ATV

Author: Samir Dalipi

  • ME NJË LOJTAR MË PAK, AL NASSR KALON NË FINALE TË SUPER CUPËS ARABE

    ME NJË LOJTAR MË PAK, AL NASSR KALON NË FINALE TË SUPER CUPËS ARABE

    Ekipi i Cristiano Ronaldos, Al Nassr, ka mposhtur në gjysmëfinale të Super Kupës Arabe, skuadrën Al Ittihad të Karim Benzemës me rezultat 2-1.

    Sadio Mane ishte protagonisti i pjesës së parë. Ai shënoi në minutën e 10’, për 1-0.

    Nga ana tjetër, Bergwijn i Al Ittihad arriti që të barazoj shifrat në minutën e 16’.

    Megjithatë, senegalezi Mane, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 25’, duke e lënë ekipin e tij me një lojtar më pak në pjesën e mbetur të ndeshjes.

    Në pjesën e dytë, Joao Felix, kaloi në epërsi ekipin e tij, Al Nassr. Kur po luhej minuta e 61’ ai gjeti rrjetën, pas një asisti nga Cristiano Ronaldo.

    Portugezi shënoi edhe pas pesë minutash, por goli u anulua për arsye të një fouli të shkaktuar në mesfushë.

    Me këtë fitore Al Nassr kaloi në finale të Super Kupës, ku pret fituesin e duelit, Al Ahli – Al Qadisiya. / ATVLIVE.TV

  • Dy legjenda në FFK: Agim Ademi mirëpret Fadil dhe Xhevdet Muriqin

    Dy legjenda në FFK: Agim Ademi mirëpret Fadil dhe Xhevdet Muriqin

    Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur në takim vëllezërit Fadil dhe Xhevdet Muriqi, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë.

    Vetë Ademi shkruan:
    ” Takimet me vëllezërit Muriqi janë gjithmonë të veçanta, sepse përveç kujtimeve të bukura, ato sjellin edhe reflektim mbi rrugën që ka kaluar futbolli ynë nga periudhat sfiduese e deri tek progresi i sotëm.”

    Në këtë takim, ishte i pranishëm edhe bashkëlojtari dhe bashkëpunëtori i tyre, Abdyl Bellopoja.

  • ZBULOHEN KUNDËRSHTARËT E KB PEJËS DHE KB PRISHTINËS NË LIGËN EVROPIANE TË VERIUT NË BASKETBOLL (ENBL)

    ZBULOHEN KUNDËRSHTARËT E KB PEJËS DHE KB PRISHTINËS NË LIGËN EVROPIANE TË VERIUT NË BASKETBOLL (ENBL)

    Dy skuadrat kosovare, Peja dhe Sigal Prishtina, kanë mësuar kundërshtarët e tyre për edicionin e pestë të Ligës Evropiane të Veriut në Basketboll, një garë ku këtë sezon do të marrin pjesë 27 ekipe nga e gjithë Evropa e vetëm 16 prej tyre do të sigurojnë një vend në fazën eliminatore.

    Për KB Pejën kjo do të jetë hera e parë që merr pjesë në këtë kompeticion, ndërsa Sigal Prishtina rikthehet për herë të dytë.

    Sezoni i ri i ENBL-së nis më 23 shtator 2025 dhe pritet të përfundojë në prill 2026. Çdo ekip do të zhvillojë gjithsej tetë ndeshje në fazën e grupeve, katër si vendas dhe katër si mysafirë.

    Kundërshtarët e KB Pejës janë: Riga Zeli (Letoni), BC Iraklis (Greqi), Newcastle Eagles (Britani e Madhe), BC Spartak Sleven (Bullgari), BK Olomoucko (Çeki), Dziki Warszawa (Poloni), KK Dubrava (Kroaci) dhe një ekip shtesë që do të caktohet nga organizatorët.

    Ndërsa KB Sigal Prishtina do të përballet me: BK Opava (Çeki), Gimle Basket (Norvegji), Brussels Basketball (Belgjikë), Slovan Bratislava (Sllovaki), Tindastoll Saudarkrokur (Islandë), Keila Coolbet (Estoni), Manchester Basketball (Britani e Madhe) dhe një skuadër nga Kroacia.

    Me dy ekipe pjesëmarrëse në këtë garë prestigjioze, basketbolli kosovar synon të dëshmojë cilësinë dhe traditën e tij në arenën evropiane. /ATVLIVE.TV

  • Valmir Veliu shpallet “Ylli i Javës” në Albi Mall Superligë

    Valmir Veliu shpallet “Ylli i Javës” në Albi Mall Superligë

    Federata e Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin kryesor të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin “Ylli i Javës” për javën e parë të sezonit të ri. Fituesi i këtij çmimi prestigjioz është Valmir Veliu, futbollist i klubit FC Prishtina.

    Vendimi është marrë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Enes Shosholli, Lulzim Berisha dhe Naim Kodraliu, të cilët vlerësuan paraqitjen vendimtare të Veliut në ndeshjen kundër FC Dukagjinit, ku Prishtina triumfoi me rezultat 2:3. Veliu kontribuoi me një gol dhe një asistim, duke ndikuar drejtpërdrejt në fitoren e skuadrës kryeqytetase në xhiron e parë.

    Pas marrjes së çmimit, Valmir Veliu u shpreh:

    “Të luash për Prishtinën është ëndërr e çdo lojtari. Jam ambientuar shumë mirë dhe shumicën e lojtarëve i kam njohur më herët.
    Të luash në Dukagjin është gjithmonë e vështirë, por ia dolëm të shënojmë fitore. Personalisht gëzohem që e kam ndihmuar ekipin me gol dhe me asistim.
    Ky çmim për mua është motiv të punoj dhe të ushtroj më tutje, si dhe të vazhdoj ta ndihmoj ekipin çdo javë.
    Prishtina, çdo vit, synim e ka titullin kampion ose daljen në Evropë.”

    Ky vlerësim shënon një fillim pozitiv për Veliun dhe një sinjal të qartë për ambiciet e FC Prishtinës në sezonin e ri.

  • Goditje për Brazilin: Vinicius jashtë për dy ndeshje

    Goditje për Brazilin: Vinicius jashtë për dy ndeshje

    Vinicius Jr. nuk do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e fundit të Brazilit në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 për zonën e Amerikës së Jugut.

    Ai u ndëshkua me kartonin e tretë të verdhë në fitoren 1-0 ndaj Paraguait, gjë që e pezullon automatikisht për ndeshjen ndaj Kilit më 4 shtator.

    Për këtë arsye, stafi teknik ka vendosur të mos e grumbullojë as për sfidën ndaj Bolivisë më 9 shtator në El Alto, për t’i dhënë një periudhë pushimi pas një sezoni shumë të ngarkuar, ku ka zhvilluar mbi 60 ndeshje me klubin dhe kombëtaren.

    Ndërkohë, Rodrygo dhe Éder Militao janë rikthyer në listën paraprake të trajnerit Ancelotti, pasi kishin munguar në grumbullimin e fundit për shkak dëmtimesh./ATVLIVE.TV

  • Vinicius Junior pezullon rinovimin me Real Madridin, kërkon pagë më të lartë

    Vinicius Junior pezullon rinovimin me Real Madridin, kërkon pagë më të lartë

    Bisedimet për rinovimin e kontratës së Vinícius Júnior me Real Madridin janë bllokuar, pasi përfaqësuesit e lojtarit nuk janë të kënaqur me ofertën e klubit.

    Vinícius ka kontratë deri në qershor 2027 dhe fiton rreth 17 milionë euro në vit. Ai kërkon 20 milionë fikse + bonuse deri në 30 milionë, por Real Madridi ofroi vetëm 20 milionë pa bonuse.

    Për momentin, agjentët e tij kanë vendosur të presin dhe të shohin planet e trajnerit Xabi Alonso për sezonin 2025-26, përpara se të marrin një vendim.

    Ndërkohë, interesi nga klubet saudite është ftohur dhe nuk ka më kontakte me ta. Vinícius pati një sezon të paqëndrueshëm, me 11 gola në 30 ndeshje të LaLigës, dhe Madridi nuk fitoi asnjë trofe madhor./ATVLIVE.TV

  • Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në betejë të ashpër me homologun zviceran për të bindur Leon Avdullahun të zgjedhë Kosovën

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në betejë të ashpër me homologun zviceran për të bindur Leon Avdullahun të zgjedhë Kosovën

    Gazeta e njohur gjermane BILD raporton se Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Peter Knäbel, janë në një betejë të ashpër për të bindur futbollistin Leon Avdullahu.

    Ademi ka qenë shumë aktiv dhe ka ushtruar presion të vazhdueshëm me kohë, duke ndjekur me kujdes situatën dhe duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me talentin kosovar. Ai është takuar personalisht me Leonin, duke treguar përkushtimin e tij për të bindur lojtarin të përfaqësojë Kosovën.

    Ndërkohë, edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Peter Knäbel, së fundmi ka zhvilluar takim me Avdullahun, ku ka qenë i pranishëm edhe selektori i kombëtares A të Zvicrës, Murat Yakin.

    Tani vendimi i 21-vjeçarit mbetet vendimtar për të ardhmen e tij në futboll. /ATVLIVE.TV 

  • Goditja e Mourinhos: Fenerbahçe gati të marrë yllin e mesfushës nga Premier League

    Goditja e Mourinhos: Fenerbahçe gati të marrë yllin e mesfushës nga Premier League

    Sipas ESPN.nl, klubi turk Fenerbahce është pranë arritjes së një marrëveshjeje për huazimin e lojtarit Edson Álvarez nga West Ham United,me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

    Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Fenerbahçe do të jetë në gjendje të paguajë shumën e plotë verën e ardhshme. Nga ana tjetër, për Ajax-in, lojtari konsiderohet shumë i kushtueshëm, madje edhe për një huazim pasi paga e tij mujore shkon në gjysmë milioni euro.

    Kur jemi te mesfushori meksikan çmimi i tij në treg aktualisht është 25 milionë euro.

  • Manuel Locatelli mbetet i paprekshëm, Juventusi nuk e shet për 30 milionë euro

    Manuel Locatelli mbetet i paprekshëm, Juventusi nuk e shet për 30 milionë euro

    Juventusi refuzon ofertën prej 25 milionë eurosh për Manuel Locatellin nga Al Ahli

    Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, skuadra Italiane Juventus ka refuzuar një ofertë prej 25 milionë eurosh nga Al Ahli për kapitenin e tyre, Manuel Locatelli.

    Klubi italian ka kthyer mbrapsht propozimin e fituesve të AFC Champions League Elite 2024-25, të cilët e kishin identifikuar mesfushorin italian si një përforcim kyç për mesfushën.

    Megjithatë, trajneri i Juventusit, Igor Tudor, e konsideron Locatellin një pjesë të rëndësishme të projektit të tij dhe nuk ka plane ta shesë atë.

    Sipas të dhënave, klubet e Saudi Pro League i kanë ofruar Locatellit një pagë shumë të lartë dhe janë gati të rrisin ofertën deri në 30 milionë euro.

    Në anën tjetër, Juventusi shpreson që Denis Zakaria të largohet drejt Al Ahli, në vend të Locatellit.

    Në radar të Al Ahlit janë gjithashtu Youssouf Fofana nga Milani dhe Denis Zakaria nga Monako.

    Skuadra saudite raportohet se ka ofruar 45 milionë euro për ish-mesfushorin e Juventusit, i cili ende është i pavendosur për një transferim në Arabinë Saudite.

    Në rast se Zakaria ndryshon mendje dhe transferohet te Al Ahli, Juventusi do të përfitonte një përqindje nga shitja e tij e ardhshme.

  • FFK hap akreditimin për media për ndeshjet e shtatorit

    FFK hap akreditimin për media për ndeshjet e shtatorit

    Federata e Futbollit të Kosovës hap akreditimin për media për ndeshjet që Kombëtaren e presin në muajin shtator

    Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet e muajit shtator:

    Zvicër – Kosovë, 5 shtator 2025, ora 20:45, stadiumi “St. Jakob-Park” në Basel.

    Kosovë –Suedi, 8 shtator 2025, ora 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë.

    Kosovë U21 –Spanjë U21, 9 shtator 2025, stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë.

    Afati i fundit për aplikim për ndeshjen Zvicër –Kosovë është data 25 gusht, për ndeshjen Kosovë –Suedi 1 shtator, ndërsa për ndeshjen Kosovë U21 –Spanjë U21 afati i fundit për aplikim është data 5 shtator.

    Për të aplikuar për akreditim duhet të klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://ffk-media.com