ATV

Author: N.T.

  • Trent Alexander-Arnold jashtë fushave për dy muaj pas dëmtimit muskulor te Real Madrid

    Trent Alexander-Arnold jashtë fushave për dy muaj pas dëmtimit muskulor te Real Madrid

    Mbrojtësi anglez, Trent Alexander-Arnold, pritet të mungojë rreth dy muaj pas një dëmtimi muskulor që pësoi gjatë ndeshjes së Real Madridit ndaj Athletic Bilbao, e mbyllur me fitoren 3-0 për Los Blancos.

    Alexander-Arnold u detyrua të largohej nga loja në minutën e 55-të, pasi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë pas një kontakti me Alejandro Rego, ndërsa deri atëherë po zhvillonte një nga paraqitjet më të mira me fanellën e Madridit, duke asistuar në golin hapës të Kylian Mbappés.

    Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht se lojtari ka pësuar një dëmtim muskulor, dhe rikuperimi i tij do të monitorohet nga shërbimet mjekësore të klubit.

    Ky lajm vjen si një humbje e madhe për ekipin e Xabi Alonso, që do të duhet të përballet me sfida të rëndësishme në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve pa mbrojtësin kryesor nga krahët.

  • Lajm i mirë për Barcelonën: Fermin Lopez dhe Frenkie de Jong rikthehen në stërvitje para sfidave të rëndësishme!

    Lajm i mirë për Barcelonën: Fermin Lopez dhe Frenkie de Jong rikthehen në stërvitje para sfidave të rëndësishme!

    Barcelona ka marrë një lajm pozitiv gjatë ditës së sotme, pasi dy lojtarë kryesorë janë rikthyer në stërvitje, duke i dhënë një shtysë të madhe trajnerit Hansi Flick.

    Sipas gazetës Sport, Fermin Lopez dhe Frenkie de Jong janë rikuperuar dhe kanë nisur të punojnë me skuadrën. Fermin, i cili mungoi për shkak të një dëmtimi në pulpë të këmbës pas ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos dhe problemeve të mëparshme në Stamford Bridge, është rikuperuar më shpejt se sa pritej. Ai mori pjesë në një pjesë të seancës stërvitore dhe mund të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Real Betis në Sevilja, megjithëse rikthimi i tij i plotë pritet për sfidën e së martës në Ligën e Kampionëve ndaj Eintracht Frankfurt.

    Ndërkohë, Frenkie de Jong është rikthyer pas mungesave në tri ndeshje, fillimisht për shkak të pezullimit dhe më pas për shkak të një temperature. Ai arriti herët në qendrën stërvitore dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidën e së shtunës në La Cartuja, ku me shumë gjasë do të konsiderohet për formacionin titullar nga Flick.

    Ky rikthim i lojtarëve kryesorë vjen në momentin e duhur për Barcelonën, ndërsa ekipi përgatitet për një seri ndeshjesh të rëndësishme në kampionat dhe në Europë.

  • Declan Rice i gatshëm për ndeshjen e Aston Villas pas lëndimit të mbrëmshëm, konfirmon Arteta!

    Declan Rice i gatshëm për ndeshjen e Aston Villas pas lëndimit të mbrëmshëm, konfirmon Arteta!

    Pas shqetësimit të shkaktuar nga një lëndim në ndeshjen e fundit, Declan Rice pritet të jetë i disponueshëm për sfidën e radhës të Arsenalit ndaj Aston Villas këtë të shtunë.

    Trajneri Mikel Arteta konfirmoi pas ndeshjes se mesfushori nuk mund të luante mbrëmë, por shtoi se rikuperimi i tij është i sigurt:

    “Ai nuk mund të luante, por do të rikuperohet 100% për të shtunën.”

    Nga ana e tij, Rice dërgoi një mesazh qetësues për tifozët:

    “Jam mirë, do të jem gati dhe i disponueshëm për ndeshjen.”

    Kthimi i tij vjen si një lajm i mirë për Arsenalin, i cili do të ketë në dispozicion një nga lojtarët kryesorë për përballjen e rëndësishme këtë fundjavë.

  • Xhaka regon pas barazimit me Liverpool: Një pikë e madhe, i lumtur me këtë skuadër!

    Xhaka regon pas barazimit me Liverpool: Një pikë e madhe, i lumtur me këtë skuadër!

    Sunderland arriti një rezultat mbresëlënës mbrëmë në “Anfield”, duke barazuar 1:1 me Liverpoolin dhe duke marrë një pikë që vlen shumë në garën për pozicionet e para në Premier League.

    Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ishte një nga lojtarët kyç të skuadrës, duke zhvilluar një ndeshje solide gjatë 90 minutave. Pas takimit, ai reagoi në rrjetet sociale, ku shkroi:

    “Mentalitet, karakter. Një pikë e madhe. I lumtur me këtë skuadër…”

    Xhaka gjithashtu i shmangu një karton të verdhë që do ta skualifikonte për ndeshjen e ardhshme ndaj Manchester Cityt, çka është lajm i mirë për trajnerin dhe tifozët e “Maceve të Zeza”.

    Me këtë barazim të rëndësishëm 1:1 ndaj një rivali të nivelit të lartë si Liverpooli, Sunderland ngjitet në kuotën e 23 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë të tabelës dhe duke vazhduar të tregojë se është një skuadër që nuk duhet nënvlerësuar.

  • Neymar Jr drejt merkatos së lirë, kontrata i skadon brenda pak javësh!

    Neymar Jr drejt merkatos së lirë, kontrata i skadon brenda pak javësh!

    Neymar Jr po i afrohet fundit të kontratës së tij aktuale dhe brenda pak javësh pritet të jetë lojtar i lirë, duke u bërë një nga emrat më të mëdhenj të merkatos së ardhshme. Lajmi ka rikthyer menjëherë vëmendjen mbi të ardhmen e 33-vjeçarit, i cili mbetet një nga futbollistët më të njohur dhe më të talentuar në skenën ndërkombëtare.

    Pavarësisht se vitet e fundit janë shoqëruar me dëmtime të shpeshta, Neymar vazhdon të mbetet profil i nivelit më të lartë, me ndikim të madh sportiv dhe marketing të jashtëzakonshëm, faktorë që e bëjnë një objektiv tërheqës për shumë klube.

    Me afrimin e statusit të tij si agjentëni lirë, dilema që po shtrohet në botën e futbollit është e qartë, cili klub do të lëvizë për të nënshkruar me yllin brazilian?

    Në horizont përmenden disa destinacione të mundshme: Barcelona, për një rikthim të shumëpërfolur, Inter Miami, që mund të krijonte një tjetër super-trio në MLS, klube të Premier League, të gatshme të investojnë për një emër të madh dhe Arabia Saudite, që mbetet e hapur për një ofertë të rangut rekord.

    Ndërsa ditët kalojnë dhe kontrata i vjen fundit, mbetet për t’u parë nëse Neymar do të kërkojë një sfidë të re në Europë, një aventurë jashtë kontinentit apo një rikthim sentimental. Ajo që dihet me siguri: merkatoja do të ndizet me emrin e tij në qendër.

  • Pistons ndalen nga Bucks, Jamal Murray shënon 55 pikë në fitoren e Nuggets

    Pistons ndalen nga Bucks, Jamal Murray shënon 55 pikë në fitoren e Nuggets

    Mëngjesin e sotëm u zhvilluan disa ndeshje interesante në kuadër të Ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

    Lideri i Konferencës së Lindjes, Detroit Pistons, ka pësur humbje pas një serie fantastike fitoresh radhazi, nga Milwakuee Bucks me rezultat 113-109.

    Protagonistet kryesor të kësaj fitoreje për Bucks ishin, Kevin Portet Jr me 26 pikë e shtatë asistime, Ryan Rollins me 22 pikë e tetë asistime dhe AJ Green me 19 sosh.

    Nga ana tjetër, Tobias Harris u dallua me 20 pikë e pesë kërcime por të pamjaftueshme për fitore.

    Kujtojmë që Bucks renditen në vendin e 10 në Lindje.

     

    Brooklyn Nets ka marrur fitoren e dytë radhazi, pasi mundi kësaj radhe Chicago Bulls me rezultta 113-103.

    Michael Porter Jr, ishte ylli mbrëmjes me 33 pikë, 10 kërcime e pesë asistime, derisa Noah Clowney shtojë 20 pikë e shtatë kërcime për në fitore.

    Te skuadra humbëse u dallua Josh Giddey me Triple-double prej 28 pikëve, 11 kërcimeve e po aq asitimeve.

    Nets gjenden në vendin e 13 në Lindje derisa Bulls në poziten e 11.

     

    Denver Nuggets është këndellur me fitore pasi mundi Indiana Pacers me shifrat 135-120.

    Paraqitja spektakolare e Jamal Murray me 55 pikë, I sjelli këtë fitore të rëndeshishme skuadrës së Nuggets, mirëpo kontribut dha edhe Nikola Jokic me 24 sosh.

    Te Pacers u dallua Pascal Siakam me 23 pikë, por që nuk mjaftuan për të bërë ballë Murray i cili ishte fantastic në cdo aspekt.

    Nuggets gjenden në poziten e pestë në Perëndim, derisa Pacers në vendin e 14 në Lindje.

  • Mbappé në super formë, fiton për herë të 11-të këtë sezon çmimin “Lojtari i Ndeshjes”

    Mbappé në super formë, fiton për herë të 11-të këtë sezon çmimin “Lojtari i Ndeshjes”

    Kylian Mbappé po vazhdon të tregojë nivelin e tij të jashtëzakonshëm te Real Madridi, një vit pasi u transferua në verën e vitit 2024. Mbrëmë, ylli francez ishte sërish protagonist absolut, duke shënuar dy gola në fitoren ndaj Athletic Bilbaos.

    Pas ndeshjes, Mbappé u shpall “Lojtari i Ndeshjes”, për herë të 11-të këtë sezon, një shifër mbresëlënëse që e konfirmon si futbollistin më vendimtar dhe më konstant të skuadrës së Carlo Ancelottit.

    Me gola, asistime dhe paraqitje dominuese, Mbappé është shndërruar në liderin ofensiv të Real Madridit, duke udhëhequr ekipin drejt objektivave madhorë si në La Liga ashtu edhe në Evropë.

    Forma e tij aktuale po e ngre shumë më lart standardin e ekipit, ndërsa tifozët madrilenë janë të bindur se Mbappé është njeriu kyç i sezonit.

  • ZYRTARE: FC Drenica dhe trajneri Bylbyl Sokoli ndahen me marrëveshje të përbashkët!

    ZYRTARE: FC Drenica dhe trajneri Bylbyl Sokoli ndahen me marrëveshje të përbashkët!

    FC Drenica ka njoftuar sot zyrtarisht se ka përfunduar bashkëpunimin me Profesor Bylbyl Sokolin, në një marrëveshje të arritur me mirëkuptim të plotë dhe respekt të ndërsjellë profesional.

    Klubi ka shprehur mirënjohje të veçantë për punën e Sokolit, i cili ishte një figurë kyçe në rikthimin e Drenicës në Superligë, si dhe në ndërtimin dhe përgatitjen e skuadrës gjatë këtij sezoni. Kontributi i tij vlerësohet lart nga drejtuesit, futbollistët dhe i gjithë komuniteti drenicas.

    “Profesor Sokoli do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë,” thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit, duke theksuar respektin maksimal për trajnerin e njohur shqiptar.

    FC Drenica konfirmon se do të vazhdojë rrugën e saj me qartësi, profesionalizëm dhe objektiva të mëdha, ndërsa synon të ndërtojë një projekt afatgjatë dhe ambicioz që në të ardhmen të çojë klubin në arenën europiane.

  • Sergio Ramos drejt rikthimit në Europë, legjenda spanjolle pritet të largohet nga Monterrey në fund të dhjetorit!

    Sergio Ramos drejt rikthimit në Europë, legjenda spanjolle pritet të largohet nga Monterrey në fund të dhjetorit!

    Sergio Ramos, një nga mbrojtësit më të mëdhenj të historisë së futbollit modern, është vetëm një hap larg largimit nga Monterrey dhe synon që në janar të rikthehet në skenën europiane.

    39-vjeçari ka njoftuar klubin meksikan për vendimin e tij, ndërsa sipas Fabrizio Romano, Ramos është i hapur të nënshkruajë një kontratë 6-mujore me një klub elitar të Europës për “dritaren e fundit” të karrierës së tij.

    Sipas Calciomercato, disa skuadra të Serie A po monitorojnë situatën, dhe Juventusi shihet si një opsion konkret. Bardhezinjtë e kishin konsideruar transferimin e Ramosit edhe sezonin e kaluar pas dëmtimit të Bremer, dhe megjithëse mbrojtja aktualisht është më stabile, përvoja e madhe e spanjollit mund të ishte një vlerë e shtuar për ekipin e Luciano Spallettit.

    Megjithatë, me ndryshimet e fundit në drejtimin sportiv dhe qasjen më të rreptë të rekrutimit të vendosur nga Damien Comolli, mbetet e paqartë nëse Juventusi do të hapë dyert për ish-kapitenin e Real Madridit.

    Ajo që dihet sigurt është se Ramos dëshiron një sfidë të fundit europiane, dhe muaji janar mund të jetë momenti i rikthimit të tij në futbollin e madh.

  • Zyrtare: Gjermania do të organizojë UEFA Women’s EURO 2029, vendimi u morrë me shumicë të thellë votash!

    Zyrtare: Gjermania do të organizojë UEFA Women’s EURO 2029, vendimi u morrë me shumicë të thellë votash!

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i mbledhur sot në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion, ka vendosur që Gjermania të jetë vendi pritës i UEFA Women’s EURO 2029. Vendimi u mor pas raundit të parë të votimit, ku Gjermania fitoi bindshëm me 15 vota, duke lënë pas kandidaturën e përbashkët Danimarkë/Suedi me vetëm 2 vota, ndërsa Polonia nuk mori asnjë votë.

    Kampionati Evropian i femrave për vitin 2029 do të zhvillohet në tetë stadiume elitare gjermane: Koln, Dortmund, Duseldorf, Frankfurt, Hanover, Leipzig, Mynih dhe Wolfsburg. Turneu do të ketë pjesëmarrjen e 16 kombëtareve, dhe do të mbahet gjatë verës së vitit 2029.

    UEFA njoftoi gjithashtu edhe vendet pritëse për turnetë finale të kampionateve europiane të moshave:

    Kampionati Evropian i Vajzave U-17

    2028: Belgjikë

    2029: Turqi

    Kampionati Evropian i Vajzave U-19

    2028: Portugali

    2029: Itali

    Kampionati Evropian i Djemve U-17

    2028: Lituani

    2029: Moldavi

    Kampionati Evropian i Djemve U-19

    2027: Çeki

    2028: Bullgari

    2029: Holandë

    Mbledhja e ardhshme e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është planifikuar për 11 shkurt 2026, një ditë para Kongresit të 50-të të UEFA-s që do të mbahet në Bruksel, Belgjikë.