahiq.
    Ballkani: Iljazi, Smajli, Jashanica, Batarelo, Letaj, Deliu, Giovanni, Diene, Tolaj, Kryeziu, Serebë.

  • David De Gea sinjalizon rikthimin te Manchester United

    David De Gea sinjalizon rikthimin te Manchester United

    David De Gea ka lënë të kuptohet se një rikthim te Manchester United është i mundur, teksa klubi anglez po e shqyrton seriozisht këtë ide.

    Sipas The Sun, drejtuesit e United janë të interesuar për rikthimin e portierit spanjoll, i cili aktualisht është pjesë e Fiorentinës. Raportohet se 34-vjeçari ka një klauzolë në kontratën e tij me klubin italian që mundëson largimin për një shumë relativisht të ulët.

    Pas ndeshjes, De Gea publikoi një mesazh emocionues në rrjete sociale, duke shtuar spekulimet për një rikthim të mundshëm:

    “Ishte një moment magjik për mua dhe familjen time të rikthehesha në Old Trafford, shtëpia ime. Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe dashurinë. Për tifozët që nuk më braktisën kurrë – ndoshta rrugët tona do të kryqëzohen sërish.”

    De Gea ka qenë pjesë e Manchester United nga viti 2011 deri në 2023, duke regjistruar plot 545 paraqitje – një shifër që e rendit të shtatin në historinë e klubit për numrin më të madh të ndeshjeve të luajtura.

    Megjithatë, një mosmarrëveshje kontraktuale bëri që ai të largohej si lojtar i lirë në verën e vitit 2023, duke i hapur rrugën transferimit të Andre Onanas nga Interi për një shumë prej 43.8 milionë eurosh.

    Pas një sezoni pa klub, De Gea u rikthye në fushë verën e kaluar, kur nënshkroi me Fiorentinën, ku vazhdon të luajë edhe aktualisht.

  • Ana de Armas flet për marrëdhënien me Tom Cruise

    Ana de Armas flet për marrëdhënien me Tom Cruise

    Ana de Armas më në fund ka reaguar ndaj spekulimeve për marrëdhënien e saj me Tom Cruise, duke sqaruar se, ndonëse kanë kaluar kohë së bashku, bashkëpunimet e tyre profesionale janë në qendër të vëmendjes.

    “Është shumë argëtuese dhe po punojmë padyshim në shumë projekte,” tha Ana gjatë një interviste për Good Morning America. Ajo konfirmoi se është duke zhvilluar disa projekte të reja në bashkëpunim me Cruise.

    Thashethemet për një lidhje romantike nisën pasi të dy u fotografuan duke darkuar së bashku në Londër gjatë fundjavës së Shën Valentinit, dhe dalje të tjera publike në muajin prill, rreth ditëlindjes së 37-të të Ana-s.

    Megjithëse nuk e mohoi dhe as e pohoi një lidhje romantike, Ana theksoi dëshirën për ta mbajtur vëmendjen te karriera e saj. “Kur vëmendja nuk ka të bëjë me punën time, më duket e pavend, e papërshtatshme dhe e pasigurt,” kishte deklaruar ajo.

    Tom Cruise, i njohur për marrëdhëniet e tij publike ndër vite, ka qenë i martuar më parë me Mimi Rogers, Nicole Kidman dhe Katie Holmes./ NO FILT/

  • Cassie akuzon Diddy-n për dhunë dhe shantazh, ai mohon gjithçka

    Cassie akuzon Diddy-n për dhunë dhe shantazh, ai mohon gjithçka

    Sean “Diddy” Combs u pa i përqendruar dhe aktiv gjatë seancës gjyqësore më 16 maj, teksa ish-partnerja e tij, Cassie Ventura, dëshmoi për të dytën ditë radhazi në gjyqin federal ku ai përballet me akuza për trafikim seksual.

    Sipas raportimeve nga salla e gjyqit, Combs ishte vazhdimisht i angazhuar,lexonte me kujdes transkriptet, u shkruante shënime avokatëve dhe ndiqte çdo zhvillim me vëmendje të plotë. Avokatët e tij argumentuan se Cassie kishte marrë pjesë me dëshirë në marrëdhënien dhe situatat që ajo përshkroi në gjykatë.

    Cassie, tashmë shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, deklaroi se ishte ndjerë e bllokuar dhe e detyruar të merrte pjesë në ato akte. Ajo akuzoi Combs për përdorim të dhunës, shantazh me video të regjistruara pa pëlqimin e saj dhe një përdhunim në vitin 2018.

    Combs i ka mohuar kategorikisht të gjitha akuzat dhe ka deklaruar pafajësi. Edhe pse ai kishte zgjidhur një padi civile me Ventura në vitin 2023, ai ka insistuar se marrëveshja nuk përbën asnjë pranim faji.

    Procesi vazhdon, ndërsa publiku dhe media po ndjekin me vëmendje zhvillimet e një prej rasteve më të bujshme të vitit./ NO FILT/

  • Jennifer Lawrence dhe Robert Pattinson u pritën me ovacion në Cannes për filmin “Die, My Love”

    Jennifer Lawrence dhe Robert Pattinson u pritën me ovacion në Cannes për filmin “Die, My Love”

    Jennifer Lawrence dhe Robert Pattinson morën një ovacion që zgjati nëntë minuta gjatë premierës së filmit të tyre të ri Die, My Love në Festivalin e Filmit në Cannes. Ky thriller psikologjik, i drejtuar nga Lynne Ramsay, është një adaptim i romanit të Ariana Harwicz nga viti 2017 dhe trajton temat e ndjeshme të depresionit pas lindjes dhe psikozës.

    Në film, Lawrence luan rolin e Grace, një nënë e re që përballet me vështirësi të mëdha emocionale pas lindjes së fëmijës, ndërsa Pattinson interpreton Jackson, bashkëshortin e saj. Performancat e tyre janë vlerësuar për thellësinë emocionale dhe fuqinë dramatike, duke e bërë filmin një nga më të përfolurit e këtij edicioni të festivalit.

    Gjatë një konference për shtyp, të dy aktorët ndanë se përvoja e tyre personale si prindër të rinj ka ndikuar thellësisht në mënyrën se si i qasën roleve. Lawrence, që ka dy fëmijë me bashkëshortin Cooke Maroney, theksoi se ndjeshmëria e saj është shtuar që nga lindja e fëmijëve. Ndërsa Pattinson, i cili u bë baba për herë të parë në vitin 2024 me partneren Suki Waterhouse, u shpreh se përvoja e atësisë e ka transformuar qasjen e tij ndaj aktrimit.

    Die, My Love po konkurron për çmimin prestigjioz Palme d’Or dhe është konsideruar si një nga pretendentët për sezonin e ardhshëm të çmimeve Oscar, me Jennifer Lawrence që përmendet për një nominim të mundshëm në kategorinë e aktores më të mirë./ NO FILT/

  • Pasuria e fëmijëve të famshëm

    Pasuria e fëmijëve të famshëm

    E lindur më 2 maj 2015, Princess Charlotte është vajza e dytë e Princit Ëilliam dhe Catherine, Princeshës së Uellsit. E treta në radhë për fronin britanik, Charlotte ka që në lindje një pozicion të privilegjuar brenda Familjes Mbretërore, dhe pasuria e saj vlerësohet në rreth 5 miliardë dollarë – duke e bërë atë fëmijën më të pasur në botë aktualisht.

    Kjo pasuri vjen kryesisht nga kombinimi i ndikimit të saj publik dhe të drejtave të saj të trashëgimisë. Ajo është pjesë e një dinastie që zotëron prona të shumta tokësore, përfshirë tokat e Duchy of Lancaster dhe Croën Estate. Për më tepër, veshjet dhe paraqitjet e saj kanë ndikuar në rritjen e vlerës ekonomike të markave britanike të modës për fëmijë, një fenomen që mediat britanike e quajnë “Charlotte Effect”. Në të ardhmen, ajo pritet të ketë akses të drejtpërdrejtë në pasuri të trashëguara që shtrihen në miliarda.

    I lindur më 22 korrik 2013, Prince George është djali i parë i Princit Ëilliam dhe i Princeshës Kate, dhe trashëgimtari i dytë në radhë për fronin britanik pas babait të tij. Vlera neto e George-it vlerësohet në 3.6 miliardë dollarë, falë statusit të tij si një figurë e rëndësishme e monarkisë britanike.

    Pasuria e tij buron nga trashëgimia mbretërore, ku përfshihet mundësia për të menaxhuar Duchy of Cornëall në të ardhmen ,një portofol investimesh me të ardhura të qëndrueshme që kalojnë brez pas brezi te trashëgimtari i fronit. Ai gjithashtu ndikon në ekonominë britanike përmes ndikimit që ka tek produktet për fëmijë, modën dhe turizmin. Përveç të drejtave ekonomike, ai pritet të ketë edhe rol politik dhe ceremonial në Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë.

    Blue Ivy, e lindur më 7 janar 2012, është vajza e parë e dy prej yjeve më të mëdhenj të industrisë së muzikës: Beyoncé dhe Jay-Z. Ajo ka fituar famë që kur ishte foshnje, dhe me kalimin e viteve ka ndërtuar një profil publik të jashtëzakonshëm, duke u bërë pjesë e projekteve artistike të prindërve të saj.

    Pasuria e saj prej 1 miliard dollarësh buron nga fondet e krijuara nga prindërit, por edhe nga të ardhurat që ka gjeneruar përmes përfshirjes në muzikë. Ajo është fituese e çmimeve, përfshirë një Grammy për vokalet në këngën “Broën Skin Girl”, dhe është përfshirë në dokumentarë dhe videoklipe. Blue Ivy është gjithashtu bashkë-autore e librave për fëmijë dhe ka pjesëmarrje në projekte komerciale, duke konsoliduar një pasuri të qëndrueshme që vetëm do të rritet në vitet në vijim.

    Stormi, vajza e Kylie Jenner dhe reperit Travis Scott, është një nga fëmijët më me ndikim në botën e medias sociale dhe modës që nga lindja e saj më 1 shkurt 2018. Ajo ka qenë fytyrë e padiskutueshme e markës së nënës së saj, “Kylie Cosmetics,” dhe ka ndikuar në strategjitë e marketingut të kompanisë që vlen qindra miliona dollarë.

    Me një vlerë prej 726 milionë dollarësh, Stormi është pjesë e shumë projekteve të planifikuara nga Kylie, duke përfshirë linja produktesh me emrin e saj, bashkëpunime në modë për fëmijë.

    North West, e lindur më 15 qershor 2013, është fëmija më i madh i Kim Kardashian dhe Kanye West. Ajo është rritur nën dritën e kamerave që nga lindja dhe është bërë shpejt një ikonë  në botën e mediave sociale, modës dhe artit.

    Pasuria e saj prej 375 milionë dollarësh përfshin investime në emër të saj, të ardhura nga paraqitjet publike, reklama, pjesëmarrje në shfaqje televizive si The Kardashians, si dhe bashkëpunime të veçanta në fushën e modës./ NO FILT/

  • Dua Lipa rikthehet në Sunny Hill Festival 2025

    Dua Lipa rikthehet në Sunny Hill Festival 2025

    Dua Lipa do të rikthehet në skenën e Sunny Hill Festival 2025, duke sjellë entuziazëm të madh te fansat në Kosovë dhe më gjerë. Ky rikthim konfirmon edhe një herë lidhjen e saj të veçantë me festivalin që u themelua nga vetë ajo dhe familja e saj, e që tashmë është shndërruar në një prej eventeve më të rëndësishme muzikore në rajon.

    Performanca e saj e shumëpritur vjen në kuadër të turneut të ri muzikor dhe albumit më të fundit, i cili ka dominuar listat ndërkombëtare.

    Edicioni i sivjetëm do të sjellë një line-up të jashtëzakonshëm artistësh ndërkombëtarë dhe vendas, ndërsa rikthimi i Dua Lipës konsiderohet si momenti kulmor i eventit.

    Sunny Hill Festival 2025 mbahet në muajin gusht në Prishtinë./ NO FILT/

  • Shqipëria kualifikohet në finalen Eurovision 2025

    Shqipëria kualifikohet në finalen Eurovision 2025

    Shqipëria siguron një vend në finalen e madhe të Eurovision 2025 që do të mbahet më 17 maj, pas një paraqitjeje të fuqishme në natën e parë gjysmëfinale.

    Kënga “Zjerm”, e interpretuar nga grupi Shkodra Elektronike, arriti të fitojë zemrat e publikut, duke e çuar  në mesin e dhjetë finalistëve që kaluan nga kjo fazë.

    Përveç Shqipërisë, në finalen e madhe do të garojnë edhe Norvegjia, Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugalia dhe Ukraina. Performanca energjike dhe unike e përfaqësuesve shqiptarë ka ngritur pritshmëritë për një paraqitje po aq të suksesshme në natën finale./ NO FILT/

  • Kanye West padit Kim Kardashian

    Kanye West padit Kim Kardashian

    Kanye West ka ngritur një padi kundër ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian, duke e akuzuar për neglizhencë ndaj vajzës së tyre, North West. Sipas Kanye-t, Kim e ka lënë North të vetme gjatë eventit të madh Met Gala 2025, një veprim që ai e konsideron i papranueshëm për një nënë. Përveç kësaj, ai ka kërkuar që Kim të ndalojë menjëherë postimin e fotos apo videove të North në rrjetet sociale pa miratimin e tij, duke thënë se kjo bie ndesh me marrëveshjen e kujdestarisë që kanë mes tyre.

    Përfaqësues të Kim-it janë shprehur se Kanye nuk është penguar asnjëherë të ketë qasje ndaj vajzës, por ai vetë rrallë tregon angazhim si prind. Sipas tyre, Kim është ajo që mban përgjegjësinë kryesore për rritjen dhe përkujdesjen ndaj North.

    Marrëdhënia mes Kanye dhe Kim wshtw e prishur prej vitesh, që pas ndarjes së tyre publike në vitin 2021. Ndërkohë North, vajza e tyre 11-vjeçare, është rritur mes vëmendjes mediatike dhe ka treguar interesim për botën e modës dhe artit, duke ndjekur hapat e prindërve të saj./ NO FILT/

  • Amber Heard bëhet nënë për herë të tretë

    Amber Heard bëhet nënë për herë të tretë

    Amber Heard ka befasuar ndjekësit me një njoftim të papritur dhe të gëzueshëm: ajo është bërë nënë e binjakëve! Aktorja 39-vjeçare ka mirëpritur një vajzë të quajtur Agnes dhe një djalë me emrin Ocean, duke e zgjeruar familjen e saj me dy anëtarë të rinj që i bashkohen vajzës së saj të madhe, Oonagh, e cila është tashmë 3 vjeç.

    Në një postim në Instagram, Amber shkroi: “Jam e mbushur me lumturi… trefish!” Ajo e përshkroi këtë moment si përmbushjen e një ëndrre të kahershme për të ndërtuar një familje me forcat e saj, duke e cilësuar amësinë si përvojën më të thellë të jetës së saj.

    Pas një periudhe larg vëmendjes së publikut, Heard jeton tani në Madrid dhe është përkushtuar plotësisht rolit të saj si nënë. “Tani jam vetëm nënë, me kohë të plotë,” tha ajo me krenari, duke treguar se po e shijon maksimalisht këtë kapitull të ri në jetën e saj./ NO FILT/